Bashkim te Maqedonise Perendimore, Shqiperise dhe Kosoves
TIRANE (13 Dhjetor)-Lideri i partise me te madhe opozitare shqiptare ne Maqedoni, Arben Xhaferri, i cili ndodhet per nje vizite ne Tirane, ka shtruar serish kerkesen, per ribashkim te Maqedonise Perendimore, Kosoves dhe Shqiperise.
Sipas tij bashkim i territoreve shqiptare ne nje shtet eshte mese i domosdoshem ne per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, pa te cilen nuk mund te zgjidhet kriza ne rajon.
"Ceshtja shqiptare nuk eshte fiksion ose romantizem, por realitet. Procesi i asimilimit te shqiptareve eshte nderprere, procesi i shpernguljeve te medha eshte nderprere dhe tani mbetet te shqyrtohet realiteti", deklaroi Xhaferi per nje media shqiptare.
Pyetjes nese koncepti i tij mund te tingelloje ne menyre ekstreme dhe te kete pasoja mbi shqiptaret ne kohen kur bashkesia nderkombetare perserit se nuk do te kete ndryshime te kufijve ne rajon, Xhaferi iu pergjigj: Mosndryshimi i kufijve eshte ceshtje teknike per te parandaluar dhunen, mbi te cilen eshte e drejta e vetepercaktimit.
Ai shtoi si argument plus, se "prej themelimit te Kombeve te Bashkuara, e deri tani, mbi 180 here kane ndryshuar kufijt shteterore ne bote".
Lideri i PDSH-se opozitare Arben Xhaferi, gjate vizites se tij ne Tirane merr pjese ne tryezen e rrumbullaket ne temen "Ceshtjet e problemeve shqiptare" te organizuar nga Instituti per dialog dhe komunikime.
.(Makfax/Balkanweb)
|