|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
17-12-09, 08:31
|
#1
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Anulohen votat ne Nente Komuna
Prizren, 15 dhjetor
Shefi i shtabit zgjedhor nga radhėt e PDK-sė, Zafir Berisha, nė njė konferencė me gazetarė, ka ngulur kėmbė se kandidati Ramadan Muja udhėheq nė zgjedhjet e balotazhit dhe ēdo ndėrrim tė kėtyre rezultateve e konsideron manipulim tė shefit tė KKZ-sė, Nysret Bytyēi, duke e quajtur tė afėrt me LDK-nė. Por, Nysret Bytyēi, shef ekzekutiv i KKZ-sė nė Prizren, pėrmes njė deklarate pėr televizione, tha se ka fituar LDK-ja. Bytyēi ka thėnė se gjatė futjes sė materialit nė tė dhėnat e votimeve nė kompjuter janė bėrė disa gabime teknike. Nė vendvotimin 04/2, LDK-ja ka pasur 164 vota, kurse PDK-ja 146, nė vendvotimin 2042 LDK-ja ka pasur 65 vota mė shumė, kurse PDK-ja 35. Nė vendvotimin 2006/3 LDK-ja ka pasur 154 vota kurse PDK-ja 152 vota. Dhe, sipas Bytyēit, me ndryshimin e kėtyre gabimeve, LDK-ja del fituese nė Prizren me 8 vota mė shumė. Kėto tė dhėna, sipas Bytyēit, i janė dėrguar edhe KQZ-sė nė Prishtinė.
Kryetari i PDK-sė pėr Prizren, Zafir Berisha, tha se ka pasur shkelje. Ai publikoi edhe emra tė votuesve nga Llapi e Prishtina nė favor tė kandidatit tė LDK-sė.
Kurse zėdhėnėsi i degės sė LDK-sė, Haziz Hodaj, ka prezantuar votat pėrfundimtare sipas procesverbaleve tė KKZ-sė nė Prizren nga pėrfaqėsuesit e LDK-sė dhe LDD-sė me ndryshimin nė qendrėn e votimit 2014 A/02 D nė Lutogllavė. Ne kemi ftuar shefin e KKZ-sė, Nysret Bytyēi, nė telefon dhe ai ka pohuar se pas rinumėrimit thotė kandidati i LDK-sė Hanefi Muharremi ka fituar pėr 8 vota mė shumė.
Numėrimi ska nisur ende
Disa nga partitė vazhdojnė tė bėjnė vėrejtje lidhur me parregullsitė e shfaqura nė procesin e zgjedhjeve. Aktualisht, PDK-ja dhe LDK-ja gjithė vėmendjen e kanė pėrqendruar nė Prizren, ku verifikimi i votave me kusht ėshtė vlerėsuar tė jetė pėrcaktues pėr rezultatin pėrfundimtar. Numėrimi i votave me kusht nė Qendrėn e Numėrimit tė Votave nė Fushė-Kosovė nuk ka filluar as gjatė ditės sė djeshme deri nė orėt e vona tė mbrėmjes pėr shkak se, siē thanė zyrtarėt e kėsaj qendre, hapėsira e dedikuar pėr numėrim ka qenė ende e zėnė me transportin dhe sistemimin e kutive tė votimit nga terreni. Asnjė kuti nga asnjė komunė tė votave me kusht nuk ėshtė numėruar, ka thėnė Valton Hyseni, zyrtar pėr marrėdhėnie me publikun. Ndonėse deri nė orėt e mesditės ka zgjatur sistemimi i kutive, ata thanė se pėr fillimin e numėrimit nevojitet njė vendim qė duhet tė vijė nga KQZ-ja. Sipas njoftimeve zyrtare tė QNR-sė, pranimi i materialeve nga tė gjitha komunat ka pėrfunduar gati krejtėsisht, ndėrkohė qė nė proces janė Dragashi, Lipjani, Prizreni dhe Peja. Sa i pėrket numėrimit janė duke u proceduar zarfet e fletėvotimeve me kusht tė kėtyre komunave: Istog, Kaēanik, Malishevė, Obiliq, Shtėrpcė, Klinė, Junik, Podujevė, Gjilan, Novobėrdė, Viti, Vushtrri dhe Hani i Elezit. Koordinatori i kėsaj qendre, Burim Ahmetaj, shpjegoi se pėr shkak tė transparencės sė procesit, KQZ-ja dhe pėrfaqėsuesit e tė gjitha partive politike do tė jenė tė pranishėm gjatė procesit tė verifikimit.
Reagimet pozitive
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka vlerėsuar se Kosova nė kėtė fundvit ka pėrmbyllur suksesshėm procesin e zgjedhjeve, pėrderisa ka thėnė se partitė vėrejtjet e tyre duhet ti paraqesin nė organet pėrkatėse. Kjo do tė ishte rruga mė e mirė. Ne po shohim pėrpjekje qė shumėēka tė mediatizohet. Por, konsideroj qė duhet tė respektohen institucionet pėrgjegjėse pėr tė dhėnė mendimin e tyre dhe fjalėn pėrfundimtare, ka thėnė Krasniqi.
Ndėrkaq, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka vlerėsuar mbarėvajtjen e raundit tė dytė tė zgjedhjeve, duke theksuar se sovrani ka folur, vendosur dhe ka shprehur vullnetin dhe se ai proces ėshtė pėrmbyllur. Ėshtė me rėndėsi qė procesin qė jemi duke e kaluar tani, tė ankesave, parashtresave tė ndryshme, assesi tė mos politizohet dhe tė mos ketė ndikime apo pretendime ndikuese, por ti besohet punės sė shkėlqyeshme, tė cilėn e ka bėrė edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe KZAP-i, dhe kemi marrė njė vlerėsim shumė tė lartė prej tė gjitha autoriteteve ndėrkombėtare se nė Kosovė ka ndodhur njė mrekulli e organizimit tė shkėlqyeshėm tė zgjedhjeve tė lira, tha kryeministri Thaēi. Nė kėtė drejtim, sipas tij, ka fituar shteti i Kosovės, partitė, tė gjithė kandidatėt qė janė fitues dhe nė kėtė drejtim, siē tha, duhet tė punuar maksimalisht qė tė respektohen standardet profesionale tė pėrmbylljes edhe tė kėtij procesi. Duhet tė respektohet profesionalizmi dhe assesi tė ndodhė ndikimi politik nė kėtė proces, as ndaj KQZ-sė dhe as ndaj KZAP-it, tha Thaēi.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
17-12-09, 08:32
|
#2
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
Korrigjohet rezultati, 8 vota para Muharremi
Nysret Bytyēi, shef ekzekutiv i KKZ-sė nė Prizren, tha se ka fituar LDK-ja. Bytyēi ka thėnė se gjatė futjes sė materialit nė tė dhėnat e votimeve nė kompjuter janė bėrė disa gabime teknike
Gjilan, 16 dhjetor
Lutfi Haziri ka thėnė se nuk do tė pranojnė rezultatin e zgjedhjeve tė balotazhit nė Gjilan. Kėtė deklaratė nėnkryetari i LDK-sė e ka dhėnė nė emėr tė koalicionit tė djathtė, pas njė takimi tė pėrbashkėt qė kanė mbajtur LDK-ja, AAK-ja dhe LDD-ja. Dega e LDK-sė nė Gjilan jo qė nuk e ka njohur fitoren e kandidatit tė PDK-sė, Qemajl Mustafa, por edhe e ka shpallur fitues kandidatin e saj, Fatmir Rexhepi, duke i vlerėsuar tė paqena dhe tė papranueshme rezultatet preliminare tė KQZ-sė.
Rexhepi: Na janė
vjedhur 1.746 vota
Sipas rezultateve tė shtabit zgjedhor tė LDK-sė, Rexhepi (LDK) ka njė epėrsi ndaj Mustafaės (PDK) - 50,5 : 49,5. Fatmir Rexhepi tha se rezultatet preliminare konsiderohen jolegjitime, nga koalicioni i djathtė, pėr shkak tė parregullsive tė mėdha qė kanė ndodhur gjatė ditės sė votimit. Na janė vjedhur 1.746 vota, kurse pjesė e kėtyre parregullsive dhe lėshimeve, ėshtė edhe raporti i KKZ-sė tė Gjilanit, me rezultatet preliminare tė balotazhit, ku janė mbi 1169 fletėvotime mė shumė sesa numri i votuesve, si dhe 397 vota tė fshehura brenda raporteve qė i ka publikuar KQZ-ja, ka thėnė Rexhepi, duke kėmbėngulur se nuk do ta pranojė kėtė rezultat, porse do tė insistojė deri nė fund pėr tė vėrtetėn. Ndėrkaq, Lutfi Haziri ka njoftuar se pėr tė gjitha kėto shkelje janė ankuar nė KZAP dhe tani janė nė pritje tė vendimit tė kėtij komisioni.
Mustafa (PDK): Fituesi ėshtė i pėrcaktuar
PDK-ja e ka shpallur fitoren e kandidatit tė saj, Qemajl Mustafa, dhe tashmė ka filluar bisedimet me partneret e koalicionit pėr ndarjen e drejtorive. Kam pasur bindje tė plotė se do tė dalim fitues edhe nė kėto zgjedhje, ka thėnė Mustafa, duke shprehur keqardhje vetėm pėr diferencėn e ngushtė tė votave qė ai ka me kundėrkandidatin e LDK-sė. Mė vjen keq qė diferenca ėshtė e ngushtė, sepse kemi pritur mė shumė, por sido qė tė jetė edhe ky rezultat e pėrcakton qartė fituesin, ka thėnė Mustafa. Ndryshe, ai ka thėnė se aktualisht ėshtė nė bisedime pėr ndarjen e qeverisjes me partnerėt e koalicionit dhe shpreson se kėto gjėra do tė qartėsohen deri nė fund tė kėsaj jave. Ndėrkohė do tė fillojnė pėrgatitjet edhe pėr konstituimin e asamblesė komunale, qė do tė bėhen pas njė takimi paraprak me grupet politike. Relaksimi i raporteve ėshtė i nevojshėm pas ēdo procesi zgjedhor, ka thėnė Qemajl Mustafa.
I.Musliu
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
17-12-09, 08:33
|
#3
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
Pėrmbyset rezultati preliminar nė Prizren
Drama rreth pėrcaktimit tė fituesit tė garės pėr udhėheqjen e pushtetit lokal nė Prizren ėshtė thelluar edhe mė shumė tė martėn pas pėrmirėsimeve tė deklaruara nga zyrtarėt e Komisionit Komunal Zgjedhor. Shifrat e fundit tė prezantuara nga ky organ kanė pėrmbysur rezultatin preliminar nė favor tė kandidatit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Hanefi Muharremi, duke i dhėnė atij njė epėrsi tė ngushtė prej tetė votash pėrballė rivalit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Ramadan Muja. Sipas shefit ekzekutiv tė KKZ-sė nė Prizren, Nysret Bytyēi, dallimet nė rezultatin preliminar kanė dalė nė pah pas konstatimit tė lėshimeve tė bėra gjatė bartjes sė tė dhėnave nė tri vendvotime. Gabimi ka ndodhur gjatė bartjes sė rezultateve nga tri vendvotime. Koha ka qenė e shkurtėr dhe kemi qenė nėn presion, prandaj ėshtė normale qė ka pasur gabime.
Nė kėtė situatė e tėra do tė varet nga numėrimi i 1 mijė e 602 votave me kusht, proces ky i cili nuk do tė nisė pa bekimin e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe pa praninė e vėzhguesve tė partive politike. Burim Ahmetaj, koordinator i Qendrės pėr Numėrime dhe Rezultate, ka deklaruar se procesimi i materialit nga Komuna e Prizrenit nuk do tė bėhet pa informimin paraprak tė KQZ-sė dhe pa praninė e partive politike (Koha Ditore)
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
17-12-09, 08:35
|
#4
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
Dyshime edhe nė Mitrovicė
Nga Express mė 16.12.2009 nė ora 19:18
Shtabi zgjedhor i kandidatit tė Koalicionit AKR-LDD pėr Kryetar tė Mitrovicės, Nexhmedin Spahiut, nėpėrmjet njė komunikatė pėr media, ka thėnė se janė bėrė falsifikime tė procesverbaleve nga ana e PDKsė gjatė balotazhit.
Sipas tyre, falsifikimet e procesverbaleve janė bėrė nė Tunel tė Parė tė Mitrovicės.
Nė pikėn 1116/02R, nė Tunelin e Parė nė Mitrovicė, ėshtė falsifikuar procesverbali. Procesverbali origjinal pėrmban njė diferencė tė thellė nė numrin e votave nė favor tė Nexhmedin Spahiut karshi kandidatit tė PDKsė. Procesverbali i prezantuar para KQZja ua ka ndėrruar vendin kėtyre rezultateve, duke i shėnuar numrin e votave tė Nexhmedin Spahiut Avni Kastratit dhe anasjelltas, thuhet nė komunikatė, tė lėshuar tė mėrkurėn.
Procesverbali, sipas shtabit tė Spahiut, ėshtė falsifikuar nga Kryetari i komisionit nė pikėn 1116/02R, Lavdim Musa, djali i kolonel Emin Musės.
Po ashtu, siē thuhet mė tej nė komunikatė, nė rezultatin preliminar janė bėrė disa gabime teknike qė kanė ndryshuar rezultatin nė favor tė Avni Kastratit tė PDKsė.
Shtabi i AKRsė parashikon se me anulimin e kėtyre votave, ku pretendohet se ka pasur gabime, do tė ndikojė qė votat me kusht tė vendosin pėr Kryetarin e ardhshėm tė Mitrovicės.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
17-12-09, 08:37
|
#5
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
KQZ anulon rezultatet nė 9 vendvotime
Me rekomandim tė Qendrės pėr numėrim tė votave, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), nė njė mbledhje tė mbajtur tė mėrkurėn me dyer tė mbyllura, ka anuluar rezultatet e votave nė nėntė vendvotime ku janė evidentuar parregullsi, prej tė cilave tri janė nė Prizren, dy nė Gjilan dhe nga njė vendvotim nė Dardanė, Besianė dhe Vushtrri.
Vetėm pak ditė pas pėrfundimit tė rrethit tė dytė tė zgjedhjeve pėr kryetar nė 21 komuna tė Kosovės, KQZ ka vendosur tė anulojė rezultat nė 9 vendvotime, pėr shkak tė parregullsive tė evidentuara.
Ndėrkaq, subjektet politike, tė cilat kanė dorėzuar ankesat e tyre nė Komisionin Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), pritet tė marrin pėrgjigje javėn e ardhshme.
KZAP vetėm gjatė ditės sė sotme ka pranuar mbi 22 ankesa lidhur me parregullsi, ndėrkaq nesėr pritet tė fillojė numėrimi i votave me kusht.
Bazuar nė rezultatet preliminare tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr balotazhin e sė dielės, Partia Demokratike e Kosovės ka fituar nė 10 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovės nė 5, kurse Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė 3 komuna.
Nė Prizren kandidati i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Hanefi Muharremi, dhe ai i Partisė Demokratike tė Kosovės, Ramadan Muja, kanė fituar pėrqindje tė njėjtė 50:50, andaj numėrimi i votave me kusht pėr kėtė komunė pritet tė pėrcaktojė udhėheqėsin e ri tė qytetit tė dytė mė tė madh nė Kosovė. /kosovapress/
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
17-12-09, 08:45
|
#6
|
Djale Drenice
Anėtarėsuar: 21-10-08
Vendndodhja: Nė vėndin e ngjarjeve
Postime: 20,920
|
Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
Po e meqme kjo dreq -roudruner- sa shume po din e po shkruan lakmi po i marr jo tyben une me ja nis me shkrujt qeshtu gjithe diten baj.
__________________
Jeta eshte realitet jo virtualitet.
The End.
|
|
|
17-12-09, 08:48
|
#7
|
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
|
Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
.. mere me mend moj motėr .. nė Prizren nga te dy partit fitorja po festohet  ..
partia e dhunės komunale te Ramadan ( mikrob) Muja ... dhe Hanefi (hajn) Muherremi.
..sa demokrat jemi ne tė Prixrenit  , secili parti mundet me festu per qejf vehti ..hehe
__________________
pause
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga premium : 17-12-09 nė 08:49
|
|
|
17-12-09, 08:50
|
#8
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
Diqka osht ka zihet vlla, se beli vallha kejt qeshtu kan festue para vakti...pse a thue para vakti?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga premium
.. mere me mend moj motėr .. nė Prizren nga te dy partit fitorja po festohet  ..
partia e dhunės komunale te Ramadan ( mikrob) Muja ... dhe Hanefi (hajn) Muherremi.
..sa demokrat jemi ne tė Prixrenit  , secili parti mundet me festu per qejf vehti ..hehe
|
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
17-12-09, 08:49
|
#9
|
Anėtarėsuar: 16-09-09
Postime: 1
|
Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
Te mjere jane ata njerez, qe intervistojne nje HAJN si "Zafir Berishen"
Po ky eshte njani prej Hajnave dhe Idiotave e pedhunuesve me te medhej te VRRINIT, edhe del ketu e flete broqkulla.
Turp te manipulohet vota dhe mendimi i popullit.
TURP!
|
|
|
17-12-09, 11:56
|
#10
|
Anėtarėsuar: 02-06-05
Vendndodhja: ngat dhive valla se sbon pa to
Postime: 23,978
|
Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
Quba ne votime te komunave si ne torisht te dhive spo dihet kush kanin pe mun qysh pom doket spo ka naj cap fuk se nuk kishin lue bisht hiq veq ishalla sdalin cd-e ahahhahahahahahahahah sigurisht qata kompjutera nuk kan pas anti virus ahgaghaaghahgahgaagh
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:28.
|
|