|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
26-02-10, 23:19
|
#1
|
Larguar
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
|
Nuse pėrtej detit
Do tė kthehem Bespinė...!
Nga testamenti i pashkruar i Gjin Serembes:
"Dėgjoni, o bijt e mi - iu drejtua Gjin Serembja nipėrve e mbesave tė tij - ju duhet tė dini se prej ku kemi ardhur ne kėtu nė Strigar. Ju mblodha sonte qė tė gjithėve t`ju tregoj. E dini ju se si e quajnė qytetin tonė italianėt?
- Po, Kosmos Albanese. - U pėrgjigj njė djalė i vogėl.
- Ne e pagėzuam Strigar pėr tė mos e harruar kurrė Strugėn, vendlinjen tonė matanė detit. Strugėn e bukur buzė liqenit me plepa tė gjatė e shelgje tė pikėlluara. Drini i Zi e ka ndarė mes pėr mes, kurse ne na ndau i ziu barbar - turku. Mos e harroni gjuhėn tonė...zakonet...mos e harroni..." - Gjini, i pėrmalluar mbylli sytė pėrgjithmonė pa e pėrfunduar testamentin e tij!
vazhdon...
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
|
|
|
26-02-10, 23:30
|
#2
|
Larguar
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
|
Titulli: Nuse pėrtej detit
* * * Gjin Serembja atė ditė u zgjua herėt dhe ngadalė hoi jorganin mėnjanė qė tė mos ia prishė gjumin sė shoqes, Donės. U ngrit, veshi rrobat dhe duke ecur nė maja tė gishtėrinjve iu afrua derės dhe filloi ta hiqte llozin duke shikuar nga shtrati. Dona u kthye nė krahun tjetėr. Dukej e lodhur. Tėrė natėn s`kishte vėnė gjumė nė sy. Kishte menduar e kishte qarė, jastėkun e kishte bėrė qull. Me tė dėgjuar trikėllimėn e derės, u ngrit sakaq.
-Ėshtė koha Gjin? - e pyeti tė shoqin.
- Jo...jo...fli edhe pak, - u pėrgjigj ai.
- Po ti pse je veshur? Nga vete kėshtu? - e pyeti ajo duke i fėrkuar sytė me duar.
- Do tė dal edhe njėherė nga liqeni.
- Jo... mos shko, nuk sheh se ē`bėhet? Do tė tė vrasin tė mallkuarit! - U shqetėsua ajo.
- C`flet moj Donė? Sikur nuk e di qė unė u rrita e u plaka me kėtė tė bekuar liqen.
- Prit sa tė gdhihet, shko ditėn - e luti ajo - ku dihet se ē`pjell nata?
- Le tė pjellė ē`tė dojė, unė do tė shkoj. Nuk mund tė rri pa e parė liqenin...pa e parė barkėn time...
Dona s`foli mė. Fjalėt e tė shoqit e prekėn thellė. Ajo dėgjoi tek mbyllej dera dhe kollitjen e tij.
vazhdon...
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
|
|
|
26-02-10, 23:40
|
#3
|
Larguar
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
|
Titulli: Nuse pėrtej detit
Gjin Serembja u afrua buzė liqenit, u pėrkul dhe e piu njė grusht ujė esėll. Valėt e lehta tė liqenit ia ledhatonin kėmbėt. Preku me duar barkėn qė e kishte gdhendur vetė sipas merakut me llojlloj zbukurimesh. Nė ballė tė saj e kishte gdhendur shqiponjėn dhe barka e ti, kur lundronte, dukej sikur fluturonte. Hipi nė barkė dhe u nis nga mesi i liqenit.
- T`i shoh edhe njė herė kėto male - filoi tė fliste me vete. Tė shoh edhe njė herė nga liqeni si duket Struga ime, si duket vendlindja ime e bukur. Nxori nga xhepi shaminė dhe i fshiu dy pika lot qė i rrėshqisnin faqeve.
- O Drini i Zi, pse e ndave qytetin tim tė bukur! O Zot, pse na ndan zemrat tona?! O turk, o barbar, ne do kthehemi!
Rrezet e diellit ranė mbi sipėrfaqen e ujit dhe prej barke deri nė breg nga lindja dukej sikur u hap njė rrugė nėpėr liqen. Kjo e mėrziti edhe mė shumė Gjin Seremben, sepse ia pėrkujtoi rrugėn e gjatė e tė mėrzitshme qė do tė bėnin pėr nė Itali, ia pėrkujtoi rrugėn "Via Egnacia". Hodhi lopatat nė ujė dhe u nis drejt bregut me zemėr tė plasur. U ndal buzė liqenit, e puthi barkėn qė e kishte gdhendur me aq dashuri dhe e lishoi tė lundronte nėpėr liqen. Barkėn filluan ta rrihnin valėt dhe ta bartnin sa andej - sa kėndej...
vazhdon...
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
|
|
|
26-02-10, 23:50
|
#4
|
Larguar
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
|
Titulli: Nuse pėrtej detit
Pulėbardhat herė ngriheshin lart nė qiell herė uleshin nė sipėrfaqen e liqenit dhe lagnin krahėt e tyre. Asnjėherė Gjini s`i kishte parė pulėbardhat kaq tė shqetėsuara. I silleshin atij mbi krye sikur donin t`i thonin diēka!...
Piu edhe njė herė ujė nga liqeni dhe u nis i pėrmalluar pėr nė shtėpi. Gjinin sikur e shtrėngonte njeri pėr fyti. Filloi tė kollitej. Sa e dėgjoi Dona, doli te dera.
- U ktheve Gjin? - e pyeti ajo.
- U ktheva. - u pėrgjigj ai i mėrzitur.
- Tė dhemb gjė? Ti je zbehur nė fytyrė?!
- Jo! - u pėrgjigj me zor ai dhe iu drejtua tė shoqes:
- Dona!
- Urdhėro Gjin!
- Kur do niset karavani, s`kanė lajmėruar gjė?
- Sot nė mesditė u pėrgjigj ajo.
Ata u shqetėsuan pa masė. Nuk i zinte vendi - vend.
Gjithėēka kishin nė shtėpi, i bėnin gati t`i merrnin me vete.
- Karavani po niset!
- Karavani po niset!
Shpejtoni pak! - dėgjoheshin njerėzit duke thirrur nga tė katėr anėt e qytetit. Lemeritjet e tyre kishin kapluar qytetin. Qentė ulėrinin. Murroja Gjinin e ndiqte kėmba - kėmbės, e s`ndahej dot nga i zoti.
vazhdon..
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
|
|
|
27-02-10, 00:06
|
#5
|
Larguar
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
|
Titulli: Nuse pėrtej detit
* * * - Do tė kthehem mos u mėrzit - i thoshte Doda Bespinės dhe ia fshinte lotėt nga faqet. - Jo nuk kthehesh, Dodė! - pėrgjigjej ajo dhe mbėshteste kokėn nė krahėrorin e tij. Ai e shtrėngonte fort dhe ia ledhatonte flokėt qė i arrinin deri nė vithe.
Bespinė Muzhaqi dhe Dodė Serembja ishin rritur bashkė. Bashkė kishin kullotur bagėtinė qė nga mėngjesi e deri nė mbrėmje. Vetėm nata i kishte ndarė. Nėse njė ditė s`e shihnin njėri tjetrin, u bėhej se nuk ishin parė vite tė tėra. Ashtu tė pėrqafuar ata sollėn ndėr mend natėn kur Bespinės i kishte humbur lopa nė mal, pastaj si kishin humbur vetė. I kujtuan thirrjet trishtuese tė asaj nate tė tmerrshme...
S`e humba vetėm lopėn, por humba edhe Dodėn. Doedėn tim. Ah, Dodė, tė humba! Ajo nuk thėrriste me zė tė lartė, sepse nuk donte tė dėgjonte pėrsėri kumbimin e zėrit tė vet qė i dukej sikur e pėrqeshte e qė e neveriste aq shumė.
O...Oj Bespinė! - Doda thirri me gjithė fuqinė dhe e zgjati i-nė sa mundi.
- Ja ku jam, Dodė! - u pėrgjigj ajo. U gėzua kur dėgjuan zėrin e njėri tjetrit, sepse vetėm atėherė e kuptuan se tė dy ishin gjallė. U pėrqafuan duke thėnė:
- S`do tė ndahemi kurrė mė!
- Kurrė...kurrė...kurrė...
Nga pėllitja e lopės ushtoi mali.
Tė ēaftė ujku tė ēaftė! e mallkoi Bespina.
- Do tė na ēante neve, se ty s`tė gjen gjė jo!
Dhe vėtet Dodė, ujku s`na ndau, ndėrsa sot po na ndan barbari, turku. Mė mirė tė na co...bashkė, do tė ishim bashkė... ajo fliste si nė ankth. Karavani u nis. Njerėzit thėrrisnin tė trishtuar. Retė e zeza e mbuluan qiellin. Shiu qė binte ua lante faqet e pėrlotura...
vazhdon..
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Idila : 27-02-10 nė 00:06
|
|
|
27-02-10, 00:12
|
#6
|
Larguar
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
|
Titulli: Nuse pėrtej detit
Gjini iu afrua Dodės, e kapi pėr krahu e i tha:
Ec, Dodė!
- Jo! - klithi Bespina. Gjini ia fshiu lotėt Bespinės dhe e pėrqafoi duke i thėnė:
- Lamtumirė!
Ajo nuk iu pėrgjigj pėrshėndetjes. U shtang nė vend dhe qante me dėnesė.
- Mirupafshim Bespinė! - e pėrshėndeti Doda. Sytė i ishin mbushur me lot dhe ajo e shihte si nėpėr mjegull Dodėn qė alrgohej nė drejtim tė Qafė Thanės. Ai i kishte hipur kalit pėr prapė dhe sa mė shumė qė largohej aq mė e vogėl i dukej Bespina, aq mė i vogėl dukej qyteti.
Doda thirri edhe njė herė:
- Do tė kthehem Bespinė...
vazhdon..
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:58.
|
|