|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
06-12-09, 14:49
|
#1
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Jorgo Bllaci
***
Petalet bien ; era mengadale
I hedh mbi gjurmat, qe le mikja pas.
E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale,
Per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.
E c`mund t`i them ? Degjon te kthehet valle
Serishmi zogu, qe mergimin nis,
Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli
Per cerdhen a per strehen qe braktis ?
Papritur, te rrembyera rrekera
Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi !
Petalet bien...heshtas shket pranvera,
Roniten te perkohshmet stoli...
Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,
Ja c`qe se fundi,gjithe kjo dashuri !
|
|
|
06-12-09, 15:01
|
#2
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Brengen e madhe mbyta ne nje gote;
Si qenkam dehur sonte s`e kuptoj !
Per gjerat me te bukura ne bote
Sa me pelqen te rri e t`enderroj.
Sa me pelqen gazmor t`i bie lires,
Po ku te le mendimi te defrosh ?
Demon, demon i madh i hapesires,
Akoma ti kerkon te me genjesh ?
Ti po ma nxin me brenga djalerine,
Ti po m`i shqyen brinjet, po me c`mend,-
Ose me kthe serishmi qetesine,
Ose me sill ketu terbimin tend !
Se do t`i qepem qiellit kesaj nate,
Per flokesh ta kap henen e me te
Te sillem hapesires se pamate
E te mos zbres mbi toke kurre me !
1957
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Gega 1 : 06-12-09 nė 15:02
|
|
|
06-12-09, 15:08
|
#3
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Kur pa dashur humbas nder kujtime,
Mos me shih me trishtim e merzi ;
Mos m`u ngrys, moj e bukura ime,-
Koha shkon e me s`kthen perseri.
Por nga mjegull` e kohes se ikur,
Ndodh qe shpesh ndonje ze na jehon
Mallengjenjes, i larget, i mbytur,-
Dhe padashur ne shpirt na trishton...
1960
|
|
|
06-12-09, 17:35
|
#4
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Ti kedo mbi dhe do ta cuditje,
Mike moj,qe s`vure mend njehere;
Kur me sheh me vajza ne shetitje,
Pse serishmi behesh pike e vrere ?
Foshnje ishe, foshnje,mike,mbete,
Ndonese per dike tani je grua ;
C`dreqin ke, c`t`u shkrep pas kaqe vjetesh,
Qe xheloze behesh prap per mua ?
Une kurre ty s`ta kam rrefyer
Brengen , qe ne shpirt mezi permbaj ;
Dashuria, dashuri e fyer ,
Gur me ben e nuk me le te qaj.
Ja keshtu , moj mike , qenka jeta :
Ndodh qe nga nje here , per cudi,
Lodhet prej mesimeve te veta
Edhe behet foshnje , porsi ti.
Ne s`e qeshim tekanjozen jete ,
Po kur ne gabojme , ajo harron :
Ndonese marrezira ben dhe vete ,
Rende ne na tall e na ndeshkon.
Mike , qe me bere te trishtuar ,
Te te qesh , as qe me shkon ndermend ,-
Esht` i gjere shpirt` i perveluar ,
Ka nje vend dhe per gabimin tend !
1961
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Gega 1 : 06-12-09 nė 17:36
|
|
|
06-12-09, 17:52
|
#5
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Kur buzeqesh plot gaz e shend ,
Ti ndrin gjithe enderrat e mia ;
Nga thellesire e syrit tend
veshtron e cilter dashuria.
Hutohem , mendjen krejt humbas ,
Magjepsem pas atij veshtrimi ;
Me grish padashur n`ate cast
Nje vis i larget enderrimi ,
Ku vetetine ne qiellin blu
Gezimi , jeta , lumteria ,
Ashtu sic ndrin ne syte e tu ,
Ne syte e qeshur , dashuria !
1961
|
|
|
06-12-09, 18:00
|
#6
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Ne fshehtazi shkembejme shpesh veshtrime ,
Po sot nje hon i thelle po na ndan ;
Ne fund te tij , si foshnjeze jetime ,
Me dhembje dashuria jone qan.
Pa ditur se perse , pa lot , pa fjale ,
Pa puthje , ne u ndame neper terr.
Pasionet u roniten mengadale
Dhe humben ne nje mjegull plot mister.
Dhe sot , qe me pendim , me mall a vojtje ,
Te shkuaren sikush ne shpirt permban ,
Ne heshtim kryeulur e me drojtje ,
Si vjollca , anes honit qe na ndan.
1961
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:56.
|
|