Mali i Zi njeh shtetin e Kosovės megjithė kundėrshtimet e Serbisė
Ali Salaj
Podgorice
09-10-2008
Qeveria e Malit te Zi njohu sot pavarėsinė e Kosovės, megjithė kundėrshtimet e forta tė aleates sė tij tradicionale, Serbisė.
Qeveria e mori vendimin pas njė mbledhjeje maratonė dhe njoftoi zyrtarisht se do tė vendosė marrėdhėnie tė plota diplomatike me Prishtinėn. Vendimin e paraqiti ministri i jashtėm malazes,Millan Roēen, i cili e cilėsoi atė si mjaft tė favorshėm pėr qendrueshmėrinė nė rajon.
Ky vendim pritet tė rrisė tensionet me Serbinė, me tė cilėn Mali i Zi ka qenė nė federatė deri nė vitin 2006.
Dje, Podgorica shprehu mbėshtetje pėr kėrkesėn e Serbisė nė Asamblenė e Pėrgjithėshme pėr t’a kaluar ēėshtjen e ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Kjo lėvizje synonte me sa duket tė zbuste tensionet nė marrėdhėniet me Serbinė nė prag tė njohjes sė Kosovės