|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
18-10-08, 13:20
|
#1
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
E dėgjuam fjalimin e kryetarit tė PDKsė qė po festonte pėrvjetorin; njė fjalim qė dukej krejt rutinor e qė e paraqiste PDKnė si njė parti tė profilizuar dhe parti tė unitetit.
Por, problemi i atij fjalimi mbi unitetin, ishte konteksti i tij i errėt politik. Publiku ashiqare priste deklarimin e Hashim Thaēit pėr ose kundėr nismės pėr rehabilitimin e Enver Hoxhės, tė ndėrmarrė nga disa prej figurave kryesore tė PDK-sė. Por, ai doli me fjalimin qė donte tė pėrēonte porosinė e qartė se PDK ėshtė parti qė fuqinė e bazon
nė unitetin e saj.
Ēudi!
Me pak cinizėm, do tė mund tė shtroheshin pyetje tė shumta lidhur me unitetin e proklamuar. Por, tė gjitha ato do tė mund tė pėrmblidheshin nė njė tė vetme. A ėshtė PDK unike sa i pėrket rehabilitimit tė Enver Hoxhės?
Ėshtė?
Nuk ėshtė?
Nuk duan tė deklarohen tash?
Jo, ata nuk mendojnė njėjtė , por do tė deklarohen mė vonė?
Ose, thjesht, duhet tė mėsohem ta shohim PDK-nė si janė parti ku nuk ka shkarkime, siē tha vet Jakup Krasniqi.
Sepse nė PDK enverizmi shihet si njėra nga bindjet dhe jo si njė mohim esencial i vet pluralizmit, pra mohim vdekjeprurės i vet idesė sė lirisė njerėzore dhe demokracisė?
Por, vargu i pyetjeve shumė lehtė mund tė pėrfundojė jo mė pyetjen nėse PDK ėshtė njė parti enveriste ose jo, por nė pyetjen nėse PDK ėshtė fare njė parti, nėse ajo vėrtet e sheh veten si parti?
Ajo sot vėrtet duket mė shumė se sa qė mund tė jetė njė parti, duke qenė se aty, nė kreun e saj si dhe nė pushtetin e deleguar e qė ajo ka nėn kontroll, i gjen bashkė enveristėt e titistėt, rugovistėt e demaēistėt, postmodernistėt e ruralistėt, si dhe gjithēka tjetėr qė mund tė pjell mendja shqiptare?
Por, nėse pretendohet se gjithēka qė i duhet Kosovės politike ėshtė ose do tė duhej duhet tė jetė brenda vet PDK-sė, atėherė pėrse na duhen parti tjera?
Pėrse na duhet pluralizmi?
Pėrse na duhet demokracia?
Por, ka edhe gjera tjera tė kėqija nė kėtė rrėfim.
Pėr shembull, ka ditė tė tėra qė tema e rehabilitimit tė Enver Hoxhės komentohet nga gazetarė e opinionistė tė ndryshėm, por ende nuk kemi parė as edhe njė qėndrim tė vetėm nga partitė tjera, qoftė nga LDK-ja e kėtij koalicioni, qoftė nga opozita.
Por, edhe gazetaria, sikurse ajo e RTK-sė nė shtėpinė e Jakup Krasniqit, nuk ėshtė
fushė me lule. Pėr shembull, atė reportere e kanė gėnjyer keq me idenė banale se TV ėshtė fotografi dhe se, rrjedhimisht, roli i saj i vetėm qenka qė tė dalė nė fotografi dhe qė, shkarazi, ta mbajė mikrofonin nė dorė, dhe jo qė tė bėjė pyetje e pyetje e pyetje.
Thaēi: Deklarimi i Heshtjes
Unė thjesht nuk shoh tjetėr qė punės sė rehabilitimt eventual tė Enver Hoxhės mund ti vėrė kapak mė mirė sesa Hashim Thaēi personalisht.
Pas aktit tė mosdeklarimit tė tij, nuk ka si tė dihet me siguri se cili ėshtė qėndrimi i tij ndaj enverizmit. Por, ajo qė mund tė dihet me njė siguri ėshtė se Hashim Thaēi thjesht nuk ka llogari tė jetė pro-enverist i deklaruar- pėr shkak se kjo do ta largonte shumicėn absolute tė elektoratit qė i ka dhėnė besiminPDK-sė sė Hashim Thaēit. Po ashtu, njė deklarim i tij pro-enverist patjetėr qė dota sfidonte mbėshtetjen euro- amerikane qėashiqare gėzon kjo qeveri.
Por, nė kėtė situatė, kalkulatori tregon se z.Thaēi po ashtu nuk ka llogari as qė tė demonstrojė hapur se nuk ėshtė njė enverist.
Nė rast tė deklarimit tė tillė anti-enverist, me gjasė do tė nxiste ndoshta gjysmėn e kreut partiak kundėr vetes. Ky ballafaqim, patjetėrse do ta destabilizonte partinė qė supozohetse duhet tė fokusohet e tėra nė udhėheqjenstabile tė Kosovės nė kėtė fazė kritike.
Dua tė them se Heshtja e Thaēit, bashkė me buzėqeshjet triumfale tė shokėve tė partisė sė tij, paraqesin minimumin konsensual qė vazhdon ta mbajė PDK-nė nė kėmbė.
Dhe, ndonėse Heshtja e Thaēit mund te ketė efekte pozitive pėr stabilitetin aktual tė partisė, qysh tash mund tė mendohet se kjo ēėshtje nuk ka gjasa tė pėrfundojė me Heshtje.
Po qe se ndėrkohė PDK nuk do tė vendosė kontroll totale nė mediat e mėdha, pyetja e parė pėr debatet e ardhshme zgjedhore, pėr tė gjithė kandidatėt dhe pėrfaqėsuesit e PDK-sė, do tė duhej tė ishte: Ēfarė mendoni pėr Enver Hoxhėn?.
Por, pėrgjigjen e vėrtetė nuk duhet kėrkuar nga Jakup Krasniqi ose nga Hydajet Hyseni e tė ngjashmit, dhe e as nė justifikimet e cekėta me motivimet psikologjike tė bindjeve tyre.Pėrgjigja e vėrtet do tė vijė nga elektorati!
Ndėrkohė, nuk ėshtė e parėndėsishme tė konstatohet se pėrpjekja e kėtilla arrogante pėr rehabilitimin e Enver Hoxhės, nuk vjen rastėsisht mu nė kohėn e fuqisė thuajse te pakontrollueshme tė PDK-sė, dhe jo nė momente tė vėshtira pėr PDK, sikur nė vitin 2001 ta zėmė.
Ky kėndvėshtrim e kthen gjithė temėn e rehabilitimit tė Enver Hoxhės si njė akt tė diversion politik kundėr Thaēit, brenda vet PDK-sė.
Por, ēfarė mund tė jenė synimet e shokėve qė e vlerėsojnė Thaēin si tė panevojshėm e tė tejkaluar pėr misionin e tyre?
Nuk mund ta di!
Ajo qė e di me njė siguri mė tė madhe ėshtė se fuqia aktuale e PDK-sė ėshtė e pandashme nga figura e Hashim Thaēit. Dhe, besoj se ai aktualisht gjendet para edhe njė sfide tė rėndė personale, kur nuk ka situata win-win dhe kur i duhet tė humbė diēka, nė mėnyrė qė tė fitojė diēka tjetėr,
Tash, zgjedhja ėshtė e tij!
Qė nga Rambuje e deri mė 17 Shkurt, nė asnjė rast, vendimet e Hashim Thaēit nuk mund tė vendoseshin brenda skemave tė perceptimeve pasionante. Prandaj , pėr vete nuk e shoh shumė tė ēuditshme pse ai, edhe tash, me rastin e daljes nė skenė tė vampirėve tė Enver Hoxhės, disi sėrish lejon te mendohet se edhe ai vetė ndoshta ėshtė, ndoshta nuk ėshtė... . Por, njė vazhdim i gjatė i sorollatjes sė kėsaj Dileme qė endet nėpėr Kosovė..., me siguri qė do tė mjaftojė qė njerėzit tė nisin tė kėrkojnė dhe tė krijojnė rrugė mė tė sigurta drejt asaj qė ėshtė Fati i Mirė i Kosovės dhe i Shqipėrisė: SHBA, NATO dhe Bashkimi Evropian!
Do tė bėhet e jona, dhe jo e tyrja!
Mufail Limani
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
18-10-08, 14:40
|
#2
|
*************************
Anėtarėsuar: 25-04-08
Postime: 147
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
Fol, guxo, mos ke frig se gabon
Ai qė i ka kaluar vetėm tre ditė nė Shqiprin nėnė, shumė shpejt do tė dinte tė jepte njė pėrgjegjie. Tė shkurtė, tė qartė, e pa u friguar nė mos do tė gabonte nė vlerėsimin e historis sė gjysmė shekullit, dhe Diktatorit Enver Hoxha.
Vetėm fakti qė bėri aleanca ehde me dreqin po u desh, e jo me ata qė pėr tė satėn herė shpėtuan shqiptarin, na e shpjegon tėrė marifetin e tijė.
Nga ana tjetėr kėta "burra" qė tashmė kanė Shtetin nė dorė, nuk do tė mund ti ikin edhe aq gjatė (mė sė largu deri nė zgjedhjet e ardhshme),Asaj se ēfar mendoni pėr Enver Hoxhen.
Jakup Krasniqi& Co (Historian) duket ta kenė mėsuar historin vetėm nga librat e regjimit komunist. Pa patur ndonjė herė (e as tash) asnjė mė tė voglėn dėshirė ti shohin gjėrat ashtu siq ishin.
Familje tė tėra tė dėnuara, e pėrgjatė vitėve.
Njė Shqipėri tė varfėr, e tė mjeruar.
Njė Kosove tė harruar ( besa edhe tė shitur)
Dhe dhe dhe. . .
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Veterani : 18-10-08 nė 14:43
|
|
|
18-10-08, 16:00
|
#3
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
Enver Hoxhen do ta pershkruaja vetem me nje fjale: DIKTATOR dhe asgje tjeter nuk ia vlen te flitet per te.Ai perdori diktaturen qe te ishte ne pushtet si ne kohen e faraoneve, ndoshta do te ishte me mire te quhej Faraoni Enver Hoxha.
|
|
|
19-10-08, 08:08
|
#4
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
I madhi Rugova tha nje fjali per keta zagaret cetnike eneveriste, u tha "dore e zgjatur e Shkinise." Rrnoj sa rrnoj e shkoj, edhe kurre nuk i ra pishman per ate qe pat thene. E ka dite se kush jane keta zagare qe kane vrare Shqiptare qe nga vitet e para te LDB e kendej...
|
|
|
19-10-08, 08:19
|
#5
|
*************************
Anėtarėsuar: 25-04-08
Postime: 147
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
ZOGJ TĖ QYQES, LERINI ZOGJTĖ E SHQIPONJĖS TĖ FLUTUROJNĖ
Nga Ramiz Lushaj
1.
Klisyra, njė fshat i vogėl pėrgjatė Luginės sė bukur tė Valbonės mbartėn ndėr shekuj njė legjendė tė dhimbshme: Thuhet se aty Ajkuna e ka varrosur djalin e saj, Omerin, dhe nė ligjėrimin e Ciklit tė Kreshnikėve njihet mallkimi i saj prej Nane: Ktu Qyqja kurr mos knoftė...!
Nuk e kam jetuar kohėlindjen e kėsaj legjende dhe nuk e di nėse aty ku ma kanė tregue asht vėrtetė Varri i Omerit, por e kam pėrjetue realisht faktin se nė kėtė luginė tė gjelbrueme e tė kaltrueme, me orkestrime zogjsh gjithėfarėsh, kurrė nuk ndigjohet kukama vajtuese e Qyqes sė vetmuar.
Mė 31 maj tė vitit 1970, ish Lideri Komunist, Enver Hoxha, iu ngjitė kėsaj lugine mrekulli hyjnore dhe, pikėrisht nė njė nga gurėt kilometrikė tė kėsaj zone pa kukamen e Qyqes, mblodhi njė tufė me lule tė bukura pėr tia ēuar dhuratė sa mė tė freskėta Nexhmijes sė tij me elikopter tė posaēėm nė Tiranė. Vetėm pėr atė tufė lulesh, pėr ti shkuar nė dorė tė freskta Nexhmijes,ēka, menjėherė, masmedia e asaj kohe e publikoi e interpretoi me pathos si veēanti e ditės...
Mirėpo askush nuk foli pėr njė fakt tjetėr: ajo tufė lulesh, e dėrgueme me aq bujė nė eter e nisur me shpejtėsi pėr nė Bllokun e Udhėheqjes, nuk qėndroi as nė vazo me ujė dhe as nė album tė posaēėm, pamvarėsisht nga pėrkushtimi i lartė e pėrdorimi i solucioneve tė ndryshme.
Ato u vyshkėn menjėherė. U thanė pėrgjithmonė. Ashtu, tė thara, mbetėn pėr vite tė tana nė albumin e familjes Hoxha, nė Vilėn 31.
Kjo ndodhi reale ka shpjegimin e vet:
Enver Hoxha, si KU-KU, ishte vetė njė Zog ritual Qyqeje, qė Qyqja e Moskės e kishte rritur si Vemje-pjellė tė Veten nė Folenė e Shqiponjės me Dy Krena, para e pas 8 Nėntorit 1941...
Mallkimi i Ajkunės legjendare dhe i mijėra nanave shqiptare i kishte ra mbi krye aqsa as tufa e luleve tė tij propogandistike nuk e ruante njomėshtinė e freskinė e tokės epike shqiptare.
Kukuja Enver ishte pjellė e Qyqes Komuniste Bolshevike, njėsoj, si ato Kukujat e tjera simotra, nė Kremlin, nė Kubė, nė Korenė e Veriut...
|
|
|
19-10-08, 10:07
|
#6
|
Anėtarėsuar: 26-02-07
Postime: 156
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
I madhi Rugova tha nje fjali per keta zagaret cetnike eneveriste, u tha "dore e zgjatur e Shkinise." Rrnoj sa rrnoj e shkoj, edhe kurre nuk i ra pishman per ate qe pat thene. E ka dite se kush jane keta zagare qe kane vrare Shqiptare qe nga vitet e para te LDB e kendej...
|
eeh po bash per kete fjali, gjithe qytetaret e prishtines po i hudhin plehrat mbi varrin e rugovs. ēka te mbjellesh korr thot populli.
|
|
|
19-10-08, 10:13
|
#7
|
*************************
Anėtarėsuar: 25-04-08
Postime: 147
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
2.
Kukuja Enver, nė tė dalė tė zonės sė ndaluar hyjnisht pėr kukama qyqesh, u ulė kambėkryq nė njė rudinė tė vogėl, sepse i thanė qė nuk mundesh me shkue pėr nė fshatin-perandor tė bukurive alpine, nė Valbonė, pasi rrugėn e ka nxanė njė ortek i madh bore.
Kukuja u kthye pjetėposhtė luginės sė kaltėr tė Valbonės e Shkėlzenit tė bardhė derisa e ndali ecjen e vet, tek Zonja e Zezė, Nexhmije, nė shtetin brenda shtetit, nė Bllokun e Udhėheqjes.
Nė vitet 90, ai ortek i madh u ba realitet...
Djemtė e Malėsisė sė Mirė, tė Tropojės, Kreshnikėt e Demokracisė, Zogj Shqiponja tė Kohės, Prof. Dr. Sali Berisha e Azem Hajdari, me qindra e mijėra tė tjerė nga Vendlindja e Tyre dhe e gjithė Shqipėria, duke tejkaluar legjendat mė tė hershme e pėrshpejtuar ėndrrat mė tė guximshme, u kthyen nė njė ortek madhėshtor pėr pėrmbysjen e regjimit tė kuq tė KU-KU-ve, pjella bolshevike e import-skaduara, Enver Hoxha e Ramiz Alia dhe tė zogjėve-qyqe tė komunizmit nė Byronė Politike tė KQ tė PPSH nė Tiranė e nėpėr rrethe...
3.
Zogjtė e Qyqes tė mbetur dhe ata tė vdekur nisėn tė thėrrisnin kukamen e tyre tė vdekjes mbi kokėn e dejet e Demokracisė sė Re Shqiptare, mbi zogjtė e Shqiponjės Shqiptare.
Zogjtė e Qyqes, me kukamat e tyre, jo vetėm e plagosėn rėndė nė Parlament, por edhe e vranė para derės sė Partisė Demokratike, Liderin e Dhjetorit, Heroin e Demokracisė, Legjenden e Re, Azem Hajdari.
Zogjtė e Qyqes, me kukamat e tyre tė zeza si vetwvetja, nuk kanė pushuar, qė nga vrasjet nė kufi e nė Demonstratėn e Shkodres ndaj Arben Brocit, me rebelimin e 97-tės, me sulmet biologjike ndaj Dr. Berishės, me kuku-tė orekstrale nė Parlament kundėr Jozefina Topallit dhe, tani sė fundit, kundėr Ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha...
Kukama e zogjėve tė Qyqes nuk po pushon kundėr Rrugės Kombėtare e Ndėrkombėtare Durrės-Prishtinė, sepse ėshtė edhe njė arsye mė shumė pėr tua shuar zėrin e tyre kobndjellės ndaj Ardhmėrisė Shqiptare e Triumfit tė Demokracisė Shqiptare.
|
|
|
20-10-08, 13:38
|
#8
|
jonuzi
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jane
eeh po bash per kete fjali, gjithe qytetaret e prishtines po i hudhin plehrat mbi varrin e rugovs. ēka te mbjellesh korr thot populli.
|
shiko ti JANE
Eshte shume e vertet se titistat dhe enveristat vazhdojne te jetojne dhe te diktojne ne jeten politike te Kosoves, ata jane plehrat e vertet qe jetojne ne Kosove sot, kultura e tyre shkon ne aq cinizem sa shkojne dhe hudhin plehra mbi varrin e nje njeriu per te cilin mbar bota ka rrespekt per te. Enveristat (komunistat) jane ata qe na kane lane ne kete dite, mjer ata qe ende mbajne librezar e kesaj partie, eshte turp me i madh per nje shqiptar te sillet si nje enverist. tere bota demokratike i denon krimet e komunizmit, kurse dikush ende i justifikon, i legjitimon krimet makabre, ..... qfare te mire i solli enver hoxha shqiprise dhe shqiptareve, le te me thot vetem nje te mire dikush, ne kohen kur shiptaret shtypeshin nga pushtuesit serb ne jugosllavi, ne greqi, ne Shqipri Enver hoxha shtypte popullin e vete, vriste, varferonte kete popull, kurse shqiptaret gjithandej Jugasllavise e Greqise i kishte lene te vuanin okupimin....., JANE demokracia qe kemi fituar me flijimin e popullit te thjesht, nuk guxon te perdhunohet nga enverista, komunista dhe bandit te llojit te vet
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
|
|
|
20-10-08, 14:05
|
#9
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jane
eeh po bash per kete fjali, gjithe qytetaret e prishtines po i hudhin plehrat mbi varrin e rugovs. ēka te mbjellesh korr thot populli.
|
plehrat, nuk shohin tjeter o Jana, ata shohin vetem plehe...!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|
|
|
20-10-08, 11:30
|
#10
|
The King
Anėtarėsuar: 06-10-08
Postime: 63
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
I madhi Rugova tha nje fjali per keta zagaret cetnike eneveriste, u tha "dore e zgjatur e Shkinise." Rrnoj sa rrnoj e shkoj, edhe kurre nuk i ra pishman per ate qe pat thene. E ka dite se kush jane keta zagare qe kane vrare Shqiptare qe nga vitet e para te LDB e kendej...
|
...po qaq ka pas ftyr ai , nuk u prit naj fjal e meqme prejt tij .
thot nji fjal e popullit - sa din, qaq Fol -
|
|
|
20-10-08, 12:33
|
#11
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
Per te gjithe keta une kam vetem nje ngushllim;
Ju shnosh per "vellain" e fundit te E.Hoxhes !!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
20-10-08, 12:36
|
#12
|
J.H.N.K.SH
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Anthrax
...po qaq ka pas ftyr ai , nuk u prit naj fjal e meqme prejt tij .
thot nji fjal e popullit - sa din, qaq Fol -
|
Shume po t'u pershtatka kjo fjale e Popullit.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!
Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
|
|
|
29-10-08, 19:36
|
#13
|
Libri !
Anėtarėsuar: 22-05-08
Vendndodhja: Buzė Detit..!!!
Postime: 6,051
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Anthrax
...po qaq ka pas ftyr ai , nuk u prit naj fjal e meqme prejt tij .
thot nji fjal e popullit - sa din, qaq Fol -
|
...Ishte presidenti i pare dhe me i suksesshmi ne historin e popullit Shqiptar .Ajo per te cilen punoi Ibrahim Rugova, sot e ka realizue Kosova.
..ehh shko e ngrihe nga varri xhaxhin Enver...qe ndoshta edhe kockat ju jane kalbur
__________________
Dr.Rugova ishte njė njeri i madh dhe heroik qė personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike tė popullit tė Kosovės.
http://www.youtube.com/watch?v=eqh7qSCTMR4&feature=related
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:44.
|
|