|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
02-03-08, 15:50
|
#1
|
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
|
Klasa Politike Kosovare Dhe Deshtimi I Madh!
Me kete klase politike , nuk do te kemi sukses!
Siē e kame thene edhe me pare, po e perseris se kemi nevoje te menjehershme ta nderrojme kete strukture udheheqese e cila nuk na perfaqeson me. Partite tona politike nuk jane me shprehje e vullnetit qytetar, te popullit. Ato kane jetuar fale retorikes dhe patriotizmit qe i eshte mundesuar nga mos definimi i statusit final te Kosoves, kurse tash pas pavaresimit te vendit, kur do te ballafaqohen me gjendjen reale te Kosoves, atij realitetit qe keta politikanet tane iu larguan krejtesisht ketyre 7 viteve, atehere do te dalin ne shesh deshtimete e tyre te verteta.
Qeveria e dikatatures partitokratike Pdk-Ldk se shpejti do te perballet me 100 diteshin e vleresimit te punes se saj, dhe as me i vogli premtim i bere gjate fushates zgjedhore nuk eshte realizuar. Jam me se i sigurt se arsytim per kete do te jete edhe njehere statusi, pavaresia! Mbaje ne mend , krejt viti 2008 do te kaloj pa asnje progres me arsytimin se na eshte dashte ta implementojme Planin e Ahtisarit se pavaresia paska pune, e me i lane keta, vazhdojne teri ne 2020 vetem me nxerrje ligjesh te panevojshme....
Mirpo, pasiqe kjo qeveri eshte nje dikature , ku ka plot shtriga e shtrigana, edhe sot e tutje do te mundohen ti bejne "sehire" ketij populli te mjere, e qebesa shume njerez do vazhdojne t'iu binden marrezive te tyre!
Kosova ka nevoje per nje politike aktive qe niset nga nivelet lokale, me lista apo levizje qytetare qe jane afer brengave dhe problemeve konrete ditore te qyetarit e larg kolltuqeve te kesaj politike mendjemadhe. Nje politike e qytetarit per qytetarin dhe qe do te ēonte ne shuarjen definitive te relikteve te monizmit (ldk, pdk, psdk, aak, ora...)emra te ndryshem , me mendime dhe kulture politike komuniste, keta njerez mund te kalojne ne njemije procese demokratike, por ne thelle ne shpirt keta jane komunist nostalgjik. Ne nuk guxojme t'ia besojme te ardhem tone ketyre, se keta edhe nese kane deshiren per te bere ndryshime, nuk do te munden ti bejne ato per shkaqe ideologjike dhe, thjesht kronike!
Mirpo per te arrit te behet ndryshime kaq te medha , atje nalt ne Prishtine duhet te nisemi nga poshte, bile shume poshte, nga fshatrat, duke kalu ne komuna e deri ne Parlament!
p.sh. (mendoni nje ēast nese qytetaret e Kastriotit do te qeversinin vehten drejtperdrejt, me nje kryetar qe i pergjigjet vetem popullates qe e ka zgjedh dhe jo partise se tij, ne kete menyre Qeveria qendrore nuk do te bente kurrefare projekti per Kosoven C pa e diskutu me udheheqjen lokale. Pastaj problemi i banoreve te zhvendosur te fshatit Hader, qe eshte nje Turp per qverine e kalur dhe te tashmen, do te ishte zgjidhur dhe harruar)
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-03-08 nė 15:57
|
|
|
02-03-08, 15:55
|
#2
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Klasa Politike Kosovare Dhe Deshtimi I Madh!
ne paketen e ahtisarit ceket qart se pas statusit ne nji afat deri 9 muj duhet me u mbajt zgjedhjet e reja po kta nuk po e cekun
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-03-08 nė 15:58
|
|
|
03-03-08, 06:25
|
#3
|
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
|
Titulli: Klasa Politike Kosovare Dhe Deshtimi I Madh!
Imagjinoni per nje moment se si do te dukej Parlamenti nese pas ēdo 4 viteve do te rinovohej me njerez te rinj. Nje mandat, me se shumti dy mandate per deputet, 8 vite per nje politikan ne Kuvend jane bile te teperta. Ajo ēka na nevojitet me se paku eshte profesioni i deputetit. Pas skadimit te mandatit, i zgjedhuri i popullit i rikthehet profesionit te tij te meparshem duke i lene keshtu hapesire te tjereve, sidomos te rinjeve, mirpo edhe eksperteve te lamive te ndryshme qe te zgjidhen per Parlament, pasiqe ata me pervojen e tyre mund te japin nje kontribut te ēmueshem, te konsiderueshem per vendin e tyre!
Kjo enderr, apo utopi mund te behet realitet vetem nese shuhen njehere e pergjithmone partite politike qe nuk kane asnje dobi per qytetarin, qe nuk i pergjigjen asnje nevoje te tij, perpos interesave partiake.
POLITIKA E QYTETARIT PER QYETATARIN!
|
|
|
03-03-08, 06:29
|
#4
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Titulli: Klasa Politike Kosovare Dhe Deshtimi I Madh!
Ashpersohet fjalori ne kuvend, fillon "konflikti" Opozite-Pozite!
Deputeti i AAK-se, Ardian Gjini tha se "Qeveria e re e Kosoves, nuk po punon asgje, se po i sjell vetem ligjet e Qeverise se kaluar, madje edhe ato ligje qe jane krejtesisht te gabueshme. Kjo eshte kulmi i mos komptences se nje Qeverie. Realisht dikush mund te thote si nje Qeveri totalisht e padijshme, edhe pse une e di se ka njerez te dijshem ne Qeveri. Por si po funksionon Qeveria eshte totalsht e padijshme dhe nuk e di as ckapo sjell ketu," duke shtuar se, "kjo Qeveri as nuk ka e as nuk di per te bere program."
Esat Brajshori (AKR), tha se, "eshte i habitur qe Qeveria nuk ka ndryshuar thuaja asgje ne projektligjet e rikthyera apo ka bere vetem ndryshime kozmetike. Pse behet kaq e shurdher ndaj shqetesimeve te deputeteve."
Gani Geci ka thene se, "pozita po tregon orientim politik te majte duke rritur perkujdesjen sociale, nderkohe qe ka kerkuar zgjidhjen e kesaj ceshtjeje permes punesimit." Adem Salihaj ka kritikuar Qeverine per improvizime e mos pune."
Deputeti Ardian GJINI, i drejtohet deputeteve ne Parlamentin e Kosoves, duke kritikuar per mos-punen qe eshte bere ne keta me shume se dy muaj qeverisje:
"Deri me tani i gjithe ksbineti Qeveritar ka pasur diku 80.000 ore te rregullta pune, a me Pavaresine jane marr gjate gjithe ketyre oreve?
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 03-03-08 nė 06:31
|
|
|
03-03-08, 06:48
|
#5
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Titulli: Klasa Politike Kosovare Dhe Deshtimi I Madh!
Vertete Parlamenti i Kosoves ka nevoje per njerez te rinje, qe jane te zellshem, dhe me te dinjitetshem.
Shumica e atyre qe sot i shohim te ulur ne Parlament jane njerez te amortizuar, te pa-afte per te sjell dicka te re ne jeten politike ne Kosove. E posaqerisht pas njohjes se Pavaresise se Kosoves, nuk kane as si te gjejne arsyetimet e meparshme rreth mos-zgjedhjes se statusit te KS.
Jane njerez qe cdo dite e me shume po tregojne se per te tashme nuk kane idene asgje te ndertojne, e vetmja force mbeshtetese mbetet e kaluara, pervoja e tyre e "ndritshme," ne te kaluaren.
Kjo po tregohet qarte edhe pas dy javesh (qysh se eshte njohur pavaresia e vendit), se keta politikanet e tanishem, mendojne se kane marre ato poste institucionale per te vazhduar fushaten elektorale gjate gjithe mandatit te tyre.
Familjet e Deshmoreve nuk kane nevoje te nderohen nga vizitat e tyre te perditshme. Ato familje, me njohjen zyrtare te Pavaresise se RK-se, tashme jane te nderuara. Gjaku i bijeve dhe bijave te tyre u vulos me njohjen e Pavaresise, enderren dhe qellimin e tyre.
Ata nuk jane votuar per te bredhur poshte e larte, pa bere asgje konkrete per KS, nga postet politike qe gezojne. Ata jane votuar per te ushtruar dinjitetshem detyren qe u eshte ofruar.
Kemi te bejme me nje klase (ne mase) politike qe te ardhmen e saj e sheh nga e kaluara e "ndritshme" e tyre. Kosova duhet te kete nje fillim te mbare. Nje fillim qe i pergjigjet nevoja me te doemosdoshme te gjendjes aktuale. Kosova ka nevoje per njerez qe duan e dijne te ndertojne te tashmen. Kosova ka nevoje per njerez qe e dijne se cka i duhet TASH Kosoves, e interesave te popullit te saj.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 03-03-08 nė 06:54
|
|
|
03-03-08, 10:39
|
#6
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Titulli: Klasa Politike Kosovare Dhe Deshtimi I Madh!
*
Citim:
Gani Geci ka thene se, "pozita po tregon orientim politik te majte duke rritur perkujdesjen sociale, nderkohe qe ka kerkuar zgjidhjen e kesaj ceshtjeje permes punesimit."
|
Ky farė Gani Geci sdi nė cilėn shpellė qenka rritur e dalė por, sidoqoftė, qenka analfabet e tej analfabeti apo injorant, shpirtkeq, reaksionar...allasoji.
Nėse dikush angazhohet pėr rritje tė pėrkujdesjes sociale...
...e qė pėrkthehet si zbutje e varfėrisė,
...kjo na qenka orientim politik i majtė,
...e qė pėrkthehet si akuzė kundėr komunizmit/socializmit.
Athua, vallė, ēka i paska penguar mė shumė kėtij farė deputetit (a ēka ėshtė) orientimi politik i dikujt (social[ist]) apo frika nga mundėsia qė i jipet popullit pėr ta ngopur stomakun?!
Ciladoqoftė nga kėto dyja, rezultati ėshtė njėsoj: Gani Gecit po i pengojkan njerėzit (populli) me stomak tė ngopur.
Mbase, ata me stomak tė pangopur manipulohen mė lehtė, siē ėshtė duke na ndodhur deri nė ditėn e sotit.
Tregoni kėtij farė Geci Gani:
Tė majtėt janė duke marshuar!
***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:35.
|
|