Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-11-06, 21:13   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Opozita proserbe ne mal te Zi proteston per viziten e Agim Cekut.

Podgoricė: Agim Ēeku thotė se pret qė Kosova tė fitojė shpejt pavarėsinė nga Serbia
03-11-2006


Kryeministri i Kosovės Agim Ēeku thotė se pret qė statusi i Kosovės tė zgjidhet shpejt dhe qė ky status tė sjellė pavarėsinė nga Serbia.
Zoti Ēeku foli pas njė takimi tė premten nė Podgoricė me zyrtarė tė lartė tė Malit tė Zi, i cili u shkėput nga Serbia para pesė muajsh.
Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviē, u tha gazetarėve se, cilado qoftė e ardhmja e Kosovės, ėshtė nė interesin e Malit tė Zi tė ndėrtojė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt.
Por ftesa pėr zotin Ēeku, ish-komandant i UĒK-sė zemėroi opozitėn pro-serbe nė Mal tė Zi, qė organizoi protesta nė Podgoricė.
Udhėheqėsi i Partisė Nacionaliste Serbe, Andrija Mandiē, e quajti zotin Ēeku “kriminel lufte” dhe vizitėn e tij nė Mal tė Zi njė”fyerje pėr tė gjithė serbėt e Ballkanit”.
Zoti Ēeku tha se ndėrgjegjia e tij ishte e pastėr pasi kishte vepruar si njė ushtar i vėrtetė.



Zeri i Amerikes


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-11-06, 21:20   #2
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

ĒEKU, GJUKANOVIQ: STATUSI I KOSOVĖS TĖ PĖRCAKTOHET SA MĖ PARĖ





Kryeministri i Kosovės Agim Ēeku sot vizitoi Malin e Zi me ftesė tė kryeministrit Millo Gjukanoviq.
Pas bisedimeve me zyrtarėt mė tė lartė malazezė, kryeministri Ēeku tha se e ka njoftuar kryeministrin Gjukanoviq me procesin e negociatave pėr statusin e Kosovės dhe me pritjet qė kjo ēėshtje tė pėrfundojė deri nė fund tė kėtij viti.

"Statusi i Kosovės do tė jetė pavarėsia, e mbikqyrur nga bashkėsia ndėrkombėtare, e cila do tė jetė e pranishme nė Kosovė, me tė gjitha garancat e mundshme pėr tė drejtat e gjithė pakicave kombėtare", tha Ēeku pėr tė shtuar.

"Kjo ėshtė zgjidhja e vetme afatgjatė, e qėndrueshme dhe praktike, qė do tė kontribuojė pėr paqen dhe stabilitetin nė Kosovė dhe nė rajon", tha Ēeku.

Kryeministri Gjukanoviq gjithashtu tha se statusi i Kosovės duhet tė pėrcaktohet sa mė parė dhe tė mos shtyhet zgjidhja. Gjukanoviq u angazhua pėr njė zgjidhje tė qėndrueshme qė do tė garantonte stabilitetin dhe zhvillimin nė rajon.
"Shtyrja e deritashme nuk ka kontribuar tė zgjerohet fushėveprimi pėr zgjidhjet e ndryshme nė pėrcaktimin e statusit tė Kosovės. Pėrkundrazi", tha Gjukanoviq.

Kryeministri i Kosovės e ka pėrshėndetur qėndrimin e Podgoricės zyrtare, se do tė pranojė ēdo zgjidhje qė do tė pėrcaktonte bashkėsia ndėrkombėtare.
Konstatim i pėrbashkėt ishte se gjendja e pakicave ėshtė indikator i pjekurisė demokratike tė vendeve. Nė kėtė kuadėr, kryeministri Ēeku nga homologu malazez kėrkoi.

"Kėrkova ndihmė dhe mbėshtetje nga kryeministri Gjukanoviq qė tė inkurajohet komuniteti serb i Kosovės tė jetė pjesė e jetės sė pėrditshme tė Kosovės", tha kryeministri Agim Ēeku.

Tė dy kryeministrat kanė konstatuar se marrėdhėniet midis Kosovės dhe Malit tė Zi kanė perspektivė tė gjerė, prandaj kanė biseduar pėr projekte tė pėrbashkėta nė fushėn e sigurisė dhe infrastrukturės.

Takimit Ēeku-Gjukanoviq i kanė paraprirė protesta tė partive proserbe nė Mal tė Zi. Kryetari i grupimit politik Lista Serbe, Andrija Mandiq, tha se "duke e ftuar Ēekun nė Mal tė Zi, Gjukanoviq u ka dhėnė goditje tė madhe jo vetėm 200 mijė serbėve nė Mal tė Zi, por edhe udhėheqjes dhe popullit tė Serbisė pas miratimit tė kushtetutės sė re".
"Kėtė e pėrjetuan si fyerjen mė tė madhe nga ana e kryeministrit nė largim Millo Gjukanoviq. Borxhin pėr referendumin Gjukanoviqi sot u pėrpoq ta kthejė me Agim Ēekun", tha Mandiq.

Pas takimit me kryeministrin Gjukanoviq, Ēeku u takua me udhėheqės tė partive shqiptare nė Mal tė Zi.

Radio Free Europe
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-11-06, 21:24   #3
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim

mbahu Trim, O Mos Ke Frik, Ke Pas Vete Njė Amerik!
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-11-06, 15:20   #4
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Drinni
mbahu Trim, O Mos Ke Frik, Ke Pas Vete Njė Amerik!
Kalti raporton zakonisht lajme qė lidhen me serbė; si duket i dhimbsen shumė. Po i tregoj se serbėt janė popull kriminel; tė pa ndėshkuar; protestat e tyre janė tė pajustifikueshme. Nuk asht mirė t'u bohet aq publicitet; nuk e meritojnė. Ky popull ka dasht tė pastrojė ballkanin nga ēdo etni jo-serbe : e kanė gropue varrin e tjerve : do tė varrosen vetė nė atė varr. Kush lotė nuk do tė derdh pėr ta!

E sa pėr Drinnin : Kosova asht kap pėr lisa e jo pėr fshisat qė na propozon sollana, ndonji forumist aty ku flitet vetėm shqip, dmth nga persona qė nuk ēojnė peshė. Inteligjenca shqiptare po mė mahnit ēdo ditė e ma shumė.
Instiktet shtazarake tė disa popujve ardhacak sė voni nė ballkan po mė lan plotėsisht indiferent!
Amerikė, pra, vetėm Amerikė!
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-11-06, 19:58   #5
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Kalti raporton zakonisht lajme qė lidhen me serbė; si duket i dhimbsen shumė. Po i tregoj se serbėt janė popull kriminel; tė pa ndėshkuar; protestat e tyre janė tė pajustifikueshme. Nuk asht mirė t'u bohet aq publicitet; nuk e meritojnė. Ky popull ka dasht tė pastrojė ballkanin nga ēdo etni jo-serbe : e kanė gropue varrin e tjerve : do tė varrosen vetė nė atė varr. Kush lotė nuk do tė derdh pėr ta!

E sa pėr Drinnin : Kosova asht kap pėr lisa e jo pėr fshisat qė na propozon sollana, ndonji forumist aty ku flitet vetėm shqip, dmth nga persona qė nuk ēojnė peshė. Inteligjenca shqiptare po mė mahnit ēdo ditė e ma shumė.
Instiktet shtazarake tė disa popujve ardhacak sė voni nė ballkan po mė lan plotėsisht indiferent!
Amerikė, pra, vetėm Amerikė!
Fshatari,

Nuk e di se sa e kupton gjuhen shqipe, pasi ne shume tema nese sillen lajme ne te cilat permenden serbet, kjo nuk do te thote asgje per qendrimin tim personal ndaj tyre.
Ballkanin nuk e kemi krijuar as une e as ti. Ne keshtu e gjetem nga paraardhesit. Ne duhet ta ndryshojme Ballkanin me te gjitha mjetet dhe mundesite qe te pakten pasardhesit te mos vazhdojne te mbesin pengje te se kaluares se larget dhe te afert.

Une urrej politika qe cojne popujt ne vepra kriminale, por nuk urrej popujt qe behen viktima te ketyre politikave!

Ndersa ajo qe une kam deshiruar te sjell permes kesaj teme eshte akti se qeveria e Malit te Zi e njeh dhe e pranon realitetin e ri te krijuar ne Kosove pas vitit 1990 dhe me fort pas vitit 1999.
Ndersa eshte opozita proserbe ajo qe edhe pse eshte qytetare e nje shteti tjeter nga Serbia vazhdon te luaje lojen e ndyre te Serbise ne Ballkan.
Megjithate po e marr qendrimin tend ndaj meje si nje qendrim emocional.

Pershendetje miqesore
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-11-06, 20:03   #6
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Presidenti i Serbisė Boris Tadiq e ka cilėsuar si "hap tė papranueshėm e tė panevojshėm" vendimin e kryeministrit tė Malit tė Zi Millo Gjukanoviq qė tė pranojė kryeministrin Agim Ēeku nė kohėn "kur po zhvillohen negociatat pėr statusin e Kosovės".
"Agim Ēeku nuk ėshtė i autorizuar ta pėrfaqėsojė Kosovėn jashtė dhe tė zhvillojė bisedime bilaterale", ka thėnė Tadiq.
Qeveria serbe ndėrkaq ka ripėrsėritur se Kosova ėshtė pjesė pėrbėrėse e Serbisė, e jo njė vend fqinj i Malit tė Zi, siē ka deklaruar Podgorica zyrtare me rastin e vizitės sė kryeministrit Ēeku.
"Tė gjitha vendet anėtare tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirė dhe Mali i Zi, duhet ta respektojnė sovranitetin dhe integritetin territorial tė Serbisė", thuhet nė komunikatėn e qeverisė serbe.
Ndėrkaq Partia Demokratike e Serbisė e kryeministrit Vojisllav Koshtunica, u ėshtė falėnderuar partive malazeze, tė cilat dje protestuan kundėr vizitės sė kryeministrit Ēeku nė Mal tė Zi.

Radio Europa e Lire
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.