Ndodh edhe kjo:
Vret 22-vjeēarin pėr sharjet nė Facebook
I riu ndėrroi jetė nė spital nga humbja e gjakut. Arrestohet i dyshuari Bukurosh Muēeku
BLEDI GILAJ
Njė tjetėr vrasje ka tronditur
kryeqytetin ditėn
e djeshme, kur njė
22-vjeēar ka mbetur i vdekur nga
plagėt e marra prej thikės sė njė
adoleshenti. Ngjarja ka ndodhur
nė Kamzė, jo shumė larg vendit
ku njė tjetėr vrasje ndodhi ditėn e
shtunė, pikėrisht pranė kompleksit
sportiv. Por, shumė i shpejtė ka
qenė edhe reagimi i policisė, qė
ka mundur tė vendosė nė pranga
autorin, duke u ndihmuar edhe
nga familja e tij.
Sipas tė dhėnave hetimore,
Robert Dishmema ėshtė
22-vjeēari i cili ka gjetur vdekjen
nė Spitalin Ushtarak, pasi kishte
marrė disa plagė me thikė. Nga
policia mėsohet se sherri mes
viktimės dhe Bukurosh Muēekut,
18 vjeē, ka lindur pas ofendimeve
tė vėllait tė 22-vjeēarit ndaj adoleshentit
nė Facebook, njė
rrjet komunikimi nė internet.
Gjithashtu, policia dyshon se
zanafi lla e sherrit ka ardhur pas
ngacmimit tė njė femre. Burimet
zyrtare tė Policisė sė Tiranės bėnė
tė ditur se rreth orės 17:00, shėrbimet
e policisė sė Kamzės janė
njoftuar se nė afėrsi tė kompleksit
sportiv ishte plagosur me thikė
njė i ri. Menjėherė nė vendin e
ngjarjes kanė shkuar uniformat
blu tė patrullės sė pėrgjithshme
dhe mė pas janė dėrguar edhe
ekspertėt nga Drejtoria e Policisė.
Kur kanė mbėrritur nė vendin e
ngjarjes, janė vėnė nė dijeni se
i plagosuri kishte ndėrruar jetė
nė Spitalin Ushtarak. Mjekėt e
spitalit kanė treguar se 22-vjeēari,
i cili nuk ka mundur tė fl asė asgjė,
ka ndėrruar jetė nga humbja e
shumtė e gjakut.
Nga ana tjetėr, policia ka nisur
kėqyrjen e vendit tė ngjarjes dhe
ka zbuluar se konflikti kishte
nisur nė njė qendėr interneti.
Fillimisht ėshtė zbuluar se autori
i kėsaj vrasjeje ėshtė Bukurosh
Muēeku, 18 vjeē, i cili ishte larguar
me shpejtėsi nga njė rrugicė
ku ndodhi ngjarja. Dėshmitarėt
okularė kanė treguar se sherri
mes tij dhe viktimės kishte nisur
nė njė qendėr interneti dhe sipas
tyre mendohej pėr ēėshtjen e njė
karrigeje. Por duke hetuar mė
tej, policia ka zbuluar se konfl ikti
ishte edhe i mėparshėm. Nga
dėshmitė e mbledhura ka rezultuar
se vėllai i Dishmemės kishte
ofenduar nė Facebook autorin.
Konfl ikti mes dy tė parėve mendohet
se ka ardhur nga ngacmimi
i njė femre. Kėshtu, mėngjesin e
djeshėm, 22-vjeēari ėshtė takuar
rastėsisht autorin e vrasjes dhe
mes tyre ka pasur njė sherr me
shqelma dhe grushte, pėr shkak
tė vėllait tė tij. Por, kur i kanė
parė, kanė ndėrhyrė persona mė
tė rritur dhe i kanė ndarė. Mė
pas ata janė takuar nė qendrėn
e internetit dhe ka nisur i njėjti
sherr. Ata kanė dalė jashtė duke
u zėnė dhe i janė drejtuar njė rrugice.
Personat e pranishėm kanė
tentuar ti ndajnė, por Muēeku ka
nxjerrė thikėn dhe e ka goditur
22-vjeēarin disa herė.
Policia, pasi ka zbardhur
krimin, ka kontaktuar edhe me
familjen e tė riut, i cili ishte
shpallur nė kėrkim dhe uniformat
blu kishin rrethuar gjithė
zonėn. Policia i ka kėrkuar
familjes ta bindte adoleshentin
qė tė vetėdorėzohej. Dy orė mė
vonė, forcat e policisė sė Komisariatit
Nr.5, nė bashkėpunim
edhe me sektorin kundėr vrasjeve,
kanė mundur tė kryejnė
arrestimin e tij. Ai ka treguar
edhe pėr armėn e krimit dhe
ėshtė shoqėruar nė ambientet
e paraburgimit nė Drejtorinė
e Policisė sė Tiranės. Kjo ėshtė
vrasja e dytė qė ndodh brenda
pak ditėsh nė pothuajse tė njėjtin
vend nė Kamzė. Edhe pėr
rastin e sė shtunės, policia ka
arrestuar njė person tė dyshuar,
por ende nuk ka fakte konkrete
pėr implikimin e tij nė vrasje.
|