|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
27-06-08, 13:42
|
#1
|
Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..
TE GJITHĖ - NJERĖZIT E THAĒIT
SI NEGOCION BATON HAXHIU NĖ EMĖR TĖ KRYEMINISTRIT THAĒI PĖR KRYESPIUNIN E KOSOVES
Baton Haxhiu, ‘zėvendėskryeministri’ i Qeverisė Thaēi, i autorizuar nga Kryeministri pėr punė tė dyshimta (dhe pėr lidhjet me Sali Berishėn, qė Haxhiu i mban pėrmes Blendi Fevziut), po zhvillon takime dhe bisedime intenzive pėr tė caktuar dhe identifikuar emrin qė duhet Kryeministri mė pastaj ta pėrkrah dhe eventualisht ta propozojė si shefin e Shėrbimit Intelegjent tė Kosovės edhe para ndėrkombėtarėve.
Emrat qė shtypi kosovar i hodhi nė publik si Arianit Koci, Ylber Hysa, Dukagjin Gorani…njėkohėsisht po ky shtyp (sidomos Koha ditore) i prezentoi si emra qė do jenė mė tė afėrt e mė lojalė me ndėrkombėtarėt, sesa me Kryeministrin dhe Qeverinė e tij. Por, Hashim Thaēi nuk do ishte Hashim Thaēi po tė mos ishte gjithmonė dy hapa mė para se opinioni kosovar dhe ndėrkombėtarėt (e sidomos Koha ditore!).
Emri qė mė sė shumti u pėrfolė dhe u lakua si propozimi mė i dashur dhe mė i afėrt pėr Kryeministrin, Kadri Veseli, me emrin konspirativ “Luli”, qė jo vetėm gjatė luftės, po gjithmonė ishte pjesa e padukshme e Hashim Thaēit, engjulli mbrojtės i Thaēit, guximi dhe trimnia e tė cilit nuk kontestohet nga askush brenda PDK, si pėr habi tė opinionit, papritmas vullnetarisht dhe publikisht hoqi dorė nga ky oportunitet. Me njė prononcim ekskluziv nė RTK, lexoi njė shpėrbėrje publike tė njė shėrbimi sekret pėr tė cilin tė gjithė e dinin, por vetėm me kėtė akt shpėrbėrjeje u mėsua publikisht dhe zyrtarisht se – paska ekzistuar!
Kryeministri Thaēi, nga ana tjetėr, me kėtė lėvizje taktike tė zhvendosjes sė emrit tė
Veselit si kryespiun i mundshėm, nė tė vėrtetė fitonte dy herė: plotėsonte kėrkesat e ndėrkombėtarėve qė i kandiduari pėr kėtė post tė mos jetė nė asnjė mėnyrė njeri i partisė sė tij, si dhe nė anėn tjetėr, hapte rrugė pėr disa emra qė njihen si “tė pavarur”, si Hysa, Gorani, Koci…qė opinioni dhe ndėrkombėtarėt e kanė tė vėshtirė t’i lidhin drejtpėrdrejtė me Kryeministrin Thaēi, po qė nė tė vėrtetė pėr tė informuarit njihen si “Njerėzit e Thaēit”. Si lidhen kėta emra Gorani, Koci, Hysa…me Kryeministrin?
Dukagjin Gorani ėshtė mik i studimeve dhe i rinisė i Hashim Thaēit. Cimera! Aktualisht kėshilltar zyrtar i tij. Kur Hashim Thaēi si shef politik i UĒK kishte hyrė nė Prishtinė pas ēlirimit nga NATO, njėra nga shtėpitė ku Thaēi ka qėndruar ėshtė edhe shtėpia e babait tė Goranit, njė tregim qė Gorani e tregon gjithandej, sa pėr tė theksuar lidhjet dhe afėrsinė qė ka ai me Thaēin, si “shokė tė luftės”.
Vetė fakti se Gorani nė pėrgjithėsi ėshtė i prirur pėr t’i bėrė publike sekretet, si kėtė afėrsi me Thaēin, i zvoglon mundėsitė qė ky tė jetė kandidat serioz pėr kėtė post tė ‘rojtarit tė sekreteve’.
Ylber Hysa, emėr qė pėrmendej shumė kohė mė parė sesa kėta emra shpėrthyen nė media, si kandidat shumė serioz pėr kėtė post, ėshtė njė nga tregimet ma spektakulare tė jetės partiake kosovare, nėse spekulimet qė ndjekin Hysėn provohen vetėm pak si tė vėrtetė.
Si lidhet njeriu i dytė i partisė “ORA”, miku mė i ngushtė i Veton Surroit, me Hashim Thaēin?
Sipas burimeve tė “Javės”, Hysa nuk lidhet direkt me Thaēin, por Hysa lidhet me elemente tė shėrbimit intelegjent qė udhėhiqej nga Kadri Veseli. Elemente brenda kėtij shėrbimi, e kanė suportuar e kanė bindur dhe e kanė pėrkrahur Hysėn nė idenė qė t’ia plasojė dhe sugjerojė idenė e themelimit tė njė partie politike, njėrit nga reprezentėt mė tė shquar tė shoqėrisė civile tė Kosovės, Veton Surroit. Sipas kėtyre burimeve, themelues i vėrtetė i partisė “ORA” gjatė gjithė kohės ishte tėrthorazi – Hashim Thaēi - me idenė e tij pėr tė pėrkrahur ēfarėdo partish e inciativash qytetare, tė cilat do kishin mundėsi qė ta zvogėlonin pėrkrahjen e qytetareve qė gėzonte LDK dhe Ibrahim Rugova asokohe.
Sipas kėtyre burimeve, Ylber Hysa, pak muaj para themelimit tė partisė “ORA”, ėshtė parė “natė pėr natė” nė shoqėri rakie e miqėsie me elemente brenda shėrbimit intelegjent tė udhėhequr nga Kadri Veseli. Nė kėto takime, Hysa shpesheherė ėshtė parė nė kėto kafe me njė pjesėtar tė SHIK-ut - i njohur pėr redaksinė – ku nė kėto ndeja shumėherė ka qenė i pranishėm edhe ish nėnkryetari i KMDLNJ-sė, Ibrahim Makolli, sot nėnkryetar i AKR-sė. Hysa e kishte pėr detyrė ta bindte Surroin tė krijonte parti. Hysa, Makolli dhe pjesėtari i SHIK-ut ( i njohur pėr redaksinė) janė parė bashkė shpeshėherė edhe pas formimit tė Partisė “Ora” – nė kafiterinė “Strip-Depo”, njė kafiteri e njohur nė kryeqytet, ku rrijnė themeluesit dhe drejtuesit e gazetės “Express” dhe reprezentė tė PDK, qė simbas burimeve tė “Javės”, janė finansuesit dhe themeluesit e gazetės “Express”. Nė fakt, ideja dhe tė gjitha mbledhjet pėr themelimin e gazetės “Express” janė mbajtur nė kėtė kafiteri. Njė nga ftuesit qė ka ftuar gazetarė tė redaksive, disa prej kėtyre emrave tė ditur edhe pėr redaksinė, e qė janė ysht qė t’i lėshojnė redaksitė e tyre e t’i bashkohen gazetės “Express” ėshtė vetė - Kryeministri Thaēi.
Po Arianit Koci? Nga lindi Koci?
Koci nuk ka lidhje me Thaēin, thonė burimet e “Javės”. Koci ka lidhje me Baton Haxhiun. Haxhiu ėshtė i autorizuar nga Kryeministri qė ta pėrpunojė Kocin, si emrin mė tė panjohur dhe mė tė mundshėm pėr kryespiun, sepse qė tė gjithė emrat tjerė disi ‘kompromitohen’ shkaku i afėrsisė direkte apo indirekte me Kryeministrin.
Arianit Koci, i biri i kompozitorit Akil Koci, qė ka filluar karierėn si argjentar, pėr tė vazhduar mė pas studimet e muzikės dhe pėr tė pėrfunduar si avokat, ėshtė propozimi ‘gjenial’ i Haxhiut. Koci ishte avokati qė reprezentonte gazetėn “Express” nė seanca gjyqsore, gjatė kohės sa ishte Haxhiu drejtor i kėsaj gazete (tė gjitha proceset Koci zakonisht i ka humbur!). Si politikisht virgjin, aspak i lidhur me ndonjė parti a lider, njė autsajder i pėrkryer, shihet dhe propozohet nga Haxhiu si njė kandidat i gjetur, tė cilin janė tė bindur Thaēi e Haxhiu se disi do ta kapėrcejnė nėpėr “detektorin e rrenave” tė ndėrkombėtarėve qė ta shesin si ‘tė pavarur”, e ta ‘mjelin’ si tė vetin.
Haxhiu kėto ditė po zhvillon bisedime intenzive jo vetėm me Kocin (shif foton), po edhe me persona tjerė qė shihen nga Haxhiu, si i angazhuar nga Kryeministri, pėr t’ia propozuar ndonjė emėr qė kishte pėr ta kaluar ‘detektorin e rrenave’ tė ndėrkombėtarėve dhe njėkohėsisht do mbetej i tyre.
Kush do kapėrcejė nėpėr ‘detekorin e rrenave’ pėr t’u bėrė Kryespiuni i Kosovės, njėri nga emrat e lakuar, apo ndonjėri nga emrat qė s’u lakuan nė kėtė eksplorim, mbetet tė shihet. Tė gjithė po e presin Tinėn.
Pse ėshtė i rėndėsishėm drejtimi i Agjencisė sė Ardhshme tė Intelegjencės?
SHIK-u ka qenė mė i sukseshėm nė Kosovė sesa shėrbimet e partive tjera politike nė Kosovė, falė lidhjeve tė krijuara me SHIK-un e Shqipėrisė gjatė kohės sė luftės. Sot SHIK-u (Shėrbimi Informativ Kombėtar) i Shqipėrisė ėshtė konvertuar nė SHISH (Shėrbimi Informativ i Shqipėrisė). SHISH, nė fakt, edhe i ka hapur rrugėn SHIK-ut pėr zhvillimin e kontakteve tė mėtutjshme me vendet e huaja. SHIK dhe SHISH edhe sot mbajnė marrėdhėnie tė mira. Konsiderohet se SHISH i ka krijuar “Lulit” dhe SHIK-ut tė tij marrėdheniet e mira me shėrbimet izraelite – ku janė trajnuar njė pjesė e “agjentėve” tė SHIK-ut.
Por, megjithatė, Shėrbimet Informative tė partive, deri tash, gati kryesisht janė marrė me kontrollin e bizneseve tė mėdha nė Kosovė, si biznesi i naftės, alkoolit dhe duhanit - sesa me informacionin nė shėrbim tė qytetarėve ose shtetit. Shėrbimi Informativ Kombėtar, i njohur si SHIK, ėshtė formuar gjatė kohės sė luftės nė Kosovė – i cili mė shumė ėshtė marrė me fondet e “Vendlindjes Thėrret”, sesa me zbulimin e informacioneve nė dobi tė luftės sė UĒK-sė. Nė atė kohė, Kadri Veseli, i njohur si “LULI”, kishte krijuar njė Njėsit tė Shėrbimit tė tij Informativ - tė quajtur ZKZ (Zbulim Kundėr Zbulimit), njė Njėsit i udhėhequr dhe pėrbėrė kryesisht nga studentė tė asaj kohe, tė gatshėm pėr t’i ndihmuar UĒK-sė. Njėsit i cili merrej me mbledhjen e informacioneve, kryesisht, nga zonat dhe qytetet ku nuk vepronte UĒK. Kurse, vetė SHIK-u, mė shumė merrej me “transferimin” e fondeve nga “Fondi i Tre Pėrqindėshit” nė fondin “Vendlindja Thėrret”. Njė “aksion” qė pati sukses sidomos nė disa vende tė Europės dhe te njė pjesė tė shqiptarėve tė Amerikės. Pas luftės, ky Shėrbim ėshtė marrė me krijimin e “dosjeve tė zeza” tė partive rivale, sikur rasti i krijimit tė “Dosjes” kundėr LDK, tė cilėn ky shėrbim e lansoi pikėrisht pėrmes gazetės sė saponisurt asokohe – “Express”. Nė fakt, kundėr Ramė Marajt dhe Shėrbimit tė tij, i cili mė vonė ėshtė hetuar nga policia ndėrkombėtare pėr veprimtari tė dyshimta.
SHIK-u i “Lulit” edhe pse i titulluar si Shėrbim… Kombėtar, i ka shėrbyer vetėm interesave tė Hashim Thaēit (Cimerit), madje as partisė (PDK). Meqenėse Kadri Veseli, nė Kosovė ėshtė identifikuar, botėrisht, si njeri shumė i afėrt me Hashim Thaēin, me siguri se edhe nuk do tė jetė nė krye tė Agjencisė sė Ardhshme tė Intelegjencės sė Kosovės. Mirėpo, “Luli” enigmatikė qysh sot lakohet si emėr i mundshėm pėr – Ministėr tė Mbrojtjes.
© by GazetaJava
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|
|
|
27-06-08, 13:44
|
#2
|
Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Hashim Thaēi Dhe Baton Haxhiu Bejne Pazar Me Pasurine Kombėtare Te Kosoves?
Pėrkundėr pėrpjekjeve personale tė botuesit tė gazetės, qė tė vė kontakt me kryeministrin Thaēi pėr t’i davaritur spekulimet qė kanė pėrfshi botėn e mediave tė Kosovės, se Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu tashmė i kanė hy realizimit tė projektit qė ka pėr qėllim dhurimin e frekuencave nacionale tė Kosovės dy projekteve televizive tė Shqipėrisė, kjo gjė u vėrtetua e pamundur.
Po ēfarė pėrmban nė vete ky spekulim qė ka tallazitur botėn e medias nė Kosovė.
Si gjithmonė, sa here bėhet fjalė pėr televizionet e Shqipėrisė dhe qeverinė e Kosovės, e pashmangshme nė kėto relata na paraqitet figura (kryesisht e tallur) edhe nė Tiranė edhe nė Prishtinė – Baton Haxhiu. I zgjedhur nga klane tė dyshimta e nė rrugė tė dyshimta tė qarqeve mediale tė Shqipėrisė, Baton Haxhiu sot ėshtė bėrė reprezentuesi i interesave tė dyshimta tė disa qarqeve mediale qė kanė pėr ambicie abuzimin me pasurinė kombėtare tė Kosovės, nė rastin konkret – frekuencat televizive.
Spekulimi thotė se kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, ministri i ministrisė respektive Limaj, Baton Haxhiu dhe pronari i Top Channel Dritan Hoxha, tashmė e kanė ngrėnė “darkėn” e kėtij pazari, i cili i garanton ndihmėn e pakursyer tė Qeverisė Thaēi qė Top Channel tė sigurojė tė paktėn frekuencė lokale nė Prishtinė (sic!). Kjo duhet tė fillojė sė pari me hapjen e njė studioje tė vocėrr nė Prishtinė, sa pėr t’u instaluar. Dritan Hoxha, nga ana tjetėr, i ka trullu edhe kryeministrin edhe ministrin respektiv se do t’i investojė, si thotė spekulimi - 10 milionė euro n’Kosovė.
Kjo shumė parash duket e thėnė me aso lehtėsie me tė cilėn prindėt i mashtrojnė fėmijtė pėr dhurata, sepse kur Qeveria Berisha i kėrkoi po kėtij njeriu qė nė emėr tė taksave tė abuzuara t’i paguaj shtetit aprx.11 milionė euro, pronari Hoxha publikisht doli duke thėnė se kjo do e bankrotonte firmėn. Ku i ka kėto 10 milionė euro tė premtuara z.Hoxha, kėte me gjasė e di vetėm kryeministri Thaēi.
Frekuencat nacionale, si njė kafshatė mė e madhe, sipas tė njėjtit spekulim, kanė mbetur qė tė ndėrtohen mė me kopili e pėrgatitje mė tė gjata, brenda njė projekti qė si kulisė do ta kishte njė fantom kompani kosovare, ku pėrflitet se B.Haxhiu do e themelonte, po qė nė tė vėrtetė, prapa kėtij fantomi do fshiheshin dy emra – Aleksandėr Frangaj dhe Blendi Fevziu, si dy nga aksionerėt kryesorė tė Televizionit KLAN nga Tirana.
Baton Haxhiu qysh sot menaxhon njė pajisje pėr shtypje tė posterave gjigandė, qė ka pėr pronarė njerėz nga Shqipėria tė afėrt me Ilir Metėn dhe gruan e tij, por qė nė Kosovė janė regjistru si kompani e tij, tė cilat pasi kishin kryer punė nė zgjedhjet e fundit nė Shqipėri, u transferuan nė Kosovė qė tė jenė nė dispozicion tė kampanjės sė PDK dhe zotit Thaēi, si dhe tė Baton Haxhiut, i cili pos Thaēit, ia kishte fut mirė ēmimin edhe Behxhet Pacollit, duke ja marrė mbi 70 mijė euro pėr shtypje pllakatesh dhe pėr fushatėn.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|
|
|
27-06-08, 13:46
|
#3
|
Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Titulli: Hashim Thaēi Dhe Baton Haxhiu Bejne Pazar Me Pasurine Kombėtare Te Kosoves?
“Pastrimi i Terenit”
Ky penetrim dhe abuzim me eterin mbi Kosovė, tė cilin e organizojnė dhe udhėheqin Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu, nuk do mbetej i vetmuar, thotė spekulimi. Krejt kjo “dallavare hashim-batoniane” si e kualifikuan, do pėrcillej me pėrgatitje tereni, ose si thuhet nė kėtė spekulim, me ‘pastrim tereni’.
Po ēfarė nėnkupton “Pastrimi i Terenit”?
Strategjia e instalimit tė 2 televizioneve tė Shqipėrisė, do pėrcillej me atė pjesė tė kėsaj strategjia e cila ka pėr qėllim dobėsimin e tri televizioneve qė pėrdorin frekuencė nacionale RTK, KTV dhe RTV21, si dhe ndėrtimin e njė muri administrativ ndaj tė gjitha projekteve tjera kosovare qė do kishin pėr ambicie kėto frekuenca.
Kėshtu, sipas spekulimit, kjo detyrė e flliqtė dhe e padenjė pėr cilėndo qeveri, i ka ra hise Qeverisė Thaēi. Ky skenar do fillonte me destabilizimin finansiar dhe dobėsimin e ndikimit qė redaksia e lajmeve nė RTK ka nė publikun e Kosovės. Edhe pse sot pėr sot RTK ėshtė njė servis nė duart e Qeverisė Thaēi, ku ose ai personalisht ose dikush nga bashkėpunėtorėt mund tė telefonojė nė kėtė shtėpi dhe tė kėrkojė hapėsirė sa tė dojė, si thonė burimet brenda RTK, si nė “bashqe t’babės”. Njė takim i kryeministrit Thaēi me qytetarėt kėto ditė, qė ishte mendu vetėm pėr efekte mediale, u pėrcollė me paraqitjen “live” tė RTK nga kryeministria ku intervistoheshin qytetarėt nė hall qė kishin ardhur pėr ta taku kryemnistrin, dhe ku reporteri lavdonte gjestin e kryeministrit dhe i pyeste qytetarėt “kryeministri ėshtė i mirė apo jo(sic!)”. As televizioni i babės nuk ja kishte siguru kėsi komoditeti kėtij kryeministri. Atėherė, prej nga kjo ambicie qė RTK tė destabilizohet finansiarisht dhe tė dobėsohen “Lajmet” e orės 19:30? Si spjegojnė burimet brenda RTK, po kėshtu siē ka mundėsi qė Thaēi ta marrė nė telefon Agim Zatriqin, drejtorin e pėrgjithshėm tė RTK, tė njėjtėn mundėsi e ka dhe e gėzon edhe rivali i zotiti Thaēi, Ramush Haradinaj. Duke mos pasur kontroll tė plotė mbi kėtė medium, sepse po kėtė mundėsi e ka edhe rivali Ramush Haradinaj, Qeveria Thaēi kėrkon edhe nė mėnyra direkte – dobėsimin e ndikimit tė “Lajmeve” tė orės 19:30 qė ato kanė nė publikun e Kosovės dhe pėrgjithėsisht destabilizimin finansiar tė kėtij mediumi. (Kėto telefonata dhe ky flirt i liderave tė partive me njė menaxher tė njė servisi publik flasin vetė pėr vete, por kjo le tė mbetet pėr ndonjė eksplorim tjetėr tė “Javės”).
Ky skenar vazhdon mė tej me destabilizimin finansiar edhe tė dy projekteve tjera RTV21 dhe KTV, duke i zhvendosur nga hapėsirat qė i kanė shfrytėzuar deri sot. (Stafi i KTV tashmė ėshtė njoftuar se do shpėrngulen me zyre diku n’Ajvali, afėr Prishtinės, shumė shpejtė.) Edhe pse, mbetet njė e vėrtetė e madhe se kėto dy projekte kanė gėzuar privilegje tė papara nė Kosovė, duke u trajtuar jo si dy projekte tė rėndomta komerciale qė i nėnshtrohen konkurencės sė tregut, po si edhe dy Servise Publike tjera (pėr gjithė kėtė kohė, kėto dy projekte janė donatuar me nga 4 milionė dollarė secila dhe imagjinoni: deri sot nuk kanė pagu qirra nė Kosovė?!!!), prapėseprapė, zhvendosja e kėtyre dy projekteve nga hapėsirat e tyre do t’i destabilizonte pėr njė kohė dhe do t’i traumatizonte. Pėr sa kohė? Pėr njaq kohė sa do i nevojitej dy projekteve televizive nga Shqipėria qė tė infiltrohen dhe tė instalohen nė Kosovė.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|
|
|
27-06-08, 13:46
|
#4
|
Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Titulli: Hashim Thaēi Dhe Baton Haxhiu Bejne Pazar Me Pasurine Kombėtare Te Kosoves?
Le ta zėvendėsojmė Hashim Thaēin e Drenicės, me Edi Ramėn e Tiranės
Ky spekulim, edhe pse mbetet nė domenin e spekulimit, ka njė bazė. Sepse si i tillė vjen pas njėrit nga turpet mė tė mėdha, qė mundet njė qeveri me ia leju vetes dhe me ia bė interesave dhe publikut tė vet (si u kualifikua nga media e Kosovės, shih “Koha Ditore” dhe komentet e Televizionit RROKUM nga Dita e Pavarėsisė sė Kosovės), ashtu si veproi Qeveria Thaēi pėr Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė. Si e dini, Qeveria Thaēi e ka mbajtur sekret edhe modelin e flamurit qė ėshtė zgjedhur, edhe vendin prej nga do nisej pėr t’u dėrgu nė parlamentin e Kosovės nė ceremoninė solemne, edhe orėn edhe gjithēka tjetėr qė lidhet pėr ato momente historike. I vetmi medium qė ishte njoftuar pėr kėto sekrete ka qenė njė medium i Shqipėrisė: Televizioni KLAN(sic!)
Pas kėtij ”turpi e kėsaj tradhtie”, si u kualifikua ky gjest flagrant e i pajustifikueshėm, kjo Qeveri ka qenė dashur tė bojkotohej me javė nga tė gjitha mediumet e Kosovės. Qeveria e Kosovės e cila nuk ka respekt pėr mediumet e Kosovės, nuk e meriton tė mbulohet e transmetohet nga kėto mediume. Qeveria e Kosovės e cila ka pėr detyrė ta stimulojė, garantojė, zhvillojė dhe kultivojė Shtypin e Lirė tė Kosovės, flerton dhe “tradhton” me njė medium nga Shqipėria.
Sipas burimeve shumė tė afėrta me kryeministrin Thaēi dhe ministrinė respektive, arsyeja e kėtij flirti dhe ‘tradhtie’ pėr Ditėn e Pavarėsisė e kryeministrit Thaēi, si dhe kjo ambicie pėr t’i sjell televizionet e Shqipėrisė nė Kosovė, buron nga njė bindje e pjekur e zotit Thaēi, dhe jo vetėm e tij, se Televizionet e Shqipėrisė disi janė shumė mė tė mira. Kanė gjuhė mė tė mirė, po duken mė mirė, etj. Ose si e tha Baton Haxhiu, “televizionet e Shqipėrisė kanė kryer njė Revolucion Kulturor” (sic!)
Krejt ky percepcion provincial i njė qeverie provinciale gjen pak mbėshtetje kur ke parasysh vetėm raportin e fundit tė Freedom House, ku media e Shqipėrisė kualifikohet si mė sė paku e emancipuar e profesionale n’Ballkan. Ku e shohin avansimin e kėsaj medie kryeministri dhe qeveria e tij, kjo mbetet njė ēėshtje pėr t’u diskutuar.
Kjo qeveri ia ka lejua vetes komoditetin t’i gjykojė e kualifikojė mediat e Kosovės si primitive dhe tė pazhvilluara, dhe prandaj ka konkluduar se u dashka qė t’i sjellim nga jashtė. Po ta ndjekėsh vijėn e kėsaj logjike atėherė u dashka edhe ne si qytetarė qė tė sjellim njė qeveri mė tė pėrgjegjshme, mė pak provinciale, qė ka dinjitet e vetėrespekt, e jo t’i durojmė kėta qė tė trajnohen, eksperimentojnė e tregtojnė me interesat e qytetarėve tė Kosovės.
Nėse u dashka qė t’i sjellim mediat nga Shqipėria, atėhere le ta sjellim edhe njė qeveri ma tė mirė prej andej! Le ta zėvendėsojmė Hashim Thaēin e Drenicės, me Edi Ramėn e Tiranės. Ide shumė e mirė, apo jo?
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|
|
|
27-06-08, 13:47
|
#5
|
Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..
“Klanizimi” i hapėsirės mediale tė Kosovės
Jo aq shumė Top Channel sa Televizioni KLAN janė modele flagrante tė abuzimit tė interesit publik, dhe njė gazetarie e cila nė Serbinė e Milosevicit njihej si Gazetari Milanoviciane.
Po kush ėshtė ky Milanovic?
Milanovic ishte drejtori i Radio Televizionit tė Serbisė (RTS), emėruar nga Milosevic. Ishte model i njė gazetari i cili fund e majė kredon e tij e fuste nė funksion tė Milosevicit dhe interesave tė ngushta tė partisė sė tij SPS. Deri nė atė masė sa nė fund, pas bombardimeve tė NATOs dhe rėnies sė Milosevicit, kėtė gazetar njerėzit e Beogradit aq shumė e urrejnė sa e ndjekin rrugėve tė qytetit dhe e rrahin publikisht. Mė vonė, Milanovic edhe denohet me 10 vjet burg, ku gjindet edhe sot.
Nė Shqipėrinė berishiane dhe nanoiane, nuk ėshtė servisi publik ai qė e kryen kėtė punė tė flliqtė pėr qeverinė. Jo, nė Shqipėri vetimponohet njė tjetėr projekt medial qė quhet KLAN. KLAN qė nga dita e parė e tij, promovohet si projekt i cili ėshtė kryekreje nė funksion tė qeverive, cilado qė tė jetė ajo. Kujtojeni vetėm salto-mortalen e fundit tė kėtij mediumi i cili, i themeluar dhe lansuar nga Qeveria Nano, kapėrcen nė taborin e Qeverisė Berisha, dhe mund ta keni pak-a-shumė tė qartė profilin edhe profesional edhe kredon e themeluesve dhe reprezentėve tė kėtij mediumi.
Ky botėkuptim gazetarie dhe ky profil nuk ėshtė i ditur n’Kosovė. Nė Kosovė sidoqoftė, shitet mend duke i bėrė watchdog qeverive, e jo duke e futur hundėn n’prapanicėn e kryeministrave. Nė Kosovė dihen mirė gazetat dhe mediumet qė e kanė ‘brown nose’ si thuhet, dhe pak e hiq njerėzit kanė respekt pėr to.
Duke pasur parasysh vetėm dy pikėpjekjet e fundit tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe ministrit Fatmir Limajt me kėtė medium (KLAN), ju e kuptoni se viktimat e para tė kėtij mediumi janė dhe sidomos kanė me qenė vetė kėta.
Nė emisionin e televizionit KLAN, ku ishin ftuar dy kryeministrat Berisha dhe Thaēi, ky i fundit tallej edhe nga analistat e ftuar nė studion nė Tiranė, edhe nga Haxhiu nė Prishtinė. Ai prezentim i zotiti Thaēi ishte njė tallje me te. E ai i shkreti, e mendonte kėte si favor dhe mundėsi pėr t’u parė(sic!)
Moment tjetėr qė mund tė kujtojmė ėshtė intervista e kėtyre ditėve e ministrit tė Telekomunikacionit Fatmir Limaj nė emisionin e Blendi Fevziut “Opinion Plus”. Nuk ėshtė e rastit qė ministri ftohet mu pas asaj “darke tė hangėrme tė frekuancave televizive” aq shumė tė spekuluar, qė me grua e me vlla t’ia bėjnė njė vizitė Televizionit KLAN. Fatkeqėsia e kėtyre personazheve ministrore kosovare nė pėrvojat e tyre me kėtė televizion (Klan) gjithmonė dalin tė disfavorshme pėr kėta vetė. Intervista e zotit Limaj n’Klan mbeti e humbur nėn efektin medial qė shkaktoi nė Prishtinė publikimi i fotos sė makinės zyrtare tė Ministrisė sė Telekomunikacionit qė e voziste i vėllai i ministrit Limaj gjatė atij qėndrimi nė Tiranė si mysafir i KLAN. Kush e solli foton nė “Kohėn Ditore”?
Le tė mbeten kėto dy momente televizive si momente reflektimi pėr Qeverinė Thaēi sa pėr tė nxjerrė pėrfundimin se kush mund tė jenė viktimat e para tė infiltrimit tė kėtyre mediumeve n’Kosovė dhe pėr “klanizimin” e hapėsirės mediale nė Kosovė.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|
|
|
27-06-08, 13:48
|
#6
|
Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..
Po ku mund tė jetė interesi i Hashim Thaēit pėr ta bėrė kėtė shkelje flagrante tė interesit kombėtar tė Kosovės dhe pėr ta kryer “klanizimin” e hapėsirės mediale kosovare?
Me parallogari tė gabuara, Hashim Thaēi parasheh se me ardhjen e kėtyre mediumeve nė Kosovė ai do pėrforconte pozicionin e tij mediatik dhe tė qeverisė tij, dhe do amortizonte kanonadat e medias qė kanė nisur qysh tash ta akuzojnė pėr mungesė programi dhe vizioni pėr Kosovėn dhe pėr pėrpjekjet pėr tė instaluar njerėzit e tij nė postet kryesore nė Kosovė.
Me ambicien pėr tė kontrolluar gjithēka, dhe me centralizim informate ashtu siē e ka bėrė nė Qeveri, duke e mbyllur ēdo informacion tek zėvendėsi i tij dhe duke mos emėruar portparol tė Qeverisė, Thaēi i percepton kėto mediume si aleate dhe mike tė tij, duke mos e parė elefantin nė dhomė se, kėto mediume vijnė jo pėr miqėsi e pėr tė sjellė para n’Kosovė, por - pėr tė marrė para nga Kosova. Asnjė kompani mediale nuk hyn nė njė treg nga humanizmi e ambiciet pėr t’i iluminuar, andaj as media e Shqipėrisė nuk vjen nė Kosovė pėr t’i mėsuar kosovarzijtė ta flasin Gjuhėn Standarde, po pėr ta rritur fitimin.
Shembulli eklatant qė dėshmon kėtė logjikė tė kėtyre mediumeve ėshtė ēmimi shpėrblyes nė Top Fest 5 prej 10000 eurosh, qė sot televizionit Top Channel ia paguan njė kompani nga Prishtina. Ky zhvleftėsim dhe diskreditim i medias kosovare qė bėhet nga Qeveria Thaēi e bėnė biznisin kosovar qė tė investojė nė televizionet e Shqipėrisė, dhe kjo ėshtė e vetmja arsye e kėtij infiltrimi e kurrėfar miqėsie e ambicie iluministe. Me kėtė qėndrim tė Qeverisė Thaēi ndaj medias kosovare kjo qeveri nuk mund tė konsiderohet e Kosovės sepse bėn qė parat tė dalin nga Kosova e jo tė hyjnė nė Kosovė. Dhe, urgjentisht do duhej qė tė binte.
Duhet tė jesh shumė naiv tė besosh ne mediumet si KLAN, tė besosh besnikėrinė dhe miqėsinė e tyre. Pyteni Salėn e vitit 1995, dhe pyteni Nanon e vitit 2005 se a ka kuptim tė flasėsh pėr nocionet “miqėsi” e “besnikėri” kur flitet pėr KLAN ose Top Channel.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|
|
|
27-06-08, 13:48
|
#7
|
Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..
Historia e penetrimeve mediale shqiptaro-shqiptare
Le ta kujtojmė shkurt historinė e njėkėso ambicieje tė ngjajshme qė kishte dikur njė ekip i gazetės “Rilindja” dhe Televizionit tė Prishtinės, qė nė vitet 90ta u instaluan nė Tiranėn postkomuniste me ambicien se do e iluminojnė hapėsirėn mediale atje. Tirana i heshti, i talli dhe i margjinalizoi nė njė mėnyrė tė merituar. Njėsoj, media e shkruar e Tiranės si Shekulli, Korrieri, Klan, etj, u pėrfshi nga i njėjti kompleks iluminimi e inflitrimi duke ardhur nė Prishtinė, pas NATOs, por dėshtoi dhe pėsoi fijasko njėsoj sikur Rilindja e TVP nė Tiranė. Kjo histori e penetrimeve dhe ambicieve pėr tė iluminuar e pėrfituar nga hapėsirat reciproke ėshtė njė histori e dėshtimit dhe pėrpjekjes pėr tė pėrfituar nga njė hallakamė e pėshtjellim i pėrgjithshėm i kėsaj hapėsire mediale shqiptare, qė sot e kėsaj dite nuk ka kritere tė caktuara dhe tė sanksionuara ligjore qė do e regullonin kėtė hapėsirė si njė hapėsirė e veprimit tė lirė konkurent mediatik.
Sot, po guxoi ndonjė medium i Kosovės vetėm t’i shkonte mendja se lėre mė tė kėrkonte frekuenca televizive nacionale nė Shqipėri, do talleshin me te si me ma tė mbramin budall.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|
|
|
27-06-08, 13:52
|
#8
|
Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..
2 mėnyrat e qorrimit tė publikut
Por, ajo qė tė bėn me qesh nė Shqipėri – njė medium kosovar tė kėrkonte frekuenca nacionale – nuk ta vė buzėn nė gaz nė Prishtinė. Nė Prishtinė, njė medium i Shqipėrisė jo vetėm guxon, por edhe i premtohen frekuencat nacionale(sic!). Nėse ky spekulim pėr infiltrimin e dy televizioneve tė Shqipėrisė do na provohet vetėm pak i vėrtetė, interesi kombėtar i Kosovės do jetė para njė rreziku tė madh, dhe ky do jetė fillimi i fundit i Qeverisė Thaēi. Sepse, tevona, kėto frekuenca janė pasuri kombėtare e qytetarėve tė Kosovės dhe vetėm nė mėnyrė ligjore mund tė fitohen, e jo me darka hashim-batoniane.
Le ta marrim se ky spekulim ka baza pėr t’u besur i vėrtetė.
Pse kjo ēashtje do inicializonte fundin e Qeverisė Thaēi?
E para, vetėm ideja se njė kryeministėr flet dhe premton nėpėr darka pasuri kombėtare tė Kosovės demaskon deri n’fund se sa ky kryeministėr respekton qytetarin, pozitėn e vet dhe interesin kombėtar.
E dyta, tė flasėsh pėr pasurinė kombėtare tė Kosovės nėpėr darka dhe ta premtosh, kjo flet dhe zbulon njė natyrė tė fshehur dhe ambicie diktatoriale tė kryeministrit Thaēi, qė do e kompromitonte figurėn e tij publike pėrfundimisht.
E treta dhe mė e zeza, njė kėso darke dėshmon se sa kryeministri i kėtij vendi respektoka qytetarėt dhe intelegjencėn e tyre. Kjo demaskon gjithė mosrespektin qė kryeministri Thaēi e paskėrka pėr qytetarin e Kosovės. Sa shumė po e nėnēmoka.
Janė dy mėnyra pėr ta mbajtur njė vend nė terr: duke e terratisur dhe ndaluar ēdo medium; dhe duke e qorruar me dritė tė madhe qė jua lėshon nė sy.
Metodėn e parė e pėrdori Milosevici nė Kosovė.
Metodėn e dytė, nėse na provohet i vėrtetė ky spekulim, e po kemi shumė shpresė se do jetė vetėm njė prrallė me dy drenicakė, do qė ta pėrdorė Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu.
Me e qorrue Kosovėn me dritėn e televizioneve tė Shqipėrisė!
© by Gazetajava
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|
|
|
15-04-09, 18:52
|
#9
|
jonuzi
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
|
Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
|
|
|
16-04-09, 00:37
|
#10
|
Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..
Korrupsioni kancer i shoqėrisė kosovare
Fehmi Ramadani
I
Korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar, prostitucioni dhe droga janė kėto dukuri qė kanė marrė hov nė zhvillimin e saj nė shoqėrinė kosovare, sidomos nė dekadėn e fundit tė kėtij shekulli. Kjo nuk nėnkupton se kėto dukuri nuk ishin tė zhvilluara mė herėt dhe se gjithēka e keqe na paska filluar gjatė kėsaj periudhe, por kėto ishin tė zhvilluara edhe mė herėt, sepse edhe vetė shoqėria njerėzore ėshtė njė bashkėsi, e cila pėr veē tė vlerave tė mira ka edhe anėt saj negative.
Duke mos u futur thellė nė analizėn e gjenezėn e tyre, por shikuar nga kėndvėshtrim sociologjik mund tė konkludohet se shoqėritė e robėruara, sidomos shoqėria kosovare, e cila me dekada ishte nėn sundim tė huaj, dhe se robėruesit e saj kanė investuar shumė qė kjo shoqėri tė devijojė nga vlerat e shėndosha kombėtare e njerėzore dhe tė futet nė njė sokak pa rrugėdalje.
Robėruesit e saj kishin imponuar njė gjendje tė tillė nė kėtė vend, qė tė gjitha segmentet e jetės tė ishin tė korruptuara, kuptohet kėtyre dukurive i kanė ndihmuar edhe ato shtresa tė shoqėrisė, tė cilat si pėr shkak tė vetėdijes sė ultė, tė interesit tė tyre, por edhe pėr shkak tė politikės qė u kishte imponuar pushtuesi tė merren me kėto fenomene.
Duhet theksuar se, gjatė pushtimit serb nė Kosovė shumica e punėve shtetėrore kryheshin nė formė korruptive. Tė gjitha segmentet e saj ishin tė korruptuar, duke filluar nga administrata e thjeshtė e deri nė organet mė tė larta tė shtetit. Nėpėr kėto organe pėr tė kryer njė punė duhej korruptuar ndonjė zyrtar tė kėtij shteti nė mėnyrė qė tė marrėsh ndonjė dokument, apo tė kryesh ndonjė punė tjetėr. Duhej dhėnė ryshfet nė para, ose ndonjė gjėsend tjetėr. Kjo ishte modė e kėtij shteti.
Pėrmasat e kėtij korrupsioni kishte arritur sidomos nė organet e rendit, me ē’rast kah sillesh duhet tė korruptosh ndonjė polic serb, ndryshe, ose do tė keqtrajtohesh,ose do tė dėnohesh rėndė.
Por, pėr veē korrupsionit edhe nepotizmi, krimi, prostitucioni dhe droga ishin pėrhapur mjaft. Kėto dukuri, gjatė kėsaj periudhe ishin shndėrruar nė sistem vlerash, bile ky sistem mbrohej edhe nga ligji, tė cilin e kishte imponuar pushtuesi.
Shteti okupues serb ishte investuesi mė i madh nė zhvillimin e kėtyre dukurive negative tė shoqėrisė, sepse ishte nė interesin e kėtij shteti, qė kjo shoqėri tė devijojė plotėsisht nga vlerat mirėfillta kombėtare e njerėzore. Pėrkundėr, investimit tė madh nė kėto dukuri, pushtuesi nuk ia kishte arritur qėllimin e duhur, tė shfrenojė njė shoqėri tė tėrė, sepse kėtė shoqėri e mbante urrejtja ndaj pushtuesit dhe lufta kundėr tij.
II
Por, pas periudhės sė vitit 1999 tė gjithė dhe pas ēlirimit tė vendit kishim menduar se kjo shoqėri njėherė e pėrgjithmonė do tė dal nga kriza e pėrgjithshme dhe do tė rimėkėmbej shpejt nė tė gjitha sferat.
Nuk ka dyshim, se kjo shoqėri ka pėsuar transformime tė mėdha, por edhe ka rritje tė dukshme tė dukurive tė lartcekura. Njė shtytės i mirė i kėtyre dukurive ishin disa pjesėtarė tė misioneve tė huaja ndėrkombėtare, disa organizatat e ndryshme joqeveritare, tė cilat nė vend qė tė ndihmonin kėtė shoqėri, kishin keqpėrdorur misionin e tyre duke pėrhapur korrupsionin, prostitucionin dhe drogėn.
UNMIK-u, njė organizatė heterogjene botėrore nuk kishte ndonjė politikė tė qartė se si duhet ndalur kėto fenomene retrograde, por pėrkundrazi ato u zhvilluan edhe mė shumė. Faktor tjetėr ishte kriza ekonomike e kėsaj shoqėrie, sepse pushtuesi kishte krijuar dėme tė mėdha materiale nė kėtė vend dhe kėshtu kishte ndihmuar mė shumė qė njė shtresė e saj tė merret me punė tė pista, se sa me ndonjė punė tė ndershme.
Sondazhet e shumta qė janė zhvilluar nga organizatat civile, si vendore, por edhe ndėrkombėtare tregojnė pėr rezultate shqetėsuese tė rritjes sė kėtyre dukurive nėpėr tė gjitha poret e jetės sė kėsaj shoqėrie.
Arsimi dhe shėndetėsia janė dy segmente shumė tė atakuar nga korrupsioni. Nė Kosovė gjatė kėsaj periudhe janė hapur shumė fakultete private, tė cilat kanė kritere tė ulėta tė dijes dhe nuk kontrollohen nga askush. Mund tė merren diploma me para pa u pėrgjigjur ndaj askujt. Gjithashtu, edhe Universiteti shtetėror i Kosovės ėshtė shndėrruar nė bastion tė korrupsionit.
Lajmet tė ndryshme vijnė nga fakultetet e tij pėr keqpėrdorime dhe keqpėrdorime tė ndryshme financiare. Shumė profesorė qė punojnė nė kėtė universitet, punojnė edhe privat. Qėllimi i tyre ėshtė vetėm profiti dhe asgjė mė shumė. Ata nuk arrijnė t’i mbajnė dot ligjėratat me studentė pėr shkak tė angazhimeve tė tyre tė mėdha. Dija mė nuk ėshtė kriter pėr vlerėsim, por antivlerat kanė marrė zhvillim.
Aspak, ma mirė nuk qėndron puna nė shėndetėsinė e kėtij vendi. Shėndetėsia kosovare ėshtė e sėmurė. Raportet e ndryshme nėpėr media tregojnė njė gjendje alarmante qė kanė spitalet e Kosovės, edhe pse Kosova ka kuadro mjaft tė aftė nė kėtė dhe qė kanė dinjitet kombėtar, por tani pėr tani edhe kėtu ka krizė.
Kjo shoqėri ende nuk ėshtė pėrgatitur qė kjo sferė shumė e rėndėsishme pėr popullin e saj tė rimėkėmbet njėherė e pėrgjithmonė dhe tė ecė mbarė.
III
Pėrsėri, sondazhet fundit tė OJQ-sė “Gallup International” tregojnė se kosovarėt janė populli mė optimist nė Evropė. Kjo vetėdije e njė optimizmi tė tepruar tregon shkallėn e ultė tė vetėdijes sė njė shoqėrie nė krahasim me krizėn qė ka ajo. Pėr shembull, papunėsia ėshtė mbi 60 pėr qind, varfėria rreth 40 pėr qind, ndėrsa varfėria e skajshme rreth 15 pėr qind e tyre.
Nga kėto shifra lehtė mund tė konkludohet se nė njė shoqėri tė varfėr, krejt normal ėshtė qė dukuritė negative, si korrupsioni, nepotizmi, krimi, droga dhe prostitucioni do tė jenė nė agjendėn e saj tė pėrhershme. Kur, kėtyre i shtohen edhe faktorėt tjerė, siē thamė mė lartė, disa pjesėtarė tė misioneve tė ndryshme ndėrkombėtare, tė disa shoqatave tė huaja, pasojat e sė kaluarės, atėherė del qartė se problemet janė tė rėnda dhe duhet kushtuar njė kujdes i veēantė nė rehabilitimin e saj.
Pėr dhjetė vite pushtetet vendore, edhe pėrkundėr deklarimeve tė tyre se do tė luftojnė kėto dukuri, deri mė tani nuk kanė pasur sukses dhe asnjė qeveri nuk ka arritur qė sė paku tė frenojė pėr njė pėrqindje kėto fenomene tė dėmshme shoqėrore.
Kėto qeveri, jo qė nuk kishin plan, por as nuk kanė vizion se si duhet luftuar dhe frenuar kėto dukuri negative qė dita e ditės po e shkatėrrojnė kėtė shoqėri, mu ashtu sikur kanceri qė e shkatėrron njė organizmin e njeriut. Njė shoqėri e tillė nuk do tė mund tė inkuadrohet nė shoqėritė e zhvilluara, tė mos flasim nė projektin e BE-sė, ku pėr kriter pėr inkoorporim kanė punėn dhe zhvillimin.
Nėse ishim nė tė kaluarėn gjenerata mė sfiduese, po ashtu do ta kemi obligim kombėtar e njerėzor qė tė sfidohemi edhe nė luftėn e kėtyre dukurive tė shėmtuara shoqėrore. Nė radhė tė parė u takon organeve tė shtetit, e mė pastaj qytetarėt, duke pėrfshirė edhe qytetarin e zakonshėm tė kėtij vendi.
Nėse vėren se ndonjė person, apo organ i shtetit po keqpėrdor detyrėn e vet, ose ėshtė i pėrfshirė nė kėto dukurive negative nuk duhet hezituar, duhet lajmėruar nė organet kompetente, por edhe pėr mes mediumeve tė ndryshme qė tani nė Kosovė janė tė shumta tė sensibilizohen kėto dukuri, nė mėnyrė qė tė ndalen hovi i zhvillimit tė tyre tė mėtutjeshėm.
Mosveprimi nė kėtė drejtim do tė ketė pasoja tė mėdha pėr ardhmėrinė e kėsaj shoqėrie, pėr kėtė arsye tė gjithė duhet tė rreshtohemi nė luftė kundėr kėtyre dukurive retrograde tė shoqėrisė.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|
|
|
16-04-09, 00:38
|
#11
|
Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..
Haradinaj akuzon Thaēin pėr pėrfshirje nė afera korruptive
Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj ka akuzuar kreun e qeverisė Hashim Thaēi pėr pėrfshirje nė afera korruptive.
Disa ditė pasi kryeministri ka urdhėruar largimin nga puna tė tre zyrtarėve tė dyshuar pėr pėrfshirje nė korrupsion, shefi i opozitės nė Kosovė ėshtė shprehur se ky fenomen ka ėshtė prezent nė nivelin mė tė lartė politik tė institucioneve.
“Mendoj se korrupsioni nuk ėshtė sėmundje qė i ka pėrfshirė sektorin civil. Korrupsioni ka pėrfshirė lidershipin politik nė qeverisje. E vetmja mėnyrė qė tė ndalet korrupsioni ėshtė qė kryeministri dhe ministrat tė mos pėrfshihen nė korrupsion. Kėto janė praktika kryesisht tė qeverive tė lindjes qė tė viktimizohet dikush, por kjo nuk ėshtė luftė kundėr korrupsionit”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt PDK dhe LDK po pėrpiqen tė kontrollojnė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, por zėdhėnėsi i PDK-sė, Blerand Stavileci e ka kundėrshtuar kėtė fakt.
“Ėshtė hetuar njė qasje deri mė tani. Ju e shihni njė ndėrhyrje nė emėrime, njė pengesė, njė vonesė, njė bllokim i kėtyre mekanizmave, i KQZ-sė dhe i Sekretariatit andaj kjo nė logjikėn tonė ėshtė njė agjendė e institucioneve tė Kosovės pėr tė ulur aftėsitė, kapacitetin dhe kredibilitetin tonė pėr mbajtje tė zgjedhjeve tė lira dhe tė rregullta”, tha Haradinaj.
“Komisioni Qendror Zgjedhor ėshtė njė komision i pavarur dhe rrjedhimisht si i tillė nė bazė tė roleve dhe funksioneve qė ka i ushtron edhe detyrat e pėrgjegjėsitė. Konsiderojmė qė kėto deklarata janė njė tendencė pėr ta zhvendosur vėmendjen e opinionit publik drejt gjėrave tė parėndėsishme”, tha ndėrkaq Stavileci.
Javė mė parė Haradinaj iu ka bėrė thirrje organizatave ndėrkombėtare OSBE dhe Kėshilli i Evropės qė tė jenė mė tė angazhuara se kurrė mė parė nė monitorimin e procesit zgjedhor nė Kosovė. /alsat/
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:28.
|
|