|
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit .... |
18-02-09, 14:25
|
#1
|
Anėtarėsuar: 18-02-09
Postime: 7
|
Kush, si dhe pse u ndryshua Bibla
Kush, si dhe pse u ndryshua Bibla
Shkruar nga: Rezart Beka
Ky libėr ėshtė njė ndėr ato pak vepra tė kritikės tekstuale qė janė hartuar me mendimin pėr tė qenė tė lexueshme edhe nga publiku i gjerė, ndėrkohė qė kjo shkencė, sipas autorit tė librit, pėr mė se 300 vjet ka vuajtur nga mungesa e lexuesve1. Nė tė vėrtetė, pėrpara kėtij libri, e vetmja pėrēapje pėr tė shkruar njė vepėr nė fushėn e kritikės tekstuale qė tė ishte e mundur tė lexohej dhe tė studiohej edhe nga joekspertėt, ėshtė ndėrmarrė nga profesori i Universitetit tė Birmingemit, David Parker2. Zakonisht, veprat e kritikės tekstuale pėrbėjnė njė rebus tė vėrtetė pėr jospecialistėt nė kėtė fushė dhe rrallėherė ndodh qė ato bėhen pjesė e librave mė tė shitur, po qė kur Bart Ehrman, pa dyshim njė nga njohėsit mė tė mirė tė kritikės tekstuale nė botė, botoi kėtė vepėr, brenda harkut kohor tė tre muajve libri i tij u shit nė mė shumė se 300.000 kopje; shifėr kjo me tė vėrtetė shumė e lartė pėr njė tekst tė kėsaj natyre.
__________________
Krijesa mė fisnike nė tokė ėshtė njeriu. Gjėja mė fisnike qė gjendet nė tė ėshtė zemra dhe mendja e tij. Kurse, gjėja mė fisnike nė zemėr ėshtė besimi, ndėrsa nė mendje meditimi
|
|
|
18-02-09, 14:25
|
#2
|
Anėtarėsuar: 18-02-09
Postime: 7
|
Titulli: Kush, si dhe pse u ndryshua Bibla
Kush, si dhe pse u ndryshua Bibla
Rezart Beka
Ky libėr ėshtė njė ndėr ato pak vepra tė kritikės tekstuale qė janė hartuar me mendimin pėr tė qenė tė lexueshme edhe nga publiku i gjerė, ndėrkohė qė kjo shkencė, sipas autorit tė librit, pėr mė se 300 vjet ka vuajtur nga mungesa e lexuesve1. Nė tė vėrtetė, pėrpara kėtij libri, e vetmja pėrēapje pėr tė shkruar njė vepėr nė fushėn e kritikės tekstuale qė tė ishte e mundur tė lexohej dhe tė studiohej edhe nga joekspertėt, ėshtė ndėrmarrė nga profesori i Universitetit tė Birmingemit, David Parker2. Zakonisht, veprat e kritikės tekstuale pėrbėjnė njė rebus tė vėrtetė pėr jospecialistėt nė kėtė fushė dhe rrallėherė ndodh qė ato bėhen pjesė e librave mė tė shitur, po qė kur Bart Ehrman, pa dyshim njė nga njohėsit mė tė mirė tė kritikės tekstuale nė botė, botoi kėtė vepėr, brenda harkut kohor tė tre muajve libri i tij u shit nė mė shumė se 300.000 kopje; shifėr kjo me tė vėrtetė shumė e lartė pėr njė tekst tė kėsaj natyre.
Libri, pas daljes nė qarkullim, ka shkaktuar reagime tė dyfishta. Disa e kanė cilėsuar si bestseller-in mė tė pakėndshėm tė vitit 20053, po aq provokues sa edhe vepra e Dan Brown-it, Kodi i Da Vinēit. Kėto reagime kanė ardhur kryesisht nga krahu i fundamentalistėve tė krishterė, pjesė e tė cilėve ka qenė njė herė e njė kohė edhe vetė Ehrman-i. Nga ana tjetėr, prej shumė specialistėve tė tjerė, vepra ėshtė vlerėsuar si njė ndihmesė e rėndėsishme nė fushėn e kritikės tekstuale. Kėto vlerėsime tė fundit nė dobi tė librit janė shprehur, kryesisht, nga kritikė tė moderuar apo liberalė. E me gjithė diskutimet dhe stuhinė qė ka ngritur rreth vetes, ky libėr mbetet, pa dyshim, njė nga veprat mė me ndikim tė kohėve tė fundit.
Ehrman-i, nė vazhdėn e ideve tė autorėve tė tillė si Walter Bauer4, James Dunnetj., ka vėnė nė dyshim teorinė klasike tė marrėdhėnieve ndėrmjet herezisė dhe ortodoksisė. Sipas tij, kjo teori ėshtė shumė skematike dhe nuk paraqet realitetin e Krishterimit tė hershėm. Autori e shpreh kėndvėshtrimin klasik pėr termin ortodoksi me kėto fjalė: Termi ortodoksi (fjalė pėr fjalė, mendimi i drejtė) pėrfaqėson mėsimet e dhėna nga Jezusi dhe dishepujt e tij, tė pėrēuara dhe tė pėrhapura nė gjithė botėn dhe tė dėshmuara nga shumica e besimtarėve nė ēdo kohė. Ata qė pohojnė se janė tė krishterė, por mohojnė ndonjė pikė tė kėtij mėsimi ose qė e ndryshojnė atė nė ndonjė mėnyrė, pėrfaqėsojnė herezinė (fjalė pėr fjalė, zgjedhje), pėr arsye se ata, me vullnet tė plotė, kanė vendosur tė keqparaqesin apo tė mohojnė tė vėrtetėn. Herezia, nė kėtė mėnyrė, ėshtė gjithnjė dytėsore ndaj sė vėrtetės dhe rrjedh prej saj nga njė lloj prishjeje dhe zvetėnimi. Pėr polemistėt e krishterė, kėto zvetėnime kanė qenė gjithnjė mendimet e njė pakice njerėzish
Sido qė tė jetė, herezia paraqet njė ndotje tė mėsimit tė vėrtetė tė krishterė me ide tė huazuara nga Judaizmi ose nga filozofėt paganė.
__________________
Krijesa mė fisnike nė tokė ėshtė njeriu. Gjėja mė fisnike qė gjendet nė tė ėshtė zemra dhe mendja e tij. Kurse, gjėja mė fisnike nė zemėr ėshtė besimi, ndėrsa nė mendje meditimi
|
|
|
18-02-09, 14:28
|
#3
|
Anėtarėsuar: 18-02-09
Postime: 7
|
Titulli: Kush, si dhe pse u ndryshua Bibla
Pėr Ehrman-in, si dhe pėr autorėt e tjerė qė pėrmendėm mė lart, kjo teori nuk paraqet realitetin e Krishterimit tė hershėm. Autori i librit, nė veprat e tij, ka pėrkrahur pothuajse plotėsisht tezėn e studiuesit Walter Bauer, i cili, duke hedhur poshtė konceptin skematik tradicional pėr herezinė dhe ortodoksinė, shpjegon realitetin e vėrtetė nė Krishterimin e hershėm. Pėr Bauerin, Kisha nuk ka pėrbėrė njė ortodoksi tė vetme, prej sė cilės kanė dalė njė shumėllojshmėri lėvizjesh rivale, por gjithsesi heretike e nė pakicė. Pėrkundrazi, Krishterimi i hershėm ka mishėruar njė shumėllojshmėri formash, mes tė cilave asnjėra nuk pėrfaqėsonte shumicėn e qartė dhe tė fuqishme tė besimtarėve kundėr tė tjerėve. Nė shumė zona, ajo qė mė vonė u quajt herezi ka qenė, nė tė vėrtetė, forma e vetme dhe burimore e Lrishterimit. Nė hapėsira tė tjera, kėndvėshtrime qė mė vonė u cilėsuan si heretike kanė bashkėjetuar me kėndvėshtrime qė mė vonė do tė pėrqafoheshin nga shumica e tė krishterėve, ndėr tė cilėt pjesa mė e madhe e besimtarėve vėshtirė se bėnin ndonjė dallim ndėrmjet formave kundėrshtare. Pra, ortodoksia e kuptuar si njė grup i bashkuar qė mbėshtetej nė doktrinėn apostullore e qė pranohej nga shumica e tė krishterėve nuk ka ekzistuar nė shekullin e dytė dhe tė tretė. As nuk ėshtė herezia njė formė dytėsore, e prejardhur nga njė shkrirje me idetė judaike apo tė filozofisė pagane. Besime tė cilat, nė kohė mė tė vonshme, u pranuan si ortodoksi dhe ide tė damkosura si herezi kanė qenė, nė tė vėrtetė, vetėm forma rivale interpretimi nė Krishterimin e hershėm. Me kalimin e kohės, mesa duket, njėra palė fitoi pushtet e fuqi mė tė madhe pėr shkak tė rrethanave tė caktuara historike dhe shoqėrore. Vetėm kur njė grup i tillė ia doli tė ushtronte njė pushtet tė mjaftueshėm nė tė gjithė sferėn e Krishterimit, atėherė lindi ideja e mendimit tė shumicės dhe besimi i drejtė filloi tė pėrfaqėsonte shumicėn e Krishterimit.
Pėr Ehrman-in, para se kjo formė e Krishterimit qė sot pėrfaqėson atė qė quhet ortodoksi tė bėhej forma mbizotėruese, ndėrmjet grupimeve rivale nė shekullin e dytė dhe tė tretė ėshtė zhvilluar njė luftė e ashpėr. Gjithsecili mundohej tė godiste grupin kundėrshtar duke lėshuar akuza mbi moralin e tij, mbi vėrtetėsinė e shkrimeve tė pėrdorura prej tij, si edhe duke ushtruar trysni politike, ekonomike dhe shoqėrore mbi tė. Mė pas, nė sajė tė rrethanave tė favorshme historike, grupi qė pėrfaqėson sot shumicėn e tė krishterėve u bė mbizotėrues dhe, duke qenė i tillė, e shpalli idenė e tij si njė etalon, me tė cilin duhej matur gjithēka. Mbi tė gjitha, ky grup, pas fitores, dogji tė gjitha librat e kundėrshtarėve tė vet, si dhe persekutoi individėt qė pėrhapnin idetė kundėrshtare dhe sė fundi, e shkroi historinė e krejt konfliktit sipas kėndvėshtrimit tė vet.
Krishterimi i hershėm nuk kishte pushtet nė duart e tij, ndaj edhe trysnia ekonomiko-politike ishte jo fort efikase. Nė kėto rrethana, i gjithė konflikti zhvillohej rreth fjalėve dhe ideve e sidomos rreth shkrimeve qė secila palė zotėronte. Ēdo grup pėrpiqej qė tu jepte shkrimeve tė veta njė autoritet gjithnjė e mė tė lartė, duke i lidhur ato me figura tė mėdha tė Krishterimit tė hershėm, si Jakobi, Pali, Pjetri etj.. Pėr mė tepėr, ēdo grup pėrpiqej tė argumentonte tezėn e tij duke u munduar tė gjente mbėshtetje edhe nė librat e kundėrshtarėve. Pikėrisht nė kėtė ēast vijmė nė thelbin e tezės sė Bart Ehrman-it. Sipas tij, skribėt nė Krishterimin e hershėm nuk kanė qenė profesionistė; pėrkundrazi, ata kanė qenė, thjesht, njerėz qė njihnin shkrimin e kėndimin, njerėz tė ditur tė bashkėsive tė krishtera qė kopjonin shkrimet e krishtera pėr nevoja vetjake apo me kėrkesė tė ndonjė miku. Skribėt profesionistė janė shfaqur nė Krishterim nė njė periudhė shumė tė vonshme, aty nga shekulli i katėrt. Pėr kėtė arsye, ėshtė e natyrshme qė nė kopjet e hershme tė jenė bėrė gabime tė shumta gjatė kopjimit. Por ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė fakti se kėta skribė kanė qenė tė pėrfshirė personalisht nė debatet teologjike qė kanė marrė plot jetė njerėzore nė Krishterimin e hershėm. Nė njė vepėr tė tij, Bart Ehrman shpreh qartė tezėn se dorėshkrimet e Dhiatės sė Re nuk janė prodhuar nga makina jofrymore, tė afta pėr riprodhime tė pagabueshme. Pėrkundrazi, ato janė kopjuar nga duart e gabueshme tė atyre njerėzve qė ishin thellėsisht tė kushtėzuar nga konfliktet e kohės sė tyre. A ka ndikuar konteksti polemik nė tė cilin kanė jetuar skribėt nė mėnyrėn se si ata i kanė kopjuar tekstet e tyre? Teza e kėtij studimi ėshtė se konteksti polemik ka ndikuar, se mosmarrėveshjet teologjike e veēanėrisht debatet mbi kristologjinė, i nxitėn skribėt e krishterė tė ndryshonin fjalėt e shkrimit tė shenjtė nė mėnyrė qė ti bėnin ato mė tė dobishme pėr debatin. Skribėt e ndryshuan tekstin nė dorėshkrimet e tyre pėr ti bėrė tekstet mė qartėsisht ortodokse dhe mė pak tė keqpėrdorshme nga kundėrshtarėt e tyre.
__________________
Krijesa mė fisnike nė tokė ėshtė njeriu. Gjėja mė fisnike qė gjendet nė tė ėshtė zemra dhe mendja e tij. Kurse, gjėja mė fisnike nė zemėr ėshtė besimi, ndėrsa nė mendje meditimi
|
|
|
18-02-09, 14:29
|
#4
|
Anėtarėsuar: 18-02-09
Postime: 7
|
Titulli: Kush, si dhe pse u ndryshua Bibla
Nė tė gjitha veprat e tij, si edhe nė kėtė libėr, autori pėrpiqet tė tregojė mėnyrėn se si skribėt i kanė ndryshuar shkrimet e tyre gjatė kopjimit, si p.sh., pėr tė luftuar hebrenjtė, paganėt, herezitė etj.. Nė kėtė pikė, ndihmesa e Bart Ehrman-it ėshtė e pashoqe; kjo e ka bėrė atė njė prej ekspertėve mė nė zė tė kritikės tekstuale dhe tė Krishterimit tė hershėm.
Nėse, siē do tė shohim nė kėtė libėr, skribėt herė pas here kanė ndryshuar tekstin biblik nė mėnyrė tė qėllimshme, tė nxitur nga arsye dogmatike, ėshtė me rėndėsi tė pyesim nėse e kanė bėrė kėtė nisur nga dashaligėsia dhe qėllimet e mbrapshta, apo kanė vepruar nė bona fide dhe, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, kjo i ka ēuar ata nė ndryshimin e tekstit biblik? Sipas Bart Ehrman-it, alternativa e fundit ėshtė ajo qė ka mė shumė gjasa tė jetė e vėrteta.
Pėrmes cilit proces, atėherė, skribėt kanė arritur, ndonėse nisur nga qėllime tė mira, tė ndryshojnė tekstin biblik? Nė njė nga librat e tij, autori e shpjegon mė sė miri kėtė gjė. Sipas tij, tė riprodhosh njė tekst ėshtė nė shumė mėnyra e ngjashme me interpretimin e tij. Tė gjithė ekzegjetėt biblikė e njohin faktin se konceptet paraprake qė ka njė komentues lidhur me tekstin qė po shqyrton, ideologjitė, bindjet, kuptimi qė ai i jep jetės etj., ndikojnė nė mėnyrėn se si ai e sheh dhe e kupton tekstin. Komenti pa koncepte paraprake ėshtė i pamundur. Konceptet dhe parimet qė njė njeri ka pėrvetėsuar nė jetėn e tij nuk mund tė hiqen si njė rrobė kur komentuesi i qaset tekstit pėr ta shqyrtuar. Ka njė lloj marrėdhėnie tė ngushtė ndėrmjet tekstit dhe interpretimit tė tij. Ky interpretim nuk ėshtė njė rrugė me njė kalim, nė tė cilėn ėshtė teksti ai qė jep kuptimin e tij; pėrkundrazi, rruga ėshtė me dy kalime dhe kuptimi qė dikush i vesh njė teksti pėrcakton pjesėrisht mėnyrėn se si teksti lexohet dhe kuptohet. Disa teoricienė letrarė kanė shkuar edhe mė tej se kaq, duke argumentuar se konceptet paraprake, vlerat, dėshirat (qofshin tė vetėdijshme apo jo) qė lexuesi ia ngarkon njė teksti janė ato qė, nė tė vėrtetė, pėrcaktojnė kuptimin e tij.11 Sipas kėsaj teorie, kuptimi i njė teksti nuk lind e zhvillohet vetvetiu, por ai formohet ose shtrembėrohet nga qeniet njerėzore (interpretuesit) qė ndėrfusin nė tekst lidhjet e tyre shoqėrore, kulturore, historike, si dhe kontekstet intelektuale tė tyre, kontekste kėto qė ndikojnė nė mėnyrėn se si njė njeri e sheh dhe e gjykon botėn qė e rrethon, duke pėrfshirė kėtu edhe tekstin qė ai shqyrton. Sipas kėsaj teorie, kėta faktorė kanė mė shumė se sa thjesht ndikim nė mėnyrėn se si kuptohet njė tekst. Ato, nė tė vėrtetė, prodhojnė interpretimin.
Shumė pak lexues, pėr hir tė sė vėrtetės, kur lexojnė njė tekst, janė nė gjendje tė kuptojnė se ata vetė janė duke gjeneruar kuptime nga ai tekst. D.m.th., ata janė duke zbatuar strategji interpretuese pėr ti dhėnė kuptim tekstit. Zakonisht, mendohet se strategjitė interpretuese janė tė nevojshme vetėm pėr interpretimet ideologjike tendencioze dhe jo pėr tė pėrftuar kuptimin e qartė tė tekstit. Mirėpo, nė tė vėrtetė, edhe kuptimi i qartė i tekstit, qė mendohet se pranohet nga tė gjithė, ka nevojė pėr njė bashkėsi lexuesish, pėr njė bashkėsi interpretuesish qė kanė koncepte tė pėrbashkėta si pėr botėn, ashtu edhe pėr procesin e tė kuptuarit. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse nė botė tė ndryshme, me koncepte paraprake tė ndryshme, ēdo tekst, si p.sh. shėmbėlltyra e samaritanit tė mirė, mund tė marrė kuptime tė ndryshme, deri edhe tė kundėrta, pėr shembull, pėr njė aleksandrin tė shekullit tė katėrt, pėr njė pastor anglikan tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė apo pėr njė akademik marksist tė shekullit tė njėzetė. Asnjė prej kėtyre komentuesve nuk beson se ėshtė duke parė nė tekst diēka qė nuk ekziston; asnjė prej tyre nuk mendon se ėshtė duke i vėnė tekstit kuptime qė ai, nė tė vėrtetė, nuk i pėrmban.
Rėndėsia e gjithė kėsaj qė shpjeguam, pėr Bart Ehrman-in, qėndron nė faktin se ajo na ndihmon tė kuptojmė sa mė mirė se ēfarė kanė bėrė nė tė vėrtetė skribėt kur kanė kopjuar apo modifikuar tekstin e tyre. Pėr Ehrman-in, veprimtaria e skribėve ėshtė e ngjashme me ēdo proces leximi dhe interpretimi. Secili prej nesh i jep njė kuptim teksteve qė lexon e, nė njė farė mėnyre, ne e rishkruajmė tekstin (ia shpjegojmė vetes me fjalėt tona). Skribėt, diēka mė fjalėpėrfjalshėm, kanė rishkruar tekstin qė po kopjonin. Jo rrallė ka ndodhur qė tė jetė pikėrisht mėnyra se si ata i kanė kuptuar kėto tekste ajo qė i ka shtyrė ata ti rishkruajnė ato jo vetėm nė mendjet e tyre, siē bėjmė tė gjithė ne, por mbi letėr. Kur ne rishkruajmė njė tekst nė mendjet tona pėr ti dhėnė atij kuptim, ne bėjmė interpretim; kur njė skrib rishkruan njė tekst nė letėr (pra, ndryshon fjalėt e tij pėr tė fiksuar sa mė mirė kuptimin qė ai mendon se teksti pėrmban) ai ka ndryshuar fizikisht tekstin. Nga njėra anė, veprimtaria e skribėve ėshtė shumė e ngjashme me atė qė ne bėjmė ēdo ditė sa herė qė lexojmė njė tekst, ndėrsa nga ana tjetėr, duke e shkruar nė letėr kuptimin qė i jepnin njė teksti, ata kanė bėrė diēka qė ndryshon nga ajo qė ne bėjmė zakonisht. Ata, nė tė vėrtetė, kanė ndryshuar tekstin biblik, kėshtu qė, teksti qė kėtej e tutje ėshtė shndėrruar nė njė tekst krejtėsisht tė ri.
Kjo ėshtė mėnyra se si, sipas Bart Ehrman-it, shumė skribė kanė ardhur deri nė ndryshimin e tekstit biblik. Njė mėnyrė qė ndonėse, sipas autorit, nuk ėshtė nxitur nga qėllime tė mbrapshta dhe tė liga, gjithsesi, ka sjellė ndryshimin e tekstit biblik qė skribėt kanė kopjuar. Kėto ndryshime, sipas Ehrman-it, nė disa raste kanė qenė tė motivuara dogmatikisht dhe kanė sjellė si pasojė qė shumė tekste qė konsiderohen me rėndėsi dogmatike, tė jenė, nė tė vėrtetė, variante tė mėvonshme tė krijuara nga skribėt. Nė librin e tij me titull Zvetėnimi ortodoks i Shkrimit (The Orthodox Corruption of Scripture), autori ka marrė nė analizė mė shumė se 200 versete, ku skribėt, gjatė procesit tė tyre tė interpretimit, kanė ndryshuar tekstin biblik. Nė librin tonė, autori ka bėrė njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė disa shembujve domethėnės qė tregojnė karakteristikat kryesore tė veprimtarisė sė skribėve.
Pėr mė tepėr, ndihmesa e Bart Ehrman-it ėshtė e rėndėsishme edhe nė njė tjetėr kėndvėshtrim. Sipas pėrkufizimit klasik, qėllimi dhe detyra e shkencės sė kritikės tekstuale janė qė teksti ti afrohet sa mė shumė qė tė jetė e mundur fjalėve qė ka thėnė autori14. Kritikėt tekstualė, pėrmes zbatimit tė aparatit kritik, shpresojnė qė ti sjellin sa mė afėr origjinalit qė tė jetė e mundur fjalėt e autorėve tė librave tė Biblės. Ata e bėjnė kėtė duke zgjedhur, nė mes tė njė morie variantesh, atė qė ata mendojnė se ėshtė origjinali dhe duke shmangur atė ēka mendojnė se pėrbėn shtesa tė krijuara nga skribėt nė periudhat e mėvonshme.
Ky kėndvėshtrim klasik i shkencės sė kritikės tekstuale, nė ditėt tona, ėshtė kritikuar nga shumė teologė, si edhe specialistė tė njohur tė kėsaj fushe, ndėr tė cilėt Helmut Koester15, William L. Petersen16, David Parker17 etj. Po ashtu edhe Bart Ehrman-i ka dhėnė ndihmesėn e tij nė diskutimet e zhvilluara rreth kėsaj ēėshtjeje. Autori argumenton se, zakonisht, kritikėt tekstualė janė munduar tė pėrcaktojnė atė qė autori ka thėnė duke zgjedhur nė mes tė njė morie variantesh atė qė ata, pasi zbatimit tė metodės sė kritikės tekstuale, besojnė se ėshtė mė i sakti, duke anashkaluar tė gjitha format e tjera tė tekstit qė ata mendojnė se pėrbėn njė ndryshim tė tekstit tė bėrė nga skribė tė mėvonshėm. Pėr Ehrman-in, kjo mėnyrė e tė vepruarit ėshtė e gabuar. Sipas tij, ėshtė e vėrtetė se tė pėrcaktosh ēfarė ka thėnė njė autor ėshtė shumė e rėndėsishme pėr interpretimin e njė teksti, por kjo metodė pune anashkalon mundėsinė e pėrdorimit tė formave tė mėvonshme tė tekstit pėr tė kuptuar historinė ekzegjetike tė pasazhit tė marrė nė shqyrtim e, nė kėtė mėnyrė, pėr tė rritur gjithnjė e mė shumė njohjen tonė mbi historinė e hershme tė Krishterimit. Pėr autorin, format e mėvonshme tė tekstit, na tregojnė mėnyrėn se si tekstet janė kuptuar nė periudha tė ndryshme tė historisė sė Krishterimit dhe kjo na bėn tė kuptojmė mė mirė historinė e hershme tė tij. Nė kėtė libėr, autori e ka bėrė mė sė miri kėtė, duke treguar mėnyrėn se si njė tekst ka pėsuar ndryshime tė shumta nė kohė tė ndryshme, nė varėsi tė debateve tė zhvilluara nė Krishterimin e hershėm dhe tė kuptimeve qė u janė ngarkuar teksteve nė periudha tė ndryshme.
Pėrmbledhtazi, mund tė themi se pėr Ehrman-in koncepti i mėvonshėm i ortodoksisė ėshtė nė shumė mėnyra njė anakronizėm, pasi asnjė grup nė Krishterimin e hershėm nuk ka pasur fuqinė e nevojshme dhe pėrkrahjen e shumicės sė besimtarėve pėr tė bėrė tė mundur, nė kėtė mėnyrė, eliminimin e grupeve rivale. Pėrkundrazi, krishterimi nė kėtė kohė ka qenė i pėrbėrė nga njė shumėsi grupesh rivale qė luftonin me njėri-tjetrin pėr mbizotėrim. Skribėt qė merreshin me kopjimin e tekstit biblik, ishin tė pėrfshirė edhe vetė nė kėto polemika tė ashpra. Mjedisi konfliktual ku ato jetonin solli si pasojė ndryshimin e tekstit biblik nga skribėt, ndonėse nisur nga qėllime jo tė kėqija, pėr ti bėrė ato mė qartėsisht ortodokse dhe mė pak tė keqpėrdorshme nga kundėrshtarėt e tyre
__________________
Krijesa mė fisnike nė tokė ėshtė njeriu. Gjėja mė fisnike qė gjendet nė tė ėshtė zemra dhe mendja e tij. Kurse, gjėja mė fisnike nė zemėr ėshtė besimi, ndėrsa nė mendje meditimi
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:01.
|
|