|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
02-03-06, 00:00
|
#1
|
Anėtarėsuar: 14-03-05
Vendndodhja: Jetoj ashtu si kam LIndur SHqiptare ne Dardani
Postime: 285
|
Kosova mė Kryeministėr tė ri (Agim Ēeku)
Kosova nga sot nuk ka me kryeminister Bajramat por tani ka Agimin vallė a do tė agoi me te edhe nje e ardhme me e mirre ne Kosove
Ju kisha lutur per diskutime shoqerore dhe pa ofendime siq e kan disa zakon
__________________
Kure shoh e ndegjoj disa njerez besomeni secilen her po i adhuroj me shume qenet endacak qe sillen rrugeve te pluhrosura te Kosoves
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-03-06 nė 07:57
|
|
|
02-03-06, 10:15
|
#2
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Kryeministri Kosumi ka dhėnė dje dorėheqjen, e zėvendėson Agim Ēeku

Prishtinė, 2 mars - Kryeministri Bajram Kosumi ka dhėnė dje pasdite dorėheqjen, tė cilėn e ka e ka quajtur "akt moral dhe veprim tė duhur", por nuk sqaroi arsyet, ndėrkohė qė siē mėsohet ky veprim u bė pas presioneve brenda partisė sė tij.
"Duke pasur parasysh mundėsinė qė qeveria e Kosovės tė mbetet pa shumicėn e votave nė Kuvendin e Kosovės, duke pasur parasysh krijimin e mundėsive tė reja pėr forcat politike nė Kosovė pėr tė vazhduar me proceset, pėr tė krijuar shance tė reja bashkėpunimi me miqtė tanė ndėrkombėtarė, tė cilėt na kanė pėrkrahur dhe po vazhdojnė tė na pėrkrahin nė kėtė proces, e ēmoj veprim tė duhur dhe akt moral qė nė pėrputhje me Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės, tė jap dorėheqjen time nga posti i Kryeministrit tė Kosovės".
Kryesia e AAK sė, nė njė takim tė mbajtur pasdite, ka pranuar dorėheqjen e kryeministrit Kosumi. Nė tė njėjtėn kohė ata kanė propozuar nė mėnyrė unanime gjeneralin Agim Ēeku, komandant aktual i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, si kandidat pėr kryeministėr tė Kosovės.
Nė njė kumtesė Kryesia e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nė njė takim tė jashtėzakonshėm, fill pas publikimit tė dorėheqjes sė Kosumit, thekson se "AAK e ēmoi lart punėn e deritanishme tė kryeministrit Kosumi dhe tė ministrave tė Qeverisė sė Kosovės".
"Kryesia e AAK sė, e vetėdijshme pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhet procesi politik i Kosovės, pranoi dorėheqjen e kryeministrit Kosumi, duke e falėnderuar atė dhe duke i qenė mirėnjohėse gjithė punės qė ai ka bėrė nė udhėheqjen e deritanishme tė Qeverisė sė Kosovės".
Po ashtu Kryesia e AAK sė thotė se e mbėshtet vazhdimin e koalicionit aktual qeveritar, me partnerėt qeverisės dhe, njėkohėsisht, iu jep mbėshtetje tė palėkundur ministrave, zėvendėsministrave dhe tė gjithė tė emėruarve politikė nga radhėt e AAK sė nė institucionet e Kosovės.
"AAK vendosi qė pėr kryeministėr tė Kosovės tė propozojė gjeneral Agim Ēekun, komandant aktual i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.
Gjeneral Ēeku i ka dėshmuar cilėsitė e tij prej lideri gjatė periudhave mė tė vėshtira qė i ka kaluar Kosova, duke dėshmuar pėrkushtim tė thellė nė kryerjen e detyrave tė cilat i janė besuar", thekson AAK.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
02-03-06, 15:19
|
#3
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Presidenti Sejdiu nominon Agim Ēekun Kryeministėr tė Kosovės

Prishtinė, 2 mars - Nė bazė tė kompetencave kushtetuese dhe nė bazė tė Marrėveshjes sė koalicionit nė mes tė LDK sė, AAK sė dhe partnerėve tė tjerė, Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka vendosur tė nominojė z. Agim Ēeku Kryeministėr tė Qeverisė sė Kosovės.
Presidenti kėrkon nga Kryeministri i nominuar qė tė formojė Qeverinė nė bazė tė Marrėveshjes sė Koalicionit.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
02-03-06, 19:41
|
#4
|
Anėtarėsuar: 14-03-05
Vendndodhja: Jetoj ashtu si kam LIndur SHqiptare ne Dardani
Postime: 285
|
2 mars 2006 /TN Pavarėsisht se kush kėrkoi tė mos vazhdojnė mė nė postet qė ishin, pavarėsisht sa janė tė implikuara zyrat e huaja nė kėtė ēėshtje, dhe pavarėsisht se a ka qenė momenti i duhur a jo pėr tė ndodhur kėto ndryshime- nė Kosovė tash e tutje do ta kemi njė tjetėr skemė ministrore. Edhe pse shumė nga ministrat do tė dėshironin ta vazhdonin punėn nė qeverinė tjetėr, nuk do tė jenė mė. Por, nė vend tė tyre, LDK-ja dhe AAK-ja, pėr ta pasur njė qeveri stabile, duhet t’i zgjedhin intelektualėt mė tė zotė qė kanė. Pėr imazhin e Qeverisė, tė vetė partive nė fjalė dhe tė Kosovės pėrgjithėsisht. Se sa mė intelektualė tė jenė ministrat, aq mė seriozisht do tė trajtohet politika jonė nė skenėn ndėrkombėtare. Kjo ėshtė shumė domethėnėse pėr statusin e Kosovės... Nazmi LUKAJ E mėrkura qė kaloi, solli ndryshime tė papritura: u shkarkuan Bajram Kosumi nga posti i kryeministrit dhe Nexhat Daci nga ai i kryeparlamentarit. Ka kohė qė tė dytė janė nė shėnjestėr tė kritikave tė opozitės. I pari ėshtė akuzuar pėr qeverisje tė dobėt, kurse i dyti vazhdimisht ka qenė nė shėnjestėr tė “Orės” dhe kryetarit tė saj, Veton Surroit, i cili po ashtu vazhdimisht e ka akuzuar e spiunuar edhe nė zyrat e ndėrkombėtarėve se nuk po e lejon frymėn demokratike nė Parlamentin e Kosovės. Se Kosumi nuk do tė ishte mė nė krye tė qeverisė, u shushurit qė nga e diela. Ato pėshpėritje pohonin se mes Kosumit e Ramush Haradinajt ka pasur njė konflikt verbal, dhe se ky i dyti ėshtė pėrbetuar se nuk do tė lejojė mė qė ai ta vazhdojė mandatin e kryeministrit. Dorėheqja e Kosumit nėn presionin e partisė sė tij ka ndodhur, por se a kanė pasur konflikt a jo, kėtė e dinė vetėm kėta dhe partia e tyre, AAK-ja. Kėto dy shkarkime kanė qenė tė befasishme, sepse kanė ndodhur nė njė periudhė delikate pėr Kosovėn, kur po negociohet pėr fatin e saj. Bajram Kosumi erdhi nė krye tė qeverisė pas Ramush Haradinajt, dhe me porosinė e tij. Kjo porosi ishte edhe hendikepi mė i madh i Bajram Kosumit, sepse, deri nė momentin e shkarkimit, u pa si i tillė. Kėtė ia pohuan shumė gazetarė dhe publicistė tė shtypit tė majtė, pėr tė mos i lėnė hapėsirė qė ta ndėrtojė karizmėn e vet politike. Lufta e kėtyre mediave dhe e opozitės kundėr Kosumit u bė mė shumė nga inati qė AAK-ja lidhi kooalicionin me LDK-nė. Deri nė atė moment, Kosumi lavdėrohej si njė intelektual e politikan i zoti pikėrisht nga opozitarėt dhe kėta gazetarė tė shtypit tė majtė. Kosumi nuk ėshtė qė nuk punoi, por nuk e kishte karizmėn e Haradinajt qė t’i mbulonte edhe disa dobėsi nė punėn e Qeverisė. E, sa i pėrket Nexhat Dacit, ai ka qenė shumė i bindur se askush nuk do tė mund ta shkarkonte. Por edhe askush nė Kosovė nuk e ka pritur shkarkimin e tij. Kjo ndodhi pasi kryesia e LDK-sė u shtrėngua qė ta bėjė njė hap tė tillė. Pėr kėtė shkak, z. Daci e ka pėr obligim qė, pėr hir tė unitetit partiak, ta respektojė kėtė vendim tė kryesisė sė partisė. Kryeparlamentari Daci ka qenė shumė i suksesshėm nė udhėheqjen e Parlamentit, por i ka kushtuar shtrenjtė pėrplasja me Veton Surroin, fjala e tė cilit u mor nė konsideratė nga disa zyra ndėrkombėtare edhe me rastin kur vuri kushte se, nėse ai do tė zgjidhet kryetar i Kosovės, do tė jepte dorėheqje. Dy dobėsitė e z. Daci s’kishin tė bėnin me punėn e Parlamentit, por me disa deklarime tė tij. Ai pėrmendte vetėm kontributin kombėtar tė familjes Haradinaj, dhe shpeshherė e harronte atė tė Sali Ēekut. Gabimin e dytė e bėri me rastin e votimit tė Fatmir Sejdiut pėr president tė Kosovės, kur pohoi se pa i dalė timi kėsaj ēėshtjeje, nuk do tė bėnin pauzė parlamentarėt. Kėtė ironi tė tij e kuptuan tė gjithė. Kjo edhe e dėmtoi brenda LDK-sė. Nė tė dy rastet ėshtė Surroi ai qė iu bė digė z. Daci. Fuqia e tij politike ka bazėn te serviliteti i tij i madh tek ndėrkombėtarėt qė nga viti 1990. Ai njihet si kompromisaxhi nė politikė, dhe e ruajnė ndėrkombėtarėt si letėr tė mundshme me rastin e ndonjė kompromisi. Se vetėm Surroi, aktualisht, ėshtė ai politikan qė do tė pranonte tė nėnshkruhej pėr ndonjė status mė tė vogėl se pavarėsia e Kosovės, sado qė verbalisht shprehet pėr tė. Vetoni ėshtė njė politikan kalkulant, qė nė skenėn politike ka depėrtuar kaq thellė nė sajė tė miqėsisė qė ka krijuar me disa figura tė rėndėsishme ndėrkombėtare, e qė miqėsinė me tė e mbėshtesin nė servilitetin dhe kalkulacionet e tij politike. Pėrfliten variante tė ndryshme rreth shkarkimit tė z. Daci, por varianti i saktė dhe i sinqertė ėshtė ky. Ndėrsa fajtor pėr shkarkimin e Kosumit ėshtė Ramush Haradinaj. Disa zyrave diplomatike te ne, u ka konvenuar ky ndryshim dhe ia kanė dhėnė dritėn e gjelbėr. Puna e Dacit dhe e Kosumit tashmė i takon tė sė kaluarės. Nė vend tė tyre janė propozuar Kolė Berisha dhe komandanti i TMK-sė, Agim Ēeku. Propozimi i parė ėshtė shumė i qėlluar. Kolė Berisha ėshtė nga veprimtarėt e parė tė LDK-sė. Mė 1899, ka qenė i izoluar nė burgjet e Serbisė, ku ėshtė maltretuar rėndė. Pas luftės, i qėndroi besnik LDK-sė, edhe pėrkundėr kėrcėnimeve tė shumta qė kishte. Tėrė jetėn ia kushtoi ēėshtjes kombėtare. Propozimi pėr Kolėn ėshtė me vend edhe nė njė plan tjetėr: nė aspektin ndėrkombėtar ėshtė njė element shumė pozitiv pėr Kosovėn. Kolė Berisha ėshtė edhe njė intelektual i pėrgatitur dhe shumė i matur. Ėshtė zėvendėsimi mė adukuat pėr z. Daci, intelektualizmi i tė cilit ka qenė pengesė pėr Veton Surroin dhe opozitarėt. E propozimi pėr gjeneral Ēekun veē ka filluar tė shihet me skepticizėm jo vetėm nga politikanėt e analistėt politikė, por edhe qytetarėt. Gjeneralėt zgjedhen nė poste politike vetėm nė raste tė rralla, kur shtetin e kaplon krizė e madhe. Kjo te ne nuk ka ndodhur, andaj duket shumė e palogjikshme qė ai t’i prijė Qeverisė. Nė rast se do tė zgjedhet ( sipas tė gjitha gjasave kjo edhe do tė ndodhė), do ta ketė tė njėjtin fat si tė Kosumit. Ai u pa gjithmonė si kryeministėr me porosinė e Ramushit, e ky do tė shihet si gjeneral qė nuk merr vesh shumė nga politika. Mu pėr kėtė, gjeneral Ēeku do tė duhej ta maste vetėn shumė qė ta pranojė detyrėn e kryeministrit a jo. Pėr tė, rruga e dytė dhe mbetja nė krye tė TMK-sė do tė ishte rruga mė e mirė. Nėse e pranon kėtė detyrė, pikėrisht pėr shkak tė kėtij hendikepi tė cekur, ai do ta kishte fatin e Kosumit. Nga posti i kryeministrit do tė binte pak mė vonė a pak mė herėt se paraardhėsi. Pavarėsisht se kush kėrkoi qė z. Kosumi e z. Daci tė mos i vazhdojnė postet qė kishin, pavarėsisht sa janė tė implikuara zyrat e huaja nė kėtė ēėshtje, dhe pavarėsisht se a ka qenė momenti i duhur a jo pėr tė ndodhur kėto ndryshime- nė Kosovė tash e tutje do ta kemi njė tjetėr skemė ministrore. Edhe pse shumė nga ministrat do tė dėshironin ta vazhdonin punėn nė qeverinė tjetėr, nuk do tė jenė mė. Por, nė vend tė tyre, LDK-ja dhe AAK-ja, pėr ta pasur njė qeveri stabile, duhet t’i zgjedhin intelektualėt mė tė zotė qė kanė. Pėr imazhin e Qeverisė, tė vetė partive nė fjalė dhe tė Kosovės pėrgjithėsisht. Se sa mė intelektualė tė jenė ministrat, aq mė seriozisht do tė trajtohet politika jonė nė skenėn ndėrkombėtare. Kjo ėshtė shumė domethėnėse pėr statusin e Kosovės...
__________________
Kure shoh e ndegjoj disa njerez besomeni secilen her po i adhuroj me shume qenet endacak qe sillen rrugeve te pluhrosura te Kosoves
|
|
|
03-03-06, 10:09
|
#5
|
Anėtarėsuar: 20-12-05
Vendndodhja: Ne dardh
Postime: 344
|
Pershendetje per dizajnin se pari e pastaj edhe per shkarkimin e hajdutve te popullit -daci,Kosumi, e tash e dhe rama edhe melihati po shkarkohen po me duket mir ja ka nis Kryetari i kosoves se me haduq te partis ldk s mbrohet morali i popullit.. Qeky koka kryetar se a po mir jav paska ba qeky paska me i qit ne udhe ldkshat...se ai i tjetri veq flejke...!
|
|
|
04-03-06, 12:46
|
#6
|
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
|
Aftėsia e shqiptarit
Ndryshimet e fundit nė Kosovė, qė unė si tė gjithė kosovarėt, i aprovojė pa rezerva, kanė zgjuar dy lloje reagimesh :
1) Pozitive nga ana e Shteteve tź bashkuara tė Amerikės, e vetmja demokraci e vėrtetė, Sėbashku me Kosovėn, sot nė botė.
2) Negative nga tė gjithė regjimet diktatotrial qź fshihen pas petkut "demokratik" : franca, serbia, greēia, ndonjė tjetėr...!
franca : e ka patur pėr kryetar shteti njė gjeneral, De Gaule; e ka pėr kryatar shteti tź tanishėm njź kolonel nė rezervė : Jacques Chrirac. Pse i pengon emrimi i njė gjenerali kosovar nė krye tė qeverisė!
serbia, nuk dua tė shprehem pėr tė ....
greqia: e ka harrue kohėn e kolonelve (1977)! njerėz tė pa memorje, inegzistent!
|
|
|
05-03-06, 17:04
|
#7
|
...
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
|
Nė krahasim me kyeministrat tjerė qė ka pasur Kosova, mendoj qė Ēeku ėshtė mė i pregaditur profesionalisht dhe shumė mė me sukses do ta kryej detyrėn qė e pret. Nė anėn tjetėr, edhe pse prezent dhe aktiv nė periudhėn e pasluftės nė Kosovė, mendoj qė nuk i njeh edhe aq gjėrat qė mundet t`ia ziejnė nė politikė kasta e injorantėve nga spektri i gjitha partive politike!
Nė pėrgjithėsi, kur ėshtė pyetja e posteve dhe e pėrfitimeve personale nuk e njohin as babanė e tyre, kjo gjė e dėshmuar si para, gjatė dhe pas luftės.
Duke e njohur personalisht kandidatin e propozuar pėr kryeministėr do ta pėrshkruaja kėshtu:
- profesionalisht ėshtė i kompletuar;
- politikisht i pa pregaditur;
- karrierist i ēmendur, ēfarė ti ofrohet, kur ėshtė nė pyetje posti nuk mendon shumė gjatė, pamvarėsisht bindjeve qė ka!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:47.
|
|