Titulli: Thėnje dhe histori
Dy trumcakė rrinin tė kėnaqur duke u freshkuar pak nė tė njėjtėn pemė, qė ishte njė shelg.
Njėri rrinte nė maje tė pemės e tjetri poshtė nė bigėzim tė degėve.
Pas pak kohe trumcaku qė qėndronte lart nė maje tė pemės, pėr ta thyer akullin pasi kishte pushuar tha: O, sa tė bukura qė janė kėto gjethe tė gjelbra!
Trumcakut qė rrinte poshtė kėto fjalė iu dukėn ngacmim, prandaj edhe ju pėrgjigj nė mėnyrė tė prerė: A mos je i verbėr? A nuk e sheh se janė tė bardha?
Ndėrsa ai qė rrinte lart i tha i zemėruar: I verbėr je ti, sepse gjethet janė tė gjelbra.
Vė bast puplat e bishtit se janė tė bardha. Ti nuk kupton asgjė. Ti je i marrė - ndėrhyri trumcaku qė rrinte poshtė me sqep tė ngritur lart.
Trumcakut qė rrinte nė maje tė pemės filloi ti vlonte gjaku dhe pa menduar dy herė u lėshua fluturim mbi kundėrshtarin e tij pėr ti dhėnė njė mėsim tė mirė. Trumcaku tjetėr nuk lėvizi. Kur ishin afėr, njėri pėrballė tjetrit, me puplat e qafės tė shpupurishura prej zemėrimit para se tia fillonin dyluftimit ndodhi qė tė shikonin nė tė njėjtin drejtim, tė shikonin lartė.
Trumcaku qė vinte prej sė larti e lėshoi njė: Oh qė shprehte mrekullim: Shiko, shiko, po kėto qenkan tė bardha.
Atėherė i tha mikut tė tij: Provo dhe eja me mua atje lart, ku isha unė mė parė.
Fluturuan mbi degėn mė tė lartė tė shelgut e kėtė herė thanė qe tė dy sė bashku: Shiko, shiko po kėto qenkan tė gjelbra.
Mos gjyko askėnd para se tė kesh ecur nė kėpucėt e tij.
|