|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
25-05-09, 19:08
|
#1
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Publikuar mė 29 prill, 2009 nė orėn 11:21
Specialistėt e topografisė zbardhin zgjerimin e territorit grek pranė brigjeve shqiptare. Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisė rreth 225 km2 sipėrfaqe ujore dhe grekėt afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit. Faktet e reja qė boton sot Gazeta Shqiptare rrėzojnė totalisht pretendimet e djeshme tė Ministrisė sė Jashtme dhe asaj tė Mbrojtjes.
DOKUMENTI I MARREVESHJES
TIRANE, 29.04.2009
Shqipėria ėshtė trajtuar si njė plaēkė lufte nė marrėveshjen qė qeveria Berisha nėnshkroi me Greqinė dy ditė mė parė. Shteti ynė, jo vetėm qė ėshtė tkurrur nė kufijtė e tij detarė nė jug tė vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij tė dikurshme nė det, tė cilat kanė qenė tepėr strategjike nė raport me Greqinė. Dėshmi e kėtij pretendimi ėshtė pikėrisht vija e re e kufirit detar e pėrcaktuar nga kjo marrėveshje, qė rezulton totalisht nė shkelje tė hapur tė parimit tė baraslargėsisė sė kėtij kufiri mes dy shteteve. Ėshtė pikėrisht ky parim, tė cilin kjo marrėveshje pretendon se respekton nė nenin 1 tė saj, ku shprehimisht thuhet se: Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare. Por, nė fakt, nuk rezulton kėshtu.
Me ndihmėn e njė eksperti topograf, Gazeta Shqiptare boton sot faktet qė vėrtetojnė kėtė konkluzion. Nė bazė tė marrėveshjes, ndarja e ujėrave territoriale Shqipėri-Greqi ėshtė pėrcaktuar tanimė nė bazė tė 150 koordinatave tė reja, cka do tė thotė se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisė rreth 225 km2 sipėrfaqe ujore . Me ndihmėn e ekspertit, Gazeta Shqiptare ka kryer disa matje nė hartė mbėshtetur mbi kėto koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42' 07.20" V / 19° 57' 33.70" L) ėshtė larg nga Kepi i Stillos (Shqipėri), nė distancėn 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancėn 9.6 km. Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) ėshtė larg nga Kepi i Qefalit (Shqipėri) nė distancėn prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzės (Greqi) nė distancėn prej 15.6 km. Kurse, pika 125 me koordinata (40° 01' 24.19" V / 19° 33' 53.35" L) ėshtė larg nga Dhėrmiu (Shqipėri) nė distancėn 14.8 km, ndėrsa nga ishulli i Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartė se parimi i baraslargėsisė sė vijės sė kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo ēka vlen tė theksohet ėshtė se ky parim ėshtė shkelur nė tė gjithė vijėn kufitare, nga pika 1 deri nė atė me numėr 150.
Faktet e reja qė boton sot Gazeta Shqiptare rrėzojnė totalisht pretendimet e djeshme tė Ministrisė sonė tė Jashtme dhe asaj tė Mbrojtjes. Nė njė njoftim tė pėrbashkėt tė kėtyre dy institucioneve, tė shpėrndarė dje pėr mediat thuhet shprehimisht se: Nė procesin e negocimit tė kėsaj marrėveshjeje tė rėndėsishme, matjet janė bėrė me metodat shkencore mė tė avancuara dhe nga specialistėt mė tė mirė tė fushės. Siē ėshtė theksuar shprehimisht nė tekstin e marrėveshjes, 150 koordinatat e pėrcaktuara, tė cilat tė bashkuara nė njė vijė tė pandėrprerė caktojnė kufirin detar mes dy vendeve, janė absolutisht tė baraslarguara nga pikat mė tė dala tė kufirit tokėsor tė secilit vend.
http://www.albaniapress.com/lajme/87...2-ne-Jon-.html
Thellohet skandali, Deti iu fal Grekeve per naften
Dėrguar mė: 30/04/2009 - 10:42
Ministri i Jashtėm i viteve 2005-2007, Besnik Mustafaj, u shpreh dje se kėrkesėn e palės greke pėr pėrcaktimin e kufijve detarė e kishte gjetur nė tryezė. Sipas tij, gjatė kohės sė socialistėve, njė kompani e huaj kishte publikuar njė hartė pėr burimet detare tė gazit dhe naftės. Mustafaj thekson nė kėtė intervistė, se nė kėtė moment Greqisė i lindi e drejta tė kėrkonte pėrcaktimin e kufijve pėr tė parė nėse pikat qė kishte pėrcaktuar kompania pėr tė nxjerrė naftė e gaz binin mbi ujėrat e saj. Ai nuk e konsideron si mungesė transparence hartimin dhe miratimin e marrėveshjes sė nėnshkruar mes Shqipėrisė dhe Greqisė pėr pėrcaktimin e kufijve detarė.
Zoti Mustafaj, gjatė kohės qė ishit ministėr i Jashtėm, a keni pasur dijeni pėr realizimin e marrėveshjes mes Greqisė dhe Shqipėrisė pėr pėrcaktimin e kufijve detarė?
Kur jam bėrė ministėr i Jashtėm, unė kam gjetur njė kėrkesė tė qeverisė greke pėr pėrcaktimin e kufijve. Nė fund tė mandatit tė socialistėve, njė kompani e huaj pėr kėrkimin e gazit kishte kėrkuar tė bėnte kėto kėrkime nė ujėrat tona. Pasi realizoi studimin, ajo publikoi njė hartė se ku do tė kėrkohej gazi dhe nafta. Nė kėtė moment, pala greke kėrkoi qė para se kompania tė fillonte punėn, tė bėhej njė marrėveshje pėr kufijtė detarė, nė mėnyrė qė kompania e kėrkimit e gazit dhe e naftės tė respektojė kufijtė detarė tė dy vendeve.
Pra, ju thoni se e gjetėt aty kėrkesė. Por, gjatė kohės qė ishit ministėr i Jashtėm, a filloi puna pėr kėtė marrėveshje?
Unė e gjeta aty kėrkesėn. Mua mė duket njė kėrkesė e natyrshme e palės greke, dhe ne sishim kundėr marrėveshjes. Por, gjatė kohės qė kam qenė unė ministėr i Jashtėm, qė nga 2005 e deri nė prill tė 2007, nuk u bė asgjė. Nuk u ngritėn as grupet e punės, apo tė fillonin negociatat pėr njė marrėveshje tė tillė.
Po, si e konsideroni ju kėtė marrėveshje?
Mė duhet ta studioj dhe tė konsultohem pėr tė dhėnė njė mendim nė lidhje me marrėveshjen nė fjalė. Por, unė mendoj se marrėveshje tė tilla nuk duan shumė kohė tė realizohen, ata mund tė hartohen edhe brenda pak javėve. Por, unė nuk kam tendencė tė besoj se janė bėrė lėshime. Marrėveshja do tė bėhet e njohur, por nė periudhėn qė negociohet nuk bėhet nė pazar ky proces, pasi fjalėn e kanė teknicienėt dhe ekspertėt e marinės. Unė nuk kam ndonjė vėrejtje tė madhe pėr mungesė transparente. Do tė vijė momenti qė marrėveshja do ti nėnshtrohet diskutimit nė Kuvend dhe do tė shihet me kujdes. Tani nuk ėshtė radha ime qė tė flas si anėtar i Parlamentit. Unė nuk e kam kėrkuar qė ta kem tekstin e kėsaj marrėveshjeje, se po ta kėrkoja, do ta merrja. Duke pasur specifikat e mira si ish-ministėr i Jashtėm, mund ta merrja kėtė marrėveshje.
http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=58379
|
|
|
25-05-09, 19:09
|
#2
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Kufiri, qeveria refuzoi ekspertizen italiane
Publikuar mė 02 maj, 2009 nė orėn
Qeveria shqiptare ka refuzuar ekspertizėn falas qė i ka ofruar Italia gjatė ne gociatave tė saj me Athinėn zyrtare pėr pėrcaktimin e vijės sė re kufitare nė det mes dy shteteve.
Tedi Blushi
Lajmi ėshtė bėrė publik dje pėr Gazeta Shqiptare nga burime zyrtare pranė Ministrisė sonė tė Mbrojtjes. Mėsohet se qeveria italiane nėpėrmjet ambasadės sonė nė Romė, i ka shprehur gatishmėrinė maksimale Ministrisė sonė tė Jashtme pėr ta ndihmuar gratis Shqipėrinė jo vetėm me mjete, por edhe me ekspertė tė saj gjatė kėtij procesi. Por, pėrgjigjja qė i ėshtė kthyer nga Tirana ka qenė negative. Refuzimi i ekspertizės falas italiane mėsohet se ka qenė plotėsim i kushtit tė vėnė nga pala greke, qė nė mėnyrė kategorike nuk ka pranuar qė Shqipėria tė ndihmohej nė kėtė proces nga njė palė e tretė. Ndėrkohė qė preteksti i qeverisė shqiptare pėr refuzimin e ekspertizės falas italiane ka qenė sipas tė njėjtave burime se, Shqipėria disponon mjetet dhe ekspertizėn e duhur.
Pika treshe
Shqipėria rrezikon tė futet nė njė konflikt pėr kufijtė detarė edhe me Italinė. Shkak mendohet tė shpėrbejė pikėrisht pika fundore e kufirit tė ri detar shqiptaro-grek me numrin 150. Drejtoresha e ēėshtjeve juridike nė Ministrinė tonė tė Jashtme, Ledia Hysi pohoi dy ditė mė parė se kjo pikė fundore, ėshtė nė juridiksion edhe tė shtetit italian. Kjo do tė thotė se pėr miratimin e kėsaj pike nė marrėveshjen shqiptaro-greke duhet tė ishte marrė OK edhe i Italisė, qė nė tė vėrtetė nuk ka ndodhur. Pasi nė rastin konkret ka njė marrėveshje dy dhe jo trepalėshe.
Kjo ėshtė pika nė det ku juridiksioni i tė tria shteteve bashkohet, Italisė, Shqipėrisė dhe Greqisė dhe kjo ėshtė pika qė do tė pėrcaktohet nga njė komision trepalėsh, - u shpreh Hysi pėr mediat.
Dhurimi
Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisė rreth 225 km2 sipėrfaqe ujore. Me ndihmėn e njė eksperti topograf, Gazeta Shqiptare ka arritur tė zbardhė pak ditė mė parė faktin tronditės qė fshihet nė marrėveshjen shqiptaro-greke Pėr delimitimin e zonave pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare. Vija e re kufitare qė ndan ujėrat territoriale tė dy shteteve e qė pėrbėhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf, se ka prirjen pėr tu futur nė drejtim tė Karaburunit, pra nė dėm tė Shqipėrisė, me afėrsisht 11 km. Trekėndėshi i dhuruar palės greke fillon nga pika 120 e vijės kufitare. Sipas matjeve tė kryera rezulton se, pika e fundme e vijės kufitare tė ujėrave territoriale me numėr 150 ėshtė spostuar nė drejtim tė ujėrave shqiptare me rreth 30 km mė tej ose e kthyer nė milje detare, me rreth 16 milje. Nga pikėpamja strategjike detare, sikundėr mund tė shihet nė hartė edhe me sy tė lirė, figuron se pika e fundit e vijės kufitare ndodhet ekzaktėsisht nė vijė paralele me Kepin e Gjuhėzės nė Gjirin e Karaburunit. Sqarojmė se Kepi i Gjuhėzės ėshtė pika tokėsore e shtetit shqiptar mė e fundit nė det.
http://www.albaniapress.com/lajme/87...-italiane.html
|
|
|
25-05-09, 19:39
|
#3
|
Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Andej ka Llapi kam ni qe kumare e kan pas marak nifar shkavi , po paska edhe Enverist te perbetuar si Jakupi me shoqeri!
Kjo perrall e Edvinit , Erionit me kompani u harru prej 29 Prillit! Populli u sqarua se si eshte puna , dhe si duhert nda Detin , e ti Llapjan i Hamburgit qenke mbrapa me kohen , vrapo pak me shum e arrij bile ka 20 Maji t'pakten 5..6 dite mbrapa me qen so larg.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|
|
|
25-05-09, 22:03
|
#4
|
Banned
Anėtarėsuar: 26-06-06
Postime: 995
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GjIlAnAsI_cSi
Andej ka Llapi kam ni qe kumare e kan pas marak nifar shkavi , po paska edhe Enverist te perbetuar si Jakupi me shoqeri!
Kjo perrall e Edvinit , Erionit me kompani u harru prej 29 Prillit! Populli u sqarua se si eshte puna , dhe si duhert nda Detin , e ti Llapjan i Hamburgit qenke mbrapa me kohen , vrapo pak me shum e arrij bile ka 20 Maji t'pakten 5..6 dite mbrapa me qen so larg.
|
Qy qy jo qe kan pas kumari shki, po edhe disa komandanta sdisa mas luftes se Adem Jasharit kan maru shpia anena kufinit e sod shiten Starashina se sdin as shqip qysh i bjen
|
|
|
26-05-09, 11:07
|
#5
|
Anėtarėsuar: 02-06-05
Vendndodhja: ngat dhive valla se sbon pa to
Postime: 23,978
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Marco
Qy qy jo qe kan pas kumari shki, po edhe disa komandanta sdisa mas luftes se Adem Jasharit kan maru shpia anena kufinit e sod shiten Starashina se sdin as shqip qysh i bjen
|
Jo balit Marco ti pom doket hiq so tu ta rrok po normal qe shtyjm edhe kufinin se shkijet ne llap moti jau kena lkun trojet ti kishi pas ju punt si ne llap sot san kish ra as enkalava e ase me ju dhan drejta ma shum se ne serbi qe ikan vet shkijet ............ edhe kur te folsh, fol ne individa e jo ne krejt llapjon rroke pak vehten me te mire se kallaj eshte dikuj me ja bae me gisht e vehten se shef.
me respekt R.Llapjani.
|
|
|
26-05-09, 12:14
|
#6
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Aiii ket propagand alla enveriste e kan hedh poshte specialistet Shqiptare,te cilet thone se asnje milimeter e detit sju ka dhuru grekit!
Harrone ket sen,shkoni kqyrni tunelin qe po hapet ma mir!!!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|
|
|
27-05-09, 02:07
|
#7
|
Banned
Anėtarėsuar: 26-06-06
Postime: 995
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga rafet llapjani
Jo balit Marco ti pom doket hiq so tu ta rrok po normal qe shtyjm edhe kufinin se shkijet ne llap moti jau kena lkun trojet ti kishi pas ju punt si ne llap sot san kish ra as enkalava e ase me ju dhan drejta ma shum se ne serbi qe ikan vet shkijet ............ edhe kur te folsh, fol ne individa e jo ne krejt llapjon rroke pak vehten me te mire se kallaj eshte dikuj me ja bae me gisht e vehten se shef.
me respekt R.Llapjani.
|
Rafet Llapiani nashta nuk idhnohesh se ta shenova emrin met madhe en start !!!
Rafet veq per shpia qe kan maru deri mas fillimit te luftes e din edhe ti a  ..!
Rafet badihava ja ke ilkun ti shkaut trollin kur kojshia i yt dmth 1 llapion tjeter ja ka maru themelin 1 meter nen tok, edhe 3 kat mbi tok !!
Berisha nuk mendoj se ju ka fal Grekve Siperfaqe te Detit, sepse Berisha deri sod ska pas as njė Gabim vetem suksese, e sa per Korrupcion aty vlla po vjedheshin tona anet ku jan shtetet fukareke !!!
|
|
|
27-05-09, 23:35
|
#8
|
Anėtarėsuar: 03-08-04
Vendndodhja: ku kom lindur
Postime: 3,929
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
mos te ka pagu EDI RAMA me ardhe me ba fushat edhe ty ketu sepse do kanale te shqiperis marun te shkretat me ne kry TOP CHANEL
__________________
dashuria nuk blihet por fitohet
dashuria nuk shitet por dhurohet
|
|
|
05-10-09, 18:08
|
#9
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Marrėveshja e ujrave me Greqinė, Meta: Cėshtja tė zgjidhet nga Parlamenti
Ministri i Jashtėm, Ilir Meta nė njė konferencė tė shkurtėr pėr shtyp gjithashtu pėrshėndeti ratifikimin e Traktatit tė Lisbonės nga Irlanda. Ne konference komentoi dhe marreveshjen e Shqiperise me Greqine per ujrat detare
TIRANE-Ministri i Jashtėn, Ilir Meta nė njė konferencė pėr shtyp ka pėrshėndetur ratifikimin e Traktatit tė Lisbonės nga Irlanda duke u shprehur se prespektiva pėr zgjerim nė BE, ėshtė shumė afėr.
Gjatė konferencės Meta ėshtė pyetur edhe nė lidhje me ratifikimin e marrėveshjes sė ujrave me Greqinė, duke u shprehur se, kjo ėshtė njė cėshtje qė i takon Parlamentit pėr ta zgjidhur. "Eshte nje ceshtje qe i takon Parlamentit te vendose", tha ai shkurt per mediat.
Me pas i perqendruar ne Traktaktin e Lisbones, Ministri i Jashtem theksoi se se "Ėshtė njė lajm i shkėqyer jo vetėm pėr Bashkimin Europian por edhe pėr ballkanin perėndimor". Meta shtoi se pas kesaj BE do tė jetė me konkrete dhe mė e unifikuar ndaj Ballkanit Perendimor. Nder te tjera Meta ka uruar qe Shpresojmė se vendet qė se kanė ratifikuar Traktatin e Lisbonės ta ratifikojnė nė tė ardhmen.
Ministri i Jashtėm ka cilėsuar si pozitive pėr Shqipėrinė edhe vizitėn e Presidentit Cek tė BE-sė. Dita e vizitės sė Presidentit tė Cekisė tregon njė vėmendje pėr Shqipėrinė, ėshtė shprehur Meta.
Balkanweb
Pakti i ujrave me Greqinė, Kolonel Pashaj apel akademikėve: Ndikoni pėr mosratifikimin
Koloneli nė rezerve i Forcave tė Armatosura, Myslim Pashaj i cili denoncoi skandalin e paktit tė kufirit ujor Shqipėri-Greqi, u ka dėrguar njė letėr tė hapur qarqeve akademike duke u kėrkuar qė tė ndikojnė nė mos ratifikimin e marrėveshjes.
TIRANE- Koloneli nė rezerve i Forcave tė Armatosura, Myslim Pashaj i cili denoncoi skandalin e marrėveshjes sė kufirit ujor mes Shqipėrisė dhe Greqisė, njė cenim tė sovranitetit territorial tė vendit i ka dėrguar njė letėr tė hapur qarqeve akademike nė vend dhe nė Kosovė pėr tė sensibilizuar kėtė cėshtje nė mėnyrė qė Parlamenti tė mos ratifikojė marrėveshjen.
Nė njė letėr tė hapur dėrguar Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, Akadamisė sė Shkencave nė Kosovė , Qendrės sė Studimeve Albanologjike, Institutit tė Historisė, Institutit tė Gjeoshkencave dhe atij tė Mjedisit, si dhe Instituitit Gjeografik Ushtarak tė Shqipėrisė profesor Pashaj thekson se nė debatin e hapur ka njė kornizė hermetike nga mekanizmi i shtetit, njė heshtje dhe shpejtėsi pėr ta cuar deri nė fund kėtė marrėveshje.
Nė tė gjithė kėtė kufi ndarės, kudo qė tė klikosh, kudo qė tė pėrqėndrosh perceptimin tėnd tė dhėmb, tė befason , tė intrigon, tė bėn tė mos heshtėsh dhe ta ndash tronditjen tėnde mė intelektualėt dhe bashkėqytetarėt e tu.
Kolonel Pashaj, studimi i tė cilit u publikua nė Gazetėn Shqiptare dhe News24 u kujton studiuesve tė kėtyre institucioneve se duhet tė kishin gjetur njė instrument konsultimi, jo pėr tė bėrė kryengritje ndaj shtetit tė tyre, por pėr tė verifikuar me durim , me historianė dhe juristė tė sė drejtės ndėrkombėtare, me hartografė, gjeologė, gjeografė e pas kėsaj ti pėrcillnin ligjvėnėsve pikėpamjet shkencore pėr tė shtyrė nė njė kohė tė mėtejshme ratifikimin e mundshėm tė kėsaj marrėveshje, deri sa tė saktėsohen mė qartė dyshimet pėr atė qė ėshtė gatuar aq keq sa tė vjen turp ta kujtosh.
Nė fund prof. Pashaj i bėn njė apel kėtyre institucioneve qė nėpėrmjet argumentave shkencore tė kontribuojnė qė kjo marrėveshje tė mosratifikohet nė parlament nė datėn 19 tetor.
BalkanWeb
|
|
|
05-10-09, 20:03
|
#10
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Pershendetje:
Neser vjen Sali Berisha ne Kosove, dhe po e arestojm dhe po e dergojm ne Burge, hahahhahahahahahhahaha
shqiptare jemi ne. pa dite sene folim sikur ti dinimin te gjitha gjerat e botes.
|
|
|
05-10-09, 20:07
|
#11
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga fadil
Pershendetje:
Neser vjen Sali Berisha ne Kosove, dhe po e arestojm dhe po e dergojm ne Burge, hahahhahahahahahhahaha
shqiptare jemi ne. pa dite sene folim sikur ti dinimin te gjitha gjerat e botes.
|
Fadil tya tka qit aq shumė n'kom qeveria thaēi sa qė ti po tė thojn ata fluturon fluturon Berisha, ti edhe atė do ta besosh. megjithėse sa kujtoj unė ata ende se kan thėnė kėtė, por ti ama u ngute dhe e the para tyre !
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
|
|
|
05-10-09, 20:27
|
#12
|
Djale Drenice
Anėtarėsuar: 21-10-08
Vendndodhja: Nė vėndin e ngjarjeve
Postime: 20,920
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Hajt se edhe ashtu spo e shfrytezon Detin aq shume Shqiperia kot po i shkon :D :D :D
__________________
Jeta eshte realitet jo virtualitet.
The End.
|
|
|
05-10-09, 22:18
|
#13
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga fadil
Pershendetje:
Neser vjen Sali Berisha ne Kosove, dhe po e arestojm dhe po e dergojm ne Burge, hahahhahahahahahhahaha
shqiptare jemi ne. pa dite sene folim sikur ti dinimin te gjitha gjerat e botes.
|
Besaa me bo me ja u dhan naj detyre Edi rames,ja boni naj t'zez :D veq se tash osht msu me ksi klysh t'enverit e veq per koce ne kapshin ;)
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|
|
|
09-10-09, 17:24
|
#14
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Atdhetaret e historianet kunder qeverise
50 shoqata atdhetare i kerkojne parlamentit shqiptar te mos ratifikojne marreveshjen mes qeverise shqiptare dhe asaj greke, per rishikimin e kufirit detar ne jug te Shqiperise.
Sipas kesaj marreveshje Greqia perfiton nga ujerat territoriale shqiptare 354.4 kilometra katror siperfaqe ujore ne detin Jon.
Po keshtu ne hyrje te kanalit verior te Korfuzit, Greqia i merr Shqiperise 2.9 kilometra katror dhe ne shkembin Barketa 1.5 kilometra katror. Sipas ish-kolonel Myslym Pasha, pala shqiptare ka qene totalisht e papergatitur ne neshkrimin e kesaj marreveshje dhe ajo qe eshte me dramatike eshte mungesa e hartes detare.
Gjiri i Sarandes nuk eshte me i yni, po eshte falur. Ne harten greke thuhet se hapesira eshte e tyre, ndersa Shqiperia nuk ka harte, shprehet Pasha.
Historiani Pellumb Xhufi thekson se Greqia po realizon te gjitha projektet e saj me Shqiperine, nderkohe qe nuk ka nenshkruar ende marreveshjen per kufinjte tokesore me Shqiperine.
Ne kemi patur problemin e ligjit te luftes, kemi problemin e cameve, nderkohe qe Greqia nuk e njeh kufirin tone tokesor, sepse Greqia nuk ka pranuar ende marreveshjen me Shqiperine, thote Xhufi.
Pare ne kendveshtrimin e specialisteve, Greqia po synon te hyje ne ujerat e kanalit te Otrantos .
"Keto jane veprime diplomatike, gjeo-strategjike, gjeo-ekonomike dhe kete beteje ne e kemi humbur. Sot behet fjale per lufte moderne dhe ka te beje me hapesira ekonomike. Historia do ta tregoje me vone nese kemi patur apo jo te drejte", thote Pasha.
Historiane dhe perfaqesues te 50 shoqatave atdhetare kerkojne qe kjo marreveshje te studiohet dhe anlizohet mire cfare humbin apo fitojne shtete perkatese.
Top channel
Falja e kufijve Greqisė, jep dorėheqjen shefi i Hartografisė Ushtarake
Shefi i Departamentit tė Hartografisė nė Institutin e Gjeografisė Ushtarake, nėnkolonel Behar Malaj, ka dhėnė dorėheqjen e parevokueshme nga kjo detyrė.
Vendimi i tij vjen fill pasi Gazeta Shqiptare botoi pak ditė mė parė procesverbalin e mbledhjes sė fshehtė tė komisionit parlamentar tė Ligjeve, ku drejtoresha e IGJU-sė, Miranda Zeka pohonte para deputetėve tė mazhorancės se harta e kufirit detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė, e pėrcaktuar nė bazė tė marrėveshjes dypalėshe, nuk ekziston.
Nė prononcimin e tij pėr G.SH, Malaj bėri tė ditur se lajmi i pėrcjellė nga Gazeta Shqiptare ka qenė tronditės.
Dhashė dorėheqjen e parevokueshme nė shenjė proteste pėr mungesėn e hartės sė ndarjes sė kufirit detar. Nuk mund tė qėndroj mė nė njė institut qė nuk mund tė masė pronat e shtetit tė tij dhe qė nuk e ka hartėn pėrkatėse, - sqaroi nėnkoloneli.
Shefi i Departamentit tė Hartografisė nė Institutin e Gjeografisė Ushtarake bėri mandej tė ditur se ka pasur edhe njė sėrė arsyesh tė tjera qė e detyruan nė marrjen e kėtij vendimi. Publikimin e tyre do ta bėj nė njė kohė mė tė vonė, pasi jam nė pritje tė pėrgjigjes qė do tė marr nga eprorėt e mi lidhur me dorėheqjen qė iu kam paraqitur, pėrfundon ai.
Gazeta Shqiptare duke iu referuar burimeve zyrtare nga IGJU shkruan se akti i nėnkolonelit Malaj do tė shoqėrohet nga njė valė dorėheqjesh tė funksionarėve tė lartė tė kėtij Instituti, qė gjithashtu nuk kanė qenė nė dijeni pėr mungesėn e hartės detare.
Vetėm pak ditė mė parė ushtarakėt i bėnė apel presidentit tė Republikės, Bamir Topi, kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė njihen thellėsisht me kėtė marrėveshje pėr tė kuptuar qartė cenimin e rėndė qė ajo i bėn sovranitetit dhe integritetit territorial tė Shqipėrisė.
Komisioni parlamentar i Ligjeve, pa asnjė votė kundėr miratoi nė datėn 25.09.2009 marrėveshjen e nėnshkruar mes Shqipėrisė dhe Greqisė pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Tani pritet qė fjalėn e fundit pėr kėtė ēėshtje ta thotė seanca plenare e 19 tetorit.
354.4 km2 ėshtė sipėrfaqja ujore nė detin Jon, qė ka pėrfituar Greqia nga marrėveshja pėr pėrcaktimin e kufirit detar me Shqipėrinė. Konkretisht, vetėm nga Kepi i Stillos, pėrballė gjirit tė Kėrkyrės, nė hyrje tė ngushtesės veriore tė Korfuzit, pala greke ka pėrfituar 2.9 km2; nga shkėmbi Barketa, 1.5 km2.
Sot nė orėn 11:00 pėrfaqėsuesit e 72 shoqatave qė mbrojnė interesat e kombit shqiptar, do tė mblidhen nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar pėr tu drejtuar sė bashku njė apel publik institucioneve tė shtetit shqiptar, pėr tė penguar ratifikimin e marrėveshjes me Greqinė pėr pėrcaktimin e kufirit detar.
Telegrafi
|
|
|
09-10-09, 21:00
|
#15
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon
Do te ishte e mireseardhur nese ketu kemi ndonje ekspert te problematikes ne fjale .Me nje spjegim pak te thjeshtesuar te na tregoj se per cka ne te vertete behet fjale ketu??
Dikush thot! Shqiperia nuk ka pas fare harta te tilla ku ka pas mundesi te lexohet kjo vije e kufirit!
Tjetri thot jo- ne baze te hartave qe Shqiperia nuk i ka pase del se Greqise i eshte fale teritor detar!
Tjeri (dhe qe eshte qendrim i drejt ) thot se- egzistojn rregulla ne baze te konventave nderkombetare per caktimin e kufirit ne det e edhe ne Liqe!!
P.Sh sa Milje larg bregut numrohet si teritor i shtetit dhe ku fillojn ujrat nderkombetare???
Ne kete rast me siguri nuk mund te behet fjale per ujrat nderkombtare sepse distancat jan te vogla por se edhe ketu duhet te kete rregulla e edhe ndonje marrveshje ne mes shteteve!
Ne e dijm se Greket dhe Turqit luftuan pak pikrisht per "vija " te tilla!!!
Ne e dijm qe Sllovenet dhe Kroatet kan te njetin problem !!
Por menyra se si neve debatojm ketu eshte tipike shqiptare!
E vesin nje plak ne Drenice .Mixhe a din anglisht??
Hajt nisja ti niher te ngaoj se ban vaki di, ju thot plaku!
Pikriusht se neve jemi "EXPERT" per gjithecka nuk mund te bejme asnje pune ashtu si i ka hije!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:24.
|
|