Hoxhaj: Propozimi pėr ndarje ėshtė racist
"Institucionet e Kosovės duhet tė pėrkushtohen mė shumė nė lobimin propavarėsisė", thotė ministri nė Qeverinė e Kosovės, Enver Hoxhaj, i cili shton se pa marrė parasysh se ēfarė rregullimi tė brendshėm kanė, Kosova duhet tė vė raporte me tė gjitha shtetet nė botė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Hoxhaj, pas mė shumė se njė muaji, Kosova ėshtė njohur nga 33 shtete. Ju, sė fundi, keni qenė nė Senegal, pėr tė lobuar pėr njohjen nga vendet e Konferencės Islamike. Ēka po e pengon kėtė organizatė qė ta njohė si bllok Kosovėn, kur ajo tashmė ka pėrkrahur planin e Ahtisaarit?
ENVER HOXHAJ
Mendoj se njė pjesė e madhe e anėtarėve tė Organizatės sė Konferencės Islamike, e cila numėron 57 anėtarė, do tė fillojnė gjatė javėve tė ardhshme ta njohin dhe pranojnė pavarėsinė e Kosovės. Kuptohet qė presin se cili nga shtetet do t'i prijė kėtij procesi.
Gjatė takimit dhe pjesėmarrjes sime nė Konferencėn Islamike kemi pasur premtim, diku nga 8 shtete, nga 8 ministra tė Punėve tė Jashtme, tė cilėt sė shpejti do tė dalin me njė vendim, mirėpo e kanė njė qasje tė vlerėsimit tė situatės dhe kuptohet se varėsisht prej asaj se sa vende tė caktuara brenda kėsaj organizate dhe nė pjesė tjera tė botės kanė fuqi politike, ushtarake dhe ekonomike, edhe vendet tjera mandej janė nė njė ndėrvarėsi tė marrjes sė vendimeve nė njė politikė tė jashtme.
Por, njė disponim i mirė ekziston. Kuptohet qė ka edhe paragjykime, kuptohet qė ka edhe mosnjohje tė problemit, ka njė interpretim krejt tjetėr se si ėshtė realiteti nė Kosovė, se si ka rrjedhur shkapėrderdhja e ish-Jugosllavisė, meqė pavarėsia e Kosovės, por edhe shkapėrderdhja e ish-Jugosllavisė ėshtė lexuar dhe kuptuar nė Afrikė, nė Azi dhe pjesė tjera tė botės nė forma tė ndryshme.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nga kjo qė thoni, ekziston ende nevojė e madhe pėr tė lobuar pro-pavarėsisė?
ENVER HOXHAJ
Definitivisht po. Ekziston nevojė e madhe dhe jo vetėm brendapėrbrenda anėtarėve tė Organizatės sė Konferencės Islamike, kėtyre 57 shteteve qė janė tė shpėrndara nė 4 kontinente tė botės dhe tė cilat kanė filozofi tjetėr politike, proces tjetėr tė shtet-ndėrtimit. Mirėpo, Kosova ka nevojė qė tė ketė njė diplomaci agresive nė kuptimin pozitiv tė fjalės, e cila bartet nga njė gjeneratė e re e diplomatėve, tė cilėt tregojnė se ēfarė ka qenė Kosova nė tė kaluarėn, se si Serbia e ka pushtuar dhunshėm Kosovėn, ka qėndruar dhunshėm nė Kosovė, se si Kosova ka qenė koloni e fundit nė Evropė dhe se si rasti i Kosovės definitivisht paraqet njė rast tė veēantė.
Meqė kėtu kemi tė bėjmė me njė situatė, ku njė regjim ka bėrė pėrpjekje ta ushtrojė gjenocidin mbi popullatėn, ka pasur luftė ēlirimtare, nė tė njėjtėn kohė, ndėrhyrje ndėrkombėtare, vendosje tė administratės ndėrkombėtare dhe, nė tė njėjtėn kohė, njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit, e cila pėr mendimin tim ka pasur vetėm njė detyrė, qė ta pėrgatisė procesin pėr definimin e statusit final dhe jo ta paragjykojė edhe zgjidhjen e saj. Kėshtu qė sugjerimi i zotit Ahtisaari ėshtė qė ai ka ofruar njė zgjidhje pas Rezolutės 1244.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Hoxhaj, marrė parasysh kėtė dinamikė tė procesit tė njohjes, a do tė mund tė ketė Kosova pėrkrahjen e dy tė tretave tė vendeve anėtare tė OKB-sė para mbledhjes sė asamblesė sė pėrgjithshme tė OKB-sė?
ENVER HOXHAJ
Mendoj se njohja kualitative, sipas definimit tė kryeministrit, ėshtė pėrmbyllur suksesshėm, meqė Kosova ėshtė pranuar dhe ka vendosur marrėdhėnie bilaterale me shumicėn e shteteve tė fuqishme perėndimore, jo vetėm me SHBA-tė dhe Britaninė e Madhe, por edhe me shumicėn e vendeve tė BE-sė; mandej, njohjet e fundit qė ishin nga Japonia dhe Kanadaja tregojnė pėr atė se procesi po shkon rrugės sė mbarė.
Ajo, pėr tė cilėn ka nevojė politika e jashtme e Kosovės, ėshtė se pavarėsisht nga ajo se si shtetet e caktuara kanė rregullim tė brendshėm politik, a janė demokratike apo autoritare, a janė politikisht tė emancipuara, a pėrcillen me tensione politike, a kanė mirėqenie ekonomike, apo janė ekonomikisht tė zhvilluara - kėto janė shtete. Dhe, ne duhet tė bėjmė pėrpjekje qė me tė gjitha kėto shtete tė vendosim kontakte dhe tė gjitha kėtyre shteteve t'ua sqarojmė nevojėn se pse duhet ta njohin Kosovėn.
Jam shumė i sigurt se jo vetėm gjatė fazės sė njohjes, por edhe gjatė fazės kur njohja pėrmbyllet dhe kur sigurohet karrigia nė OKB, Kosova do tė ketė nevojė vazhdimisht pėr bashkėpunim ekonomik, politik e kulturor, tė ketė njerėz qė bėjnė lobim pėr Kosovėn.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pėrderisa Kosova po lobon pėr njohje, tashmė edhe publikisht, Serbia po kėrkon ndarjen e Kosovės nė vija etnike, propozim ky qė tashmė ėshtė dėrguar edhe nė Kombet e Bashkuara nė Nju Jork. Si do t'u pėrgjigjeni ju pėrpjekjeve tė tilla?
ENVER HOXHAJ
Mendoj se ajo qė ėshtė prezantuar, ditėve tė fundit, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė kontinuitet i politikės serbe dhe tė njė diskursi qė nuk ėshtė i pėrkrahur vetėm nė qarqe politike, por edhe intelektuale, qė nėnkupton ndarjen e Kosovės nė vija etnike.
Ėshtė njė filozofi qė nė thelb ėshtė raciste. Sipas saj, shqiptarėt dhe serbėt nuk mund tė jetojnė bashkė dhe duhet tė ndahen pėrgjatė vijave tė etnicitetit. Por, situata aktuale nė Kosovė, mėnyra se si ėshtė shpallur dhe menaxhuar pavarėsia, ka treguar tė kundėrtėn. Dhe, po ashtu, pjesa mė e madhe e serbėve nė Kosovė janė tė interesuar qė tė jetojnė nė atdheun nė tė cilin kanė lindur, ndėrsa ajo qė po ndodh nė Mitrovicė, ėshtė projektim i dhunės nga Beogradi.
Dhuna nė Kosovė vazhdimisht ka qenė e projektuar nga jashtė dhe definitivisht ėshtė e ndėrlidhur me procesin e njohjes, meqė Beogradi planifikon qė Kosova tė reagojė apo mbireagojė ndaj gjendjes nė veri dhe mė pas tė kėrkojė nga shtetet tjera qė ta ndėrprejnė procesin e njohjes, meqė Kosova ėshtė njė shtet, ose autoritet qeveritar, i cili i shkel tė drejtat e njeriut, nuk i respekton tė drejtat e pakicės. Prandaj, qasja e Prishtinės duhet tė jetė shumė mė e kujdesshme, mė me sensivitet, ndėrsa jam shumė i sigurt se ideja e ndarjes sė Kosovės i takon sė kaluarės, meqė SHBA-tė, BE-ja, shtetet tjera nė botė e kanė pranuar Kosovėn si shtet sovran, tė pavarur, me territorin dhe kufijtė e saj qė i ka dhe ēdo pėrpjekje tjetėr ėshtė e gjykuar paraprakisht tė dėshtojė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Hoxhaj, duke mbetur ende te veriu i Kosovės, dje atje kanė rifilluar protestat e serbėve pas trazirave tė dhunshme qė lanė njė polic tė vdekur dhe dhjetėra tė plagosur. Cila do tė jetė forma qė institucionet e Kosovės do tė pėrdorin pėr tė kthyer normalitetin nė atė pjesė?
ENVER HOXHAJ
Mendoj se institucionet e Kosovės duhet tė bėjnė punė maksimale qė tė jenė tė informuara rreth asaj se ēka po ndodh, si po ndodh dhe kush qėndron prapa protestave tė tilla, jo nė kuptimin e adresės sė pėrbashkėt, sepse dihet qė adresa e pėrbashkėt ėshtė Qeveria serbe dhe Beogradi. Por, nė tė njėjtėn kohė, UNMIK-u duhet maksimalisht tė ushtrojė autoritetin e tij. Prania civile ndėrkombėtare nė Kosovė duhet maksimalisht tė ushtrojė autoritetin e saj dhe, nė tė njėjtėn kohė, mendoj se forcat e sigurisė, trupat e KFOR-it, NATO-ja, duhet tė jenė shumė mė tė pėrkushtuara, me qėllim qė stabiliteti nė vend tė ruhet dhe me qėllim qė tė mos kthehet gjendja nė njė situatė tė tillė, e cila ėshtė mė tepėr e pėrkeqėsuar, sepse kjo definitivisht do tė kishte ndėrlidhje direkte me atė se si do tė implementohet marrėveshja e Ahtisaarit. Qėllimi i politikės serbe ėshtė ndarja e kėsaj pjese tė territorit, por edhe kontinuiteti i asaj se si ėshtė sjellė Beogradi pas qershorit tė vitit 1999. Njė kohė tė gjatė ka bėrė pėrpjekje qė ta pengojė jetėsimin e Rezolutės 1244, ndėrsa nė fund tė procesit, tėrė kohėn ėshtė referuar nė rezolutė si dokument valid. Dhe tash, aktualisht, synon qė ta pengojė implementimin e marrėveshjes sė Ahtisaarit, ndėrsa unė jam i sigurt se pas njė kohe, po tė njėjtit liderė politikė do t'i referohen kėsaj marrėveshjeje.Jeta politike serbe ēdoherė ėshtė pėrcjellė me absurditet dhe paradokse dhe kjo qė po ndodh tash, ėshtė njė paradoks.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pėrmendėt nevojėn qė prania civile ndėrkombėtare tė ushtrojė autoritetin e saj nė tėrė Kosovėn. Nė kėtė kuadėr, si e shihni ju kėtė qė po quhet dualizėm misionesh - praninė e UNMIK-ut dhe EULEX-it. Sa do ta pengojė ky dualizėm funksionimin e Kosovės si shtet?
ENVER HOXHAJ
Mendoj se njė dualizėm i tillė ėshtė njė situatė, e cila ka qenė pothuajse e parashikuar, meqė marrėveshja e Ahtisaarit parasheh fazėn tranzitore, e cila fazė parasheh qė UNMIK-u njė, pjesė tė madhe ose tė gjitha pėrgjegjėsitė qė i ka, t'i dorėzojė te institucionet vendore, pėrderisa prania e ardhshme ndėrkombėtare duhet tė marrė rolin qė e ka.
Ēėshtja qė duhet tė shtrohet ėshtė se kur do tė jetė fundi i kėtij dualizmi dhe kur ka filluar llogaritja e kėtij dualizmi. Prandaj, mendoj se ėshtė mė se e domosdoshme, qė tė ketė qartėsi se kur pėrfundon njė dualizėm i tillė dhe shpeshherė situata tė tilla orveliane krijojnė njė botė, nė tė cilėn askush nuk u jep llogari autoriteteve mė tė larta qendrore.
Prandaj, mbetet qė tė koordinohen aktivitetet dhe mbetet qė mbi tė gjitha Kosova, nė procesin e saj, ta ketė njė jetė tė pėrbashkėt dhe ta ketė njė adresė tė pėrbashkėt ndėrkombėtare. Pėr mua personalisht ėshtė vendimtare qė jo vetėm tė punojmė nė zbatimin e pakos sė Ahtisaarit, por qė Prishtina zyrtare tė punojė sa mė shpejt me Komisionin Evropian, tė bėjmė pėrpjekje qė ta marrim pyetėsorin, tė fitojmė statusin e kandidatit dhe tė dimė t'i dallojmė se cilat janė adresat ndėrkombėtare nė Kosovė dhe cila ėshtė adresa jonė e fundit - qė ėshtė integrimi nė BE