Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-12-09, 23:08   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

Mr. Muhamet Kelmendi


PSE NUK U NDĖRTUA FRONTI PĖR ĒLIRIMIN E KOSOVĖS


Redaktore: Ada Hyso
Lektor: Skėnder Zogaj

Shtėpia Botiuese „ILIRIA“
Tiranė, 1999

Hyrje

Ēėshtjet qė do te shqyrtohen kėtu, kanė te bėjnė me organizimin politik e ushtarak te lufts nė Kosovė. Nė njėrėn anė, do tė flitet pėr vetė subjektin politik e ushtarak (LPK-nė dhe UĒK-nė), ndėrsa, nė anėn tjetėr, pėr subjektet politike legale, etj. Vetė ideja pėr ndėrtimin e sistemit ēlirimtar ėshtė e bazuar nė programin e LPK-sė. Kjo organizatė deri nė maj 1998, bėri ēka mundi pėr tė ndėrtuar Frontin Ēlirimtarnė Kosovė. Por, pėr tė kuptuar kėtė, do tė ndalemi ne anėn historike te UĒK-sė, te punės se saj dhe te lidhshmėrisė me LPK-nė, si subjekt krijues dhe udhėheqės i kėsaj force ushtarake.

Lidhur me kėto ēėshtje ėshtė shkruar, diskutuar e folur mjaft. Ka shkrime shumė pozitive, sikundėr qė ka edhe tė kundėrta me te, pėrkatėsisht negative. Ka tė tilla qė ende nuk e kanė kapur si duhet atė, ndonėse ēeshtja ka shkuar aq para, saqė tani me ka kaluar ne subjekt individual politik e ushtarak, mbi tė cilėn po e ndėrton jetėn shoqėrore.

Ēėshtjet qė do te shtrohen dhe shqyrtohen nė kėtė vepėr, nuk janė gjė tjetėr veēse pėrshkrim i punės se madhe shumėvjeēare pėr organizimin dhe ndėrtimin juridik e politik te luftės ēlirimtare ne Kosovė. Kuptohet se qėndrimet e vendimet e marra nga organet udhėheqėse, mbi organizimin tonė ushtarak e politik nuk i kam, sepse ato kanė mbetur ne sekretarinė e LPK-sė, si subjekti qė e ka organizuar atė punė, por unė do tė mbėshtetem nė tė dhėnat qė i kam shėnuar gjatė punės sonė. Kėndej, do tė fus edhe disa letra, kėrkesa e vendime origjinale, te cilat ne njė kopje kanė mbetur tek une, origjinale siē janė, ndėrsa disa tė tjera vetėm do tė
pėrmenden.

Ėshtė e kuptueshme se njė analizė e tillė e punės sonė nė fushėn ushtarake, shumėkujt nuk do t'i shkonte pėrshtati, sepse kėtu do te theksoj edhe emra te cilėt janė te lidhur me ēėshtjen tonė, me atė tė UĒK-sė dhe tė luftės nė Kosovė. Gjatė kėtij shqyrtimi del gjendja, prandaj edhe pėr atė, do te pėrpiqem te jap fakte konkrete te cilat nuk do tė priten mire nga disa, ndėrsa nga disa tė tjerė, ndoshta edhe do te kėrcėnohem, sepse do t'i theksoj bash ne realitetin ekzistues tė kohės.

Ne librin tim me kujtime nga UĒK-ja do te pėrpiqem te ndriēoj anėn politike, atė juridike dhe ushtarake-ēlirimtare tė veprimtarisė sonė deri ne maj te vitii 1998, duke u mbėshtetur ne punėn e Kryesisė dhe te KP te D.jv. qė ėshtė bėrė pėr te krijuar tabanin politik ejuridiko-ushtarak dhe atė shtetėror pėr krijimin, organizimin e ndėrtimin e UĒK-sė. Duke e kapur kėtė ēeshtje me kaq rėndėsi, do te dalė vetiu dhe koha e lindjes se saj, emėrtimi dhe zhvillimi e pengesat e shumta te krijuara ne terren dhe ne forumet tona politike. Ndėrsa, njė pjesė e veēantė i kushtohet gjendjes duke nxjerrė edhe pėrfundime mbi pasojat dhe perspektivėn e ēėshtjes.

Njė ēėshtje po aq e rėndėsishme sa edhe vetė krijimi i saj ėshtė padyshim edhe mbrojtja politike e juridike e UĒK-sė nga LPK-ja, sikundėr dhe ajo morale e diplomatike, qė iu bė aksioneve te saj kudo ne bote, pa dalė si krah ushiarak i LPK-sė, ndonėse ishte e tille dhe pėr vetė shkakun se LPK-ja ishte pėr ndėrtimin e sistemit politik shtetėror (Frontit Ēlirimtar te Kosovės) me te gjitha subjektet politike e organizative ne vend. Veē kėsaj, do tė pėrpiqem me fakte te tregoj shkakun e krijimit te fondit "Vendiindja Thėrret", si bazė e forte financiare pėr UĒK-nė, e cila u krijua nga Kryesia e Degės j.v. tė LPK-sė dhe KP i saj, si formė e financimit te luftės brenda ne Kosovė.

Kėtu do te flas edhe pėr raportet me subjektet politike e organizative nė Kosovė, Shqipėri si dhe me qeverinė e Bukoshit, lidhjet e kontaktet me te, sepse as kėto nuk mund te kalohen pa u
shqyrtuar, pasi jo vetėm qė nuk ka pasur bashkėpunim politik, por as financiar. Kjo gjė ka shpėnė tek forcimi i fondit tonė "Vendiindja Thėrret". Qeveria e pati kundėrshtuar edhe unifikimin, (bashkimin) nė sistem, tė fondit "Vendlindja Thėrret".

Po aq e rėndėsishme ėshtė te kapet pikerisht ēėshtja jonė edhe ne dritėn e pikėsynimit te LPK-sė pėr ndėrtimin e sistemit politik e juridiko - shtetėror nė Kosovė (Frontit Ēlirimtar ne Kosovė), si formė pėr te ecur ne luftėn tonė te madhe ēlirimtare. Nėpėnnjet tyre do tė ndalem tek puna, aktiviteti dhe pengesat pėr ndėrtimin e kėtij sistemi. Kėtė do ta pėrcjell edhe me disa letra qė Kryesia u ka dėrguar subjekteve dhe UĒK-sė, te cilat i kam nė pika te shkurtėra, pėrkatėsisht projektet e tyre te cilat ia pata paraqitur organeve udhėheqėse pėr t'i miratuar. Ato qenė dėrguar nė emėr te LPK-sė.

Natyrisht, ne kėtė liber do té bėhet fjalė edhe pėr grupin politik (klikėn) e krijuar ne kuadėr te LPK-sė e UĒK-sė, si dhe pėr faktorėt qė kanė ndihmuar ne ndėrtimin e klikės se tille, jashtė sistemit tonė te pėrcaktuar né programin e LPK-sė, qė mori nėn kontroll UĒK-nė. Nuk do tė lihet pa u vėnė ne shqyrtim odhe roli i subjekteve politike ne Kosovė,, sidomos i disa politikanéve, tė cilėt bėnė ēmos te mos lejonin ndėrtimin e saj, kuptohet, pėr shumė fakte, po mbi te gjitha nga pozitat e tyre karieriste, bajraktare, financičre e frikacake, sepse ai sistem kėrkonte kalimin tonė ne vendin e ēliruar duke qenė tė lidhur me popull'n. Po kėtu do te shqyrtohet edhe roli i Tiranės zyrtare qė ne periudhėn 1997-98, ishte mjaft negatw dhe pengues.

Njė punė jashtėzakonisht negative ka qenė lufta pėr tė mos e ndėrtuar Frontin. Ne kėtė anė, ka punuar vetė grupi politik i UĒK-sė,

Kryesia Teknike e Degės se LPKj.v. dhe klika e ndėrtuar nga ana e tre anėtarėve te Kryesisė se vjetėr pėr te mbizotėruar UĒK-nė jashtė sistemit. Pėr te arritur formėn e tashme te organizimit dhe kėtė klikė e tille, ata krijuan grupe akuzuese ndaj Kryesisė se vjetėr, duke e ngarkuar atė me akuza te pavėrteta dhe pa fakte mbi vrasjen e shokėve ne Kosovė. Ēdo gjė u vėrtetua, sepse botėrisht ishte treguar se ata kanė rėnė nė pėrleshje e sipėr me pushtues, si ne Vushtėri ne janar te vitit 1997, kur ranė tre heronjtė e kombit tonė. Veē kėsaj, bėnė bllokimin politik te UĒK-sė dhe me shpejtėsi, duke u ndihmuar nga Kryesia Teknike e Degės se LPK-sė jashtė vendit, e cita nuk ftoi pėr me se tre muaj asnjė mbledhje te KP e LPK-sė, u devijuan pėrcaktimet politike dhe u ndėrtua baza aktuale politike e UĒK-sė, jashtė sistemit polilik te pėrcaktuar ne Front Ēlirimtar, si dhe nuk lejuan lidhjet me te.

Nuk kam dėshirė qė ky punim te keqkuptohet, ne mėnyrė qė nga ai te kalohet ne hakmarrje fizike, ndonėse as asaj nuk i frikėsohem. Por, jam i mendimit se ata qė do te vihen ne spikamė, nėse kanė prova te paraqesin mendimet e veta dhe po ashtu tė vihen ne ballafaqim faktet, ne mėnyrė qė lexuesi t'i peshojė faktet pa qenė nėn presion.
Kjo ėshtė demokratike.




__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-12-09, 23:15   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

KAPITULLI I

ORGANIZIMI USHTARAK (UĒK) NĖ KOSOVĖ

Gjatė tėrė historisė, populli shqiptar ka luftuar pėr ēlirimin e vet kombėtar. Ai u kacafyt me armiqtė e shumtė, duke u pėrleshur e luftuar, nė mėnyrė qė tė ēlirohet nga pushtuesit, ata qė e kishin pushtuar me arme dhe me dhunė e terror e mbanin nėn okupimin barbar. Nga luftėrat e gjata te popullit tonė doli shteti shqiptar, por i pėrgjysmuar. Shqipėrisė iu shkėputėn vise te tėra, te pastra shqiptare. Nga trungu i atdheut ndanė Kosovėn dhe shumė vise te tjera, te pushtuara nga Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, Greqia, te cilave edhe ua aneksuan.
Mirėpo, pėrkundėr ndarjes, populli ynė e vazhdoi luftėn e tij ēlirimtare. Pas LDB-sė ai luftoi pandėrprerė kundėr pushtuesve serbo-jugosllavė. Me arme ne dore dhe nėpėr rrugėt, sheshet e malet e Kosovės, u ndesh me armikun dhe luftoi pėr ēlirimin e vet. Nga dhuna e terrori i ashpėr serbomadh u mbytėn me mijėra e mijėra shqiptare. Ndėrsa, me qindra e mijėra te tjerė, fėmijė e gra, burra e pleq, u dėbuan nga trojet e veta shekullore. Kjo dhunė e ashpėr, terror e masakrim ēnjerėzor nuk e ndali kombin tonė nga rruga e lirisė, por pėrkundrazi, ai dhjetėvjeēar pas dhjetėvjeēari, pas ēdo goditjeje u riorganizua, duke dalė edhe me i forte se me pare. Natyrisht, edhe armiqtė e thelluan luftėn dhe ndjekjet kundėr kombit tonė, masat e dhunės dhe terrorin shtetėror.
Ky veprim i ashpėr i armikut, i kombinuar me masa dhunuese e terror fashist nga bazat shtetėrore, te papara ne histori, parashtroi detyrėn e organizimit te popullit tonė konform kushteve dhe rrethanave te krijuara te luftės pėr ekzistencė fizike e shoqėrore. Ky pushtim mund te luftohej vetėm me organizimin ne pėrputhje me normal e ligjshme politike pėr te luftuar pėr liri, pavarėsi e vetvendosje kombėtare, forma kėto te lejuara me akte ndėrkombėtare. Organizimin ushtarak te Kosovės e paraqiti koha si kusht te domosdoshėm, pa te cilin kombi ynė nuk do te mund te luftonte me te gjitha mjetet dhe format pėr ēlirimin e vendit, pėr pavarėsi e demokraci, pėr njė shtet te pavarur te Kosovės.
Por, pėr te ardhur deri tek ky organizim politik e ushtarak natyrisht qė kishte vėshtirėsi te mėdha juridike, poirtike e te karakterit kushtetutor. Kėto vėshtirėsi e pengesa u tejkaluan, sepse, vetė kompetentėt sipas dispozitave kushtetutore nuk e organizuan atė punė. Kėshtu, u fitua ligjshmėria dhe, me punė e angazhim te madh te LPK-sė, u organizua subjekti ushtarak ne Kosovė mbi bazat e dispozitave kushtetuese te shtetit.
Subjekti ushtarak (UĒK) u emėrtua nga organizatori i kėtij subjekti, pėrkatėsisht Kryesia e KP te LPK-sė, Dega j.v., e cila e pati edhe pėrgjegjėsinė politike, morale e diplomatike pėrballė kėtij subjekti, kombit e organizmave ne bote. Ky subjekt ushtarak kishte edhe normat e pėrcaktuara pėr ndėrtimin e Frontit Ēlirimtar te Kosovės dhe e financonte atė me vetkontributin e anėtarėve. Me ndihmėn e LPK-sė u ndėrtua, u dha kahja e aksioneve dhe u financuan njėsitė e para te Ushtrisė Ēlirimtare te Kosovės. Ne atė kohė (vitet 1990-1993) ende nuk ishte ky emėrtim, por njėsitė ushtarake sic ishin organizuar edhe vepronin. Atyre iu dha kahja politike e luftės ēlirimtare te kombit tonė, duke krijuar bazėn politike.

1. Bazat politike e juridike-organizative te UĒK-sė

Duke u mbėshtetur ne dokumentet e organizatės, ne programin edhe ne statutin e LPK-sė, nė rezolutat dhe ne vendimet qė dolėn nga mbledhja e Pare dhe e Dytė, si dhe e Tretė e pėrgjithshme e LPK-sė (vitet: 1987, 1989 dhe 1991), para organeve udhėheqėse te LPK-sė, sidomos Kryesisė se KP-sė, qoftė brenda qoftė jashtė vendit, u paraqit nevoja e organizimit te njė subjekti ushtarak qė do te fuste ne veprim te gjitha format dhe mjetet demokratike e ligjore te luftės, pėr te ēliruar vendin dhe pėr te realizuar bashkimin kombėtar te popullit shqiptar, aspiratė historike e kombit tonė (Dokumentet e LPK-sė deri neMP te Trete).

Shumė herėt u punua ne kėtė fushė. Pėr te ndėrtuar njė ushtri u mbėshtetėm ne vijėn politike te LPK-sė dhe ne dispozitat juridike te kėsaj organizate te popullit tonė. Ne organet udhėheqėse te kėsaj organizate (ne Kryesi) nxorrėm edhe sektorėt pėr te gjitha sferat e veprimarisė sonė ēlirimtare, nga ato politike e juridike, deri tek sektori ushtarak, etj. Mirėpo, pėr te arritur kėtė organizim ushtarak dolėn edhe shumė detyra te mėdha ne fusha te ndryshme, sidomos ne ato politike, juridike e luftarake te cilat duhej te rregulloheshin, ne mėnyrė qė te arrihej tek organizimi i njė subjekti ushtarak.

Kėto ēėshtje e preokupuan me vite te tėra Kryesinė e LPK-sė.

a) Ēfarė kishte sanksionuar LPK-ja

Sic dihet, LPK-ja ishte vete e pėrcaktuar si organizate ēlirimtare. Ne programin e saj thuhej:
"Populli shqiptar lufton pėr te arritur ēlirimin e Kosovės dhe formimin e shtetit te pavarur qė do te pėrfshijė te gjitha trojet e veta nėn pushtim, ku shqiptarėt janė shumicė" (...).

Ndėrsa pėr te arritur kėtė pikėsynim ishte sanksionuar: "Pėr te arritur pikėsynimet kornbėtare, ēlirimin e vendit, LPK-ja do te pėrdorė te gjitha format e luftės ēlirimtare: demokratike, paqėsore dhe te kryengritjes se armatosur ēlirimtare" (Programi i LPK-sė).

Kėto dy pėrkufizime juridike ishin bazė e veprimtarisė sonė politike e juridike ne kuadėr te luftės pėr ēlirimin e vendit. Megjithatė, me kalimin e kohės ne aspektin ushtarak, pėrveē ne atė politik e organizativ, LPK-ja u stėrkeq dhe nuk kishte mundėsi veprimi. Kėtu ndikoi jeta plurale ne vend, pėrkatėsisht krijimi i njė numri te madh te partive politike. Dalja ne skenė e kėtyre partive si dhe pėrpjekja qė te bėhej rezistencė pėr ekzistencėn juridike e organizative te LPK-sė, bėri qė ky pikėsynim programor te neglizhohej dhe graduaiisht LPK-ja te kalonte ne parti politike. Ajo nuk u legalizua tek organet si parti, por veprimtarinė e vet,
ne fakt e kishte te tille. Ndonėse e legalizuar ishte si organizatė, vetėm emėrim e kishte te tille.
Kėshtu jeta e organizatės u dyfishua. Pas mbajtjes se Mbledhjes se Pėrgjithshme te Tretė ne vend, ne vitin 1991, ajo pėrfundimisht e humbi karakterin e vźt ēlirimtar. Ne mbledhje brenda vendit u pėrcaktua vetėm karakteri politik i organistės, si subjekt gjoja "legal'". Pėr atė shkak mbetėn disa kėshilla jashtė ingranazheve te saj, sepse nuk e pranuan atė legalizim. Ndėrsa, ne botėn e jashtme, ende u mbajt ne jetė kombinimi i formave legale me ilegale te veprimtarisė, por ne fakt, pėrballė subjekteve politike shqiptare dilte si subjekt legal. Kjo ne njė anė dhe, ne anėn tjetėr neglizhimi i udhėheqjes se daiė brenda vendit pėr te vazhduar punėn, pėr ēka edhe Kryesia dha dorėheqje, bėnė qė tėrė aktiviteti i LPK-sė brenda dhe jashtė, pėrsėri te kalonte ne botėn e jashtme, tek Dega j.v. Ne fakt ky ishte edhe vendimi i LPK-sė. Nėse baza jonė atje mbetej pa organe udhėheqėse, detyrat e saj t'i kalonin Krvesisė jashtė vendit.
Pushimi faktik i veprimtarisė se saj brenda vendit, e nxorri Kryesinė e LPK-sė, Dega j.v. para njė akd te vėshtirė. Kėsaj i duhej te punonte ne dy fronte: se pari, ne drejtim te zgjerimit te radhėve te LPK-sė brenda vendit dhe, se dyti, ne drejtim te krijimit te bazės politike e juridike, pėr te organizuar njė force ushtarake pėr te luftuar pėr ēlirimin e Kosovės. Ne fakt, njėsitė e para vetėm sa ekzistonin. Ato lindėn nga ish-kėshillat popullore ne vitet '90-'91, atėherė kur, pas dorėheqjes se Krvesisė u stėrkeq organizata brenda vendit dhe shumė kėshilla kaluan vetvedu ne njėsi ushtarake ēlirimtare. Por, kjo forme nuk mjaftonte pėr njė luftė ēlirimtare. Duhej te punohej ne krijimin e bazės politike e shoqėrore, pėrkatėsisht te platformės se subjektit qė krijohej. Kjo ishte pėrcaktuar politikisht vetėm nėpėr mbledhjet e pėrgjithshme te organizatės.
Baza juridike e politike ishte ndėrdmi i njė Fronti Ēlirimtar te Kosovės, me bashkimin e te gjitha subjekteve shqiptare, pa dallim pikėpamjeje politike, ideje, krahine a vendi, por qė janė pėr ēlirim. Pėrjashtim bėnte vetėm baza tradhtare. Kjo ishte e sanksionuar ne dokumente te LPK-sė. Edhe ne mbledhjet e LPK-sė, kuptohet, ato te pėrgjithshme, sidomos ne Mbledhjen e Dytė dhe te Tretė te Pėrgjithshme, te organizuara ne botėn e jashtme, u nxorrėn edhe disa rezoluta ku tregohej baza politike e shoqėrore dhe bėhej detyrė parėsore e LPK-sė, pėrkatėsisht e udhėheqjes se saj, ndėrtimi i njė subjekd ushtarak, jashtė radhėve te LPK-sė. Kjo duhej te luante vetėm rolin e udhėheqjes, kuptohet ne anėn politike, juridike, diplomatike dhe ta financonte atė. Prej kėsaj, madje para shpėrthimit te luttes se armatosur, ishte pėrcaktuar ndėrtimi i Frondt Ēlirimtar te Kosovės, si forma e mjeti i vetėm pėr te ēliruar Kosovėn nga pushtuesit shekullor.
Mbi kėtė bazė u kalua ne krijimin e bazės juridike pėr organizimin e njėsive ushtarake. Qė ne vitet 1991-1992 u vendes ne Kryesi platforma politike pėr subjektin e ri. Me atė bazė parashiheshin format e mjetet e luftės te cilat, pėrveē atyre pasive e aktive, pėrfshinin edhe mjetet ēlirimtare pėr ēlirimin e Kosovės. Kryesia e pranonte jetėn plurale ne vend dhe ndėrtimin demokratik te shtetit te Kosovės. Kėtij pėrkufizimi politik te paraqitur nga Sektori politik e juridik i organizatės i mungonte vetėm ana juridike. Pėr kėtė shkak, si sektor u mbėshtetėm ne rezolutat e MP te LPK-sė dhe mbi atė bazė nxorrėm vendimin pėr organizimin dhe ndėrtimin e subjektit te ri. Ky ishte vetėm njė pėrforcim juridik i vendimit pėr subjektin e ri, i cili ishte duke u organizuar (Vendimet dhe Rezolutat e LPK-se Degaj.v. tė MP te Tretė).
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-09, 23:24   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

b) Baza organizative pėr ndėrtimin e UĒK-sė

Detyrė tjetėr qė doli para organit tonė ishte gjetja e formave pėr tė dalė nga gjendja qė u krijua brenda vendit. Degės jashtė vendit i duhej te merrte rolin udhėheqės, jo vetėm pėr ndėrtimin e radhėve tė saj brenda vendit, por edhe te subjektit ushtarak.
Mbledhjet e LPK-sė e pėrcaktuan kėtė lloj organizimi, sepse brenda vendit, pas MP te tretė te saj, vitin 1991, u larguan Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Gani Syla, etj, nga udhėheqja, madje Gani Syla edhe si krvetar. Kėsisoj, mbetėn radhėt pa udhėheqje, gjė qė i kaluan kompetencat e saj tek udhėheqja e LPK-sė jashtė vendit. Kjo ndodhi pėr shkak se ky grup pati kėrkuar zyrtarisht te dilej me deldarimin pėr te shpallur LPK-nė inekzistente (Roporti informativ i Grupit te Organizimit te LPK). Ndėrsa, si arsyetim jepej se, kjo organizatė gjoja ishte e tepėrt ne jetėn plurale te Kosovės, LPK-ja si organizatė ilegale e kishte kryer detyrėn e vet politike e shoqėrore dhe se, tash ishin partitė légale qė vepronin ne vend.
Ne kohėn qė po diskutojmė, Kryesia e Degės j.v. pėrbėhej prej Kryetarit Fazii Veliu, Nėnkryetarit Muhamet Kelmcndi, Sekretarit Emrush Xhemaili, Pėrgjegjėsit Financiar Gafurr Elshani dhe anėtarėve: AU Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Agush Buja, qė ne MP te katėrt u zėvendėsua me Adem Grabovcin. Si Kryesi e KP te LPK-sė Dega j.v. e zgjedhur pas MP te Tretė mori tėrė aktivitetin e LPK-sė. Nga ky moment iu futėm punės si Kryesi pėr njė organizėm tjetėr ne fushėn ushtarake, krahas vazhdimit te punės pėr ndėrtimin e LPK-sė e cila parashikohej si bazė politike (Shenimet nga ditari i MK).
Mirėpo, pėr te kryer detyrat qė shtronte koha, si organ i tėrėsishėm, vetėm me mbledhjet tona te organizatės, qė ishin sanksionuar edhe ne program, ishte e pamundur. U desh te grimcoheshin punėt dhe te zgjidheshin sektorėt pėr ēdo fushė e veē e veē. Ne fakt, sektorėt i kishim pėr veprimtarinė tonė te brendshme qė nga vitet 1987, por tash lypsej rregullimi i tyre juridik dhe profesionalizimi i kuadrit ne to.

Ne kėtė kohė nxorrėm disa sektorė:

1. Sektori politiko-juridik me udhėheqės Muhamet Kelmendin, anėtarė Fazli Veliun dhe Emrush Xhemailin, i cili ishte kompetent pėr anėn politike dhe juridike. Ky sektor nxirrte projektvendime, rezoluta, qėndrime e rregullore dhe i paraqiste para organeve pėr miratim.
2. Sektori pėr organizimin e radhėve te LPK-sė brenda vendit, qė kishte udhėheqės Emrush Xhemailin, ndėrsa anėtarė Gafurr Eishanin dhe Ali Ahmetin. Kėtij sektori i ndihmonte edhe Xhavit Haliti. Ky ishte sektor qė duhej te gjente radhėt brenda vendit dhe te strukturonte organizatėn tonė atje.
3. Sektori i rėndėsisė se veēantė, me udhėheqės Xhavit Halitin dhe anėtarė Ali Ahmetin dhe Emrush Xhemailin. Kėta ishin pėrcaktuar si ndėriidhės midis Kryesisė dhe radhėve te njėsive ēlirimtare. Ky sektor pėrcillte vendimet e qėndrimet tona atje dhe anasjelitas, te atyre tek ne. Merrej edhe me gjetjen e forcave te reja ēlirimtare ne Kosovė (Shenimet nga ditari i MK).

Kishim edhe sektorė te tjerė, si sektori diplomatik me udhėheqės Rexhė Ibėrdemaj dhe propagandistik me udhėheqės Fazli Veliun.
Edhe kėto i kishin te pėrcaktuara kompetencat e veta. Pastaj, ishte sektori financiar, pėr agjitacion, mėrgimtar, ctj. Te gjithė kėta sektorė vepronin ne kuadėr te Kryesisė se Degės jashtė vendit.
Vjen kėtu te pėrmendet edhe puna e madhe pėr gjetjen e formave te organizimit. Njė punė te madhe pėr kėtė ka kryer njė ekspert nga Tirana, i cili na pati ofruar materialin e organizimit te kėsaj veprimtarie, material qė e shqvrtuam dhe e vumė ne bazė te organizimit tonė. Ky u morr edhe me aftėsimin e kuadrit tonė pėr kėtė detyrė te madhe kombėtare. Mbi kėtė material i dha Kryesia edhe kahjet e organizimit, duke u mbėshtetur ne format e organizimit te njėsive ushtarake te vogla, pa numėr te madh, ne konspiracion dhe nxorri vendimet pėr mėnyrėn e veprimtarisė se tyre. Ne Kryesi u diskutuan edhe kahjet e veprimit ushtarak. Ndėrsa, u vendos qė brenda vendit te shkohej vetėm tek ish-anėtarėt e LPK-sė, tek te burgosurit dhe tek ata qė njiheshin pėr sakrifica, trimėri dhe me vetėdije kombėtare, te paimplikuar ne veprimtari destruktive dhe qė ishin treguar me vepra lufėtarė te zotė te ēėshtjes kombėtare.
Krahas kėsaj, ne Kryesi u diskutuan edhe format e veprimtarisė ushtarake te njėsive qė organizoheshin, forma kėto qė i jepnin karakter politik veprimtarisė ēlirimtare, duke dhėnė kahjet e saj, objektivat dhe forcėn juridike te veprimtarisė. Pėr kėtė nga sektori politik e juridik iu propozua Kryesisė se LPK-sė te nxirrej ky vendim: "Njėsitė ushtarake ēlirimtare duhet te organizohen ne njėsi te vogla ushtarake, me konspiracion dhe disiplinė te rreptė. Ato kanė te drejtė te yeprojnė vetėm kundėr forcave pushtuese te armikut, njėsive policore e ushtarake te pushtuesit dhe objekteve me rėndėsi ushtarake e shtetėrore. Ne punėn e sipėr duhet te zgjerohen dhe te riorganizohen.
Ne punėn e vet ēlirimtare, njėsitė nuk guxojnė te kryejnė aksione kundėr popullsisė civile, fėmijėve e grave, ne vendet publike dhe kundėr objekteve social-kulturore, etj. Kjo pėr shkak se, nėpėrmjet kėsaj kalohet dhe vierėsohemi ne ushtri "terroriste", akuzė te cilėn pushteti i Beogradit po e pėrdor kudo, ne bote dhe brenda vendit"(Projektvendimi i LPK-sė).

Ky vendim u aprovua njėzėri.
Megjithatė, ky vendim paraqiti pėr detyrė dhe po ne kėtė mbledhje u vendos, qė ne te ardhmen, te shkohej kah rregulli juridik i subjektit qė po organizohej, kuptohet nie akie normative e me dokumente tjera. Ne Kryesi u kėrkua qė te ushtroheshin anėtarėt qė do te futeshin ne kėtė subjekt ushtarak dhe, te gjendeshin e te punohej edhe me forēat ushtarake, oficerėt shqiptarė ne Shqipėri, qė ishin aktivė a te pushuar nga puna dhe me oficerėt shqiptarė nga Kosova, qė gjendeshin nėpėr vendet e ndryshme ne bote. Me vonė krijuam edhe grupe te veēanta te punės pėr ēėshtjet e tilla, pėrkatėsisht sektori pėr punė me oficerė si dhe pėr ēėshtje te tjera te rėndėsishme pėr luftėn tonė ēlirimtare.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-09, 23:27   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

c) Baza politiko-juridike pėrndėrtimin e UĒK-sė

Pas nxjerrjes se vendimeve politike ne Kryesi, u kalua ne realizimin e tyre juridiko-politik. Ky organ shkoi kah gjetja dhe dhėnia e bazave politike e juridike, si pėr organizimin, ashtu edhe pėr aktivitetet dhe veprimtaritė e tjera te saj, mbi te cilatduhej te ndėrtohej ushtria jonė.
Ēėshtje qė domosdoshmėrisht duhet te pėrmendet, ėshtė qėndrimi unanim i atėhershėm i Kryesisė se Degės j.v. pėr disa ēėshtje politike, juridike e ushtarake, mbi te cilat u punua. Veē kėsaj, u pėrcaktuan edhe disa parime, te cilat duhej gradualisht te zgjidheshin nga ana jonė, ne bashkėpunim me organet qė do te dilnin nga njėsitet ēlirimtare te Kosovės, pra bashkimi politik e ushtarak ne Front. Kryesia e Degės pati vendosur mbi disa ēėshtje, mbi te cilat u punua deri ne vket 1997-1998.
a) Ishte vendosur qė shtrirja territoriale e njėsive te ishte ne gjithė territorin shqiptar te pushtuar nga ish Republikat e Jugosllavisė, sepse ne atė kohė ato nuk ishin ende shtete te pavarura, ndonėse ishte marre vendimi qė aksionet ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi te kryheshin vetėm me urdhėr te Kryesisė, pavarėsisht nėse ekzistonte bashkėsia shtetėrore apo jo (Jugosllavia). Kjo duhej te bėhej duke i analizuar rrethanat ne tėrėsi, qoftė te brendshme, qoftė te jashtme, prej nga duhej te vendoste edhe pėr subjektin qė do t'i merrte ne pėrgjegjėsi aksionet ēlirimtare ne kėtorepublika jugosllave.
b) Sanksionimi juridik i njėsive ushtarake me emėrtim te subjektit dhe me nxjerrjen e statutit te saj juridik, forme e cila ndalonte kalimin apo rrėshqitjen e njėsive ushtarake ne njėsi te pavarura jashtė kontrollit politik, duke e ndėrtuar atė juridikisht. Kjo, pėr faktin se, pa rregulla te tilla, ato mund te pavarėsoheshin shumė lehtė dhe nga ndonjė situatė edhe te shndėrroheshin ne subjekte te pavarura. Ato, kėshtu, mund te kryenin edhe aksione te paparamenduara te cilat mund te vierėsoheshin terroriste dhe kėshtu, te dėmtohej lufta jonė ēlirimtare, qė me program i luftonte kėto forma veprimtarie, pėrveē atyre ēlirimtare.
c) Ndėrdmi i Frontit Ēlirimtar te Kosovės si forme e mjet i vetėm pėr te bėrė te mundur bashkimin e tėrė forcave shqiptare, te subjekteve politike e shtetėrore, te njerėzve me influence, pa dallim pėrkatėsie fetare, bindjeje ideologjike e vendit ku shtrihej veprimtaria, ne luftė pėr liri, pavarėsi e shtet, si forme qė i jepte luftės sonė karakter kombėtar unik, prej nga edhe krijohej tabani politik e juridik, qė do te shpinte kah institucionalizimi i luftės dhe forēa jonė ēlirimtare (UĒK) shndėrrohej ne ushtri te shtetit.
d) U hap Fondi "Vendlindja Thėrret" si fond qė i dedikohej kryesisht njėsive ēlirimtare. Ky fond, fillimisht u fut ne kuadėr te sektorit financiar qė e udhėhiqte Gafurr Eishani. Kėshtu vazhdoi deri ne vitet e me vonshme (1994-1995), kur me propozimin e Kryesisė; KP i LPK-sė Dega jashtė vendit zgjodhi pėrgjegjės njė shok te KP-sė, Jashar Salihun dhe nėpėr shtete e nėndegė nėrejegjėsit e tjerė te fondit. Qė te gjithė i pėrgjigjeshin sektorit financiar te Kryesisė se KP te LPK-sė, pėrkatėsisht pėrgjegjėsit te tij. Ndėrsa, financimi bėhej nga baza detyruese e anėtarėve, duke dhėnė nga njė mijė e me shumė DM. Ka patur raste kur vetėm Kryesia (anėtarėt) kanė dhėnė mbi 30-40 mijė DM pėr njėsitė e UĒK-sė (Vendimet e Kryesisė se KP e LPK-sė D.J.V., maj 1993).
Pėr te gjitha kėto detyra ishin sektorėt e veēantė te punės. Ēdo sektor e kishte lėmin e vet dhe ato fllluan nga puna ne aspektin juridik. Shpejt u nxorrėn rregulloret nga Kryesia dhe u futėn ne fuqi. Udhėheqėse mbeti Kryesia e LPK-sė. U rizgjodhėn edhe pėrgjegjėsit pėr ēdo sferė te veprimtarisė. Prandaj, me krijimin e kėtyre bazave politike ne organizatė u kalua ne fushėn, ku, ne mėnyrė profesionale, kryheshin detyrat ne lėmitė e veēanta. Kjo shėnon edhe fillimin e punės profesionale.
Ky organizim krijoi tabanin juridik e politik pėr ndėrtimin e njėsive ēlirimtare, te cilat me vonė u lidhėn njėra me tjetrėn organizativisht, ne strukturė dhe ne komandė dhe u ndanė edhe zonat e veprimtarisė ushtarake ne vend. Ne vitet e ardhshme u emėrtua kjo force ēlirimtare dhe u ndėrtuan zonat dhe Shtabi Qendror i saj.

2.Njėsitė e para ēlirimtare ne Kosovė, financimi, emėrtimi dhe ndėrtimi jurdik i UĒK-sė

Krahas pėrcaktimit politik e juridik te platformės se njėsive ēlirimtare ne Kosovė, u punua me te madhe edhe ne ndėrtimin e strukturės se tyre. Themi njėsi, sepse kėtu fjala ėshtė pėr vitet 1990-1993, para se ky subjekt te emėrohej ne "Ushtri Ēlirimtare te Kosovės". Qė para kėsaj, ishin organizuar ne Kosovė njėsi te cilat vepronin mbi bazėn e pėrcaktimit politik te organizatės sonė e cila edhe i udhėhiqte. Kryesia e KP te LPK-sė Dega j.v. u mor shumė herė me kėto ēėshtje. Ajo shqyrtonte situatėn ne vend, jepte kėshilla polidke dhe bėnte financimin e njėsive luftarake. Me ndihmėn dhe punėn e kėtij organi ishin organizuar ne Kosovė disa njėsi ēlirimtare. Ato vepruan disa herė kundėr forcave pushtuese serbe, pėrkatėsisht policisė. Mbi njė bazė te tille u krijuan edhe njėsi tjera ēlirimtare, ne viset tjera.
Edhe pse kjo dihet, ka mendime te ndryshme pėr kohėn e lindjes se UĒK-sė. Ato janė kontradiktore. Kjo kontradiktė paraqet nevojėn e ndriēimit te ēėshtjeve te tilla. Dihet se ne varshmėri me zgjerimin e njėsive, pėrkatėsisht me ndėrtimin e njėsive ēlirimtare, ne vitin 1993 u paraqit nevoja edhe e emėrtimit te kėsaj force ushtarake, gjė qė ne kėtė vit u bė nga Kryesia e LPK-sė, Dega j.v. Natyrisht, veprimtaria donte edhe njė bazė financiare, nėpėrmjet se cilės u siguruan mjetet dhe u veprua kundėr pushtuesit. Ne vitin 1993 u sanksionua edhe baza politike udhėheqėse, pėrkatėsisht LPK-ja, pėrderisa te organizohej Fronti.
Por, ēėshtja e ndėrtimit te UĒK-sė pas vitit 1993, duhet domosdoshmėrisht te shtjellohet edhe me poshtė, sepse ato pasojnė ndryshim te madh ne jetėn e pėrgjithshme te organizatės dhe te UĒK-sė. Janė, pikėrisht, mjetet financiare dhe lufta karrieriste e pėrcjellė me bajraktarizėm, pėrveē konfliktit qė lindi i ashpėr midis radhėve tona, pėr mos ndėrtimin e Frontit Ēlirimtar te Kosovės, faktorėt me kryesorė qė kanė ēuar deri tek ndarja dhe krijimi i klikave ne organizimin politik dhe ushtarak, si dhe ndėrtimin i grupit politik ne te. T'i trajtojmė tard ēėshtjet deri ne vitin 1993.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-09, 23:29   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

a) Njėsitė e para ēlirimtare

Bėrthamat e para te UĒK-sė janė krijuar nga bazat e LPK-sė qė mbetėn pas dorėheqjes se udhėheqėsisė se LPK-sė brenda vendit, kryetar i se cilės ishte Gani Syla. Ai pas njė periudhe prej disa muajsh jetė tėrėsisht pasive pėr LPK-nė, u largua edhe zyrtarisht. Me largimin e tij dhe te shokėve qė i pėrmendėm me lart, ne fakt, u paralizua jeta organizative e LPK-sė. Kjo bėri qė shamė kėshilla te kėrkonin te organizoheshin ne aspektin ushtarak. Pėr kėtė kėrkuan dhe ranė ne kontakt me shokėt tanė te Kryesisė j. v.
Nga ky moment, kompetencat e organizatės sonė i mori vete Kryesia e Degės j.v., jo vetėm pėr ndėrtimin e LPK-sė brenda vendit, por edhe te organizimit, ndėrtimit e udhėheqjes se njėsive ēlirimtare qė u organizuan pėr te futur ne veprim te tėra mjetet e lejueshme ne bote, edhe luftėn e armatosur. Disa kėshilla, ne viset e ndryshme te Kosovės, u shkėputėn nga jeta politike ne kuadėr te LPK-sė. Ato e shpallėn veten njėsi ushtarake, ndėrsa ne, si Kryesi, pas raportimit te sektorit, i pranuam (Vendimi iKryesisė se KP).
Natyrisht, ne si Kryesi bash kėtė lloj shkėputjeje nga radhėt tona dhe organizim vetėm mbi bazėn ushtarake nuk e donim. Ne, gjithashtu, nuk i njihnim kėta njerėz. Kryesia ishte pėr veprimtari te dyanshme, politike dhe ushtarake, duke u kombinuar njėra me tjetrėn. Por, sic u pa, kėto kėshilla nuk donin me te merreshim me punė politike, pėrveēse me veprimtari ēlirimtare. Puna politike, ajo e udhėheqjes, etj, iu la LPK-sė. Kėshillat kishin frikė nga dekonspirimet te cilat e kishin pėrcjellė mjaft gjatė organizatėn. Bazat e LPK-sė, brenda vendit, nuk donin qė vetėm pėr organizim, apo pėr program, agjitacion a pėr ndonjė ēėshtje normale, pėr ide e mendime, pa veprimtari konkrete ēlirimtare kundėr pushtuesit, te kapeshin e dėnoheshin me dėnim te rende.
Me dėshirėn e tyre dhe me miratim te organizatės disa kėshilla te LPK-sė kaluan ne njėsi luftarake. Ato vepruan ashtu me vulinetin e tyre, pa i detyruar kush. Natyrisht, kjo forme u pėrshėndet dhe menjėherė u riorganizuan. Ne kėtė kohė kishte edhe disa njėsi tjera te UĒK-sė, te krijuara ne vitin 1990, por ato nuk ishin te lidhura me njėsitė tona dhe vepronin te pavarura. Lidhja e tyre me ne u bė ne vitet 1994-1995. Por, e rėndėsishme ėshtė qė te dihet fakti se, njėsitė e para te armatosura datojnė nga viti 1990. Kėtu fillon organizimi ushtarak i UĒK ne viset tona te pushtuara.
Edhe pse kishte njėsi ēlirimtare, ende ne kėtė kohė nuk kishte ndarje ne zona, nėnzona operative, etj, mbi te cilat duhej te veprohej ushtarakisht. Ato {njėsitet ēlirimtare) ishin te pavarura nga njėra tjetra. Kjo ndarje nuk u bė edhe pėr faktin sepse kishte jashtėzakonisht pak njėsi ēlirimtare, sikundėr mund te shihet edhe nga vete aktiviteti ne terren. Pėrveē disa veprimtarive luftarake ne vitet 1990, 1991, 1992; ne vitin 1993 ende nuk ishim ne situatė pėr te kryer veprimtari te njėsishme dhe ne gjerėsi te territorit tonė te pushtuar, sepse ende nuk kishte as shtrirje dhe as njė komandė unike qendrore pėr te gjitha ato njėsi ushtarake. Njėsitet nuk kishin strukturė.
Njėsitet luftarake ishin kryesisht ne Drenicė, ne Dukagjin ne anėt e Lumthatit, komunat e Gllogovcit e Skėnderajt, Malishevės dhe Deēanit. Kishte njėsi te vogla ushtarake edhe ne Liap, e ne disa fshatra te Ferizait. Me vonė u zgjeruan dhe u organizuan njėsitet ēlirimtare edhe ne vendet tjera, deri ne viset e pushtuara shqiptare nėn Maqedoni. Viti 1993 shėnon pėr hčre te pare datėn kur, edhe pse pak, ne tėrėsi ne vend kishim njėsi ēlirimtare te cilat vepronin te pavarura dhe te lidhura me Kryesinė e Degės.
Prandaj, me organizimin e njėsive te para nga viti 1990 u kalua ne organizimin edhe te njėsive te tjera, te cilat ēojnė deri tek ndėrtimi i saj si ushtri. Kjo u arrit ne vitin 1993 kur u strukturua organi udhėheqės, Shtabi Qendror, si dhe kur u emėrtua UĒK-ja nga Kryesia e Degės se LPK-sė. Anėtarėt e pare te kėtij organi ishin nga S.ektori i rėndėsisė se veēantė te Degės jashtė vendit. Ndėrsa, si organ udhėheqės, me kompetenca politike, organizative, diplomatike, etj, mbeti Kryesia e Degės j.v. e cila e udhėhoqi atė deri me 01.05.1998. Ne kėtė kohė bėhet grushti politik ndaj kėtij organi dhe nga ky moment kalohet ne kooptimin e organit udhėheqės te UĒK-sė, si dhe te sektorėve tjerė.
Ne kėtė kohė, njėsitet kishin program te vetin pėrcaktimin politik te organizatės qė i udhėhiqte, pėrkatėsisht LPK-nė Dega j. v. Kryesia e saj ishte udhėheqėse politike, pėr te mos thėnė edhe Shtab i Pėrgjithshėm i njėsive te armatosura, UĒK-sė. Ky organ lėshonte informatat mbi punėn, aktivitetin dhe me vonė edhe komunikatat ne emėr te SHQ-sė te UĒK-sė. Sipas programit te LPK-sė dhe udhėheqjes se saj jashtė vendit, u pėrcaktuan edhe detyrat e saj pėr pavarėsinė e Kosovės dhe bashkimin me shtetin tonė te te gjitha viseve etnike e te pushtuara nga shtetet sllave.
Njėsitė ushtarake nuk kishin rregullore dhe as program te vetin te veēantė. Ato vepronin mbi dispozitat qė kishte LPK-ja. Dokumentet e kėsaj organizate, pėrkatėsisht programi, statuti, rezolutat dhe vendimet e kėsaj organizate kishin vierė politike e jundike edhe pėr njėsitet e UĒK-sė. Pas kėsaj, u dhanė bazat politike nga LPK-ja edhe pėr UĒK-nė e cila me vonė u shndėrrua ne subjekt dhe ajo mbi kėto dispozita veproi ushtarakisht.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-09, 23:33   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

b) Financimi i UĒK-sė

Ndėrtimi i njėsive te para paraqiti para organizatės sonė dhe detyrėn e financimit te tyre. Ne si subjekt e kishim financimin e brendshėm i cili bėhej nėpėrmjet anėtarėsisė sonė. Por, ky financim ishte vetėm pėr organizatėn, aq me tepėr qė ishte shumė simbolik, sepse kuotimet mujore qė paguheshin ishin shumė te vogla.
Fillimisht u bė financimi i njėsiteve te tilla nga finanēat e LPK- sė. Ato jepeshin ne forme te parave te gatshme, te mjeteve te ndryshme dhe ne mjete luftarake te cilat siguroheshin ne mėnyrė ilegale, kudo ku i gjente grupi i punės, i ndihmuar nga Kryesia ne tėrėsi. Mjetet ndaheshin sipas territorit, njėsive e veprimtarisė qė e kryenin ato. Me vonė, pas vitit 1995, sic do te shohim, ato iu dėrguan Shtabit Qendror te UĒK-sė dhe ai kryente administrimin e mjeteve. Kjo ndodhi deri ne janar te vitit 1997, sepse pas dėmtimit te radhėve te UĒK-sė, ne vitin 1997, administrimi i mjeteve pėrsėri u bė nga Kryesia.
Mirėpo, deri ne vitin 1993, ky subjekt luftarak qė po krijohej ende nuk kishte strukturė. Ne nuk e kishim dhėnė ende informacionin ne organizatė se mjetet e LPK-sė po i dedikoheshin radhėve ēlirimtare. Zaten, organet e organizatės as qė i informuam pėr ekzistimin e njėsive luftarake ne anėtarėsinė e vet, prandaj edhe mjetet financiare qė i dedikonim nga anėtarėsia e jonė kėsaj veprimtarie i fusnim ne kuadėr te buxhetit qė i dedikohej radhėve te organizuara brenda vendit, ku pėrfshiheshin edhe njėsitet e tilla luftarake. Vetėm ne vitin 1995, para MP te Peste te LPK-sė Dega j. vendit, doli zyrtarisht para KP te organizatės dhe informoi pėr ekzistencėn e UĒK-sė si force ushtarake (MP e Peste e LPK-sė)
Financimi i njėsive ne kėtė kohė nuk e kalonte shumėn 4-6 mijė DM ne muaj. Kishte muaj ku as kėto nuk mund t'i siguronim, ndonėse nevoja ishte e madhe. Prandaj, ne vitet 1991-1993, disa herė u nxorr vendimi qė anėtarėt e Kryesisė se Degės te japin ndihma financiare pėr punėn e njėsive ēlirimtare. Kjo edhe u bė. Kishte raste, viti 1993, kur u dhanė nga njė mijė DM. Kjo u pėrsėrit disa herė nė punėn tonė. Ndėrsa, ne vitet e mėvonshme kėsaj iu shtuan edhe anėtarėt e KP-sė dhe ēdo anėtar i LPK-sė (Vendimet e Kryesisė dhe te KP e LPK-sė mbi ēeshtjen financiare). Te gjithė anėtarėt e LPK-sė ishin te detyruar, me vendim, te paguanin shuma te veēanta.
Ne vitet 1990-1993, pėr te cilat po diskutohej financimi, nuk kishte asnjė subjekt tjetėr, as partiak, as qeveritar, organizėm kulturor, shoqatė, etj, qė dha qoftė edhe njė ndihmė financiare pėr UĒK-nė. Financimi i vetėm ne vite ishte nga LPK-ja. E tėrė anėtarėsia e LPK- sė shkonte tek njėsitet ēlirimtare. Asnjė lek nuk kishte mundėsi te mbahej pėr nevojat e LPK-sė. Ēdo shpenzim tjetėr mbulohej individualisht, qoftė edhe pėr organizatėn. Kjo na dėmtoi pa masė. Por, kundruall financave te vogla, kjo ishte domosdoshmėri pėr kohėn.

c) Emėrtimi dhe ndėrtimi juridik i UĒK-sė

Ne vitin 1993 u ndėrtua subjekti ynė ushtarak. Atij iu krijua struktura e organizimit dhe u bė ndarja e njėsive nėpėr terren. Para emėrtimit, u nxorr njė rregullore e pėrkohshme pėr funksionim te brendshėm e cila e pėrcaktonte strukturėn e saj, ndarjen dhe komandimin nėpėr terren, por vetėm deri tek emėrtimi. Me pas u pėrcaktua nxjerrja e rregullores.
Ky subjekt nuk kishte ne kėtė kohė as emėr, as rregullore te pėrhershme dhe as dokumente normative. Prandaj, ky mosrregullim juridik me dispozita, ishte njė ndėr ēėshtjet me te rėnda dhe mbi te cilėn ne Kryesinė e Degės j.v. u diskutua shumė here. Ne kėtė kohė ishin tri ēėshtje, pėr te cilat kishim frikė se shumė lehtė mund te rrėshqisnim ne pozitė te palakmueshme, ku mund te na kapnin si force destruktive, ne mos terroriste. Pėr kėtė, ne emėr te sektorit politik e juridik u paraqit platforma mbi kėtė ēėshtje:
- Se pari, te gjendej njė emėrtim qė do t'i jepte kėsaj force karakter te pėrgjithshėm kombėtar, mbi te cilėn dhe rreth se cilės, mund dhe te duhej, te bashkoheshin te gjitha forēat e popullit tonė, duke ndėrtuar Frontin Ēlirimtar te Kosovės, subjektin shtetėror te pėrbashkėt ne Kosovė.
- Se dyti, te punohej pėr rregullimin juridik te kėtij subjekti ushtarak me dokumentet pėrkatėse, ku te pėrcaktohej karakteri i saj, pozita e saj dhe struktura, komandimi, pėrgjegjėsia ushtarake dhe udhėheqja qendrore ushtarake dhe politike.
- Se treti, te punohej pėr te gjetur bashkėpunėtorė, subjekte politike, organizative e shtetėrore, te cilat se bashku me ne, do te punonin pėr te ndėrtuar Frontin Ēlirimtar te Kosovės, si subjekt shtetėror dhe te cilit do t'i nėnshtroheshin te gjitha forēat politike ne Kosovė, pa dallim bindjeje politike, organizimi, feje e territori ku shtrihej ai (Ditari i MK).
Ēėshtjet e theksuara i futėm ne shqyrtim ne organin tonė, ne Kryesinė e KP te LPK-sė Dega j.vendit. Ne si Kryesi, analizuam kėto tri problčme qė po lindnin. Ne Kryesi pėrveē emrit aktual te UĒK-sė, u paraqitėn edhe dy propozime tjera: Forēat e Armatosura te Kosovės dhe Lėvizja Ēlirimtare e Kosovės. Mirėpo, pas analizės se tyre mbi bazat politike, ushtarake e juridike, si dhe pas diskutimit te gjerė me vota unanime, 7-tė pro dhe asnjė kundėr (tėrė anetaret e Kryesise), ne maj te vidt 1993, u pranua propozimi i sektorit, qė kjo force ushtarake, qė u organizua dhe po udhėhiqej nga LPK-ja, te emėrohej Ushtria Ēlirimitare e Kosovės (Vendimi i KryesisėseKP tė LPK-sė, maj 1993). Ky emėrdm u aprovua pėr shkak te tri ēėshtjeve qė i theksuam me lart, te cilat i jepnin asaj force karakterin e njė ushtrie te rregullt shtetėrore. Ky emėrdm kishte rėndėsi edhe pėr fakdn se kėshtu krijohej baza juridike e politike pėr ndėrrimin e Frondt Ēlirimtar te Kosovės, ndėrsa nėpėrmjet saj pėrcaktohej karakteri i luttes pėr liri pėrballė pushtuesit dhe qendrave polirike ndikuese ne bote.
Ndėrsa, pėr te marre karakterin shtetėror, pas emėrtimit u paraqit edhe ēėshtja e rregullimit juridik te pėrhershėm me dokumente dhe te shndėrrimit te UĒK-sė ne ushtri te shtetit. Me emėrtim dhe rregullim te tille juridik, si ushtri e shtetit, askush nuk kishte te drejtė dhe as mundėsi te akuzonte kėtė subjekt ushtarak pėr terrorizėm a me ndonjė akuzė tjetėr kriminale. Ky pėrkufizim i lidhur me aksionet qė duhej te kishin karakter thjesht ēlirimtar, te liruar nga veprimtaria qė futej ne terrorizėm. Me urdhėrat qė kishte lėshuar LPK-ja Dega j.v. e shndėrroi kėtė ne ushtri te rregullt.
Lidhur me kėtė rregullim u diskutua mjaft gjerė ne organin udhėheqės te LPK-sė. Ne Kryesinė e Degės u paraqit propozimi ne emėr te sektorit politiko-juridik me anė te njė projektrregulloreje ku ishin pėrpiluar dispozitat dhe propozohej te miratoheshm disa qėndrime mbi karakterin politik e juridik te UĒK-sė. Pas diskutimit te gjerė doli kjo rregullore e saj: "UĒK-ja duhet te kryejė aksione ēlirimtare me karakter te drejtė, ku nuk goditen objektet social-kulturore, popullsia civile e objektet me rėndėsi pėr jetėn e popullit".

UĒK-ja duhej te godiste:

1. Objektet ushtarake dhe policore, vetėm makinerinė pushtuese, si dhe te gjitha mjetet e komunikacionit dhe te telekomunikacionit te atyre objekteve qė pushtuesi i fut ne shėrbim te luftės kundėr popullit tonė.
2. Te goditen njėsitet spéciale policore dhe forēat ne shėrbim te armikut, si vulinetarėt serbe, paramilitarėt e ushtarakėt e sjellė nga Kroacia e Bosnia e Hercegovina ne Kosovė te cilėt kryejnė vepnmtari te rėnda kriminale pėrballė kombit tonė.
3. Edhe elementėt shqiptarė, pėrkatėsisht tradhtarėt, mund te ekzekutohen, por vetėm pasi te ishte bėrė analiza dhe te ishte paralajmėruar mbi veprimtarinė tradhtare, duke ia lėnė edhe afadn e tėrheqjes, ne mėnyrė qė te pėrmirėsoheshin. Pas kėsaj, lejohej te merrej vendimi pėr ekzekudmin, kuptohet, ne organe me te larta dhe duke lajmėruar popullin, si dhe kėrkohej te tregoheshin edhe shkaqet e njė mase te dllė.
4. Aksionet nuk lejohen te kryhen ne vende publike, aty ku mund te rrezikohej jeta e qytetarėve, pavarėsisht nga rėndėsia qė paraqet objekti ne aspektin ushtarak. (Platforma e LPK-sė pėr luftėne armatosur ne Kosovė).
Mbi njė bazė te tille politike u paraqit njė projektrregullore nga udhėheqėsi i grupit te punės, Xhavit Haliti i cili deklaroi ne Kryesi se vjen nga SHQ i UĒK-sė, pėr te diskutuar. Kėtė miratoi edhe Ali Ahmeti. Ne projekt pranoheshin vendimet tona, por nuk tregohej struktura e brendshme e UĒK-sė. Ne fakt, ne kėtė nuk e lypnim, sikundėr as kuadrin e saj, as organet, kompetencat e aq me pak udhėheqėsit. Ne projekt vetėm tregohej se UĒK-ja e pranon LPK-nė si organizatė udhėheqėse te cilės i kaloheshin kompetencat ne fushėn politike, juridike, diplomatike e financiare (Rregllorja e UĒK-sė). Mbi kėtė u autorizuam ne te Kryesisė edhe pėr nxjerrjen e komunikatave ne emėr te SHQ te UĒK-sė.
Ky projekt hyri ne fuqi. Ne MP te katėrt te LPK-sė Dega j.v, ne vitin 1993, u diskutua gjendja brenda vendit. Aty u bė fjalė pėr luftėn dhe pėrpjekjet tona ne kėtė anė, por nuk u tregua ekzistenca e UĒK-sė. Para mbledhjes sonė jashtė vendit ishte mbajtur MP e Katėrt brenda vendit, por ajo nuk pāti jetė, pėrveē disa ditėve, sepse shumė anėtarė te saj u kapėn. Kėndej, kaluan pėrsėri kompetencat tek Dega jashtė vendit. Kjo, me heshtje u pranua edhe nga delegatėt, ndonėse nuk u diskutua, sepse ishte vendim. Me kėtė u pėrforcua edhe me shumė pikėmbėshtetja jonė ne punėn tonė te ardhshme.

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.