Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-04-07, 13:20   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Jeronim De Rada

Jeronim De Rada



Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit. Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij. Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Nė shekullin XIX ngulmimet arbėreshe, sidomos ato tė arbėreshėve tė Italisė kishin ruajtur tė paprekur ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun e tė parėve, gjuhėn, zakonet e tradiat stėrgjyshore, e shfaqėn me njė forcė tė veēantė vetėdijen e tyre shqipatre edhe nė fushėn e lėvizjes kulturore e letrare. Letėrsia e re qė lindi tek arbėreshėt pėrtej Adriatikut nga dhjetėvjetėshi i tretė i atij shekulli, me gjithė tiparet e veēanta qė buronin nga kushtet nė tė cilat ndodheshin tė mėrguarit, ishte njė degė e letėrsisė shqiptare tė kohės, e lindur si shprehėse e idealit tė ēlirimit tė atdheut. Prandaj, nė qendėr tė kėsaj letėrsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e tė lavdishme tė popullit tonė dhe, nė rradhė tė parė, i kohės sė Skėnderbeut. Tipari themelor i jetės politike tė Italisė nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX nė Itali eci pėrpara proēesi i shuarjes sė marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit tė marrdhėnieve tė reja kapitaliste. Italinė, veēanėrisht pjesėn jugore tė saj e dallonte njė prapambetje dhe varfėri e madhe
Pikėrisht nė kėto kushte i dhanė hov lėvizjes kombėtarepėr ēlirimin e vendit. Nė krye tė lėvizjes sė masave nė vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtė e karbonarėve.
Lufta e tyre arriti njė rezultat tė pjesshėm: kufizimi i absolutizmit pėrmes kushtetutės. Nė vitet `30 doli nė skenė oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, qė rrithte nga shtresat e borgjezisė sė vogėl. Ajo veproi pėrmes kompllotesh e kryengritjesh, tė cilat dėshtuan, sepse organizata nuk nuk mbėshtetej nė masat e gjera tė popullit. Tė njėjtin fat pėsuan edhe aksionet revolucionare popullore nė vitet 1848-`49, kur levizja pėr ēlirimin e Italisė u ngrit nė njė shkallė tė re dhe mori pėrpjestime shumė tė gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisė u arrit vetėm nė vitin 1867 dhe u konsolidua plotėsisht me 1870. Frytet e fitores i korrėn borgjezia e madhe dhe ēifligarėt liberalė, tė cilėt nuk i plotėsuan kėrkesat e masave pėr ndryshime shoqėrore, madje as pėr republikė dhe e bashkuan Italinė nėn dinastinė e Savojės. Njė rol tė ndjeshėm nė ngjarjet e kohės luajtėn edhe arbėreshėt, qė nė lėvizjen pėr ēlirimin e zhvillimin demokratik tė vendit shfaqėn njė heroizėm e shpirt sakrifice tė rrallė.
Nė kėto kushte, te bashkatdhetarėt tanė pėrtej detit lindi njė veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, qė u dendėsua sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet pėrherė e mė tė dendura me lėvizjen kombėtare tė Shqipėrisė, me rrethet politike tė ngulimeve tė ndryshme shqiptare dhe me personalitetet mė tė shquara qė ishin nė krye tė kėsaj lėvizjeje. Letėrsia arbėreshe e shekullit XIX kishte si tipar tė saj kryesor patriotizmin. Duke qenė shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakėnaqėsisė ndaj kushteve shoqėrore, ajo, qė nė fillim i kushtoi vėmendje tė veēantė problematikės shoqėrore.
Pėr frymėn demokratike tė letėrsisė arbėreshe dėshmon edhe interesi qė u tregua pėr luftėn ēlirimtare tė popujve tė tjerė. Kjo letėrsi gjeti shprehjen e vet pėrmes drejtimit letrar tė romanticizmit, po u ushqye nga njė filozofi qė, me racionalizmin e saj, dukej se binte nė kundėrshtim me "etjen pėr pafundėsi„ dhe "kultin e ndjenjės„, qė e dallonte kėtė drejtim nga filozofia iluministe.
Figura mė e ndritur e kėsaj letėrsie dhe njė nga figurat mė tė mėdha tė Rilindjes sonė ėshtė Jeronim De Rada.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-04-07, 13:26   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Jeronim De Rada

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė



(1814 - 1903)
Poet, publicist, folklorist, filolog dhe mėsues, themeluesi i letėrsisė dhe i kulturės arbėreshe. Lindi nė Makia tė Kalabrisė mėsimet e para i kreu nė kolegjin e Shėn Adrianit tė Shėn Mitėr Koronės. Mė 1834 shkoi pėr tė studiuar drejtėsi nė Napoli, ku mori pjesė gjallėrisht nė lėvizjen politike dhe kulturore tė kohės. Mė 1848 nxori tė parėn gazetė shqiptare "L'Albanese d'Italia" , nė tė cilėn shprehu pikėpamjet e tij pėr ngjarjet e kohės. Pas dėshtimit tė revolucionit mė 1848 e mbylli gazetėn dhe i zhgėnjyer u tėrhoq nė fshatin e tij tė lindjes der! nė fillim tė viteve 60 tė shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, nė jetėn e De Rada nisi njė fazė e re, kur ai shfaqet si njė nga figurat mė nė zė te Rilindjes sonė Kombėtare. Pas traktatit Parimet e estetikės (Principii di estetica, 1861) botoi veprat hashtėsia e kombit shqiptar (Antichitą della nazione albanase, 1864) dhe Rapsodi tė njė poeme arbėreshe (Rapsodie d'un poema albanese, 1866), qė luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr propagandimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Hyri nė korrespondencė me patriotėt shqiptarė dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirė tė Shqipėrisė, ndoqi me interes tė gjallė ngjarjet nė Shqipėri. Mė 1878 pėrkrahu Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe ngriti zėrin kundėr gjymtimit tokėsor tė Shqipėrisė. Njė ndihmesė tė ēmuar ēėshtjes kombėtare i dha me revistėn Flamuri Arbrit , qė botoi nė vitet 1883-1885. Nė Testamentin politik (1902) shprehu optimizmin nė tė ardhmen e Shqipėrisė dhe pakėnaqėsinė e tij ndaj politikės imperialiste tė Italisė ndaj atdheut tė tė parėve.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-07, 13:28   #3
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zhvilloi njė veprimtari tė frytshme edhe nė fushėn e studimeve gjuhėsore; u kushtoi vemendje ēėshtjeve tė prejardhjes sė shqiptarėve dhe tė gjuhės shqipe, duke mbrojtur lashtėsinė e tyre. De Rada ėshtė nga tė parėt studiues vendės tė strukturės gramatikore tė shqipes. Nė tė dy veprat gramatikore qė hartoi (1870, 1894) vuri nė dukje aspekte tė patheksuara mė parė nga dijetarė shqiptarė dhe albanologė dhe dukuri gjuhėsore tė pastudiuara ose tė panjohura. Nė veprat e tij gjuhėsore jepen tė dhėna me interes pėr tė folmet arbėreshe. Bėri pėrpjekje tė vijueshme pėr njė alfabet tė pėrbashkėt tė shqipes qė tė jepte njė sistem sa mė tė plotė dhe tė pėrshtatshėm pėr shqipen me karaktere latine, tė plotėsuara me shenja diakritike. Nė veprimtarinė gjuhėsore tė De Rada duhet pėrmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhėsore tė shqipes, i pari (1895) nė Koriliano Kalabro, i dyti (1897) nė Lungro ( Kongreset gjuhėsore arbėreshe). Dha me vetmohim mėsimin e shqipes nė Kolegjin arbėresh tė Shėn Mitėr Koronės pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė gjersa vdiq.
Mjaft e gjerė ėshtė edhe krijimtaria poetike e De Rada Nisi tė botojė qė herėt por krijimi qė i solli famėn si poet me talent tė shquar ėshtė poema lirike-epike Kėngėt e Milosaos (1836), vepra e parė e letėrsisė sonė me vlera tė mėdha artistike. Nė qendėr tė veprės ėshtė historia e njė ēifti tė ri qė bashkohet pas shumė pengesash. Autori nuk kufizohet me dėnimin e paragjykimeve klasore qė pengonin lumturinė e tė rinjve; nė vepėr kumboi ideja e detyrės ndaj atdheut dhe e gatishmėrisė pėr tė luftuar pėr mbrojtjen e tij. Historia e dashurisė fatkeqe midis dy tė rinjve nga rrethet aristokratike tė Shqipėrisė sė shekullit XV ėshtė edhe nė qendėr tė poemės Serafina Topia, mbi tė cilėn poeti punoi nė vitet 1839-1843. I pakėnaqur nga puna e tij, De Rada kėtė subjekt e rimori nė poemėn Pasqgra e njė jete njerėzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar nė tė njė problematikė mė aktuale pėr kohėn, luftėn kundėr pushtuesit otoman. Vepra mė e rėndėsishme e De Radaės ėshtė Skėnderbeu i pafan, tė cilėn e mbajti nė duar njė kohė tė gjatė (1837-1896). Nė vepėr janė shkrirė mjaft nga kėngėt dhe poemat qė kishte botuar mė parė. Aty u shpreh nė mėnyrė mė tė plotė dhe mė tė qartė patosi kombėtar qė kishte frymėzuar veprėn e De Radės Ndonėse nuk ka njėsi veprimi dhe vazhdimėsi, poema jep njė tablo tė gjerė tė Shqipėrisė nė shek. XV, tė bėmat e lavdishme tė popullit, dashurinė e tij tė flaktė pėr jetė tė lirė dhe tė pavarur, gjallėrinė e mahnitshme qė shfaqi pėrballė sulmeve tė egra tė armiqve. Nė qendėr tė veprės ėshtė konflikti midis shqiptarėve dhe osmanėve, dhėnė me anė skenash ku paraqiten beteja tė ashpra e tė furishme, qė shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtėsitė shprehėse. Heroi kombėtar shfaqet nė vepėr si burrė shteti i shquar dhe trim i rrallė, qė diti me menēurinė dhe me heroizmin e tij tė ngrejė popullin e vet né luftė ēlirimtare tė pashoqe. Nė karakteret e personazheve tė tjera mishėrohet heroizmi dhe trimėria e shqiptarėve. Skėnderbeu i pafan ėshtė kryevepra e De Radės nė tė u dukėn nė mėnyrė tė qartė veēoritė kryesore tė talentit tė tij, si mjeshtėr i tablove tė gjera historike dhe i pėrshkrimit me zotėsi tė botės sė brendshme tė heronjve, tė mendimeve dhe tė ndjenjave mė tė thella e mė tė fshehta tė njeriut. Si poet, sidomos nė Kėngėt e Milosaos, De Rada u ēmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.
De Rada luajti njė rol tė madh nė historinė e letėrsisė shqiptare; ai ėshtė i pari qė shkroi vepra me frymė kombėtare. Figura e tij ngrihet si figura mė e kulluar dhe mė e fuqishme e letėrsisė dhe e botės arbėreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarėt arbėreshė bashkėkohės ishte i madh; tradita poetike krijuar prej tij vijon tė jetojė e pėrtėrirė edhe nė letėrsinė e sotme arbėreshe. Pas Ēlirimit nė Shqipėri janė botuar tė adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mėsues i Popullit"

Tituj tė veprave
  • Milosao
  • Njė pasqyrė e jetės njerėzore
  • Serafina Topia
  • Skėnderbeu i pafan
  • Fjamuri i Arbėrit (revistė)
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-07, 14:02   #4
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Jeronim De Rada

Luleve qė valvit era


Fryu era e maleve
dhe rrėzoi hijen e lisit:
gjaku im mbetet lumit t'Vodhit!
Ushtarė, m'hapni shtatoren
qė tė shoh edhe njė herė
Shkodren dhe time motėr
te dritarja pėrkundruall.
Mė atje nuk do tė zgjohem
Luleve qė valvit era,
posi valė qė s'kanė mbarim
Do tė mblidhen shokėt mbrėmjes
brenda vatrash nė atdhe:
Unė i lė si ėndėrzė.

prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-07, 15:34   #5
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kėngėt e Milosaos

Kėngėt e Milosaos ėshtė vepra e parė e De Radės dhe mė e njohura. Me kėtė poemė liroko-epike tepėr tė veēantė poeti afirmohej si individualitet i fuqishėm dhe origjinal. Skema e subjektit tė poemės ėshtė e njohur nė letėrsinė sentimentale dhe romantike, njė dashuri e kundėrshtuar nga mjedisi. Po kėrij motivi tė njohur De Rada i jep njė freski tė jashtėzakonshme. Thjeshtėsia nė dukje e fabulės dhe subjektit lind iluzionin pėr thjeshtėsi tė idesė. Nė tė vėrtetė, mesazhi i kėsaj vepre ėshtė kuptuar nė mėnyra tė ndryshme nga studjuesit: disa mendojnė se nė qendėr tė poemės ėshtė ideja patriotike, disa janė pėr idenė e dashurisė nė luftė me paragjykimet shoqėrore, tė tjerė thonė se qėndrore ėshtė ideja e afirmimit tė dashurisė si ide e madhe njerėzore.
Po tė analizojmė me kujdes veprėn, do tė shohim se ideja e luftės sė ndjenjės sė pastėr me paragjykimet e mjedisit ėshtė tepėr e fuqishme, ajo i pėrshkon tė gjitha kėngėt, ajo organizon konfliktin e protagonistėve me shoqėrinė dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh nė vepėr mė tepėr si rrymė e nėndheshme, e cila, megjithatė, njeh shpėrthime tė fuqishme e tronditėse. Edhe kjo ide bėhet bazė pėr njė konflikt tjetėr ndėrmjet ndjenjės dhe detyrės: protagonisti disa herė shpreh dėshirėn e vet pėr tė luftuar pėr ēlirimin e atdheut, dėshirė qė mbėshtetet nga e ėma dhe nga populli si figurė kolektive. Kjo dėshirė pėrleshet me ndjenjėn e dashurisė nė vetėdijen e protagonistit dhe me vetė qėndrimin e sė dashurės qė do t`a mbajė pranė vetes. Kurorėzimi i idesė patriotike, triumfi i ndjenjės sė detyrės nė shpirtin e protagonistit ėshtė rėnia e tij heroike nė luftė, tė cilės i kushtohet njė kėngė e shkurtėr, po tepėr shprehėse (sikur konflikti kryesor tė ishte ai midis dashurisė dhe mjedisit, logjikisht poema do tė merrte fund me kurorėzimin e kėsaj dashurie me martesė). Pra, sipas mendimit tonė nė poemė problemi patriotik dhe problemi i luftės sė ndjenjės me mjedisin janė ide paralele njėsoj tė rėndėsishme. Andaj edhe poeti e quante kėtė vepėr tė vet "roman dyfish lirik„, meqėnėse ajo kish lindur nga dy shqetėsime tė thella tė tij. Poeti pohon nėpėrmjet kėsaj vepre dy ide: tė drejtėn e individit pėr tė qenė i lirė tė zgjedhė fatin e vet dhe pashmangshmėrinė e luftės sė armatosur pėr tė ēliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet nė vargjet kushtruese:

Erdhi dita e Arbrit!
Doemos do vdesim
nė shtrat, nė mos rėnēim
nė prag tė shtėpive tona!

Vazhdimėsi dhe thellim tė kėsaj ideje gjejmė nė vallen e grave qė e pėrcjellin Milosaon pėr luftė:
Sjellsh ti njė ushtri fatmirė,
tė na i hapė kėto brigje
lirisė qė borėm.
Nėpėrmjet shkatėrrimit tė shpejtė tė lumturisė familjare tė Milosaos, shprehet ideja se nuk mund tė ketė lumturi vetjake, kur atdheu ėshtė i robėruar, se detyrės sė madhe tė luftės pėr ēlirim i duhet nėnshtruar ēdo gjė. Njė ide tjetėr e poemės ėshtė ajo e barazisė midis njerėzve. Kjo pohohet pėrmes dashurisė sė dy tė rinjve prej klasash tė ndryshme, pėrmes figurės sė bijės tė Kallogresė, vajzė me virtyte tė larta; po kėshtu pėrmes pėrshkrimit tė idealizuar tė lumturisė sė tyre tė thjeshtė, qė i mposht vėshtirėsitė materiale si dhe pėrmes pėrshkrimit, nė disa vende, tė jetės sė rėndė tė tė varfėrve dhe simpatisė qė tregon autori pėr ta. De Rada e shfaq veten demokrat nė kėtė poemė. Ai shpreh edhe filozofinė e qėndresės morale nėpėrmjet vargjeve tė thjeshta e tė madhėrishme tė frymėzuara nga poezia popullore:

Duro, zemėr, duro,
si duron mali me borė

si dhe nėpėrmjet fatit tė protagonistit, qė u bėri ballė nė fillim tėrė pengesave qė ndesh pėr tė realizuar dashurinė e tij dhe, mė vonė, humbjes sė tėrė njerėzve tė dashur. Nė zgjidhjen e dy konflikteve tė poemės ka njėfarė artificialiteti. Si pėr konfliktin e parė, si pėr tė dytin poeti pėrdor mjete tė kėrkuara: nė rastin e parė njė tėrmet qė rrafshon Shkodrėn dhe varfėron Milosaon; nė rastin e dytė vdekjen e Rinės. Megjithatė, deri diku ruhet logjikė e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas tėrmetit familja e Milosaos nuk heq dorė nga paragjykimet, kurse vdekja e Rinės vetėm e forcon ndjenjėn atdhetare nė shpirtin e Milosaos.
Nė poemė pėrdoret forma e vetėrrėfimit, e dashur pėr romantikėt. "Kėngėt e Milosaos„ ėshtė njė shembull tipik i "parregullsisė lirike„ romantike. Poema ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė kalimi nga njė kapitull nė tjetrin ėshtė krejt i befasishėm madje kėngėt e poemės mund tė duken si vjersha tė veēanta. Unitetin poemės nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve pėrmes subjektit, por ideja poetike. Copėzimi i poemės ėshtė nė pėrputhje me parimet krijuese tė De Radės, qė poezia duhet tė japė kulmet e jetės dhe tė shfrytėzojė nėntekstin. Veēse ky parim krijues herė-herė e kalon masėn.
Poezia popullore e ka ushqyer kėtė vepėr me frymėn patriotike dhe me optimizmin e natyrshėm, tė shėndetshėm, pėrmes tė cilit populli kupton jetėn, vdekjen, dashurinė. Kjo poezi i ka dhėnė veprės figuracionin e pasur, tė freskėt dhe tepėr origjinal si dhe metrikėn ku zotėron vargu i bardhė tetėrrokėsh trokaik.
Personazhet e poemės paraqiten nė ēastin e tendosjes mė tė lartė tė mendimeve e tė ndjenjave, qė gjen shprehje nė njė lirizėm tė vrullshėm. Poeti depėrton thellė nė botėn shpirtėrore tė personazheve tė vet, e pasqyron atė me larmi nuancash. Ai pėrshkruan po me atė forcė shprehėse dashurinė e zjarrtė tė djalit ("Veē me sy shihemi, bota tė pėrmbyset„) ashtu edhe ndjenjės sė ndrojtur tė vajzės, qė nuk di t'ia shpjegojė as vetes sė saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithė ky gėzim„). Poeti ėshtė treguar mjeshtėr nė dhėnien e mjedisit patriarkal tė fshatit, ku vajzat nuk guxojnė tė dalin nga dera, veēse kur nuk janė "etėrit e vrenjtur", mjedis ku sundojnė thashethemet.
Milosaoja ėshtė edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mishėron heroin romantikme botė tė gjerė shpirtėrore qė ngrihet mė lart se mjedisi; njėkohėsisht edhe taė hero qė kryen njė faj tragjik dhe, disi zbehtė, nga fundi dhe heroin luftėtar. E dashura e tij. Rina, mishėron idealin romantik tė vajzės sė dashuruar, bashkėshortes dhe nėnės, po ka edhe disa tipare reale tė fshatares arbėreshe. Nėna e Milosaos dhe e motra janė mė tepėr silueta, sesa personazhe, por qė tė mbeten nė mendje. E para mishėron aristokracinė patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishėron vetėmohimin e e lartė dhe tė heshtur tė motrės pėr vėllanė.
Vepra ėshtė vendosur nė shekullin XV, kur populli shqiptar, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, i bėri ballė perandorisė sė fuqishme osmane. Kjo vendosje ėshtė mė tepėr simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i pėrgjigjen realitetit tė jetės arbėreshe bashkėkohore), por poeti ka mundur tė japė frymėn kombėtare, nėpėrmjet filozofisė, veēorive tė karaktereve, zakoneve. Sipas estetikės sė De Radės poezia duhet jo vetėm tė paraqesė me saktėsi format plastike tė gjėrave, por duhet edhe tė pėrdorė dhe tingėllimin muzikor, ritmin onomatopeik, pėr tė shprehur diēka mė tė thellė, thelbin e brendshėm tė gjėrave. Dhe "Kėngėt e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen nė njė tėrėsi tė harmonishme, i mishėrojnė nė mėnyrė tė goditur kėto parime estetike. Tė gjitha dukuritė e realitetit jepen aty me njė dorė piktori; dhe njėkohėsisht muzikaliteti i vargut, ndonėse mungon rima, ėshtė i lartė.

Njė element me rėndėsi te "Kėngėt e Milosaos„ ėshtė natyra, pothuajse gjithnjė e shkrirė me ndjenjat e personazheve. Shqetėsimin e djalit gjatė grindjes mė tė dashurėn ai e jep me lėvizjen e deleve nėpėr vathė, kurse dhembjen e tij te thellė pėr vdekjen e gruas e jep pėrmes kontrastit me pėrtėritjen e pėrhershme tė natyrės.
Vepra ka njė origjinalitet tė veēantė qė i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gėzimit fėminor nė soditjen e botės, karakteristike pėr poezinė popullore, me shqetėsimet, dyshimet e forta tė poetit romantik.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-07, 15:35   #6
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

K E N G E T E M I L O S A O S




Kangjelji I


Ljis jeta kishe nderruar,
uj te ri nde dejtit
kaljtheruar te dit e re;
por llumbardh e Anakreontit
ronej Temp e moceme.
N`duj nje dit vate te malji
e s`u pruar si kish zakon.
Vet ce ate s`e thajti bora,
s`e pergjaku akulli,
se m`u resht njera ce ra
tek e bardha shpia ime.
Kur te drita dheu me shpi
u sbuljua je dejti,
si garea ce delj per sish,
mua me zgjoi, tue fjuturuar
qeljqevet finesteres.
M`u pataksa e ruata jashtin :
rusht pak skallankur
dheut en i kin hje;
ljulje ljiu te gapura,
nd`era i tunden e perzien
nd`at ninulj qeshenjen.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.