|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
09-11-06, 00:56
|
#1
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Shtegu i Njohjes
Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit.
Falėnderimi i qoftė Allahut i Cili ka ndriēuar zemrat e njohėsve (gnostikėve) me pėrkujtim gjuhėt e tyre i ka pėrgatitur qė ti falėnderohen Atij, trupat e tyre i ka formėsuar qė ti shėrbejnė Atij. Nė kopshtet e intimitetit ata enden, dhe shmangen nė strehimoren e dashurisė sė Tij. Ai di pėr ta dhe ata e pėrmendin
Ai i do dhe ata e duan. Ai ėshtė i kėnaqur me ta dhe ata me Tė.
Pasuria e tyre ėshtė varfėria kundruall Atij; e ndiejnė nevojėn pėr zbatimin e asaj ēka Ai u ka urdhėruar. Dituria e tyre ėshtė shėrim pėr mėkatet; Ai u bėri tė njohin mjekimin pėr zemrėn, e kėshtu u bėnė fenerė pėr dėshmitė e Allahut nė tokė dhe ēelėsa tė thesarit tė urtėsisė qė Ai krijoi. prijesi i tyre ėshtė hėna nė tė lindur; udhėheqėsi i tyre ėshtė drita e shndritshme mė i afėrmi dhe mė i zgjedhuri ndėr njerėz, Muhamedi as, fryti i pastėr nga trungu i bekuar, rrėnja e tė cilit ėshtė njėshmėria e Zotit kurse degėt, pėrkushtimi (devotshmėria); trung as i lindjes as i perėndimit, vaji i tij ndriēon edhe pa e prekur zjarri. Dritė mbi dritė. Allahu udhėzon kah drita e Vet atė qė do. Allahu sjell shembull pėr njerėzit. Allahu ēdo gjė di shumė mirė. (en Nur, 35)
Atij tė cilit Allahu nuk i bėn dritė, ai dritė nuk ka pėr tė pasur. (en Nur 40)
Lavdia dhe mėshira e Allahut i takojnė tė Dėrguarit tė Tij; lavd dhe mėshirė, gjurmėt e tė cilave shndrisin nė qiej e ndriēimi i tyre lartohet nė kopshtet e pėrjetėsisė. Lavdi dhe mėshira e Allahut qofshin mbi familjen e tij tė ndershme dhe shokėt e tij tė pastėr.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 00:56
|
#2
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Ndjekėsi i shtegut tė njohjes
Ndjekėsi i shtegut tė njohjes
Ndjekėsi nė shtegun e njohjes ėshtė i lidhur pėr tre gjendje themelore:
1. Frika
2. Shpresa
3. Dashuria
Frika ėshtė degė prej diturisė
Shpresa ėshtė degė prej bindjes sė sigurte
Dashuria ėshtė degė prej njohjes.
Dėshmia pėr frikėn ėshtė ikja nga mėkati;
Dėshmia pėr shpresėn ėshtė tė kėrkuarit e mėshirės;
Dėshmia pėr dashurinė ėshtė dhėnia pėrparėsi tė dashurit mbi veten pra sakrifice.
Shėmbėllim pėr sa u pėrmend mė lart janė qabja, xhamia dhe "haremi:"
Kush hyn nė Haremin e vullnetit ėshtė i siguruar nga dėmi i krijesave; kush hyn nė xhami ėshtė i siguruar pėr gjymtyrėt e tij prej tė gabuarit ndaj Allahut tė madhėruar; kush hyn nė Kabe e ka ruajtur zemrėn e tij nga tė preokupuarit me diē tjetėr veē tė pėrmendurit tė Allahut tė Madhėruar.
Kur zgjohet njeriu nė mėngjes le tė shikojė nė errėsirėn e natės dhe dritėn e ditės dhe le tė mėsojė se kur shfaqet njėra, tjetra zhduket. I kėtillė ėshtė rasti edhe me dritėn e njohjes; kur ajo shfaqet, zhduket errėsira e tė gabuarit tė gjymtyrėve tė njerėzve (ajo qė nė errėsirė nuk shquhej, nė dritėn e dijes dallohet nė ėshtė e drejtė apo jo e kėshtu mundėsohet rregullimi).
Nėse gjendja e njeriut ėshtė e atillė qė ta bėjė tė qetė dhe tė gatshėm pėr vdekjen, ai i ėshtė mirėnjohės Zotit tė Lartėsuar nė pėrudhjen (udhėzimin) dhe ruajtjen qė Ai i bėri nga mėkatet. Por nėse gjendja e tij ėshtė e tillė qė nuk e dėshiron takimin me vdekjen, atėherė duhet tė vendosė qė me pėrkushtim madhor ti hyjė rrugės pėr zgjidhje, duke ditur se nuk ka strehimore tjetėr prej Allahut pėrveē se tek Ai; ashtu si nuk ka mėnyrė tė ardhjes deri tek Ai pėrveē se me Tė.
Pastaj robi duhet tė pendohet pėr veprat e tij tė kėqia tė cilat i ka vepruar gjatė jetės mbėshtetur nė zgjidhjen e tij tė gabueshme; duhet tė kėrkojė ndihmė nga Zoti i Lartėsuar nė tė pastruarit e jashtėsisė sė tij nga mėkatet dhe brendisė nga mangėsitė; duhet ta kėpusė nga zemra e tij brezin e harresės pėrhumbėse; ta nėnshtrojė zjarrin e epsheve; tė vazhdojė me ngulm nė rrugėn e drejtė sepse me tė vėrtetė dita ėshtė dėshmi e Ahiretit (pėrjetėsisė), nata dėshmi e kėsaj botė kurse gjumi shembull i vdekjes.
Njeriu pėrparon po aq sa vepron, kurse pendohet pėr atė qė kalon.
Allahu i madhėruar thotė: Atė ditė njeriu do tė njihet me atė qė ēoi para dhe atė qė la prapa. (el-Kijameh, 13).
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 00:57
|
#3
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Shtegu i Njohjes
Gjendjet e zemrės
Gjendjet e zemrės ndahen nė katėr lloje:
Lartėsimi
Zbulimi
Rėnia
Pezulli .
Lartėsimi i zemrės ėshtė nė tė pėrmendurit e Zotit tė Lartėsuar.
Zbulimi ėshtė nė kėnaqjen me Tė.
Rėnia ėshtė nė tė preokupuarit e zemrės me tjetėr pėrveē Zotit.
Pezulli (stagnimi) ėshtė nė shkujdesjen e zemrės ndaj Allahut tė Lartėsuar.
Shenjat e lartėsimit janė tre:
Harmonia,
Moskapėrcimi i kufijve tė Allahut, dhe
Pėrmallimi i pėrhershėm (pėr afėri me Zotin).
Shenjat e zbulimit janė tre:
Mbėshtetja nė Zotin
Sinqeritet
Bindja me qartėsi (Siguri).
Shenjat e rėnies janė tre:
Vetkėnaqėsia/narcisizmi ,
Syfaqėsia
Pėrkujdesja e tepruar ndaj jetės sė kėsaj bote.
Shenjat e pezullit janė tre:
Mungesa e ėmbėlsisė nė adhurime,
Mosneveritja ndaj mėkatit,
Luhatshmėria nė dallimin e tė lejuarės.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 00:58
|
#4
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Shtegu i Njohjes
Perkujdesja
Celėsi i saj ėshtė pėrkujtimi i vdekjes sepse kėshtu vjen ēlirimi nga preokupimet e ngushta tė kėsaj bote, shpėtimi nga armiku, pėrforcimi i tė kuptuarit se jeta ka kohėzgjatjen e njė dite e kjo mund tė pėrmblidhet me tė pėrsiaturit e pėrhershėm.
Dyert e tė pėrsiaturit janė tė zbrazurit e zemrės nga kjo botė. Cfare shpie deri tek kjo zbrazje ėshtė mospėrfillja ndaj kėsaj bote. Shtylla e misticizmit ėshtė devotshmėria , kurse kulmi i devotshmėrisė ėshtė frika ; udhėzuesi i frikės ėshtė bindja e pastėr dhe e sigurte, rregullimi i bindjes ėshtė nė tė veēuarit dhe nė tė ndenjurit uritur , kurse plotėsimi i veēimit ėshtė pėrpjekja dhe durimi, rruga e tyre ėshtė sinqeriteti, dėshmi e tė cilit ėshtė kėrkimi i diturisė. I Dėrguari i Zotit sal ka thėnė: Kėrkimi i diturisė ėshtė detyrė pėr ēdo musliman. (Ibn Maxheh).
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 00:59
|
#5
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Shtegu i Njohjes
Qėllimi
Eshtė e domosdoshme pėr robin qė tė vendosė njė qėllim pėr ēdo lėvizje dhe ndeje tė tij. Percillet se i Derguari i Zotit ka thėnė: Veprat janė sipas qėllimeve dhe ēdokujt i takon ajo qė ka pėr qėllim
dhe Qėllimi (nijeti) i besimtarit ėshtė mė i mirė se vepra e tij.
Qėllimet ndryshojnė sipas rrethanave. Ai qė vendos dicka pėr hir tė Zotit ėshtė nė luftė tė vazhdueshme me veten; e ndėrkaq njerėzit janė tė qetė prej tij, sepse njeriu qė ka qėllim Zotin kėrkon shpėrblim prej Tij dhe jo prej krijesave. Pėr ndjekesin e shtegut hyjnor ska asgjė mė tė rėndė se ruajtja e qėllimit.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 00:59
|
#6
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Shtegu i Njohjes
Tė pėrmendurit e Zotit
Bėje zemrėn drejtim tė gjuhės tėnde. Derisa e pėrmend Zotin pėrpiqu tė ndjesh ndrojėn e robėrimit tek Zoti dhe madhėshtinė hyjnore. Dije se Zotit tė Madhėruar i ėshtė e njohur fshehtėsia e zemrės tėnde; Ai sheh edhe veprimin tėnd tė jashtėm, dėgjon edhe bisedat e tua tė fshehta. Kėshtu pra, pastroje me trishtim (ndaj gjendjes tėnde) zemrėn dhe ndize nė tė flakėn e frikės, e kur tė digjet e tė bjerė veli i pėrhumbjes nga zemra jote, atėherė tė pėrmendurit tėnd kundrejt Tij, do tė jetė ne lidhje te drejperdrejte me tė pėrmendurit e Tij kundrejt teje : me permendni mua qe dhe Une t'ju permend ju ...(bekareh) "
kurse permendja e Zotit ėshtė mė e madhja (el-Ankebut, 45) sepse Ai tė pėrmend edhe pse ėshtė i mėvetshėm nga ti, e ti e pėrmend Atė nga nevoja pėr Tė.
Zoti i madhėruar thotė: Vėrtet, pėrmendja e Allahut i qetėson zemrat. (er-Rraad, 28).
Qetėsia e zemrės do tė jetė nė tė pėrmendurit e Allahut, kurse ndroja nė zemėr ėshtė pasojė e kėsaj pėrmendjeje. I Madhėruari thotė: Besimtarėt e vėrtetė janė vetėm ata zemrat e tė cilėve dridherohen kur pėrmendet Zoti. (Enfal, 2).
Drifherimi eshte per dy shkaqe, nga dashuria per Zotin dhe nga frika ndaj tij.
Permendja ėshtė e sinqertė kur e pėrcjell zemra dhe kur prej saj rrėnohen tė gjitha botėvėshtrimet dhe mendimet tė cilat nuk lidhen me Zotin.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:23.
|
|