|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
22-04-06, 14:54
|
#1
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Pohim I rrezikshem I Hashim Thaēit!!
Pohim I rrezikshem I Hashim Thaēit!!
Jane te panumurta arsyet qe e kane shtyre Hashim Thaēin te deklaroje se kryeministri I Kosoves eshte zgjedhur nga struktura parapolitike dhe nga nentoka e Kosoves. Mund te jene personale keto arsye, ashtu siē mund te jene edhe gjithfaresh. Por ne esence, ato shvleftesohen para permbajtjes destruktive dhe shkaterruese te pohimit te Thaēit. Eshte ndoshta pohimi me i rrezikshem i hedhur deri me sot nga shqiptaret per shqiptaret ne Kosove. Perse?
Pohimi i Thaēit behet ne nje kohe kur :
E para: Ne daten 4 maj 2006 do te zhvillohet faza permbyllese e bisedimeve per decentralizimin e Kosoves, qe ne thelb eshte ndarja e Kosoves. Serbet e Kosoves pas ketij pohimi te Thaēit kane te drejte te thone: Si mund tju besojme juve kur ish-lideri juaj I UCK e ka konsideruar kryeministrin tuaj si pjelle te Mafias dhe jo legjitim. Si mund te jeni ju te pavarur, kur qysh tani qe keni kaq pak kompetenca ju zgjodhet nje kryeminister nga mafia.
E dyta: Kur kosovaret kane bere kompromisin e pare te nevojshem, te padomosdoshem, te detyrueshem nga nderkombetaret por te padeshirueshem nga kosovaret qe ndau Mitrovicen ne dy pjese. Njeriu qe mbrojti ndarjen e Mitrovices eshte ish-kryeministri I Kosoves dhe njeriu I afert I Thaēit, Bajram Rexhepi.
E treta: Kur pjestari tjeter I opozites, Surroi, mbron vendimin e UNMIK lidhur me dhenien e 800 hektareve Manastirit te Deēanit me konkluzionin kozmopolit se «toka ketu do te mbetet». (Megjithe kishat e ndertuara nga Milosheviēi ne pas vitet 90, ne Kosove behen afer 154 objekte fetare serbe. Sa bejne 800 here 154? Sa kilometra katrore bejne te gjitha ato? Kjo eshte objekt I nje analize tjeter )
E katerta: Kur, Albert Rohan qe nga Zvicra kercenon ne menyre demokratike kosovaret duke ju thene se ju jeni te korruptuar dhe sa kohe qe jeni te tille, nuk do tju japim pavarsine. ( Thaēi e di shume mire se ne Protektorate korrupsioni zhvillohet ne baze te sentences filozofike popullore : «Mishin dervishi dhe kockat kelyshi». Ai e di shume mire se kush eshte «dervishi dhe kush eshte kelyshi» ne Kosove).
Opinioni publik ne Kosove do te deshironte qe Thaēi te fliste me hapur lidhur me korrupsionin duke filluar me Petersen e duke mbaruar tek Rohan. Ashtu siē do te deshironte qe te sqaronte se kush jane strukturat parapolitike dhe nentoka e Kosoves qe ka zgjedhur kryeminister Agim Cekun?
Por opinioni kerkon te dije akoma me shume. Ai kerkon te dije se a eshte I vertete pohimi I bere ne median e Kosoves mbi planin mbi ndarjen e Kosoves ne qershor te vitit 1999. Ish-kryeministri I qeverise se perkohshme te Kosoves nuk mund ti anashkaloje keto pohime. (Ka nje fakt interesant lidhur me kete ēeshtje. Plani Ahtisari-Cernomerdin ju paraqit parlamentit jugosllav ne 3 qershor 1999. Dhe ky plan eshte duartrokitur nga parlamenti jugosllav dhe deputetet e tij.)
Dikush. disa apo shumekush mund te gjykoje per nje deklarate emocionale te bere ne Kuvendin e Kosoves. Por eshte nje deklarate e kryetarit te opozites dhe per me teper ne nje kontekst parapolitik dhe politik tejet delikat. Sepse mund te ndodhe per shembull qe: Kur te diskutohet per statusin final te Kosoves te ngrihet ndonje nga antaret e Keshillit te Sigurimit dhe te thote: Si mund te kerkoni pavarsi ju qe kryeministrin tuaj e kini zgjedhur nga struktura parapolitike dhe nga mafia? Pavarsi e pamundur ne kushte te tilla.
Ja perse pohimi I Thaēit eshte I rrezikshem per momentin kur u hodh ne tregun e politikes dhe per nga menyra si u hodh. Ai eshte nje pohim qe nuk mund te mbetet pezull: Ose Thaēi duhet te shkoje deri ne fund dhe te flase hapur ose Petersen dhe Ceku duhet te japin doreheqje. Ne Pezulin e Pavarsise se Kosoves, ai pohim nuk mund te qendroje gjate.
ALN LAJMET.NET
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
22-04-06, 15:30
|
#2
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Korrupsioni nė qeveri ėshtė shndėrruar nė kulturė politike, thotė Thaēi
Prishtinė, 20 prill 2006 (Kosovapress) Koha 13:32
Ndėrkaq, kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Hashim Thaēi, kritikoi qeverisjen aktuale pėr mungesė rezultatesh nė zbatimin e standardeve. Ai tha se Kosova nė kėtė fazė pėrcaktuese pėr tė ardhmen e saj, ka nevojė pėr njė qeverisje me bazė tė gjerė, nė tė cilėn do tė pėrfshiheshin edhe ekspertėt.
Koalicioni aktual qeverisės po tregohet i paaftė dhe jokompetentė pėr tu pėrballur me sfidat e procesit tė pėrmbushjes sė standardeve dhe pėrgatitjes sė procesit tė pėrcaktimit tė statusit politik tė vendit. Thjesht, ėshtė dėshmuar qe sa e sa herė qė qeveria dhe koalicioni aktual nuk kanė as kapacitet as vullnet pėr tia dhėnė Kosovės njė qeveri ēfarė e meriton, deklaroi Thaēi duke vlerėsuar se ėshtė koha e fundit pėr ndryshime.
Por pėr tė arritur deri te caku final i kosovarėve- pavarėsia dhe sovraniteti i plotė i Kosovės, Thaēi ka kėrkuar ndryshime strukturore dhe jo vetėm klanore nė qeverinė dhe koalicionin aktual.
PDK para qytetarėve tė Kosovės dhe spektrit tė gjerė politik paraqet ofertėn e saj pėr daljen nga kjo krizė politike dhe institucionale duke formuar njė qeveri tė unitetit tė gjerė politik e qytetar. Njė qeveri profesionale, e cila do tė ishte e zonja ta ēonte vendin drejtė pavarėsisė sė plotė. Njė qeveri e cila nuk do tė udhėhiqej nga logjika e grabitjes, por logjika e shėrbimit ndaj qytetarit. Thjesht, ėshtė dėshmuar qe sa e sa herė qė qeveria dhe koalicioni aktual nuk kanė as kapacitet as vullnet pėr tia dhėnė Kosovės njė qeveri ēfarė e meriton, ėshtė shprehur i pari i PDK-sė.
Sipas tij, standardet demokratike pėr Kosovėn janė tė lidhura drejtpėrdrejt me zgjidhjen e statusit politikė, jetėn e re kosovare dhe procesin e integrimeve euro-atlantike. Megjithatė, ai ka vlerėsuar se standardet janė shndėrruar nė dekor dhe blerje kohe nga qeveritarėt e korruptuar.
Si mund tė plotėsojė kritere perėndimore njė qeveri e kėtillė e zhytur nė krim e korrupsion, kur vetė korrupsioni dhe krimi janė dukuri qė luftohen mė sė shumti nė perėndim? Ta marrim pėr shembull standardin e parė: funksionimin demokratik tė institucioneve. Si mund tė flasim pėr institucione demokratike kur ekzistojnė dėshmi tė mjaftueshme tashmė se vetė emėrimi i ministrave dhe kryeministrave ėshtė bėrė nga struktura parapolitike dhe jodemokratike, kur ministrat nuk i japin llogari Parlamentit tė Kosovės, por bosėve tė tyre tė nėntokės, kur diferencojnė e spastrojnė nė baza krejtėsisht politike shėrbimin civil tė Kosovės, kur shpėrfillin kritikėn e mediave tė lira dhe tė qytetarėve tė Kosovės? Pėr kė punon kjo qeveri, pėr qytetarėt e Kosovės jo, pėr pavarėsinė e Kosovės, jo se jo, ėshtė shprehur Thaēi.
Sa i pėrket sundimit tė ligjit, ai ka vėnė nė pah se qeveritarėt e Kosovės dhe UNMIK-u se janė shndėrruar nė sinonim tė shkeljes sė ligjit, tė abuzimit me detyrėn e me paratė publike. Ky standard do tė mund tė riemėrtohej lirisht standardi i sundimit dhe i tolerimit tė krimit nė Kosovė, tha ai duke shtuar se edhe nė standardi i ekonomisė ėshtė dėshtim i radhės sė qeveritarėve, ku ministrat e Qeverisė sė Kosovės pėrdorin privatizimin pėr ti mbushur xhepat e vet dhe tė miqve tė tyre.
Ndėrsa, luksi dhe plaēkitja e fondeve publike nga ana e qeveritarėve aktualė sipas liderit tė partisė mė tė madhe opozitare vazhdon i papenguar. Ai tha se mendimi politik i kėtij koalicioni udhėhiqet sipas logjikės sė shtetit absolutist, logjikė e cila qytetarin e vėshtron si njė shėrbėtor tė shtetit, si objekt pėrdorimi pėr kohė tė caktuar.
Kjo ėshtė logjika pėr shtetin e ardhshėm tė Kosovės, nga qeveria aktuale, e cila nuk udhėhiqet nga legaliteti i partive tė koalicionit, por nga kuzhina e individėve dhe grupe parapolitike. Qeveria aktuale nuk i shėrben qytetareve tė Kosovės, por vetėm dhe vetėm njerėzve tė parapolitikės. Korrupsioni nė qeverinė aktuale nuk ėshtė punė individi, ėshtė e keqe dhe fenomen strukturor, ėshtė mentalitet, ėshtė shndėrruar nė kulturė politike, tha Thaēi.
Krejt nė fund, ai ka konkluduar se ndikimi i Qeverisė sė Kosovės nė procesin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės nuk ėshtė vendimtar, duke u shprehur optimist se procesi i krijimit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės do tė ecėn me dinamikėn e paraparė.
Pėr dallim nga opozita, pozita ka hedhur poshtė tė gjitha pohimet e Thaēit, duke thėnė se nuk ka fakte tė mjaftueshme pėr akuza aq tė rėnda. Naim Maloku nė emėr tė Grupit Parlamentar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) ka hedhur poshtė tė gjitha supozimet dhe vlerėsimet e grupit parlamentar tė PDK-sė, tė thėna nga goja e Hashim Thaēit.
Pohimi i Thaēit se fakti dhe argumenti mė i fortė pėr keqmenxhim dhe keqpėrdorim ėshtė qeveria aktuale, tregon se ai nuk ka kurrfarė fakte dhe argumentesh pėr akuza tė tilla, tha Maloku.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovės, me kėrkesė tė PDK-sė ėshtė mbledhur nė njė seancė tė jashtėzakonshme pėr tė shqyrtuar ecurinė e procesit tė pėrmbushjes sė standardeve, procesit tė privatizimit si dhe masave tė ndėrmarra pėr parandalimin apo pėrballjen eventuale me gripin e shpezėve.
Seanca ėshtė duke vazhduar punimet./L.Blakaj/
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
22-04-06, 15:33
|
#3
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
PDK Duan tė dalin nga hija
Shpend Limoni Expres
Prishtinė 19 prill
PDK kėrkon krijimin e njė Qeverie tė Re, gjithėpėrfshirėse, me arsyetimin se vendit nuk i duhen udhėheqės tė korruptuar. Partitė nė Koalicion, megjithatė reagojnė ftohtė.
PDK duket se ėshtė lodhur nė hije, por edhe se ka marr njė leksion tė mirė nga Sali Berisha nė Shqipėri pėr ta fituar pushtetin me akuza pėr korrupsionin.
Zyrtarė tė saj kanė shprehur dėshirėn pėr tu bėrė pjesė e qeverisjes, por janė kujdesur qė mesazhin ta pėrēojnė ndryshe.
Duke alarmuar opinionin pėr udhėheqėsit e korruptuar.
Kabineti i Qevirsjes sė Mirė (nėn hije) ka sfiduar ambientin politik tė mėrkurėn, duke bėreØthirrje pėr krijimin e njė Qeverie te re gjithėpėrfshirėse.
Luftėn tė cilėn Kryeminsitri Agim Ēeku ia ka shpallur korrupsionit dhe qė kėtyre ditėve po zhvillohet nė trajtė tė auditimeve nėpėr institucione, KMQ e ka pėrdorur si njė argument pėr ofertėn e saj, duke thėnė se kjo nuk paraqet zgjidhje.
Pėr partinė mė tė madhe opozitare nuk ėshtė vetėm korrupsioni karta e bvetme qė arsyeton kėtė ndėrmarrje tė saj. Gjendja e rėndė politike dhe socilae dhe paaftėsitė organizative e profesionaletė qeverisjes aktuale, janė arsyet plus qė janė pėrmendur nė selinė e partisė sė dytė nė vend.
Nė Kosovė urgjentisht duhet tė krijohet njė Qeveri e Re, gjithėpėrfshirėse politike, intelektuale dhe qytetare, nė baza tė profesionalizmit deri nė zgjedhjet e reja nė Kosovė, ka thėnė tė mėrkurėn Hajredin Kuēi, udheheqės i KQM-sė.
PDK ėshtė kujdesur edhe pėr imazhin, tė mėrkurėn, kur ka vendosur tė flasė para opinionit pėr idenė e saj tė re.
Ka vėnė para mediave - Bajram Rexhepin dhe Enver Hoxhajn.
I shoqėruar edhe nga dy ministrat (nėn hije) e KQM. Hajredin Kuēi ka shpalosur vizionin se si do tė mund tė dukej dhe ēfarė do tė bėnte Qeveria e Re.
Kėrkojmė qė tė angazhohet njė grup profesionistėsh tė vendit dhe ndėrkombėtarė, nėn patronatin e Qeverisė sė Re, qė do tė hartonte politikat ekonomike afatshkurtra dhe afatmesme, pėr gjallėrimin e potencialeve dhe industriale nė Kosovė dhe projektimin e politikave tė reja tė avancimit dhe tė mbėshtetjes sė biznesit tė vogėl e tė mesėm, zhvillimit tė bujqėsisė dhe zbutjes sė papunėsisė.
PDK qė nga formimi i koalicionit LDK AAK nuk ka pushuar sė akuzuari kėtė koalicion pėr korrupcion dhe instalim tė krimit.
Njėsoj ka bėrė edhe partia tjetėr opozitare, ORA, e udhehequr nga Veton Surroi, e cila pas vdekjes sė Presidentit Dr Ibrahim Rugova, po ashtu, kishte dhėnė sinjalese ėshtė e gatshme pėr tu bėreØpjesė e Qeverisė sė Kosovės.
Por, tė mėrkurėn, zyrtarė tė saj kanė deklaruar se iniciativa e PDK-sė duhet sqaruar se pėr ēfarė arsye po bėhet.
Presim tė na informojnė nė detaje dhe tė na informojnė se pėr ēka bėhet fjalė ka thėnė zėdhėnėsi Ylli Hoxha.
KQM, nė adresimin e saj, tė mėrkurėn, ak kėrkuar qė pos pėrfshirjes sė profesionistėve nė radhėt e Qeverisė sė Re, duhet rrekur reformave nė tė gjitha fushat dhe nivelet, pėrfshirė arsimin, shėndetėsinė, e sidomos privatizimin.
Hajredin Kuēi ka thėnė se KQM kėrkonqė nė ekzekutivin e propozuar tė ketė pėrfshirjemė tė gjerė dhe mė transparente tė spektrit politikk, si dhe tė qytetarve, me qellim tė implementimit tė vullnetit tė qytetarėve pėr shtet sovran dhe tė pavarur.
Ēdo opsion tjetėr qė ka pėr qellim ripozicionimin e klaneve brenda strukturave aktuale tė partnerėve qeverisės, qė mund tė dukėn nė sipėrfaqe kohėve tė fundit, vetėm se e do ta stėrkeqte situatėn dhe do ta acaronte luftėn politike pėr pushtet.
KQM nuk ka bėrė shumė komente rreth rrjedhave tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės: Edhe pse qė kur kanė filluar negociatat ėshtė Delegacioni i Kosovės ai qė i jep formė ēėshtjeve pėr statusin, Hajredin Kuēi mendon se Qeveria e Re do tė duhej ta ketė fjalėn e saj.
Qeveria e re ka nevojė tė hartojė njė ofertė pėr shtet qytetar dhe unik, ku roli qendror i qytetarit si individ do tė shmangte tendencat e ndarjeve mbi baza etnike, ėshtė shprehur ai.
Shefi i KQM, madje ėshtė i bindur se Qeveria Ēeku nuk mund tė bėjė asgjė nė fazėn kritike pėr Ksovėn.
Kjo Qeveri nuk ėshtė e aftė qė tė kontribuojė pėr statusin final tė Kosovės, krijjimin e imazhit pozitiv. Lidhur me kėtė, kemi edhe konstatimin e Albert Rohan se korrupsioni aktual po e rrezikon pavarėsinė.
Tutje ai ka vlerėsuar se korrupsionin mund ta luftojnė institucionet dhe individėt qė mbi vete bartin autoritet morale, profesionale, politike dhe legale.
Mbi tė gjitha, korrupsionin duhet ta luftojnė njerėz qė nuk janė tė zhytur nė Korrupsion, ka thėnė Kuēi.
Ai ka tėrhequr vėrejtjen se luftimi i korrupsionit nuk ėshtė vetėm deklaratė politike, por ėshtė veprim juridik dhe politik.
Partitė nė koalicion, LDK dhe AAK, thuajse kanė injoruar nismėn e PDK-sė, duke cilėsuar si njė hap normal tė opozitės.
Lutfi Haziri, Zevendskryeministėr dhe Ministėr i Pushtetit Lokal, nuk ka dashur tė flasė shumė.
Nuk kam koment. Tash e dėgjova kėtė. Pa e parė arsyetimin e kėsaj, nuk mund tė them asgjė, ėshtė shprehur Haziri.
Megjithatė, ka pohuar se opozita ka tė drejtė tė bėjė njė gjė tė tillė.
Atat kanė tė drjetė tė kėrkojnė, por duhet arsyetuar procesin.
Mirėpo, kur bėhet fjalė pėr korrupsionin, Haziri mendon se kontrolli i shtetit rekomandon politika tė caktuara nė kuptimin menaxherial tė financave.
Sė paku, kjo Qeveri ėshtė aleate me ligjin pas zgjedhjes sė Ēekut pėr Kryeministėr, ka thėnė Haziri.
LDK, e cila ka shtatė ministra nė Qeverinė e Kosovės, njė ditė mė parė, i ka dhėnė mbeshtetje Kryeministrit Ēeku pėr ta luftuar korrupsionin nė institucione, por komentet e PDK-sė mund tė mos i pelqejnė.
Tė paktėn, Alush Gashi, Shefi i GP tė LDK-sė, nuk ka dėgjuar pėr iniciativen e re tė partisė mė tė madhe opozitare nė vend, por as nuk ka dashur ta komentojė fare atė.
Nuk jam nė rrejdha lidhur me kėtė ēėshtje ka thėnė shkurt Alush Gashi. Sa pėr AAK-nė thirrjet e opozitės ajanė normale.
Ėshtė iniciativė shum legjitime e opozitės, prej ditės sė parė kur zgjedhet Qeveria nė cilindo shtet demokratik tė botės, opozita e ka njė njė rol tė tillė, tė jap propozime pėr krijimin e njė Qeverie tjetėr, ka thėnė Naim Maloku.
Legjitime i ka quajtur edhe akuzat por ka tėrhequr vėrejtjen se ato duhet drejtuar nė prokurori nėse janė tė vėrteta.
Naim Maloku mendon se Qeveria aktuale punon mirė.
E PDK po i rri gati atyre.
Pėr ta luftuar korrupsionin, por edhe pėr te dalė nga hija, e edhe pėr tia filluar qysh tash fushatės pėr zgjedhjet e ardhshme.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
23-04-06, 15:32
|
#4
|
...
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
|
Mbrėmė pata rastin tė pėrcjell nė RTK debatin, ku ishin prezent Peterseni, kryeministri Ēeku, Thaqi, Trajkoviq dhe fatkeqėsisht Thaqi fliste sikur Rada dhe Rada sikur Thaqi! Me njė fjalė, qeveri parapolitike, nga nėntoka, kriminele etj, etj...
Thaqi u tregua, qė ėshtė viq, bile tė ishte viq qė e ka pjellur Lopa shumė mė produktiv dhe me dobi do tė ishte se ashtu siē ėshtė! Mjerim i atij niveli njerėzorė e qė pretendon tė thirret nė diēka qė ka bėrė pėr atė vend. Nė anėn tjetėr, mendoja pėr Ēekun i cili deri sa ka ardhur nė postin e kryeministrit, ka ngrėnė nga po e njėjta pjatė!
|
|
|
23-04-06, 18:52
|
#5
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Pershendetje:
Fillimisht ju pershendes te gjitheve edhe ata qe kan mendime te kunderta me mua, sepse teke e fundit eshte mir kjo sepse qytetaret e kosoves kane mundesi te lexojn dhe te shofin kulturen dhe arrogancen e secilit ne kete forum!
Kurse sa i perket temes mendoj se akuzat e Hashim Thaqit jane te bazuara ne fakte , e kete e deshmojn me se miri dhe ne menyr te dukshme shkarkimet e koheve te fundit qe u bene ne instutucionet zyrtare, si ai i Nexhat Dacit, Bajram Kosumit dhe Adem Salihajt.
Kurse sa i perket emisionit ne RTK mendoj se ai qe e ka pastuar shkrimin e prafundit ose nuk e ka ndegjuar fare ose nuk i ka marr veshe diskutuesit ose ska dashur ta beje asnjeren, sepse kjo nuk eshte asgje me shum se nje genjeshter, kete me se miri e dine ata qe e kane percjell kete debat.
Qytetaret suksesin dhe deshmtimin e kesaj qeverie e vertetojn me se miri me gjepin e tyre.
une nje e dije se kurr Kosova nuk ka pasur kriz sociale me shume se qe ka tashte dhe kjo eshte rezultat e keq qeverisjes se qeveris aktuale.
nese ju mendoni ti mbroni ata qe vjedhin paret e popullit dhe i akuzoni si tradhtar ata qe mundohen ta bejne kete sepaku transparente ateher e keni gabim .
Me e Mirte Eshte Gjuha e Memecit se e Genjeshtarit.
|
|
|
23-04-06, 19:13
|
#6
|
...
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
|
Aha, ja fillove fadil me gjuhėn e memecit dhe gėnjeshtarėve a ?
nėse shėrbehesh me kėtė gjuhė ka gjasa tė mos e kuptosh edhe sikur tė ishe prezent edhe vehtė nė atė debat . Peterseni e demantoj Hashimin pėr ēėshtjen e privatizimit dhe llokopendrat tjera, sepse Hasha flet Llokopendra dhe nga 100 % i mundshėm as 10 % nuk ja ka qėlluar deri tani. Me njė fjalė po e pėrsėris, mbrėmė nga ai debat flisnin njėsoj si Hashim Trajkoviqi ashtu edhe Rada Thaqi  qeveri nga parapolitikat, kriminelė etj me njė emėrues pėrbashkėt ja hudhnin Ēekut.
Nexhat Daci, Kosumi e Salihaj, ka njė muaj qė nuk janė nė skenė, prandaj bla,bla,bla nuk po flitet pėr ta, por pėr qeverinė Ēeku.
|
|
|
25-04-06, 17:26
|
#7
|
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
|
Hė..kush Thaqi?? O popull, nje njeri i cili deri dje i ka ruajtur bagetine dhe s'ka prekur libra me dore, eshte sillur rrugeve te Zvicres, gjate luftes rrugeve dhe restoranteve te Tiranes dhe deri pas luftes kur filloj te shkon prap ne shkolle per te pervetesuar kohen e humbur, nuk mund te pritet dicka me e mencme prej tij. Ai, bile i ka punt shume mire sic ka qene mbas luftes, kur as dy fjali nuk ishte ne gjendje t'i lidhe. Ka bere perparime te dukshme, ama te bene karriere te begatshme politike, nuk i ka patkoit e mbathur.
|
|
|
25-04-06, 18:44
|
#8
|
FUND!
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
|
Une personalisht nuk jam ndonje simatizues i asnje partie politike ne kosove,sidomos keto dy tri vjetet e fundit kur dhe filloj epoka e vjedhjeve te medha.
Une nuk do quaja deklaraten e thaqit te rrezikshme, mirpo te guximshme.Sepse askush nuk mund te mohoj as edhe qeveria se nuk kosove nuk vidhet me te madhe.Prandaj kushdoqoft qe jep keso deklaratash dhe qe kan fakte jan te mireseardhur.Tani topi eshte anen e qeveris dhe le te deshmoj te kunderten e thaqit.
Ne gjithmon po folin per te tashmen dhe jo per te kaluaren, dhe thaqi ketu eshte shume ne pozite me te volitshme (sepse dihet e kaluara e qeveris se perkoshme mendoj shume negative).
__________________
ka me u bo mire..!!
FUND!
|
|
|
26-04-06, 21:31
|
#9
|
Anėtarėsuar: 18-03-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 9,134
|
Diqka nuk eshte ne rregull ne kete kohe vendimtare per Kosoven. Vertet ketu dikush nuk e ka mire ose i akuzuari ose akuzuesi.Kushdo qe e ka keq ,e qe besa njeri po, nuk eshte mire per Kosoven.
Lali
__________________
Rrespekto tė tjeret ,
ashtu siq dėshiron tė jesh i rrespektuar
|
|
|
03-05-06, 18:35
|
#10
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Zėvendėkryeadministratori i Kosovės, Steven Schooke, i ka ulur mbrėmė, nė Restorantin "Derada", ballė pėr ballė - Agim Ēekun, Hashim Thaēin dhe Ramush Haradinajn.
Prishtinė, 2 Maj Nė politikė nuk ka armiqėsi tė pėrhershme.
Kjo frazė e bukur amerikane ka qenė lajtmotiv pėr tė gjitha politikat dhe politikanėt qė kanė ngritur armiqėsi dhe nuk kanė pasur mundėsi tė takojnė njėri tjetrin.
Zėvendėkryeadministratori i Kosovės, gjenerali i pensionuar amerikan, Steven Schooke, dy javė pasi i ėshtė rikthyer Kosovės, ka ndėrmarrė hapin e tij tė parė nė pėrpjekje pėr relaksimin e situatės nė terrenin politik nė vend.
Ka vendosur nė njė tavolinė dy liderėt e armiqėsuar, ish bashkėluftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Restorantin "De Rada", njė nga restorantet mė tė frekuentuara tė kryeqytetit.
Tė martėn nė mbrėmje, ai ka ulur nė njė vend Kryeministrin e Kosovės, Agim Ēekun, Kryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēin, dhe Kryetarin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinajn.
I vendosur pėrballė Ēekut, Haradinajt dhe Thaēit, numri dy i UNMIK-ut, mė nė fund, ka bėrė kėtė hap, me gjasė, pėr tė ndalur sulmet e fundit tė opozitės ndaj Qeverisė dhe Haradinajt.
Njė pėrpjekje, mbase, kjo pėr ta shtrirė paqen mes liderėve kosovarė, raportet e tė cilėve janė tensionuar.
I pėrballur me presionet e vazhdueshme nga opozita dhe nga Hashim Thaēi personalisht, Haradinaj prej kohėsh ka takuar liderėt institucionalė e politikė, pasi Tribunali i Hagės, javė mė parė, i ka dhėnė leje tė merret me politikė.
Por, jo edhe liderin e PDK'sė. Nuk dihen arsyet pse Hashim Thaēi nuk ėshtė takuar zyrtarisht me Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit i kishte bėrė njė kėrkesė pėr takim.
Shpjegime nuk janė dhėnė nga asnjėra palė.
Akuzat e PDK-sė nė adresė tė Ramush Haradinajt kanė qenė tė vazhdueshme, por edhe Qeveria e Agim Ēekut nuk ėshtė kursyer fare, duke e akuzuar kabinetin e tij pėr korrupsion.
Vazhdimisht kanė rrjedhė thashetheme se arsyet kryesore kanė qenė anashkalimi i Thaēit nė procesin e formimit tė Qeverisė Ēeku.
Thuhet qė tėrė kėtė proces ka kuptuar nga kuluaret dhe jo nga ata qė kanė ndėrtuar njė qeveri nė njė kohė shumė delikate pėr Kosovėn.
Takimi i natės sė mbrėmė duket tė jetė sinjal pėr njė pajtim apo pėr njė heshtje derisa tė pėrfundoi procesi i statusit.
UNMIK ka marrė seriozisht akuzat pėr korrupsion, tė cilat i ka bėrė Partia Demokratike e Kosovės nė adresė tė institucioneve tė vendit.
Numri dy i administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, Steven Schooke, gjatė njė vizite qė i ka bėrė partisė mė tė madhe opozitare, tė martėn, ka pranuar se kėto akuza janė duke u shqyrtuar me kujdes tė madh.
"Mund t'ju siguroj se nė UNMIK jemi duke shikuar ēdo gjė qė ėshtė prezantuar. Unė jam takuar sot me Komisionerin e Policisė, shikuam ēdo akuzė, ndėrsa jemi duke kėrkuar pėr tė gjetur atė qė ne e quajmė - dėshmi tė forta dhe dėshmitarė tė fortė", ka thėnė Schooke, tė martėn.
Mirėpo, gjenerali amerikan, edhe pse nuk ka thėnė se nuk dėshiron tė hyjė nė detaje, ka kėrkuar nga Hashim Thaēi mė shumė dėshmi lidhur me akuzat e PDK'sė ndaj Qeverisė sė Kosovės.
Express
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
03-05-06, 20:47
|
#11
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
Por, jo edhe liderin e PDK'sė. Nuk dihen arsyet pse Hashim Thaēi nuk ėshtė takuar zyrtarisht me Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit i kishte bėrė njė kėrkesė pėr takim.
Shpjegime nuk janė dhėnė nga asnjėra palė.
|
Nuk eshte veshtire te gjindet arsyeja: XHELOZIA!!! Nje nga instinktet me te uleta njerezore!!!
Ramushi eshte ne pushtet, perderisa Hashimi ende nen hije te dardhave kakicke diku rreze ndonje Bjeshke duke pare enderr se si ti eliminoje te gjithe ata qe nuk renditen PAS tij: o permes spiunazheve, thashethenave, sulmeve te uleta publike, genjeshtrave, zullumit, presionit, kercenimeve, etj etj...
Hashimi per te fituar, se pari duhet ta PASTROJE me varekine karakterin dhe ndergjegjjen e tij, ne te cilen mban varur shume skeletone te fshehur, pastaj mundet te dale perballe nje populli dhe te thote -ME VOTONI....po njerezit shpirtlige sikur ai, nuk e kane kete aftesi te vetepastrimit...prandaj shume keq per te qe edhe me tej do te ngel nen hijen e dardhave....
E mira e se mires, do te ishte, qe ai te largohet fare nga skena politike, se bashku me grupacionin e vet, sepse NUK posedon asnje vlere te PA-ZEVENDESUESHME per politiken shqiptare ne Kosove (perpos shpirt-ligesise, kete s'e besoj te jete dikush tjeter ne gjendje t'ia zevendesoje), dhe ti mundesoje PDK-se, qe te filloje nga e para, dhe te hape faqe te reja ne historiatin e saj si Parti Politike shqiptare, e cila sinqerisht mund te kontriboje ne te ardhmen pozitive te Kosoves...
Por lakmia per pushtet, deshira per te shembur cdo gje, qofte te mire apo te keqe, per satisfakcionin e tij personal per fuqi politike, ka vetem per t'ia zbardhur edhe ato pakez floke te zeza qe i kane mbetur-asgje me shume!!!
(hajt se shkova ne shopping, t'i blej disa fustana me lule  )
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER C'DO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:39.
|
|