|
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ... |
10-04-09, 20:29
|
#1
|
"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
Gjakova Nė Shtratin E Prokrustit Serb
GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB
MR.KADRUSH RADOGOS
NĖPĖR RRATHĖT E FERRIT SERB
VEPĖR ME KARAKTER DĖSHMUES DHE VLERA
TĖ SHUMĖFISHTA E TĖ PAMOHUESHME
Vepra e autorit Mr. Kadrush Radogoshi Nėpėr rrathėt e ferrit serb ka pėrmbajtje dėshmuese burimore pėr frikėn, trishtimin dhe tmerrin e qytetarėve shqiptarė tė Gjakovės, tė pėrjetuar nė pranverėn e vitit 1999, tė shkaktuar nga paramilitarėt, ushtarėt dhe policėt serbė. Nga pėrmbajtja e kėtillė njihet dhe kuptohet vuajtja dhe qėndresa e shqiptarėve tė paarmatosur tė Gjakovės dhe tė rrethinės sė saj, nė njėrėn anė dhe, njihet e kuptohet urrejtja, armiqėsia dhe energjia e pashterrur e njėsiteve serbe pėr tė shkatėrruar dhe asgjėsuar banesa, shtėpi, dyqane, rrugė, lagje e fshatra tė shqiptarėve, nė anėn tjetėr. Egėrsia e sjelljeve tė tyre, barbaria shtazarake ndaj mjedisit homogjen shqiptar, qysh ishte dhe ėshtė Gjakova e rrethina e saj, u manifestua nė rend tė parė ndaj qytetarėve tė kėtij mjedisi. Qytetarėt e kėtij mjedisi u dėbuan, u burgosėn, u rrahėn, u plagosėn, u vranė dhe kufomat e disa prej tė vrarėve u dogjėn, kurse tė shumė tė tjerėve u zhvarrosėn dhe nuk do tė dihet ndoshta kurrė, vendi ku u hudhėn nė lumej tė thellė e tė rrėmbyeshėm tė Serbisė apo ku u dogjėn. Epshi i pangopur i njėsiteve serbe ndaj mjediseve shqiptare, posaēėrisht ndaj mjedisit tė Gjakovės u njoh pikėrisht nė sjelljet egėrsinore ndaj shqiptarėve tė kėtij mjedisi tė tė dy gjinive, tė tė gjitha moshave dhe tė tė gjitha profesioneve. U plagosėn, u vranė dhe u masakruan fėmijė, tė rinj, gra, burra e pleq. U plaēkit, u dogj dhe u asgjėsua prona e tyre me qėllim tė ērrėnjosjes sė gjithė asaj, qė ėshtė shqiptare. Dėbimi masiv i shqiptarėve tė Gjakovės e tė rrethinės sė saj dhe asgjėsimi i gjithė pronės sė patundshme dhe tė tundshme tė kėtyre qytetarėve u projektua me qėllim tė krijimit tė tė gjitha kushteve pėr moskthyerje tė pėrhershme tė tyre nė vendin e tė parėve tė vet. Epshi i ulėt i njėsiteve serbe bėri qė Rrafshi i Dukagjinit, para sė gjithash Gjakova e rrethina e saj, tė bėhet vendi mė i dėmtuar nė Evropėn e fundshekullit njėzet. Nė kėtė pikėpamje, pėrmbajtja e kėsaj vepre, i bėn lexuesit e saj njohės tė thellėsisė epshore tė gjakpirjes njerėzore njė gjysmė shekulli pas miratimit tė Deklaratės Universale mbi tė Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Kombeve tė Bashkuara. Epshi i ulėt i barbarisė u njoh nga dėbimi, djegia, dhunimi i femrave tė moshės fėmijėrore dhe tė moshės madhore, vrasja e masakrimi i tė pafajshėmve, zhdukja e qytetarėve dhe shndėrrimi i tyre nė qytetarė tė pagjetur. Por, ky epsh u dallua edhe nė fjalorin jonjerėzor tė shumė qytetarėve serbė vendas, qė u shėrbenin njėsiteve paramilitare serbe dhe i tė tjerėve, pėr tė cilėt shqiptarėt ishin qej besnikė, kurse nga gjuha shqipe njihnin vetėm fjalėt: nxjerrni paratė, markat, arin (pėr stoli tė femrave), ju vrasim, ju rrahim.
Pėrballė njė tė keqeje kaq tė madhe Autori i kėsaj vepre ka pohuar se kėtė vepėr e ka shkruar, sikurse thot ai jo pėr tė shkaktuar urrejtje, por pėr tė kėrkuar drejtėsi. Humanizmi i tij meriton respekt tė veēantė dhe ky humanizėm e respekt bėhet aq mė i lartė e kuptimplotė, kur dijmė se autori i kėsaj vepre Mr. Kadrush Radogoshi edhe vet ka qenė i burgosur dhe i maltretuar nė vitin 1981 dhe nė vitin 1989 sė bashku me 237 intelektualė shqiptarė tė Kosovės.
Nė kėtė vepėr zbulohen dhe vėrtetohen edhe disa realitete; njėri ndėr realitet e kėtilla ėshtė se shumė nga mizoritė e pėrmendura prej Vlladan Vllajkoviqit i ka dalluar nė sekretin ushtarak tė Serbisė. Pohimi i V. Vllajkoviqit Tmerr ėshtė tė jetohet nė Serbi
pohuesit i ka kushtuar shumė shtrenjtė.
Pjesa mė e rėndėsishme pėr nga karakteri dėshmues i kėsaj vepre i pėrket kaptinės Tė arrestuar nė shtėpi apo nė kolonat e gjata tė tė dėbuarve nga shtėpitė, tė torturuar nė mėnyrat mė makabre, tė plagosur e tė vrarė, tė akuzuar e tė dėnuar me 1632 vjet burg. Nė kėtė kaptinė, qė ka njė shtrirje mė tė gjerė nė gjithė vėllimin e veprės, bėhet fjalė pėr pėrjetimet e 155 shqiptarėve, tė cilėt e kanė pėrbėrė tė ashtuquajturin Grup i Gjakovės, tė arrestuar nė format mė makabre dhe tė vendosur nė fillim nė uzinė tė Nazmi Kurtit, nė bodrum tė Sali Nimanit e gjetiu, sepse nuk kishte vend pėr kėta qytetarė nė burgun zyrtar. Nė kėtė kaptinė autori ka mbarėshtruar tė dhėnat e secilit tė arrestuar. Por, pjesa mė cilėsore e pėrmbajtjes sė kėsaj kaptine i pėrket dėshmive tė shumė vetave nga kėta tė arrestuar, sidomos tė kujtimeve tė paraqitura nė formė ditari nga ana e tė arrestuarit tė vrarė nė burgun e Dubravės Ilir Damonaga, tė Afrim Cakės etj.
Ky grup i tė arrestuarve gjakovarė ishte njė grup heterogjen sepse pėrbėhej nga anėtarėt e moshave tė ndryshme, me pėrkatėsi tė ndryshme sociale, regjionale, me shkallė jo tė njėjtė arsimore dhe gjendje tė ndryshme shėndetėsore. Ky grup i tė arrestuarve i pėrjetoi tė kėqiat mė tė mėdha nė burgun e Dubravės, tė Lipjanit, tė Nishit, tė Pozharevcit dhe tė Mitrovicės sė Sremit. Meqė tė gjithė ishin tė arrestuar Pėr terrorizėm u dėnuan drastikisht; tė gjithė u dėnuan me mė shumė se 16 shekuj burg.
Autori vė nė spikamė shumė deklarata tė tė arrestuarve. Nga deklaratat e kėtilla dallohet shpirti i egėr dhe barbar i policėve dhe ushtarėve serbė. Nė kėtė paraqitje tė shkurtėr tė kėtyre deklaratave i paraqesin disa prej pikėpamjeve mė pikante: Kufiri nė mes tė jetės dhe vdekjes ishte zhdukur, Para ekzekutimit pėrshėndetet baba me djalė, vėllau me vėlla, shoku me shok, Thash me veti: Cigarja e fundit nė jetė, Nė pusetė ku ishim fshehur tė burgosurit hedhnin bomba e shumė tė tjera.
Pėrmbajtja e kėsaj vepre ėshtė e pėrcjellur me shumė fotografi, qė ilustrojnė mė gjallėrisht tmerrin e ferrit tė pėrjetuar. Vepra ka pėrmbajtjen mbaresore nė anglishte dhe nė frengjishte dhe kjo i jep vlerė tė posaēme pėrdoruese gjithė mundit fizik e mendor tė autorit.
Sikurse theksuam mė lartė, vepra ka karakter dėshmues dhe nė kėtė pikėpamje ka vlerė praktike pėrdoruese tė shumėfishtė. Por, vepra ka edhe vlera tė pamohueshme teorike. Besoj, shumė lexues kanė mundėsi, jo vetėm tė njihen me sjelljet makabre tė atyre, qė mbajnė adresė dhe dokumentacion tė njeriut, por edhe tė frymėzohen pėr kultivim tė sjelljeve humaniste, sikurse edhe pėr krijime letrare, filmike, kulturore etj.
Botimi i veprės Nėpėr rrathėt e ferrit serb e autorit Mr. Kadrush Radogoshi ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė.
Akademik Pajazit Nushi - Prishtinė, 20. 2. 2005
Mr. Kadrush Radogoshi (Parathėnie e librit ,,Nėpėr rrathėt e ferrit serb Brezi 81, 2005)
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|
|
|
10-04-09, 20:31
|
#2
|
"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
Titulli: Gjakova Nė Shtratin E Prokrustit Serb
GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB
Nė vend tė hyrjes
Ky libėr ėshtė konceptuar si njė dėshmi autentike e atmosferės sė frikės e tmerrit, atmosferės apokaliptike nė Gjakovė gjatė bombardimeve tė NATO-s nė pranverėn e vitit 1999, tė cilėn e krijoi makineria serbe e pėrbėrė nga policia, ushtria dhe njėsitet paramilitare, duke djegur pjesėn mė tė madhe tė qytetit (shtėpi banimi, Ēarshinė e Madhe, kėtė vlerė tė rėndėsishme tė kulturės materiale tė ndėrtuar afėr 400 vjet mė parė), duke dhunuar femra, plaēkitur ēdo gjė, duke torturuar e masakruar njerėz tė pafajshėm nėpėr shtėpitė e tyre, duke i pėrzėnė nga shtėpitė dhe duke i detyruar tė shkojnė nė Shqipėri. Nė kėto kolona civilėsh tė dėbuar ata arrestuan shumė meshkuj, disa prej tė cilėve ua humbėn ēdo gjurmė, ndėrsa nga 155 veta e krijuan tė ashtuquajturin Grupi i Gjakovės, i cili u arrestua me akuzėn pėr terrorizėm dhe pėrjetoi Masakrėn e Dubravės, burgun e Lipjanit, tė Nishit, Pozharevcit, tė Mitrovicės sė Sremit. 143 Veta nga ky grup u dėnuan me 1632 vjet burg. 9 prej tyre u vranė nė burgun e Dubravės, ndėrsa 3 tė tjerė nuk u dėnuan. Fati i zi i kėtyre njerėzve, shtegtimi i tyre nėpėr tė gjithė rrathet e ferrit serb ėshtė objekti i kėtij libri.
Nė pjesėn e parė tė librit botohen tė dhėnat elementare pėr tė gjithė pjesėtarėt e Grupit tė Gjakovės duke ndjekur radhėn e evidentimit tė tyre nė Vendimin pėr fillimin e hetimeve Ki. br. 201/99 i lėshuar mė 23. 12. 1999 nga gjyqtari hetues i Gjykatės sė Qarkut tė Leskovcit Millomir Llazoviqit, radhė qė ndiqet nė Aktakuzėn e Prokurorisė Publike tė Qarkut tė Leskovcit KT. br. 310/99 e datės 10. 1. 2000 dhe nė Vendimin e K.Br. 8/2000 i datės 7. 8. 2000 me tė cilin u dėnuan me mbi 16 shekuj burg.
Nė pjesėn e dytė tė kėtij libri botohen dėshmitė autentike tė disave nga tė burgosurit e Grupit tė Gjakovės, tė cilėt e mbijetuan ferrin serb. Kėto dėshmi tė shkruara nė formė kujtimesh e ditarėsh tė burgut, paraprihen nga ditari autentik i tė vrarit gjatė masakrės nė burgun e Dubravės Ilir Damonagės dhe pėrfundojnė me dėshminė e gjerė tė Afrim Cakės.
Nė ditarin e tij tė filluar mė 24 mars 1999 dhe tė pėrfunduar mė 27 prill 1999 jepet atmosfera apokaliptike nė Gjakovė. Nė fund tė librit botohet rezymeja nė gjuhėn angleze dhe frenge.
Ky libėr nuk ėshtė ndonjė dėshmi e urrejtjes shqiptare ndaj serbėve, siē mund tė pritej nė njė rast tė tillė, por ėshtė njė dėshmi pėr krimet makabre serbe ndaj popullsisė sė pambrojtur shqiptare dhe gjithsesi njė akuzė kundėr krimeve shtetėrore serbe, tė cilat duhet tė dalin para drejtėsisė sado e vonuar qoftė ajo.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|
|
|
10-04-09, 20:35
|
#3
|
"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
Titulli: Gjakova Nė Shtratin E Prokrustit Serb
Atmosfera apokaliptike nė Gjakovė
Shkrimtari ynė Ismail Kadare shumė vjet mė parė ka shkruar njė poezi kushtuar Gjakovės me titull Atje larg, nė veri. Nė kėtė poezi tė shkurtėr, materializohet artistikisht tėrė tragjika e kėtij qyteti (Atje nė veri/ atje larg nėn retė bojėhiri/ ndodhet njė qytet me njė emėr tė tmerrshėm, tė pėrgjakur/ shirat bien parreshtur mbi qytetin verior, Gjakovė. /Po, siē duket, nuk e lajnė dot gjakun nga fytyra e tij.). Poezia ėshtė shkruar shumė vite para se Gjakova tė pėrjetojė luftėn e fundit dhe pikėrisht periudhėn e bombardimeve tė NATO-s, por sikur ta ketė parandier periudhėn mė tė rėndė nė historinė e kėtij qyteti, periudhėn, kur ky qytet ishte para zhbėrjes sė tij nga makineria pushtuese serbe, e cila, qė natėn e parė tė bombardimeve, mė 24 mars 1999, krijoi njė atmosferė apokaliptike nė qytet. Gjakova menjėherė u vu nė Shtratin e Prokrustit (Damastit apo Polipomonit). Prokrusti ėshtė figurė mitologjike antike, simbol i hajdutit dhe kriminelit, i cili kishte konstruktuar njė shtrat tė hekurt nė tė cilin i vinte njerėzit e pafajshėm pėr ti torturuar. Nėse njeriu ishte mė i shkurtė se shtrati i tij e zgjaste, ndėrsa, kur ishte mė i gjatė e shkurtonte, duke ia kėputur kėmbėt.
Mė 24 mars 1999 Prokrusti ishte shteti serb, i cili e vuri njė qytet nė shtratin e tij kriminal. Meqė qyteti i Gjakovės ishte mė i gjatė dhe mė i gjerė se Shtrati i Prokrustit serb, hajduti dhe krimineli bashkėkohor filloi tė kėput kėmbė, duar, koka njerėzore. Simbolika e Shtratit tė Prokrustit serb ėshtė e lehtė pėr tu zbėrthyer. Prokrusti kishte konstruktuar Shtratin nė tė cilin i torturonte njerėzit e pafajshėm, ndėrsa shteti serb kishte bėrė programe tė vazhdueshme pėr zhdukjen e shqiptarėve, njė program i tillė filloi tė zbatohej me shpejtėsi nė tėrė Kosovėn, por nė Gjakovė zbatimi i tij ishte mė i tmerrshmi.
Rrėnjėt e simbolikės sė Shtratit tė Prokrustit dhe vendosjes sė Gjakovės nė tė mund ti gjejmė nė dėshmitė rrėnēethėse historike tė gazetarit Llav Trockit (mė vonė udhėheqės i lartė nė ish Bashkimin Sovjetik dhe i likuiduar nga Stalini), kur ishte korespondent i njė reviste ruse nė vitin 1912 gjatė pushtimit tė parė serb tė trojeve shqiptare. Krimet, masakrat, tmerret e ferrit tė dėshmuara nga Trocki u pėrsėritėn kushedi pėr tė satėn herė nė pranverėn e vitit 1999. Krimet serbe mbi shqiptarėt Trocki i quan mizori ferri dhe gjakpirėsi ndėrsa vendbanimet shqiptare i sheh tė shndėrruara nė shtylla zjarri. Nėnoficeri serb para Trockit e mbron nderin ushtarak: ushtria e rregullt u pėrmbahet rreptėsisht rregullave dhe nuk i vret njerėzit mė tė ri se 12 vjeē pėr tė shtuar mė tutje: Ata ia lėmė komitave (paramilitarėve K.R.), pėr ta nuk vlejnė rregullat.
Nė natėn e 24-25 marsit 1999 filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake serbe nė Kosovė e Serbi dhe po atė natė makineria serbe filloi vallen e saj makabre nė Gjakovė. Brenda njė nate u dogj e tėrė Ēarshia e Madhe. Gjuhėt e zjarrit tė dalura nga goja e piromanisė serbe e shndėrruan nė tym e hi mundin dhe djersėn qindravjeēare tė Gjakovės dhe iu kėrcnuan si njė pėrbindėsh mitologjik qiellit. Atė natė u vranė gjashtė qytetarė tė nderuar tė Gjakovės, nė mesin e tyre edhe kirurgu dhe humanisti i shquar Dr. Izet Hima.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|
|
|
10-04-09, 20:37
|
#4
|
"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
Titulli: Gjakova Nė Shtratin E Prokrustit Serb
Nė natėn e dytė tė bombardimeve tė NATO-s (25-26 mars) u dogj e tėrė gjysma perėndimore e Mahallės sė Qylit, u vranė nė shtėpitė e tyre: Remzie Radoniqi Bejtullahu 61 vjeēare, bashkėshorti i saj Sulejman Bejtullah Bejtullahu i moshės 62 vjeēare, Rajmond Agim Ibrahimi i moshės 15 vjeēare, Skėnder Sadri Gashi (Ibrahimi) 43 vjeēar, vėllezėrit: Ali Ibrahim Islami (26 vjeēar) Bali Ibrahim Islami (34 vjeēar), Afrim Idriz Koci (29 vjeēar) e Besim Idriz Koci (27 vjeēar). U vranė gjithashtu Fadil Beqir Krasniqi (29 vjeēar), Qazim Selim Osmanaj (56 vjeēar) me dy djemtė e tij Bekimin (25 vjeēar) dhe Musanė (30 vjeēar), Xhevdet Sadik Rakoci (55 vjeēar), Naser Qamil Thaēi (29 vjeēar), Asllan Osman Halilaj (87 vjeēar) nė mesin e tyre edhe dy piktorė akademikė Shefqet Nasir Pruthi (53 vjeēar) dhe Avni Osman Ferizi (63 vjeēar).
Nė tė ngrysur tė sė njėjtės ditė mė 26 mars 1999 nė Mahallėn e Gecės nė shtėpinė e Zenel Abedin Dervishdanės u bė edhe njė masakėr, u vra i zoti i shtėpisė (59 vjeēar) me djemtė Fahriun (37 vjeēar), Eminin (32 vjeēar) dhe musafirėt e tij: mikun e shtėpisė Sulejman Malik Begollin (48 vjeēar), fqinjtė Arif Jakup Bytyēin (73 vjeēar) dhe Urim Arif Bytyēin (33 vjeēar).
Nė mėngjesin e 1 prillit kriminelėt serbė, tė cilėt ishin nga serbėt vendas e dy prej tyre edhe nga e njėjta rrugė (Nikolla Trifun Steviq dhe djali i tij Bojani), filluan tė bastisin dhe plaēkisin shtėpitė nė rrugėn e Gjykatės komunale tė Gjakovės, pastaj meshkujt e mbetur nė kėtė lagje i mblodhėn nė shtėpitė e Fehmi Tefik Spahiut dhe pasi i rreshtuan me fytyrė tė kthyer nga muri i vranė.
Tre nga tė vrarėt qenė nga familja Spahiu (Aliu, Qamili dhe Astriti) dy vėllezėrit nga familja Zhubi (Muhametin dhe Skenderin), me ta e vranė edhe Petrit Mehdi Haraqinė. Pas kėtij krimi tė kryer nė mes tė ditės ua futėn flakėn shtėpive. Pas luftės nėn shkrumbin e shtėpisė sė tij ėshtė gjetur trupi i karbonizuar i Suphi Adem Arllatit.
Masakra mė e tmerrshme ndodhi nė natėn e 1 e 2 prillit 1999 nė Mahallėn e Qerimit nė Rrugėn Sadik Stavileci kriminelėt serbė masakruan: Rexhė Hasan Gucin, Xajė Ramė Kurtin, Shukri Ramė Haxhiajn, Mazllom Kasim Kavajėn (nga Mitrovica), Sulejman Murat Gėrēarin sė bashku me tre djemtė e tij (Skėnderin, Haxhiun dhe Albertin), dy vėllezėrit Dylatahu (Skėnderin e Naserin), Melaim Musa Qarkaxhiun, inxhinierin e shquar tė ndėrtimtarisė Blerim Xhevdet Bėrdoniqin, ndėrsa e plagosėn rėndė Bujar Faruk Tetricėn, i cili gjatė rrugės pėr nė Shqipėri vdiq.
Kriminelėt serbė, vėllezėrit Zoran e Lubisha Doganēiq. Xhaxhai i tyre Bozhidar Doganēiq me tė birin Sasha, polici serb Llaza Drashkoviq (nga Klina), vėllezėrit malazezė Millosh e Dragan Shqepanoviq, kėtė masakėr e kanė bėrė nė bazė tė planit tė hartuar mė parė. Kėtė konstatim e vėrteton bindshėm fakti se njė ditė para se tė kryhej masakra djaloshi 11 vjeēar Aca Doganēiq, djali i Zoranit, ka hyrė nė shtėpinė e vėllezėrve Skender e Naser Dylatahu dhe u ka thėnė: Largohuni sa mė shpejt nga shtėpitė sepse e kam dėgjuar babain dhe gjyshin tim, duke biseduar se do tu vrasin tė gjithėve. Dėshmia e kėtij fėmije flet pėr motivin patologjik tė autorėve tė masakrave. Fėmija, i rritur nė mesin e fqinjėve shqiptarė, duke parė iracionalitetin e prindit tė tij, gjyshit dhe tė tjerėve i paralajmėroi fqinjėt e tij, (viktimat e sė nesėrmes) pėr planin makabėr.
Duke mos u mjaftuar me masakrėn nė Rrugėn Sadik Stavileci, po atė natė tė zezė, kur sapo kishte filluar 2 prilli i zi pėr Gjakovėn, afėr Stacionit tė autobusėve u krye njė masakėr edhe mė e tmerrshme.
Derisa nė masakrat e mėparshme nė Gjakovė u masakruan kryesisht burrat dhe aty kėtu ndonjė djalosh i moshės sė mitur, nė kėtė masakėr u goditėn familje tė tėra, tė cilat u masakruan nė shtėpitė e tyre, e disa prej tyre u dogjėn sė bashku me shtėpitė.
Nė familjen Haxhia u vranė vėllezėrit Hasan (49 vjeēar) e Adem (46 vjeēar) Ali Haxhia, djemtė e Ademit Berati (17 vjeēar) e Gėzimi (26 vjeēar) dhe gruaja e Hasanit Myzafere Murat Haxhia (49 vjeēare), ndėrsa familja e Januz Canės (72 vjeēar) e pėrbėrė nga gruaja e tij Ganimete (Rexha) Cana (60 vjeēare), vajza Shpresa (43 vjeēare) dhe djali Fatmiri (41 vjeēar) pasi u masakrua u dogj sė bashku me shtėpinė. Kjo familje u zhduk pa lėnė asnjė pasardhės. U vra Afėrdita Deda-Demjaha me tė birin Argjentin, tė cilin e masakruan me thika nė gjumė e pastaj e tėrhoqėn zvarė dhe e varėn nė shtyllėn elektrike.
Pėr kėtė masakėr dėshmitari okular Agron Nagavci (shih Dėshminė e tij tė dhėnė nė N/KMDLNJ nė Gjakovė) ndėr tė tjera thotė: Natėn kritike forca tė shumėta policore dhe paramilitare (60 sosh) kishin rrethuar lagjen tonė pas mesit tė natės sė 1 e 2 prillit 1999. Ngjarjen e kam shikuar nga kati i dytė i shtėpisė sime, e cila gjendet nė kėtė lagje. Aksioni ka filluar me sinjalizimin e bėrė nga komandanti i policisė sė Gjakovės Novak Pituliq, i cili e ka ndezur shkrepsėn. Posa e morėn sinjalin, policėt ndezėn dritat e automjeteve pėr ta ndriēuar terrenin. Ndezja e dritave mė ka mundėsuar ti identifikoj pjesėmarrėsit e krimeve tė asaj nate. Ata ishin kryesisht banorė tė kėsaj lagjeje, ishin fqinjtė tanė, disa prej tyre i kisha shokė tė fėmijėrisė me tė cilėt kisha raporte tė mira gjerė atė natė. Ata nuk hezituan tė vrisnin mbi 60 veta, tė digjnin mė shumė se 100 shtėpi dhe banorėt e tyre ti pėrzinin pėr nė Shqipėri. Gjatė kryerjes sė krimeve kėndonin kėngė ēetnike dhe bėrtisnin: Keni kėrkuar NATO-n! Do tė ju vrasim! Shkoni nė Shqipėri! Momenti, kur kam vendosur ta lėshoj vendvrojtimin, ka qenė, kur kam dėgjuar tė shtėnat nė familjen Vejsa. Pjesėmarrės nė krime nė kėtė lagje mė 2 prill 1999 ishin: Novak Pituliq (komandant policie), Mishko, Nenad, Tihomir, Sasha dhe Lubisha Raiēeviq, Millosh Shēepanoviq (polic me uniformė) me vėllezėrit Dragan (i njohur me nofkėn Gajo) dhe vėllai tjetėr i tij i njohur me nofkėn Skipi (punėtorė nė PTT), Novica e Llazar Nedelkoviq, Nebojsha Simonoviq, Ratko Vujoviq me tre djemtė e tij (Zllatko, Neno, Millorad), Zvonko Pavlloviq (shofer i Momqillo Stanojeviqit-kryetar i KK Gjakovė), Velko Obradoviq (punėtor i sigurimit shtetėror serb), Danillo Obradoviq dhe Momqillo Simonoviq.

__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|
|
|
10-04-09, 20:38
|
#5
|
"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
Titulli: Gjakova Nė Shtratin E Prokrustit Serb
Pėrmasat makabre tė kėsaj masakre janė edhe mė tė gjera edhe mė tė thella: Ato smund ti pėrthekojė mendja e shėndoshė njerėzore. Dėshmia mė autentike dhe mė rrėqethėse ėshtė tmerri qė ndodhi nė bodrumin e shtėpisė sė Mehdi Vejsės sė ndjerė. Aty ndodheshin: gruaja e Mehdiut Fetije Gashi-Vejsa (60 vjeēare), gruaja e djalit tė saj Lulzimit Tringa Hani Hoxha-Vejsa (30 vjeēare), e ėma e Tringės Shahindere Nushi-Hoxha (55 vjeēare), motra e Tringės Flaka Hani Hoxha (15 vjeēare), fėmijėt e Tringės Rita Lulzim Vejsa (2 vjeēare), Arlind Lulzim Vejsa (5 vjeēar), Marigona Lulzim Vejsa (9 vjeēare), Dorina Lulzim Vejsa (11 vjeēare). Nė bodrum ndodhej edhe vajza e Fetijes dhe Mehdi Vejsės Valbona (38 vjeēare), e martuar pėr Behar Haxhiavdinė me fėmijėt: Doruntinėn (3 vjeēare) Egzonin (5 vjeēar) dhe Rinėn (7 vjeqare). Pos kėtyre nė bodrum ndodhej edhe Valbona Valdet Byci-Caka (34 vjeēare), gruaja e Ali Xhemil Cakės, me tri vajzat e saj Dionėn (2 vjeēare), Delvinėn (7 vjeēare), Dalinėn (14 vjeēare) dhe djalin e saj Drenin (9 vjeēar), Hysen Shaban Gashi (53 vjeēar), Mandushe Lutfi Nuqi (52 vjeēare) dhe nėna e saj Shirine Lama Nuqi (73 vjeēare). Gjithsej nė bodrum ndodheshin 21 veta: njė mashkull i moshės madhore, 7 gra tė moshave prej 30-73 vjeēare dhe 13 fėmijė prej moshės 2 nė 15 vjeēare. Nė tė gjithė kėtė masė fėmijėsh dhe grashė kanė shkrepur rafale automatikėsh dhe pasi i kanė vrarė ia kanė futur flakėn shtėpisė. Nėpėr tym e flakė Dren Ali Caka (9 vjeēar, i plagosur me dy plumba nė krahėror) ka arritur tė dalė nėpėr dritare dhe tė shpėtojė, por nuk ka mundur ta nxjerrė prej aty motrėn e tij tė vogėl Dionėn 2 vjeēare, e cila kėrkonte ndihmė nga ai. Diona u dogj e gjallė. Ėshtė rrėnēethės rrėfimi i Drenit tė plagosur, i cili kur po dilte nėpėr dritare e kishte lėnė motrėn e vogėl duke kėrkuar ndihmė nga ai: Bacė merre ēikėn!
Autorė tė kėtyre masakrave, tė kryera me gjakftohtėsi, ishin policė dhe banorė serbė e malazezė tė kėsaj lagjeje, tė cilėt ishin zbatues tė politikės shtetėrore serbe pėr spastrimin etnik tė Kosovės, si formė e realizimit tė programit nacional serb pėr zhdukjen e shqiptarėve. Kėto krime u kryen me paramendim nga zingjiri komandues policoro-ushtarak serb, por ky konkludim nuk e shpjegon tėrė natyrėn dhe motivet e krimit. Fqinjtė civilė serbė e malazezė tė mbushur me urrejtje, e cila nuk ka ndonjė motivim tė qėndrueshėm nė realitetin paraprak tė Kosovės, morėn pjesė nė krime. Atyre civilėve serbė askush nga shqiptarėt nuk u ka shkaktuar ndonjė dėm e tė mos flasim pėr ndonjė formė tė dhunės tė ushtruar mbi ta, pėrkundrazi ata kanė qenė gjithmonė tė priviligjuar. Bile edhe nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore serbėt e paktė tė mbetur nė Gjakovė i kanė mbrojtur shqiptarėt, duke i marrė nėpėr shtėpitė e tyre dhe duke i mbajtur me bukėn e tyre. Me bujarinė, ndershmėrinė dhe besnikėrinė shqiptare ata janė tallur, duke i quajtur shqiptarėt besnik si qeni.
Rrėnjėt e motivimit pėr tė bėrė masakra tė tilla mbi fėmijė e gra shqiptare nuk duhet kėrkuar, pra, vetėm tek urdhėrat nga lart, por edhe tek kultura serbe, e cila nuk i ka bėrė jehonė humanizmit, por pėrkundrazi ėshtė shndėrruar nė mbjellėse tė urrejtjes patologjike serbe ndaj popujve fqinj e sidomos ndaj popullit shqiptar, i cili shekuj me radhė ka qenė viktimė e aspiratave hegjemoniste serbe. Shembuj tė urrejtjes iracionale serbe ndaj shqiptarėve ka aq shumė nė kulturėn serbe saqė urrejtja iracionale dhe ksenofobia ėshtė shndėrruar nė model kulturor. Argument mė bindės pėr kėtė se masakra mbi fėmijė e gra nė bodrumin e familjes Vejsa nuk di qė mund tė ketė.
Pas masakrės sė 1 e 2 prillit lagjet veriore tė Gjakovės u zbrazėn pothuajse nė tėrėsi nga banorėt e tyre, pjesa dėrmuese e tyre formoi kolonat e gjata tė tė dėbuarve, tė cilėt u nisėn drejt Qafės sė Prushit pėr ta parė pėr herė tė fundit prej andej Gjakovėn e mbuluar nga tymi dhe flaka e piromanisė serbe, nga mjegulla e trishtimit. Gjakova ishte shndėrruar nė qytet fantazmė. Ishte njė ndjenjė e ēuditėshme te njerėzit, ata nuk ndienin dhembje pėr shtėpitė e lėna dhe pėr ēdo gjė qė kishin pasur. Ndienin dhembje vetėm pėr ata, qė kishin mbetur nė Gjakovė, tė cilėve vdekja, ēnderimi, sėmundja dhe uria u kėrcėnoheshin nė ēdo ēast.
Makineria kriminale serbe Mahallės sė Qerimit e po tė njėjtės rrugė, pra, asaj Sadik Stavileci iu kthye sėrish dy javė mė vonė e pikėrisht mė 16 prill pėr tua shuar jetėn edhe: Skender Binakut, Xhemajl e Florent Kerraxhiut, Xhevdet dhe Isuf Dafotės e Dr. Masar Isa Radoniqit stomatolog.
Kjo makineri mortore vizitoi ēdo lagje e ēdo rrugė tė Gjakovės dhe fshatrave tė saj. Shumica e fshatrave tė Ujanės sė Keqe e sidomos ato tė brezit kufitar ishin zbrazur nga makineria vrastare serbe qė nė vitin 1998, ndėrsa pjesa tjetėr filloi tė zbrazej nė prill tė vitit 1999. Jo mė larg se dy kilometra prej qytetit nė vijė tė drejtė, nė fshatin Meje mė 27 prill 1999 ndodhi masakra mė e tmerrshme, e cila pėr nga pėrmasat na e pėrkujton Sebrenicėn. Nė Meje pasi u ndanė nga kolona 345 meshkuj tė moshave tė ndryshme prej 14-86 vjeēar dhe tri femra, gjithsej 348 shqiptarė u masakruan nė mėnyrėn mė barabre.
Nė kėtė atmosferė tė mbizotėruar nga makabriteti serb plasi konflikti nė mes tė njėsitit tė UĒK-sė dhe forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Ky konflikt u zhvillua mė 7, 9 e 10 maj 1999. Sipas dokumenteve tė gjyqėsisė serbe nė kėtė konflikt u vranė: polici Stanko Tomoviq, ushtarakėt Aleksandėr Rakoviq e Dejan Milanoviq, ndėrsa janė plagosur: Lubisha Novoviq, Mladan Tomasijeviq, Momir Dodiq, Radovan Bogovac, Millutin Novakoviq (policė serbė) dhe Lubomir Mariq e Sėrgjan Kėrstiq (ushtarakė), ndėrsa e vėrteta pėr plagosjen e Sėrgjan Kėrstiqit ėshtė se ai ėshtė plagosur nė Betejėn e Rahovecit.
Terrori serb nė Gjakovė kishte arritur pėrmasat gjenocidale qė nė masakrat e 1 e 2 prillit, kur, pos tė vrarėve tė apostrofuar mė parė, qenė zhdukur dhe mbetur pa nam e nishan edhe 29 veta tė tjerė. Por, nė fillim tė majit, pikėrisht mė 7-12 maj, numri i shqiptarėve, qė duhej tė vriteshin dhe tu merrej edhe e drejta pėr tė pasur njė varr nė tokėn qė i ka lindur, u bė shumė mė i madh. Vetėm brenda kėtyre 3-4 ditėve tė fillimit tė majit nė qytet, pa llogaritur fshatrat, u vranė, u zhdukėn pasi u vranė, u zhdukėn tė gjallė mbi 100 shqiptarė tė pafajshėm, kishte fėmijė, tė rinjė, pleq e plaka, por makineria vrastare nuk shikonte as moshė e as gjini, pėr te pafajsia njerėzore nuk ekzistonte. Pėr te nuk ishin fajtorė vetėm tė gjallėt, po edhe tė vdekurit. Hapėsira semantike e simbolit apo nocionit mitologjik tė Hadit, Zotit tė botės sė tė vdekurve, dukej e ngushtė pėr veprėn e nekrofilisė kolektive serbe. Kjo nekrofili nuk mund tė perceptohet pa piromaninė dhe serinė e manive tjera tė makinerisė serbe, e cila po bėnte pėrpjekjet e fundit pėr ta zhdukur nga faqja e dheut biofilinė shqiptare.
Kėto ditė e tėrė pjesa perėndimore e qytetit, e cila shtrihet rrėzė kodrės sė Ēabratit, u zbraz nga banorėt e saj, tė cilėt u nisėn nė kolona tė gjata pėr nė Shqipėri, por tė gjithė nuk e patėn fatin tė shkonin atje dhe tė shpėtonin nga kthetrat e Luciferrit serb. Shumica e meshkujve u ndanė nga familjet e tyre, djemtė nga prindėrit e motrat, burrat nga gratė dhe fėmijėt e tyre. Kishte raste kur ndaheshin tė gjithė meshkujt e familjes pleq e tė rinj siē ndodhi me familjet: Dana (8 veta), Sharani (6 veta), Saraqini (4 veta), Haxhiavdyli (4 veta), Haxhibeqiri (3 veta), Morina (3 vet) Guta (tė gjithė meshkujt) etj.
Mbi 300 meshkuj i morėn dhe i dėrguan fillimisht nė ndėrtesėn e improvizuar tė policisė serbe e pastaj nė hangarin e familjes Kurti te bodrumi i verės nė rrugėn Gjakovė-Prishtinė.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|
|
|
10-04-09, 20:42
|
#6
|
"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
Titulli: Gjakova Nė Shtratin E Prokrustit Serb
Krijimi i Grupit tė Gjakovės dhe heterogjeniteti i tij
Pas mbajtjes dhe torturimit 6 ditor nė hangarin e familjes Kurti afėr gjysmėn e kėtyre meshkujve, kryesisht mė tė vjetėr, i liruan mė 14 maj 1999. Mbetėn 155 tė tjerė, tė cilėt do ta kenė fatin e keq pėr ti pėrjetuar tė gjithė rrathėt e ferrit serb. Nocioni ferri serb nuk ka tė njejtėn semantikė si nocioni i pėrgjithshėm ferr, i cili nėnkupton botėn ku ndėshkohen mėkatarėt pas vdekjes sė tyre dhe ndėshkimet janė tė ashpra varėsisht nga pesha e mėkatit. Kėtė semantikė nocioni ferr e ka edhe te Dante Aligieri. Nocioni ferri serb nėnkupton vendet dhe mėnyrat, ku ndėshkohen njerėzit e pafajshėm, qytetarėt e zakonshėm vetėm pse janė shqiptarė. Njeriu nuk mund tė jetė fajtor vetėm pse ka lindur pjesėtar i njė kombi, sepse kėtė pėrkatėsi ai nuk e zgjedh, por e trashėgon siē e trashėgon edhe gjuhėn e prindėve tė tij e sė bashku me tė edhe njė kulturė, e cila, deshi apo sdeshi dikush me vlerat njerėzore tė saj ėshtė pjesė e kulturės universale njerėzore.
Kėta 155 shqiptarė, kryesisht banorė tė Gjakovės apo musafirė tė saj, u bėnė pjesė tė njė grupi pa dėshirėn e tyre. Kėtė grup, i cili do tė quhet Grupi i Gjakovės e konstruktoi makineria policore dhe gjyqėsore serbe, pėr ta akuzuar dhe ndėshkuar me tė gjitha mjetet dhe nė tė gjitha mėnyrat. Vetėm njė imagjinatė destruktive kriminale ka mund tė konstruktojė njė grup tė tillė, i cili ėshtė aq heterogjen dhe i pabesueshėm nė ekzistimin e tij, prandaj akuza e rėndė pėr terrorizėm ėshtė njė absurd rrėqethės serb.
Ky grup i konstruktuar shqiptarėsh ėshtė njė vazhdimėsi e politikės shtetėrore serbe e udhėhequr nga programi nacional serb i ndėrtuar nga elaboratet pėr zhdukjen e shqiptarėve qė nga Garashanini e gjer te Ēubrilloviqi, nobelisti Ivo Andriq e akademia serbe. Qindra grupe shqiptarėsh kishte konstruktuar Serbia nė Kosovė dhe trojet etnike shqiptare nė ish Jugosllavi dhe i kishte dėnuar me dėnime drakonike, por ky grup ėshtė mė i madhi pėr nga numri (155), mė heterogjeni dhe me vėllimin mė tė madh tė ndėshkimit 1635, vjet burg, 9 tė vrarė dhe dhjetėra tė plagosur rėndė me armė zjarri.
Ky grup ishte heterogjen pėr nga mosha. Nė mesin e tyre kishte tė mitur, por edhe burra tė moshės 56 vjeēare. Nė mesin e tij kishte tė burgosur qė ishin babė e djalė (Shefqet Vokshi me tė birin Adriatikun, Agim Hoda me tė birin Kreshnikun, Mehdi Ferizi me tė birin Yllin), kishte tė burgosur qė ishin vėllezėr (vėllezėrit: Halil e Napolon Guta me kushėrinjtė e parė tė tyre Ymerin, Muhedinin, Mithatin, Muhametin; vėllezėrit Fahri, Behar e Arbnor Koshi; vėllezėrit: Agim, Bujar e Burim Hasi; vėllezėrit: Ylber e Besnik Kastrati; vėllezėrit: Burim e Mirgjin Zhubi; vėllezėrit: Visar e Edmond Dushi; vėllezėrit: Petrit e Bekim Kėpuska; vėllezėrit: Adem dhe Sami Morina; Albert e Armond Koshi; Lulzim e Emin Delija; Mustafė e Eimri Ahmeti; Xhemajli e Rifat Thaēi).
Grupi ishte heterogjen nė aspektin social sepse brenda tij kishte njerėz tė shtresave tė ndryshme sociale.
Grupi nuk ishte homogjen as nė aspektin regjional. Ai pėrbėhej nga njerėz prej Gjakovės (shumica) dhe fshatarė qė rrėmuja e luftės i kishte sjellė nė Gjakovė pėr tu strehuar tek tė afėrmit e tyre. Nė kėtė grup e pat fatin e keq tė jetė edhe njė qytetar i Pejės, i cili ishte arrestuar nė rrugėn Gjakovė-Pejė dhe ishte vrarė nė burgun e Dubravės. Ky ishte Nikollė Ndue Kolaj.
Nė aspektin profesional dhe tė nivelit arsimor Grupi i tė burgosurve ishte gjishashtu heterogjen. Ai pėrbėhej nga njerėz tė profesioneve tė ndryshme. Kishte doktor shkencash e profesor universitar, kishte profesorė tė shkollave tė mesme, juristė, ekonomistė, inxhinierė, farmacistė, historianė, punėtorė administrativė, zejtarė, tė ndryshėm, punėtorė tė kualifikuar e tė pakualifikuar etj.
Pėr tė qenė ironia edhe mė e madhe Grupi i tė burgosurve gjakovarė edhe nė aspektin e gjendjes shėndetėsore ishte heterogjen. Kishte plot njerėz tė sėmurė, njerėz me sėmundje tė ndryshme kronike (tė veshkave, asmė etj.) me sėmundje kordiovaskulare, pra njerėz qė kishin pėrjetuar infarkte, njerėz me gjysmėn e trupit tė paralizuar, njerėz tė sėmurė nė aspektin e drejtpeshimit psikik etj.
Ky heterogjenitet dėshmon pėr tejdukshmėrinė e konstruktimit artificial tė grupit dhe absurditetin total tė akuzės. Nė kėtė kontekst ska se si tė mos na kujtohet thėnia publike dhe proverbiale e babait tė nacionalizmit dhe shovenizmit serb Dobrica Qosiqit se serbėt rrenėn e kanė ngritur nė art, ndėrsa ne mund ti shtonim edhe krimin.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:29.
|
|