Intervistė me Fatmir Sejdiun, sekretar i pėrgjithshėm i LDK
1 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (31.01.2006), Linda Karadaku-Ndou Prishtinė
Fatmir Sejdiu, aktualisht sekretar i pėrgjithshėm i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe anėtar i kryesisė sė parlamentit, ėshtė kandidati pėr president, i cili duhet tė pasojė nė kėtė post presidentin Ibrahim Rugova, i cili vdiq mė 21 janar nė Prishtinė. Nė njė intervistė pėr Zerin e Amerikės, zoti Sejdiu pohon se presidenti i ardhshėm duhet tė kryesojė edhe grupin negociator pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės.
Zeri i Amerikės: Profesor Sejdiu, ju tashmė jeni kandidati zyrtar i Lidhjes Demokratike pėr president tė Kosovės. Ēfarė do tė thotė kjo pėr ju....?
Fatmir Sejdiu: Paraprakisht mund tė them se ėshtė biseduar nė nivel tė partisė dhe kjo do tė komunikohet nė aspektin zyrtar nė njė kohė tė pėrshtatshme, siē ishte edhe qėndrimi i djeshėm.
Pėr mua ėshtė njė nder i veēantė qė tė marr kėtė pozicion kaq tė rėndėsishėm nė shoqėrinė kosovare dhe natyrisht ėshtė njė barrė shumė e madhe, duke patur parasysh vakuumin e madh dhe boshllėkun e madh tė krijuar pas vdekjes sė Presidentit Rugova, i cili pėr mua ėshtė i pazėvendėsueshėm dhe kėshtu mendojnė tė gjithė ata qė i kanė shprehur nderime popullit tė Kosovės, por edhe miq tė tjerė ndėrkombėtarė.
Natyrisht qė gjendemi nė njė situatė jashtėzakonisht delikate dhe nevojitet njė punė tepėr e angazhuar e tė gjitha formacioneve, them nė radhė tė parė tė institucioneve tė Kosovės por edhe tė subjekteve politike qė ato ti ndėrtojnė proceset edhe mė tej.
Natyrisht qė kjo ecje e proceseve duhet tė jetė nė njė bashkėpunim tė ndėrsjellė dhe mjaft kualitativ me bashkėsinė ndėrkombėtare, dhe veēanėrisht me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Zeri i Amerikės: Zgjedhja e presidentit tė Kosovės kėrkon tė paktėn 61 vota nė parlament. A do tė mund ti siguroni ju votat minimale nė parlament ?
Fatmir Sejdiu: Supozoj qė do tė jetė njė kandidaturė normale sikurse tė kishte kandidatuar ndokush tjetėr. E rėndėsishme pėr ne ėshtė qė tė dėrgojmė kandidaturėn para deputetėve. Janė ata qė do tė vendosin dhe besoj se do tė jetė njė mbėshtetje normale dhe reale e tė gjithėve.
Pėr mua ėshtė e rėndėsishme qė tė fitojė verdikti i deputetėve. Dhe unė besoj se ajo do tė jetė njė votė e cila realisht do tė jetė shumė e pėrgjegjshme e secilit prej deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, pavarėsisht pozitėn apo opozitėn. Dhe po ashtu mendoj se personi qė do tė zgjidhet e ka pėr borxh real qė tė jetė faktor vėrtet i rėndėsishėm i unitetit i tė gjithė asaj energjie qė lufton pėr Kosovėn edhe nė kėtė fazė kaq tė rėndėsishme qė gjendemi.
Me kėtė duhet tė ēojmė pėrpara njė mision tė rėndėsishėm qė kemi marrė para vetes dhe qė ėshtė nė mandatin themelor, mandati pėr pavarėsinė e Kosovės apo pėr bėrjen e shtetit tė Kosovės.
Zeri i Amerikės: A do tė mbetet formula qė ka qėnė qė presidenti kryson edhe grupin negociator ?
Fatmir Sejdiu: Po, besoj se ėshtė formulė mėse normale dhe e drejtė.
Zeri i Amerikės: Nėse ju bėheni president i Kosovės, cili do tė ishte imazhi i institucionit tė presidentit. ?
Fatmir Sejdiu: Do tė bėhet pėrpjekje e jashtėzakonshme qė tė jetė nė mision tė funksionit qė ka, natyrisht duke patur parasysh njė rol tė tė veēantė sepse ėshtė pozicion i ndarė nė kuadrin e pushteteve ekzekutive dhe nė kėtė kuptim, natyrisht tė jetė njė institucion qė do tė vazhdojė me ofertėn e vet tė bashkėpunimit me tė gjithė faktorėt brenda nė vend dhe natyrisht me kujdes tė veēantė tė ngjeshjes sė bashkėpunimit me faktorin ndėrkombėtar duke patur parasysh edhe atė qė thashė mė herėt dhe qė ka qenė thirrje edhe qėndrim i pėrhershėm i Presidentit Rugova me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Natyrisht qė me kėtė ne do tė ndėrtojmė nė vazhdimėsi vizionin tonė pėr ardhmėrinė e Kosovės, pėr pavarėsinė dhe ndėrtimin e njė shteti ligjor tė qytetarėve tė barabartė dhe natyrisht me kėtė po ashtu edhe tė bėjmė tė sigurtė qė qytetarėt e Kosovės tė gėzojnė jetė edhe mė tė qetė edhe mė tė rehatshme nė kuptimin e plotėsimit tė vizionit, tė themi edhe tė pėrpjekjeve tė tyre dhe pėr standardet jetėsore.
Siē e dini nė kėtė proces po ashtu kemi edhe njė varg detyrash qė janė tė emėrtuara si standarde ndėrkombėtare pėr Kosovėn, pėr tė cilat dikush mendon se janė pengesa pėr tė ngadalėsuar proceset. Unė mendoj se ajo qė kanė shpreh institucionet e Kosovės dhe personalisht mendoj se, kėto janė pjesė e njė barre normale pėr njė jetė mė tė mirė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Kėtė pra duhet tė pėrpiqemi ta bėjmė, natyrisht nė bashkėpunim me tė gjitha institucionet.