.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
" Pakoja e Shėn Ahtisaarit"
Gjithēka pėr serbėt pakicė,
asgjė pėr shqiptarėt shumicė!
Me "Pakon e Shėn Ahtisaarit"
Kosova prej Serbisė nuk shkėputet,
por Serbia nė Kosovė nė thellėsi futet
!
Njerėzit e arsyeshėm ia pėrshtatin veten botės, njerėzit e paarsyeshėm kėmbėngulin, duke u pėrpjekur, qė t'ia pėrshtasin botėn vetes. Prandaj, i gjithė pėrparimi, varet te njerėzit e paarsyeshėm.
-Xhorxh Bernard Shou
Dita e premte, 2 shkurt 2007, ishte dita e pritur aq gjatė. Dita aq e pėrfolur-dita qė aq shumė na ka lodhur. Na ka lodhur, na ka bėrė fi, duke pritur pavarėsi. Dita kur erdhi pakoja dita kur me pavarėsi mori fund loja. Dita e shenjtėruar, qė ishte caktuar, nga Shėn Ahtisaari, pakon me na prezentuar, demek, i pari.
Dita kur pakoja u shpalos-ēka me pa- Kosova nis e sos- ishte bėrė kos
!
Pse? Sepse, nė 16 faqe tė gazetės, i mbyllėt goja sė vėrtetės. I mbyllet goja sė vėrtetės tė shumicės, i hapėt goja e mashtrimit tė pakicės. Pakica shpėrblehet, priviligjohet, pėrkdhelet, lazdrohet, lartėsohet, kurse shumica dėnohet, ndėshkohet, pėrbuzet, nėnēmohet, poshtėrohet
!Pse? Sepse, qė me Nenin e Parė, qė e solli nė pako i shenjti Ahtisaar, shkruan:"Kosova do tė jetė shoqėri shumetnike, e cila qeveriset nė mėnyrė demokratike
. " Nė Kosovė, pra, shqiptarė mė s'ka! Kosova do tė jetė shoqėri, jo shtet, popull, komb, apo shqiptari! Kosova do tė jetė shumetnike, e cila do tė qeveriset nė mėnyrė demokratike! !!
Si do tė qeveriset Kosova?
Kosova do tė qeveriset, jo prej shumicės, por qysh t'i teket, qysh t'i begeniset pakicės. Pakica do tė ketė gjuhėn e vet zyrtare, kudo nėpėr Kosovė, edhe aty ku s'ka pakicė fare. Kosova do tė ketė komuna pėr shumicėn, kurse opshtina pėr pakicėn. Nėpėr shumė komuna tė Kosovės, shumica do tė shdėrrohet nė pakicė, kurse pakica do tė bėhet shumicė. Kosova do tė ketė opshtina me tė drejta tė shtuara, me hapėsira tė zgjeruara, qė do tė jenė shumė tė privilegjuara
! Tė priviligjuara me tė gjitha: me pasuri nėntokėsore, mbitokėsore, me shumė pika strategjike, me shumė pozicione, me shumė donacione
! Do tė kenė lidhje horizontale dhe vertikale, kuptohet, bashkohen me Serbinė, kurse Kosovės i ndalohet bashkimi me Shqipėrinė
!Pakica do tė shtrihet deri aty ku ka dėshirė, qė e ardhmja e saj tė jetė sa mė e mirė
!
Kosova do tė ketė kuvend, por ky kuvend s'do tė ketė nevojė pėr deputet me mend, sepse kur t'i kap zori - ēdo problem e zgjidhė, i huaji, kryeadministratori
!
Kryeadmistratori vet do tė jetė mbret, ai do tė nėnshkruan, kush s'ja luan, vet do tė vendos, do tė vulos, pa tė drejtėn kush pėr t'i thėnė mos
!Kosova do tė ketė deputetė tė shumicės dhe tė pakicės, por pakica ka me pasė vende tė siguruara, tė garantuara, dhe pa votat e pakicės s'ka me pasė asnjė dobi prej shumicės
!Nė Kosovė do tė themelohet njė Forcė e Sigurisė, e cila do tė jetė profesionale dhe shumetnike, por kjo nuk tė jetė Ushtri ose Armatė, sepse do tė jetė duarthatė
! Forca e Sigurisė shumetnike s'ka me pasė aftėsi, mundėsi, me mbrojtė Kosovėn nga ushtritė armike
Trupat Mbrojtėse tė Kosovės do tė shpėrbėhen. Pra, (TMK) do tė shpartallohet, sipas propozimit tė Shėn Ahtisaarit, sepse aty ka mbetur ende gjaku i shqiptarit
!Kosova, nė vend tė Pavarėsisė, do t'i paguaj borxhin ndėrkombėtar Sėrbisė
!Kosova do ta njeh Kishėn Ortodokse Serbe tė Kosovės, duke pėrfshirė manastiret, kishat dhe objektet tjera qė shfrytėzohen pėr qėllime fetare, dhe si pjesė integrale e Kishės Ortodokse Serbe me seli nė Beograd
Kosova do t'i ofrojė Kishės Ortodokse tė Sėrbisė privilegje doganore dhe tatimore
Kosova do tė garantojė lirinė e lėvizjes pėr klerin dhe anėtarėt e Kishės Ortodokse mbrenda Kosovės dhe sipas nevojės do tė ofrojė aranzhime tė nevojshme sigurie pėr kėtė lėvizje
Zonat e Mbrojtura
Nė Kosovė, njė numėr i zgjedhur i manastireve tė Kishės Ortodokse Serbe, si dhe kishave dhe objekteve tjera fetare, si dhe objektet historike dhe kulturore tė rėndėsisė tė veēantė pėr serbėt e Kosovės, do tė gėzojnė mbrojtje tė veēantė pėrmes pėrcaktimit tė "ZONAVE TĖ MBROJTURA".Objektivat e zonave mbrojtėse janė: Tė sigurohet njė ekzistim dhe funksionim paqėsor i objekteve qė duhet mbrojtur; tė ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke pėrfshirė natyrėn e jetės tė manastirit dhe klerit; dhe tė parandalohet
:a. Ndėrtimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i resurseve minerale; ndėrtimi i centraleve pėr prodhimin e energjisė ose tė rrjetit tė energjisė elektrike, furrave, fabrikave.
b. Ndėrtimi ose zhvillimi i objekteve, siē janė: strukturat ose godinat mė tė gjata se manastiri, kisha, ose monumenti kulturor
Kur rrethanat e kėrkojnė, mund tė kufizohet ēdo aktivitet nga kėto fusha:
a. Ndėrtimet ose zhvillimet komerciale, siē janė: ndėrtimi i rrugėve, ndėrtimi i depove, punėtorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve, kafiterive, kiosqeve dhe standeve tė ushqimit, dhe ēdo ndėrtim i madh nėpėr rajonet rurale;b. Tubimet publike, rekreative dhe zbavitėse;c. Urbanizimi i tokės bujqėsore.Kosova do tė sigurojė qė planet hapėsinore pėr rajonet mbrenda zonave tė mbrojtura tė jenė me kufizimet e pėrcaktuara
Zonat e mbrojtura pėr lokacionet si nė vijim do tė pėrcaktohen me hartat e bashkėngjitura
Por hartat nuk janė bashkangjitur, hartat janė hartuar, por qe de, nuk janė publikuar
!Tė publikuara, pėrveē hartave tė hartuara, nė dokumentin e Shėn Ahtisaarit janė tė gjitha nenet kundra shqiptarit
! Asgjė pėr shqiptarėt shumicė, gjithēka pėr serbėt pakicė
!
Nė Pakon e tė shenjtit Shėn Ahtisaar-
nuk pėrmendet asnjėherė fjala apo emri shqiptar!
Nė Pakon e tė shenjtit Ahtisaar asnjėherė nuk pėrmendet
fjala apo emri shqiptar
!Nė Pakon e tė Shenjtit Ahtisaar jo vetėm qė nuk pėrmendet fjala shqiptar, por tani ēdokush e di se nuk pėrmendet as fjala
pavarėsi, nuk pėrmendet as fjala xhami, as feja Islame, as pėrkatėsia
e shumicės shqiptare muslimane
!Nė Pakon e tė shenjtit Ahtisaar serbėt pėrmenden 37 herė, kurse fjalėt Kishė Ortodokse Serbe, Manastire, pėrmenden mbi 70 herė, pa i shėnuar edhe emrat Beograd, Serbi, sepse do t'ju m'vjen mėrzi
!Tė mos pėrmendet asnjėherė emri shqiptar, qė janė shumicė, mbi 90 pėrqind, tė mos pėrmendet as fjala pavarėsi, as xhami, as feja Islame, as pėrkatėsia e shumicės shqiptare muslimane, ēka tregon, ēka dėshmon kjo? Kjo tregon, kjo dėshmon se shqiptarėt nuk janė as popull tokėsor, kurse serbėt janė popull hyjnor
! A nuk ėshtė ky shovenizėm? A nuk ėshtė ky racizėm?
Me pak fjalė, ky plan i tė shenjtit Ahtisaar ėshtė njė plan antishqiptar, antikombėtar, antifetar. Ky plan duhet refuzuar, kurrsesi nuk duhet pranuar, sepse ardhmėrinė e Kosovės ka pėr ta shkatėrruar. Me kėtė plan, Kosova prej Sėrbisė nuk po shkėputet, por Sėrbia nė Kosovė nė thellėsi po futet
! Kur Serbia nė Kosovė futet nė thellėsi, atėherė ē'kuptim ka fjala pavarėsi
!?
Qeveria e Kosovės, Grupi i Unitetit, po ja bėjnė qefin vetit
! Duke i shėrbye si shėrbėtorė tė pėrulur UNMIK-ut-po i shėrbejnė, pa dyshim, armikut
!Qeveria e Kosovės, nė veēanti, i ashtuquajturi Grupi i Unitetit, duhet tė jenė kėmbėngulės, duhet t'ia vėnė gishtin kokės, tė mos ia pėrshtatin veten botės
!"PO"-ja e Grupit tė Unitetit do ta bartė pėrgjegjėsinė deri nė Ditėn e Kijametit
!
"P0"-ja e tyre euforike, pėr Kosovėn, do tė jetė katastrofike
!
"P0"-ja e tyre nuk ėshtė "PO" e popullit. Populli e dėshmojė kėtė me 10 shkurt 2007, kur "Sheshi Skėnderbe", nė zemėr tė Prishtinės, u pėrgjak
Populli do ta dėshmojė kėtė nė vazhdimėsi, derisa tė bėhėt Kosova- Shqipėri ose tė bėhemi shkrumb'e hi
!Atyre, me siguri, kjo kėmbėngulje do t'ju duket e
paarsyeshme. Pse? Sepse, ata janė tė arsyeshėm
!
Xhorxh Bernard Shou do t'ju thoshte:
" Njerėzit e arsyeshėm ia pėrshtatin veten botės, njerėzit e paarsyeshėm kėmbėngulin, duke u pėrpjekur, qė t'ia pėrshtatin botėn vetes. Prandaj, i gjithė pėrparimi varet te njerėzit e paarsyeshėm."
|