|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
03-08-06, 18:39
|
#1
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Fetua nė lidhje me rregullat e shkurtimit tė namazit dhe bashkimit mes dy namazeve
Fetua nė lidhje me rregullat e shkurtimit tė namazit dhe bashkimit mes dy namazeve (Botuar nėn pėrkujdesjen e kryesisė sė drejtorisė sė fetuave dhe studimeve akademike)
Parathėnia e botuesit
Hamdi i pėrket vetėm Allahut, salavatet dhe selamet qofshin pėr atė, pas tė cilit nuk ka mė profet, edhe mbi familjen dhe shokėt e tij.
Me tė vėrtetė dijetarėt janė trashėgimtarėt e profetėve, sepse profetėt nuk kanė lėnė trashėgim pasurinė, por kanė lėnė diturinė, tė cilėn kush e merr, ka marrė diēka shumė tė vlefshme. Kėtė fakt e pėrforcon mė shumė hadithi, ku Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė:"Kur njeriu vdes, i ndėrpriten veprat e tij, pėrveēse tre gjėra: Sadakaja e rrjedhshme ose dituria, prej sė cilės pėrfitohet, ose pasardhėsi i devotshėm qė lutet pėr tė (prindin)" 1.
Ky libėrth qė pėrmban fetua tė shejhut tė nderuar AbdulAziz bin Baz, ėshtė gjėja e fundit qė shejhu ka kėrkuar tė botohet para vdekjes sė tij, duke na dėrguar kėrkesė me shkrim, qė mban datėn 9 muharrem 1420H, nė tė cilėn thuhej:
"Po ju paraqesim disa ēėshtje nė lidhje me rregullat e shkurtimit dhe bashkimit tė namazeve, ashtu qė tė botohen nė njė broshurė tė veēantė, me fonde bamirėsie, duke shpresuar qė Allahu tė bėjė dobi me to. Kėto fetua janė shkeputur nga libri ynė Mexhmua Fetaua, nga vėll.12, qė nga fq.257 e deri nė 314".
Drejtoria e pėrgjithshme e kontrollit tė botimeve fetare, nėn drejtimin e kryesisė sė departamentit tė fetuave dhe studimeve akademike, ėshtė e lumtur qė po paraqet kėtė libėrth, i cili pėrmban fetua tė rėndėsishme, qė kanė tė bėjnė me rregullat e shkurtimit dhe bashkimit tė namazeve, pėr tė cilat ka nevojė ēdo musliman dhe muslimane, sepse ndeshet me kėto ēėshtje si nė qėndrim, ashtu edhe nė udhėtim, tė shkėputura nga fetuatė e shejhut tė nderuar (Allahu e mėshiroftė). Drejtoria, e cila mori pėrsipėr botimin, ka vendosur titull tė veēantė pėr ēdo fetua, qė tė bėhet mė e lehtė gjetja e ēėshtjes, tė cilėn e dėshiron. E lusim Allahun tė bėjė dobi me kėtė libėrth e tė tjerė tė ngjashėm si ky, dhe tė jetė ndihmesė pėr muslimanin, qė tė shtojė dijen e tij fetare dhe kuptimin nė fe. Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Dėgjues, Pėrgjegjės i lutjes.
|
|
|
03-08-06, 18:40
|
#2
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Namazi i udhėtarit pas atij qė ėshtė vendas (mukim) ose e kundėrta
Pyetje: Nėse dikush ėshtė nė udhėtim dhe do qė tė falė namazin e drekės me xhemat dhe gjen njė person vendas qė e ka falur drekėn, a i lejohet vendasit tė falet me udhėtarin dhe a duhet ta shkurtojė vendasi namazin apo ta plotėsojė?
Pėrgjigje: Nėse vendasi falet pas udhėtarit, ashtu qė tė shėrbejė si xhemat pėr udhėtarin, pasi qė vendasi e ka falur farzin e tij, atėherė falet ashtu siē falet udhėtari: dy rekate. Sepse ky namaz pėr vendasin konsiderohet nafile. Ndėrsa, nqs vendasi fal farzin pas njė imami udhėtar, duhet tė falė katėr rekate nqs ėshtė namaz dreke, apo ikindie, apo jacie pra, e ka detyrė ta plotėsojė namazin, pasi qė imami udhėtar jep selam pas dy rekateve. Nqs falet musafiri pas vendasit dhe qė tė dy po falin farzin, atėherė musafiri e ka detyrė ta plotėsojė namazin katėr rekatė, sipas mendimit mė tė saktė nga dy mendimet qė kanė dijetarėt nė kėtė ēėshtje. Argumenti i kėsaj ėshtė ajo qė imam Ahmedi ka transmetuar nė Musnedin e tij (vėll. 1/216, 226-227, 290, 370) dhe Muslimi nė Sahihun e tij (me nr. 688) se ibn Abbasi ėshtė pyetur nė lidhje me musafirin:"Pse kur robi falet pas imamit vendas fal katėr rekatė, kurse me musafirėt fal dy rekate?" Tha:"Kėshtu ėshtė Suneti".
1. Transmeton Ahmedi vėll.2/372 dhe teksti ėshtė sipas transmetimit tė tij, dhe Muslimi me nr. 1631.
Po ashtu si argument shėrben pėrgjithėsimi nė fjalėn e Profetit salallahu alejhi ve selem:"Me tė vėrtetė imami ėshtė bėrė qė tė pasohet, prandaj mos e kundėrshtoni atė (duke i paraprirė nė veprime apo duke u vonuar shumė pas tij)". (Mutefekun alejhi2).
|
|
|
03-08-06, 18:40
|
#3
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Nėse njė udhėtar e zė namazi farz nė njė xhemat qė janė vendas dhe udhėtari bėhet imam i kėtij xhemati, a duhet tė falet si udhėtar apo si vendas?
Pyetje: Nėse njė udhėtar e zė namazi farz nė njė xhemat vendas dhe ky udhėtar ėshtė mė i meritueshmi pėr tė qenė imam, a duhet tė falet si udhėtar apo si vendas?
Pėrgjigje: Suneti ėshtė tė falet si udhėtar. Pasi qė ai tė japė selam, xhemati ngrihen dhe e plotėsojnė namazin, secili pėr veten e tij. Kjo sepse, kur Profeti salallahu alejhi ve selem u fal me banorėt e Mekes nė vitin e Ēlirimit, u fal si udhėtar dhe i urdhėroi vendasit qė ta plotėsojnė namazin. Nėse udhėtari e fal namazin tė plotė (pa e shkurtuar), ka lėnė mė tė mirėn qė duhet tė bėnte, por namazi i tij ėshtė i saktė. Ėshtė saktėsuar se Uthmani e ka plotėsuar namazin gjatė haxhit, nė vitet e fundit tė khalifatit tė tij. Po ashtu ėshtė saktėsuar se Aishja e plotėsonte namazin nė udhėtim dhe thoshte:"Plotėsimi i namazit nuk mė sjell vėshtirėsi", por mė e mira ėshtė ajo qė Profeti salallahu alejhi ve selem ka vepruar, sepse ai ėshtė qė i vendos dhe na i mėson ligjet e sheriatit, salavatet dhe selamet qofshin mbi tė. Allahu ėshtė qė jep sukses.
|
|
|
03-08-06, 18:41
|
#4
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Gjykimi i faljes sė atij qė shkurton namazin pas dikujt qė e plotėson
Pyetje: Cili ėshtė gjykimi i faljes sė atij qė e shkurton namazin pas dikujt qė e plotėson atė, apo e kundėrta, dhe si veprohet?
Pėrgjigje: Nėse bėhet imam dikush qė e shkurton namazin, atėherė, pasi imami tė japė selam pas dy rekateve, vendasi duhet tė ngrihet dhe t'i plotėsojė katėr rekate, pra, imami musafir fal dy rekate dhe jep selam, pastaj xhemati vendas ngrihen pas tij dhe i plotėsojnė rekatet, derisa tė bėhen katėr rekate. Kurse, nėse ka nė xhemat mysafirė, ata japin selam me imamin musafir. Nėse vendasi bėhet imam dhe musafirėt falen pas tij, atėherė ata e plotėsojnė namazin me imamin dhe nuk u lejohet shkurtimi, por duhet tė falin katėr rekate, sepse ėshtė vėrtetuar nė hadithin e saktė se ibn Abbasi ėshtė pyetur pėr musafirin qė falet pas imamit:"O ibn Abbas, pse ne kur falemi pas imamit vendas falim katėr rekate, ndėrsa kur falemi vetėm ne udhėtarėt falim dy rekate?" Tha:"Kėshtu ėshtė Suneti". Kėtė e ka transmetuar imam Ahmedi, nė Musnedin e tij, me zinxhir tė mirė, dhe origjina e tij gjendet tek Muslimi. Kjo tregon se ėshtė detyrė tė plotėsohet namazi i udhėtarit, i cili falet pas vendasit. Allahu ėshtė qė jep sukses.
|
|
|
03-08-06, 18:41
|
#5
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Nuk ka problem pėr musafirin qė ta falė ikindinė tė shkurtuar, pasi tė japė selam nga namazi i drekės, tė cilėn e fali me imamin
Pyetje: Njė person udhėtar e kishte bėrė nijet qė t'i shkurtonte dhe t'i bashkonte namazet pasi do ta falte drekėn me xhemat. A e ka detyrė tė ngrihet menjėherė pasi tė japė selam dhe ta falė ikindinė tė shkurtuar apo lejohet tė vonohet pak? A ka ndonjė pėrcaktim se sa mund tė vonohet?
Pėrgjigje: Nėse musafiri falet pas vendasit, duhet ta plotėsojė namazin, sepse ėshtė saktėsuar nga Ibn Abbasi se Suneti ėshtė qė mysafiri, i cili falet pas vendasit, duhet ta plotėsojė namazin.
2. El-Fet'h vėll.1/176-177 dhe Muslim me nr.1151, 1154.
Pėr sa i pėrket bashkimit, ai ėshtė i lejuar. Nuk ka asnjė lloj problemi qė ta falė ikindinė tė shkurtuar, pasi tė japė selam me imamin nga namazi i drekės. Nėse do qė ta vonojė ikindinė pėr ta falur nė kohėn e saj, nuk ka problem, pėrkundrazi, kjo ėshtė mė e mira nėse udhėtari nuk ėshtė nė ecje e sipėr, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem bashkonte nė mes dy namazeve nė udhėtim, nė kohėn e njėrės prej atyre dyjave, nėse ishte nė ecje e sipėr, ndėrsa, kur ishte nė qėndrim, e falte ēdo namaz nė kohen e tij. Kjo ėshtė vepra e Profetit salallahu alejhi ve selem nė shumicėn e rasteve. Kėshtu veproi dhe nė Mina, nė haxhin e lamtumirės: E falte ēdo namaz nė kohėn e tij, duke e shkurtuar, por pa e bashkuar. Allahu na dhėntė sukses tė gjithėve, qė ta pasojmė sunetin dhe t'i pėrmbahemi atij.
|
|
|
03-08-06, 18:42
|
#6
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Gjykimi pėr namazin e vendasit pas musafirit dhe a e shkurton musafiri namazin nėse ėshtė imam apo xhematli?
Pyetje: Cili ėshtė gjykimi pėr namazin e vendasit pas musafirit ose e kundėrta? A i lejohet musafirit shkurtimi nė tė dyja rastet (imam ose xhematli)?
Pėrgjigje: Namazi i musafirit pas vendasit ose namazi i vendasit pas musafirit ėshtė i lejuar dhe i saktė, pa asnjė lloj problemi. Por, nėse vendasi ėshtė imam dhe musafiri xhemati, atėherė musafiri e ka detyrė ta plotėsojė namazin nė pasim tė imamit, sepse ėshtė saktėsuar nė Musnedin e imam Ahmedit dhe Sahihun e Muslimit se, kur ibn Abbasi u pyet pėr plotėsimin e namazit tė musafirit kur ai falet pas vendasit, tha:"Kėshtu ėshtė suneti". Nėse vendasi falet pas musafirit nė namazet me katėr rekate, atėherė duhet tė ngrihet pas selamit tė imamit dhe ta plotėsojė namazin.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:55.
|
|