|
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit .... |
03-10-03, 12:10
|
#1
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
JESUS WILL RETURN: JEZUSI (ISA a.s.) DO TĖ KTHEHET SĖRISH NĖ
JESUS WILL RETURN: JEZUSI (ISA a.s.) DO TĖ KTHEHET NĖ TOKĖ
When the angels said, Maryam, your Lord gives you good news of a Word from Him. Hisa name is the Messiah, Jesus, son of Maryam of high esteem in the world and the hereafter, and on of those brought near. (Surah Al Imran: 45)
Als die Engel sprachen:>> O Maria! Wahrlich, Allah verkündet dir (frohe Botschaft) durch ein Wort von Ihm: (einen Sohn), sein Name ist Messias, Jesus, der Sohn der Maria, angesehen in dieser Welt un im Jenseits, einer der (Allah) Nahestehenden. ( Sure Al `Imran: 45)
Kur engjujt thanė: Oj Merjeme! All-llahu po ta lajmėson njė lajm tė gėzuar (sihariq) pėrmes fjalės sė Tij: (njė djalė), emri i tij ėshtė Mesia, Jezusi, i biri i Merjemes, njėra nga ata qė janė pranė Tij (Sure Al `Imran:45)
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
03-10-03, 15:05
|
#2
|
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: montenegro
Postime: 13
|
pershendetje te gjithve edhe juvet 4peace...te kisha lute ta sqarojsh pakez pyetjen tuaj mbi ket Jezus will return...meqenese nuk e kam bash te qart textin qe keni shkruar me krahasim me titullin...te falenderoj per mirkuptim nese mundeni ta beni pyetje pak me te qart... flm... te pershendes.[/u][/url]
|
|
|
03-10-03, 15:48
|
#3
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Pershendetje AlboEagle
Kjo ishte vetem si fillim i asaje qe do ta postoj kohe pas kohe lidhje me kete teme. Pra, lidhje me ate se Jezusi (Isa a.s.) do te kthehet perseri ne toke.
Cdo te mire!
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
04-10-03, 07:59
|
#4
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
JEZUSI DO TĖ KTHEHET
HYRJE
Jezusi (*Isa)(a.s), ashtu sikurse edhe profetėt e tjerė, ėshtė shėrbyes i pėrzgjedhur i Zotit, tė cilėt i kishte paracaktuar ai me qėllim qė ti apelojė njerėzit nė rrugėn e drejtė. Megjithatė te Jezusi ka edhe disa veēanti, tė cilat e dallojnė atė nga profetėt e tjerė. Njėra nga veēoritė mė tė rėndėsishme ėshtė se ai ėshtė ngritur te Ai nga Allahu dhe se do tė kthehet sėrish nė (kėtė) botė.
Nė kundėrshtim me atė ēka e besojnė shumica e njerėzve, Jezusi nuk ka qenė as i kryqėzuar e as nuk ka vdekur nga ēfarėdoqoftė shkaku. Kurani na e shpjegon se atė as nuk e kanė mbytur e as nuk e kanė kryqėzuar dhe Allahu e ka ngritur te Vetja. Nė asnjėrin vers tė Kuranit nuk ekziston referencė faktike pėr mbytje. Mė tutje Kurani flet pėr disa ngjarje nga jeta e Jezusit (a.s.), tė cilat ende nuk kanė ndodhur. Nė kėtė mėnyrė ardhja e dytė e tij nė botė (jetė) ėshtė parakusht pėr atė qė kėto ngjarje tė ndodhin. Nuk ka kurrfarė mėdyshje se zbulesa e Kuranit do tė ndodhė.
Prapseprap ekziston njė numėr shumė i madh njerėzish tė cilėt supozojnė se Jezusi ka vdekur para dy mijė vitesh dhe si rrjedhojė e kėsaj ėshtė e pamundur tė kthehet edhe njė herė. Ky ėshtė keqkuptim i dalė nga mungesa e diturisė mbi Kuranin dhe Sunna-nė. Hulumtimi i hollėsishėm i Kuranit e bėn tė mundshme tė kuptuarit mė tė saktė tė verseve qė flasin pėr Jezusin.
Edhe profeti ynė na kumton se Jezusi do tė kthehet nė Tokė dhe se gjat kėsaj kohe, e cila quhet fundi i kohės, do tė ketė njė periudhė, gjatė sė cilės do tė arrihet paqe, drejtėsi e mirėqenie tė pashembullta.
Fundkoha tregon pėr njė periudhė kohore para afrimit tė fundit tė botės. Sipas Islamit, gjatė kėsaj periudhe kohore do tė mbisundojnė rrugėt e Kuranit dhe se njerėzit do ti ndjekin vlerat kuranore.
Njerėzimi gjithmonė ėndėrron pėr diēka edhe mė tė mirė. Pamje mė tė bukur tė natyrės, ushqim mė tė shijshėm, shoqėri qė premton kushte mė tė volitshme sociale...
vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
04-10-03, 17:33
|
#5
|
Anėtarėsuar: 04-10-03
Vendndodhja: kumanove
Postime: 198
|
Selam alejkum te gjithve.
Me vjen mire qe ky debat fillon me citatin Kur'anor ku pergezohet Merjemeja a.s. per te birin e saj qe do t'i lind me frymezimin e Zotit, nje te vertete qe e thekson Kur'ani gje qe edhe ia kushtoi kesaj ngjarjeje kaq te rendesishme nje kaptine te tere qe titullohet kaptina Merjem (Maria), nderkaq ungjijt biblik nuk e pan te udhes tia kushtojn nje kapitull Merjemes (Marise), kesaj gruaje te ndershme. Sidoqofte nese te krishteret i besojn Kur'nit ne kete rrefim atehere duhet t'i besojn edhe faktit qe biri i saj nuk eshte kryqezuar ne kryq por ate Allahu e shpetoi te gjalle dhe e ngriti lart ne qiej i cili do kthehet per t'i permiresuar disa dogma, dhe besime te kota dhe te paverteta qe iu mveshen atij. Ai do te kthehet padyshim por si monoteist i vertete duke ndjekur fene e vellezerve te vet te meparshem si Abrahami, Mojsiu dhe Muhamedit (Allahu qofte i kenaqur me te gjithe) dhe duke mposhtur besimin ne Zotin treplicitar, trashigimin e mekateve, ngrenien e mishit te derrit, duke luftuar dogmet e kota paliane qe kur nuk i predikoi, do te kthehet por si monoteist te shpalos te verteten para botes qe i bene padrejtesi dhe ia mveshen fjalet qe kur nuk i predikoi. Kjo eshte deshira e Allahut dhe nuk mund te kundershtoj askush. Paqja e Allahut qofte mbi Isain dhe Muhamedin a.s.
__________________
Dituria eshte unaze e vendosur ne doren e te vertetes.
|
|
|
04-10-03, 19:35
|
#6
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Pergjigjje
Ebu shejma pershendetje.
Gjarat teologjike mundesisht mos i ngatrro , te pakten atė qe e shkruan per njė ndodhi qe ka zanafillen qe shumė vite me parė se nga ardhja e Kuranit , kam fjalen tek vdekja e Jezuit ne kryq.
Qe Kurani shkruan per jeten e Maris jo Mejremes ose Jezu Krishtit jo Ises atehere nuk eshte qudi sepse dihet mirė se edhe para Kuranit kan shkruar te tjeret, por Krishti nuk do te kthehet qe te ndaloj mishin e derrit , perkundrazi duke e parapa se ato qe nuk jan haram nuk kan asnjė lloj semundje pse te ndalohen kurse ato hallall janė te semuara si lopa, pula dhe peshku.
Por te ndalemi ne disa gjera faktike.
Ato qe i tha kurani si tha bibla apo ato qe i tha bibla i tha kurani , cilen ta peshtasim ose te hasim thuaja ne te njejta ketu.
E dijm mirė se profeti Muhamed nuk ka ditur shkrim ose lexim , kurse tek Jezusi arrijm tek jeta e tij e pershkruar ne detale qysh si femij qe ishte ku punonte me josefin ne zdruktari dhe ku me vonė shkonte ne sinagoga te lutej ku atje mesoj ligjet e judejve (Andreww Knowles f.21 Zbuloje besimin) ku me vonė 130 vite pas Krishtit eshte gjetur nje fragment ne nje pjese te vogel te papirus ne lidhje me gjykimin e profetit para poncit Pilatus , nje dorė shkrim nga shen Gjoni ku citoj:
Pilatus tha : Merreni atė dhe denojeni simabs ligjit te juaj.
Kurse judejet u pergjegjen:Ne nuk kemi te drejt te vrasim ndokend.
Pilatus u kthye ne rezidencen e vete ku me vonė e thirri Jezusin dhe e pyeti;-Do te thotė ti je mbreti i judejve. kurse Jezusi u pergjegj : Ti thua qe une jam mbret, une jam lindur dhe kam ardhur ne kete botė vetem qe ta deshmoj te verteten, ai qe e ndegjon te verteten e ndegjon edhe zerin tim.
Kurse me e rendesishmja nder keto eshte se Jezusi vdiq ne kryq jo si shkruan Kurani , udheheqesit judej vendosen per at kurse ushtaret romak e ekzekutuan aktin.
Ne nje menyrė ishte menyra me e shpejt e ekzekutimit ne Golgota ne qendren kryesore te planit te Perendis.Jezusi u lind per te vdekur dhe per kete ai shpesh ua ka terhjekur verejtjen apostujve te vetė, kurse ne kryq i gozhduar Jezusi thot:Askush nuk e merre jeten time , vetem qe un e e jap vullnetarisht;POR PAS VDEKJES SE TIJ DHE NGRITJA NGA VARRI jEZUSI lajmerohet serish tek apostujt e vetė dhe e para qe e pa jeusin ishte Maria nga Magdalena - lexo nga Gjoni,kur ajo qendronte aty dhe qante afer varrit te zbrazet.neNe te njejten ditė me vonė Jezusi i shoqeroj apostujt e veė te cilin ktheheshin per ne shtepi , ne detale keto gjinden tek shkrimet e Lukes.
Vdekja e Jezusit ne kryq eshte berė ne keto fakte:
Profecia e Danielit 9:24-26 parthoshte se Mesia (I mirosuri) do te plotsonte nje qellim madheshtor.Ai do te vinte ne tokė per ti dhene find shkeljes , per ti dhene fund mekatit,per te shlyer paudhesin,per te sjellė nje drejtesi te perhershme.Mesia do te hiqte denimin e vdekjes nga njerzimi besnik, ku profecia spjegon se ai do te vritej.
Po.Mesia duhej te vdiste nese donte te shpetonte njerzimin.
Keshtu pra me 14 nisan te vitit 33 e.s Jezusi dha jeten si shperblim per te gjithė (Marku 10:45 1 Timoteu 2:5,6)
Vdekja e Jezusit ne kryq na meson se Jehovai (perendia) eshte nje Perendi me drejtesi te persosur , si don profetet me shume se qdo njerzim (Ligji i pertrir 32:4)
Por me teper a do te ishte e drejtė qe Jezui besnik te lihej pergjithmon ne vdekje .Sigurishte qe jo:Shkrimet herbreje ksihsin profetizu se besniku i Perendis nuk do te mbetej ne varrė (Psalmi 16:10) dhe Vepra 13:35.
Ai fjeti ne vdekje tri ditė pjeserisht e pastaj Perendia e ringjalli ne jetė si njė qenje te fuqishmew frymore-1.Pjetri 3:18.
Me anė te besimit ne gjakun e derdhur te Jezusit "fitojm shperblimin" po " na u falen fajet" (Efesianve 1:7)
Pra ketu ne fakte nxjerret se Jezusi ka vdekur ne kryq ne emer te Perendis dhe per flijim te mires se njerzis.
Kurse sa i perket shkrimeve mbi Marien ate e hasim qe nga shkrimet e Davidit e me kendej , nese ne fakt lexojm Biblen nga fillimi dhe deri te lindja e Jezusit , fjalet percjellese se Mesia dio te jete pasardhes i familjes se Davidit.
Andej te mos shkojm vetem ne atė qe Kurani shkruan , po ne fakt shkruan dhe eshte njė nder dhe tolarans fetare por jo ashtu si shkruan ne lidhje me vdekjen e Jezusit
Falöeminderit
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
04-10-03, 19:50
|
#7
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Ebu Shejma
Selam alejkum te gjithve.
Me vjen mire qe ky debat fillon me citatin Kur'anor ku pergezohet Merjemeja a.s. per te birin e saj qe do t'i lind me frymezimin e Zotit, nje te vertete qe e thekson Kur'ani gje qe edhe ia kushtoi kesaj ngjarjeje kaq te rendesishme nje kaptine te tere qe titullohet kaptina Merjem (Maria), nderkaq ungjijt biblik nuk e pan te udhes tia kushtojn nje kapitull Merjemes (Marise), kesaj gruaje te ndershme. Sidoqofte nese te krishteret i besojn Kur'nit ne kete rrefim atehere duhet t'i besojn edhe faktit qe biri i saj nuk eshte kryqezuar ne kryq por ate Allahu e shpetoi te gjalle dhe e ngriti lart ne qiej i cili do kthehet per t'i permiresuar disa dogma, dhe besime te kota dhe te paverteta qe iu mveshen atij. Ai do te kthehet padyshim por si monoteist i vertete duke ndjekur fene e vellezerve te vet te meparshem si Abrahami, Mojsiu dhe Muhamedit (Allahu qofte i kenaqur me te gjithe) dhe duke mposhtur besimin ne Zotin treplicitar, trashigimin e mekateve, ngrenien e mishit te derrit, duke luftuar dogmet e kota paliane qe kur nuk i predikoi, do te kthehet por si monoteist te shpalos te verteten para botes qe i bene padrejtesi dhe ia mveshen fjalet qe kur nuk i predikoi. Kjo eshte deshira e Allahut dhe nuk mund te kundershtoj askush. Paqja e Allahut qofte mbi Isain dhe Muhamedin a.s.
|
Paqja qofte me ty Ebu Shejma
Ashtu eshte pra. Ky shkrim, te cilin do ta botoj ne vezhdime, do ta vertetoje pike per pike mu ate qe kishe shkruar ti. Kush cka shkruan dicka tjeter nuk merr kurrfare peshe. Megjithese ketu, ne kete teme, nuk eshte hapur ndonje debat, prapseprap, cdo nderhyrje qe ndihmon ne sqarimin e kesaj ceshtjeje dhe sugjerim i sinqerte ne kete drejtim eshte i mireseardhur nga te gjithe. Injoranteve e mendjeperpjeteve nuk i pergjigjem.
Lexim (pse jo edhe debatim) te kendshem!
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
04-10-03, 23:09
|
#8
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Shiko ti psikologu
Une e kam hetuar qemoti se ti Kur'anin e konsideron perralle. Tash me sygjeron ta lexoj Biblen. Cilin verzion? Windows 95, 98,99, 100? Nuk e di cili prej tyre eshte i verteti. Meqe nuk e di - po e le e nuk po e marr kete mundim.
Tung!
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
04-10-03, 23:15
|
#9
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
vazhdim
Ky fund i kohės i pėrmban tė gjitha kėto mė tė mira e mė tė bukura. Kjo ėshtė periudhė pėr tė cilėn njerėzimi ka ėndėrruar qė prej se ekziston. Kjo ėshtė kohė e tė sė mirės dhe pasurisė, tė drejtėsisė dhe tė paqes. Kjo ėshtė ajo kohė pėrgjat sė cilės do tė zėvendėsohen pėrmes kėtij bekimi padrejtėsia, amoraliteti, grindjet dhe luftėrat. Kjo ėshtė njė kohė e bekuar kur morali islam tė depėrtojė nė ēdo pore tė jetės.
Se Jezusi nuk kishte vdekur por ishte ngritur te Allahu dhe se do tė kthehet pėrsėri , kėtė do ta verifikojmė nė kėtė libėr duke u bazuar nė verset kuranore. Megjithatė, para se tė vazhdojmė me temėn e nisur, na duhet ti pėrkujtojmė informatat e themelta, tė cilat qėndrojnė nė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me kėtė temė.
RELIGJIONI ( i pranuar) TE ALLAHU ĖSHTĖ ISLAMI
Pėrgjatė tėrė historisė Allahu iu kishte dėrguar shumė popujve lajmėtarėt e Tij. Kėta e kishin ftuar njerėzimin pėr nė rrugėn e drejtė dhe ua kishin kumtuar rrugėt e Tij. Megjithatė sot mbisundon njė besim tepėr i pėrhapur se ajo qė u ėshtė pėrhapur njerėzimit pėrmes lajmėtarėve tė ndryshėm, kėto kanė qenė religjione tė ndryshme. Ky ėshtė keqkuptim. Religjionet, tė cilat Allahu ua ka dėrguar popujve tė ndryshėm nė kohėra tė ndryshme, nė pėrgjithėsi kanė qenė tė njėjta. Megjithėse Jezusi i kishte hequr (abroguar) ca ndalesa qė kishin qenė tė trashėguara nga religjionet e mėparshme, megjithatė, nė parim nuk ekzistojnė dallime tė mėdha ndėrmjet religjioneve qė kanė qenė tė zbuluara nga Allahu. Ajo qė iu ishte zbuluar profetėve tė mėparshėm, siē ka qenė rasti me Moisiun (Musanė), Jezusin (Isanė) dhe profetit tė fundit Muhammedit, nė esencė ėshtė gjithnjė e njėjta:
Thuaj: Ne besojmė nė Allahun dhe nė atė ēka na ėshtė zbritur neve, dhe (atyre) ēka i ėshtė zbritur Abrahamit (Ibrahimit), Ismailit dhe Isaakut dhe Jakubit dhe pasardhėsve tė tyre dhe asaj ēka iu ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre Moisiut (Musasė) dhe Jezusit (Isasė) dhe profetėve tė tjerė. Ne nuk bėjmė dallime ndėrmjet ndonjėrit prej tyre dhe ne i jemi dorėzuar Atij.
Kush don religjion tjetėr pos Islamit, ai (religjion) nuk duhet tė pranohet nga ai, kurse nė botėn tjetėr ai do tė jetė i humbur.(Sure 3:84-85 AlImran)
vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
04-10-03, 23:29
|
#10
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
JEZUSI DO TĖ KTHEHET
HYRJE
Ne lidhje me shkrimet nga debatori 4 peace
4peace shkruan:
Jezusi (*Isa)(a.s), ashtu sikurse edhe profetėt e tjerė, ėshtė shėrbyes i pėrzgjedhur i Zotit, tė cilėt i kishte paracaktuar ai me qėllim qė t’i apelojė njerėzit nė rrugėn e drejtė. Megjithatė te Jezusi ka edhe disa veēanti, tė cilat e dallojnė atė nga profetėt e tjerė. Njėra nga veēoritė mė tė rėndėsishme ėshtė se ai ėshtė ngritur te Ai nga Allahu dhe se do tė kthehet sėrish nė (kėtė) botė.
Psikologu:
Po a : Ej ti 4peace iliutroje me mirė nga Bibla kete citim edhse pse shof qe ke lexu vetem Kuranin , bene nje krahasim.
Disa aspekte te dites se fundit nga Jezusi qe u tha apostujve:
Luftera pa precedent-Mateu 24:7,Zbulesa 6:4
Zi buke-Mateu 24:7:Zbulesa 6:5,6,8
Murtaja-Luka 21:11;Zbulesa 6:8
Rritje e paligjshmeris-Mateu 24:12
Shkatrrimi i tokes-Zbulesa 11:18
Termete-Mateu 24:7
Kohė kritike , te veshtira per tu trajtuar -2 Timoteu 3:1
Dashru i pa zakont per para -2.Timoteu 3:2
Mosbindje ndaj prinderve -2.Timoteu 3:2
Munges e dashuris se perzemert natyrore -2.3:3
Munges vetkontrolli -2.3:3
Pa dshuri per miresinė -2 .3:3
Nuk do te marrin parasysh rrezikun qe kanoset -Mateu 24:39
Ka edhe sumė te tjera e mos e mbaj animin se ske fakt , nxjerr nga faktet por ato perputhen nga Bibla me kuranin , kush ma para ishte.
4peace shkruan:
Nė kundėrshtim me atė ēka e besojnė shumica e njerėzve, Jezusi nuk ka
qenė as i kryqėzuar e as nuk ka vdekur nga ēfarėdoqoftė shkaku. Kur’ani na e shpjegon se atė as nuk e kanė mbytur e as nuk e kanė kryqėzuar dhe Allahu e ka ngritur te Vetja. Nė asnjėrin vers tė Kur’anit nuk ekziston referencė faktike pėr mbytje. Mė tutje Kur’ani flet pėr disa ngjarje nga jeta e Jezusit (a.s.), tė cilat ende nuk kanė ndodhur. Nė kėtė mėnyrė ardhja e dytė e tij nė botė (jetė) ėshtė parakusht pėr atė qė kėto ngjarje tė ndodhin. Nuk ka kurrfarė mėdyshje se zbulesa e Kur’anit do tė ndodhė.
Psikologu:
Ma bre qudi e madhe ateher eshte mbajtur mend keq ose shkruar keq nga ti , lexo faktin:
Me guxim Jezusi demaskoj hipokrizinė e krereve fetar dhe ata u perpoqen ta vrisnin:Ne te vertet ata kurdisen njė intrig te poshter , e cila e perfshiu , tradhetin , arrestimin e pavend , nje padi te paligjeshme dhe nje akuzė te rreme per kryengritje:Jezusin e goditen e peshtyn , e perqeshen dhe e rrahen me nje kamxhik qe ia beri mishin cop-copė.Pastaj guvernatori romak Pons Pilati e denoi me vdekje mbi njė shtyllė mundimesh : E gozhduan ne nje tre prej druri dhe e varen aty ne kemb.Keshtu pra me 14 nisan te vitit 33 e.s. Jezusi dha jeten si shperblim per te gjithė (Marku 10:45 DSF) 1.Timoteu 2:5,6
Sipas perkthimit Diadati i ri Jezusi u ka drejtuar keto fjalė farisenjeve te ligj: "Mbretria e Perendisė eshte perbrenda jush " (Luka 17:21)
A donte te thoshte Jezusi se Mbreteria ishte ne zemrat e liga te atyre njerezve te korruptuar:Jo.Njė perkthim i sakt i greqishtes origjinale thotė "Mbretria e hyjit te perendis ėshtė mes jush", pra jezusi qe ndodhej mes tyre , e kishte fjalen per veten si mbret i ardheshem.
Keto janė te shkruara nga koha ne Bibel jo ne vetem ne Kuran
ajo vjen shekuj ma vonė.Perendia e ka caktuar Birin e tij Jezu Krishtin qe te jetė mbret (Mateu 12:40; Luka 17;26
4peace KA SHKRUAR
Prapseprap ekziston njė numėr shumė i madh njerėzish tė cilėt supozojnė se Jezusi ka vdekur para dy mijė vitesh dhe si rrjedhojė e kėsaj ėshtė e pamundur tė kthehet edhe njė herė. Ky ėshtė keqkuptim i dalė nga mungesa e diturisė mbi Kur’anin dhe Sunna-nė. Hulumtimi i hollėsishėm i Kur’anit e bėn tė mundshme tė kuptuarit mė tė saktė tė verseve qė flasin pėr Jezusin.
Psikologu:
E Ktu pak paske lexu ma pak ne Bibel
Duke vdekur Jezusi e dorezoi jeten e tij njerzore njehere e pergjithmon.Pasi u ngrit ne jeten qiellore , ai u be njė frymė jetedhenese :Per me teper , kur u ngrit ne vendin me te shenjt te Univerzit,Jezusi u bashkua perseri me te Atin e tij te dashur dhe zyrtarisht i paraqiti atij vleren e jetes se tij te persosur njerzore (Hebrejve 9:23-28)
4peace ka shkruar:
Edhe profeti ynė na kumton se Jezusi do tė kthehet nė Tokė dhe se gjat kėsaj kohe, e cila quhet „fundi i kohės“, do tė ketė njė periudhė, gjatė sė cilės do tė arrihet paqe, drejtėsi e mirėqenie tė pashembullta.
Psikologu:
Fjalet e kuj kumtohen ketu:!?
Paqja do te sundoj mbi token , Perendia bėnė qe te pushojn luftrat deri ne skajet e botes ,ai prish harqet dhe thyen shtizat (Psalmi 46:9)
I drejti do te lulzoj dhe ka per te pasur shumė paqe derisa te mos kėt ma hėnė (psalmi 72:7)
4 peace KA SHKRUAR:
„Fundkoha“ tregon pėr njė periudhė kohore para afrimit tė fundit tė botės. Sipas Islamit, gjatė kėsaj periudhe kohore do tė mbisundojnė rrugėt e Kur’anit dhe se njerėzit do t’i ndjekin vlerat kur’anore.
Psikologu:
As ashtu jo ,se kjo vjen nga:
Si do te mbaroj ky sistem .Bibla parathot nje mjerim te madhė i cili do te filloj me nje sulm nga ana e elementeve politike te kesaj bote kunder "Babilinis se madhe " perandoris botrore te fes se rrejshme (Mateu 24:21 DSF :Zbulesa 17:5,16
Jezusi tha se gjatė kesaj kohe dielli do te erresohej dhe hena nuk do te jep driten e vetė , yjet do te binin nga qielli dhe fuqit e qiellit do te tronditeshin (Mateu 24:29)
4peace KA SHKRUAR:
Njerėzimi gjithmonė ėndėrron pėr diēka edhe mė tė mirė. Pamje mė tė bukur tė natyrės, ushqim mė tė shijshėm, shoqėri qė premton kushte mė tė volitshme sociale...
vazhdon
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
05-10-03, 00:00
|
#11
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Pergjegje
TI 4 PEACE:
Biblen qe e shkruan ne cillin version po ta jap pergjkegjen.
At Bibel qe mendon ti smundesh ta lexosh djalo se ti je mbet si gjymtyr tuj u mbledh copa copa e spo egziston per fat te keq si skelet i tansishem.
Ne anen tjeter tu kan ba vetem shkrimet kuranore te verteta e din pse ;
Sepse ske ka mbahesh per lisi po mbaju per fshise, ne rast se sjell shkrime qe nuk janė te marrura nga Bibla atehere e dij qe Islami na qenka njė fe e vertet , po per tipin tand po e din se pse sepse te pelqen sundimi dhe dryjimi i fjales shifesh ne shkrime qe adhuron diktaturen mvarsisht ndoshta nga leximet fetare.
Ne nanen tjeter ti del ta studjosh Jezusin e se njef as profetin tand , se pranon te verteten sepse te thash je ne kombinim e siper.
Mi shkrove citatet e lutjes e une ty ta shkruj si shqiptar pasi fen time e lexoj nga viti 1500 e knej
Te pagzoj ne emer te atit e te birit e te shpirtit shenjt.
Shiko 4 peace qe deshiron te futesh njė gja qe se din te ja imponosh dikuj qe e din , se pari te them keshtu sa per fillim;
Kur te dijsh edhe shkrimet ne Kuran ashtu si duhet je fetar por o i shkret se dij se qe nga sa koh e lexon ti shqip ose shkruan nganjihere gjermanisht , po e dij se pse , se se din ne fakt as kah me ja mbajt e tu kan perzi gjuhet ne tersi.
Qe shkruan se Kurani asht prralle gabohesh sepse asht e vertet por e nxjerrush te shumten nga Bibla ose ke te derjt qe shkrun kur thua se vetem Islami asht fe me vul , te ne ja epshin vulen dikuj qe svyjke gja ose kalit kur i mbathshin patkoj, te shkrova me lart fakte Biblike ti sme sjell asnji fakt tjeter, merresh me jezusin qe per fat te keq te kisha kshillu te merresh me Muhamedin , vdejen e tij , nga qka vdiq dhe pse.
Profeti i im jezusi nuk ka marre pjese ne luft ka qene per paqe ,e zotrrote ai i yti pse se shkrun si asht qe ka luftu dhe me kend e perse.
Ne librat qe ke lexu shkrun se profeti i gundit asht Muhamedi ani ashtu asht , por edhe xhemati Ahmadia del me Mirzen qe aj eshte i caktuar nga Muhamedi spo dij bre shoq veq te paska hup rruga ne oborr.
Ma e keqja eshte se anon vete ne shkrimet tuaja e se don te verteten ske faj ashtu duhet sepse ata qe janė te zhym se dojn te verteten.
Ne anen tjeter ke lexu ca fletore te vogla e jo teologjike qka ato shkrimet tuaja per mua janė prralla se ske shku me gjatė , diskuto si burrat e shkruj se jo ashtu nuk shkrun ose nxirre pse shkrun.
Per ty po dashka njeriu qe te mos kundershtoj asgja e vetem ta len ashtu si ti don , paj spo di bre qka ke , a po te zvoglohet horizonti a spo mundesh me gjet ma shume me lexu a ku po ankon.
Bibla e flet te verteten e shkrun atė qe eshte e kompletuar nga 64 libra , ti se din pse jo e verteta duhet me u ditė ose per fund ndoshta bre bac je shit per ndoj euro si po bajn njerzit si ti e po futen ne ferexhe po bahen ma zi se arabet e arabis.
Zotni fen as ty as mu ska kush na ndalon por mos e perzij me komb se mbetem mrapa si shtet islam ne Evrop , qe kur ishe nder shka tybe ke guxu as me fol as asgja po je shpqll progresiv , je dal si kimja prej qullit e akoma asht heret me perfshi islamizmi shqiptarin qka ne fakt se ka perfshi kurrė por leprat si ti e bajn at punė me pas fors.
Ketu lexojn te gjithe nga ti dhe nga une , pse po qet shkelma si dashi para berberit kur ti shkruj faktet e bibles qe ne fakt ne kUran janė shkruar nga kjo . Si pasoj e jotja eshte me e keqja qe e mban veten nalt e thot nji fjalė :Kta e kam pash e hall magjup.
Mendjen pash punen askund.
Zotni nese ke verzione te mbyllta te jetes atehere e verej se nuk din kah tja nisish veq me do gazeta , une jo per te then po edhe Bibel e Kuran e krejt i kam lexu por jo si ne kohen e vjeter po pajtohem me qka e kemi.Per ta njoft fen tande ma mirė duhet lexu edhe fet e tjera , e ti kur mu bane fetar me dy libra ej, po sdi si te lejon ajo fe si antar po nejse hyn e del dikund , ja ban diqysh.
Ktu lexojn brezi i ri i cili asht ne civilizim e kur lexon shkrimet tuja Kuranore mendon se asht ashtu por jo nuk asht ashtu zotni as spo e lam ashtu.
Po shkojm ma tutje mos u frigso se friga te mbyt .
Sa per sot kaq e se dij qka je ka don me Win 95 e din qka :
Po ma merre mendja se si ato fjalet e vjetra qe thojn :
Ja ban vetit me sy edhe kur ska pasqyr , e kqyru pak lum baca e se dij a po lajmrohesh prej Arabije a qka se tu paska prish mendja
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
05-10-03, 13:03
|
#12
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Sqarim i shkurtėr pėr ata qė tregojnė interesim
Kėtė temė qė kam hapur unė, pra Jezusi (Isa a.s.) do tė kthehet nė tokė, e kam hapur i shtyer mė sė tepėrmi nga situata e ligė kudo nė botė. Shtjellimi i kėsaj teme bėhet duke u mbėshtetur nė burime tė sigurta islame. Unė gjithashtu jam i vetėdijshėm pėr atė se nė kėtė forum marrin pjesė edhe shqiptarė tė konfesioneve tjera. Megjithatė, mė duhet tė theksoj se nuk e kam pėr qėllim ta denoncoj apo uli ndonjė individ me bindje e besim tjetėr. Pra, nuk dua kurrsesi qė, duke folur pėr islamin, tė mirrem me religjione tjera dhe ta ngris veten nė llogari tė tyre. Kėtu shėnon Feja e shqiptarit, ashtuqė kanė tė drejtė tė flasin tė gjithė pa dallim. Mirėpo, qė ditėn e parė pas rihapjes sė kėtij forumi mė ka rėnė nė sy se disa ndjejnė kokėdhembje sa hare tė pėrmendet Kurani, islami
Kėtyre iu kisha sugjeruar qė, sa herė tė kenė dhimbje koke, le tė marrin ASPIRIN, le tė shkojnė te hoxha/prifti, te mjeku specialist apo tia bėjnė ēaren vetes nė ndonjė mėnyrė tjetėr.
Siē e ceka edhe pak mė lart, gjindemi nė njė kohė tė pakohė. Nė njė kohė ku mbisundon e keqja. Mbisundon korrupcioni, padrejtėsia
Jemi nė njė kohė ku tė pasurit pasurohen gjithnjė e mė shumė ndėrsa tė varfėrit varfėrohen gjithnjė e mė shumė. Dikush, ruana Zot nga kėto tė kėqia, ka edhe pėr tė hedhur ushqim e dikush nuk ka as pėr ta ngopur barkun. Njerėzit vdesin nga uria. Pėr kėtė arsye, ata qė vuajnė nga tė gjitha kėto tė kėqia me plot tė drejtė presin tiu vijė ndonjė shpėtimtar. Besimtarėt ndėr ta e lusin pandėrprerė Zotin pėr tiu ardhur nė ndihmė
Bazuar nga disa ngjarje tė kohėve tė mėhershme qė mund ti lexojmė nė Kuran , All-llahu i Lartmadhėruar iu ka dalė gjithmonė nė ndihmė lutjeve tė besimtarėve tė sinqertė. Prandaj, edhe kėsaj rradhe, besimtarėt e sinqertė dhe tė pėrshpirtshėm e presim me padurim ardhjen e profetit Isa a.s. (Jezu Krishtit).
Pėr disa qė nuk e kuptojnė, njė sqarim:
Njė ndėr pesė shtyllat e islamit ėshtė:Besimi nė profetėt e All-llahut Me kėtė nėnkuptojmė se ēdo besimtar beson nė tė gjithė tė dėrguarit e Zotit, duke filluar nga Ademi a.s. (Adami) e deri te profeti i fundit Muhammed, bekimi dhe mirėsia e All-llahut qofshin mbi tė. Prandaj, nuk qėndron fare kur thuhet ky (profet) ėshtė yni e ai i juaji. Tė mos flasim pėr ata qė flasim me ky ėshtė Zoti ynė e Ai ėshtė i atyre
, gjė qė nuk qėndron fare. Por ne, tė gjithė njerėzit, pa dallim konfesioni, gjinie, ngjyre
jemi tė Tij.
Megjithėse kėtė temė do ta postoj nė formė fejtoni, kjo nuk do tė thotė se iu ėshtė e ndaluar dukujt pjesėmarrja nė tė. Megjithatė, unė do tė reagoj vetėmse ndaj atyre qė janė ose mundohet tė jenė konstruktiv nė bisedė a debat. Pra, do ti pėrgjigjem vetėm atyre qė flasin, ashtu tė them, pėr lisat e jo atyre qė falisn pėr fshisat.
Tė nderuarit e mi
Siē keni mundur tė hetoni, nick-u im ėshtė 4peace , qė dtth se jam pėr paqė. Kėtė nick do tė mundohem ta dėshmoj me tė gjitha mundėsitė e mia.
Shpresoj se do tė mbisundojė paqe nė botė.
Shpresoj se do tė mbisundojė paqja edhe nė kėtė forum.
Shpresoj gjithashtu se ky forum tė bėhet shembull pėr shumė gjėra tė mira.
Paqe, mirėsi, lumturi e shėndet pėr tė gjithė!
Juaji
4peace
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
05-10-03, 16:50
|
#13
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Historia e Krishterimit a ndodhi me tė vėrtetė? Nė pamje tė parė, historia e origjinės sė Krishterimit mund tė duket asgjė mė tepėr se sa njė pėrrallė. Shumė mendojnė qė kjo ėshtė tepėr paarritshme, dhe e pandershme intelektualisht, qė njerėzit e shekullit tė 21-tė tė besojnė qė kėto ngjarje ndodhėn me tė vėrtetė. Por, besimi i Krishterė, nė ndryshime me shumė fe tė tjera, varet nė ngjarje historike, duke pėrfshirė edhe njė me njė rėndėsi shumė tė madhe. Nėse Jezus Krishti vdiq por nuk u ngrit pėrsėri nė jetė, atėhere Krishterimi ėshtė njė mit dhe njė mashtrim. Tek 1 e Korintasve 15:14, Pali i kėshillon lexuesit e tij qė tė kapen fort mbas kėsaj tė vėrtete, qė nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, predikimi ynė ėshtė i kotė dhe i kotė ėshtė edhe besimi juaj. Prova pėr ringjalljen ėshtė themeli pėr tė vendosur qė Jezusi ėshtė me tė vėrtetė Ai qė Ai tha qė ishte. Ėshtė vlefshmėria historike e kėtij fakti qėndror e cila u jep tė Krishterėve njė shpresė tė vėrtetė dhe tė amshuar nė mes tė kėsaj bote nė vuajte.
Shėnim: Ky material u morr dhe u pėrkthye nga faqja History of Christianity - Fact Based Faith. http://www.history-of-christianity.com/
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
05-10-03, 19:43
|
#14
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Dilaver shkrou:
Dilaver njė pergjegjje:
Dilaver shkruan:
="Dilaver"]Historia e Krishterimit – a ndodhi me tė vėrtetė? Nė pamje tė parė, historia e origjinės sė Krishterimit mund tė duket asgjė mė tepėr se sa njė pėrrallė. Shumė mendojnė qė kjo ėshtė tepėr paarritshme, dhe e pandershme intelektualisht, qė njerėzit e shekullit tė 21-tė tė besojnė qė kėto ngjarje ndodhėn me tė vėrtetė. Por, besimi i Krishterė, nė ndryshime me shumė fe tė tjera, varet nė ngjarje historike, duke pėrfshirė edhe njė me njė rėndėsi shumė tė madhe. Nėse Jezus Krishti vdiq por nuk u ngrit pėrsėri nė jetė, atėhere Krishterimi ėshtė njė mit dhe njė mashtrim.
Psikologu shkruan:
Prejardhja e Jezusit perben fazen e parė per ta identifikuar atė si Mesia i premtuar :Jehova (Zoti) i kishte then sherbetorit te tij besnik ,Abrahamit se Fara e premtuar do te vinte nga familja e tij:Nje premtim te ngjajshem e mori edhe biri i Abrahamit Isaku , biri i Isakut Jakobi , dhe i jakobit Juda (zanafilla 22:18;26;2-5;28:12-15:49)
Linja e prejardhjes se Mesias u ngushtua shekuj me vonė kur mbretit David iu tha se linja e familjes se tij do te prodhonte atė qe pritej. (Psalmi 132:11 ; Isaia 11:1,10)Tregimet e ungjijve te Mateut dhe te Lukes vertetojn se Jezusi erdhi nepermjet kesaj linje familjare. (Mateu 1:1-16 ; Luka 3:23-38) . Edhe pse kishte shumė armiq te ashper , asnjeri prej tyre nuk dyshoj per linjen e prejardhjes se Jezusit , gjė qe eshte e dokumentuar mirė.(Mateu 21:9,15)
Dhjetra profeci te shkrimeve hebreje pershkruajn aspekte te ndryshme te jetes se Mesias.Ne shekullin e tret p.e.s. profeti Mikea paratha se ky sundimtar i madhė do te lindte ne qytetin e parendesishem te Betlehemit.Kishte dy qytete ne Izrael me emrin Bethlehem , por kjo profeci e percakton se cili do te ishte ;Betlehem Efratah ku kishte lindur edhe mbreti David (Mikea 5:2) Prinderit e Jezusit , Jozefi dhe Maria jetonin ne Nazaret qe ndodhej rreth 150 km ne veri te Betlehemit.
Megjit atė ne kohen kur Maria ishte shtatzenė , sundimtari romak Qezar Augusti urdheroi qe te gjithė njerezit te regjistroheshin ne qytetet e tyre te lindjes.Keshtu qe Jozefi duhej ta qonte gruan e tij shtatzene ne betlehem ku lindi Jezusi -Luka 2:1-7
Ne shekullin e 6 p.e.s profeti Daniel paratha se "Mesia princi" do te shfaqej 69 "Javė" pas daljes se urdherit per restaurimin dhe rindertimin e Jeruzalemit (Danieli 9:24,25) Secila nga keto javė do te zgjasė 7 vjet.Keshtu pra urdheri per rindertimin e Jeruzalemit doli ne vitin 445 p.e.s (Nehemia 2;1-8)
Pra Mesia duhej te shfaqej 483 (69 here 7 ) vjet pas vitit 455 p.e.s.
Kjo na qon ne vitin 29 te e.s. ne po atė vit kur Jehova mirosi Jezusin me frymen e shenjt.
Dilaver shkruan;
Tek 1 e Korintasve 15:14, Pali i kėshillon lexuesit e tij qė tė kapen fort mbas kėsaj tė vėrtete, qė “nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, predikimi ynė ėshtė i kotė dhe i kotė ėshtė edhe besimi juaj.” Prova pėr ringjalljen ėshtė themeli pėr tė vendosur qė Jezusi ėshtė me tė vėrtetė Ai qė Ai tha qė ishte. Ėshtė vlefshmėria historike e kėtij fakti qėndror e cila u jep tė Krishterėve njė shpresė tė vėrtetė dhe tė amshuar nė mes tė kėsaj bote nė vuajte.
Psikologu shkruan:
Ishte viti i 55 . e.s ne fund te veres kur shen Pali vizitoj Korintin, dhe ketu atij i sjellen shumė kokqarje disa famulli te ketij vendi.
Nuk kishin shkuar shumė muaj qe kur ai i kishte shkruar letren e parė Korintasve.Titus ishte i derguar ne Korint qe te ndihmoj ne sqarimin e letres se parė ose te verej reagimet e tyre . (2 kor,8:1-6: 2:13) ne atė kohė shen Pali gjindej ne Maqedoni , kur Titus u kthye dhe i rrefeu per gezimin e madhė qe e kishte gjetur te vellezerit Korintas.
Letren e dytė shen Pali u shkruan Korintasve nga Maqedonia te cilen prap e dergoi permes Titus (2Kor.9:2,4 :8 16-18 , 22-24)
Ne lidhje me shkrimin e besimit te ringjalljes te Jezu Krishtit kemi nga shen Pali drejtuar Korinasve:
"Vellezer une dua te ju rikujtoj ungjillin.Ashtu si une e spjegova dhe ashtu si ua dhash per shpetim , deshiroj te ju rikujtoj ne fjalen time se nese ju nuk i besoni atehere besimi i juaj eshte i kot (kor 14:2-15)
Nder te parat qe ua rrefeva dhe qe une e mora per detyre :" Jezu Krishti vdiq per mekatet tona ne bazė te shkrimit shenjt, ai u vorros , , u ngrit nga qielli per te treten ditė ne amshim dhe se ai iu diftua Kafes dhe pastaj apostujve te vete te cilet ishin ne rrug per ne shtepit e veta."
(Kor 14:4 -5)Pastaj ai iu diftua edhe me shumė se 500 vellezerve ne te njejten kohė dhe ditė, shumica e tyre janė akoma gjallė , por shumė kan vdekur.Ai iu diftua edhe Jakobit dhe pastaj apostujve te tjerė, dhe me ne fund ai mu diftua mua , une jam apostulli me i ri nga te gjithė ata.
(Kor 15:10)
E ne shkrimin tend dilaver lexo ketu:
Por pasi qe eshte deshmuar se Jezusi u ringjall nga vdekja,si munden pra disa nga ju te thon se nuk egziston ringjallja nga vdekja.(kor 15:12)
Nese pra nuk egziston njØåe ringjallje nga vdekja , atehere as Jezusi nuk do te ringjallej , dhe sikurse ai te mos ishte ringjallur atehere besimi i yn do te ishte i kotė.(Kor 15:14)
Atehere do te dukej qe ne kemi deshmuar rrejshem ne besimin ndaj Zotit, por Jezusi eshte ringjall nga vdekja si i pari nder te vdekurit.(Kor 14:21)Sikurse te gjithe vdiqen permes Adamit , do te ringjallen permes Jezu Krishtit Kor 15:21 , por se pari do te behet ardhja e Krishtit dhe pastaj do te ringjallen ata qe i takojn atij (Kor 15 :24)
Une vellezer jam me plot besim kam krenarin per Jezu Krishtin mbretin tonė , edhe une gjindem para vdekjes qdo ditė,ashtu si isha ne Eferos kur u keqtrajtova ne menyren shtazarake kor 15:32
Keshtu qe dilaver shkruaj me gjatė e jo vetem nje sepse po te njerri nje citim nga Kurani pasi vete ke sulmuar krishtenizmin:
"Dhe sikur te trillonte ai ndonje diktim prej vetes,Ne me siguri do ta kapnim atė me dorėn e djathtė e pastaj do tia keputnim arterjen e qafes, dhe askush prej jush nuk do ta shpetonte atė nga ndeshkimi i Allahut " (69:45-48)
Pra si profet nuk lejon profet tjeter se do ta vriste vete pra dhe te quaj se e vrau allahu, por si e citon ti pra islamin si fe paqsore dhe e hjek krishtenizmin si falso. Lexo shkrime te matutjeshme te shkruara nga une mbi historin e Jezu Krishtit.Ne fakt shkrimi i Kuranit eshte bere pas Muhamedit siq e dijm ti dhe une por sa kan mbajtur mend njerzit atehere kemi te nxjerrura nga Bibla lexo citimet e mia me lartė.
Dilaver ka shkruar:
Shėnim: Ky material u morr dhe u pėrkthye nga faqja “History of Christianity - Fact Based Faith”. http://www.history-of-christianity.com/[/quote]
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
06-10-03, 15:06
|
#15
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
VAZHDIM...
Siē po shihet qartė nga versi mė lart, rruga e drejtė, qė iu ėshtė zbuluar njerėzve, ėshtė Islami. Atė qė e kuptojmė nga Kurani ėshtė ajo se tė gjithė profetėt i kishin ftuar popujt e vet pėr nė tė njėjtėn rrugė. Pėr kėtė fakt Allahu na e drejton vėmendjen nė versin pasues:
Ai ua ka urdhėruar juve si religjion atė ēka ia kishte urdhėruar Ai Nuhut dhe (atė) ēka ta kemi zbuluar ty dhe (atė ēka) ia kishim ngarkuar Abrahamit (Ibrahimit), Moisiut (Musasė) dhe Jezusit (Isasė): pėr tu mbajtė fort pėr besimin dhe pėr tė mos e ndarė atė. Allahu e pėrzgjedh pėr kėtė (gjė), kė tė dėshirojė Ai dhe e drejton (nė rrugė tė drejtė), atė qė pėrqafon (fenė) me pendesė. (Sure 42:13 ash-Shura)
Nė njė vers tjetėr Allahu thot: ... dhe ėshtė vullneti Im qė Islami ėshtė besimi juaj... (sure 5:3 al-Maida). Allahu i kishte dėrguar lajmėtarėt e vet me qėllim qė tua kumtonin popujve tė vet religjionin si dhe pėr tia tėrhequr vėmendjen njerėzimit. Sejcili person, i cili mėson lajmin e Allahut dhe me kėtė ėshtė apeluar pėr te ky religjion, ėshtė i pėrgjegjshėm pėr tiu pėrmbajtur mirė kėtij religjioni.
Disa shoqėri e kanė pranuar kėtė lajm, tė tjerėt e kanė refuzuar. Nė disa shoqėri tjera rruga e drejtė ishte degjeneruar nė nė besim tė zvetėnuar pas vdekjes sė profetėve tė tyre. Kurani thot:
Shiko! Religjion ( i vėrtetė) para Allahut ėshtė Islami. Ata, tė cilėt e pranuan (morrėn) Shkrimin, filluan tė grinden pas (atij momenti) asaj kur mėsuan pėr kėtė (tė vėrtetėn), meqė janė grindavec ndėrmjet veti. Kush i mohon verset (ajetet) e Allahut, - shiko (le ta dijė se), Zoti ėshtė i shpejtė nė llogaritje.(sure 3:19 Al-Imran)
Njėri nga popujt e atillė qė ishte zhdukur, pas njė kohe pasi qė kishte jetuar nė mėnyrė tė drejtė, ishin fėmijėt e Izraelit. Ashtu siē na informon Kurani, Allahu u kishte dėrguar profetė tė shumtė fėmijėve tė Izraelit. Por megjithatė, ēdo herė kur kishin ngre krye kundėr ndonjėrit nga profetėt apo pasi qė kishte vdekur ndonjėri nga profetėt, ata ishin shkėputur nga rruga e drejtė dhe besimi i tyre ishte zvetėnuar. Veē kėsaj nga Kurani e dijmė se edhe pėrgjat asaj kohe pėrsa Moisiu ishte ende gjallė, gjat njė kohe tė shkurtėr pėrsa nuk kishte qenė ai prezent ata iu kishin lutur viēit tė artė. (Pėr kėtė mund tė lexoni nė suren 20: 83-94 Ta Ha). Pas vdekjes sė Moisiut Allahu iu kishte dėrguar edhe profetė tė tjerė fėmijėve tė Izraelit me qėllim qė tua tėrhiqte atyre vėrejtjen; i fundit nga kėta profetė ishte Jezusi.
vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:26.
|
|