|
Tema tė vjetra Arkivi i forumit |
11-03-10, 00:41
|
#1
|
"e Fjala ishte Hyji"
Anėtarėsuar: 11-03-10
Postime: 14
|
Bibla
Hyrje nė BIBEL (Besėlidhja e Vjetėr)
Pesė-Libėrshi:
Pesė librat e parė tė Biblės pėrbėjnė njė tėrėsi, tė cilėn hebrenjtė e quajnė Tora - Ligji. Kėta pesė libra, qė nė fillim tė krishterimit, u quajtėn me njė emėr: Pesėlibėrsh. Emėrtimi vjen nga greqishtja (qė i quan) Pentateukos (biblos) - Libri pesėvėllimėsh ose Pesėlibėrshi. Se u nda kėshtu qė nė kohėt e lashta na e vėrteton pėrkthimi greqisht i tė Shtatėdhjetėve LXX. Kėta pėrkthyes, sipas pėrmbajtjes, ia ngjitėn emrin secilit prej tyre.
Janė kėta pesė:
1. Zanafilla (mund tė pėrkthehet edhe me: Tė bėrėt, Prejardhja) genesis;
2. Dalja Exodos
3. Levitiku Levitikon
4. Numrat Arithmoi
5. Ligji i pėrtėrirė Deuteronomion (Ligji i dytė).
Emėrtimi qė pėrdorin hebrenjtė: merret fjala e parė e librit ose edhe fjala e parė mė e rėndėsishme.
Pesėlibėrshi pėrbėn njė tėrėsi tė veēantė. Pikat thelbėsore janė: fillimi i rruzullit, i njeriut, i Popullit tė zgjedhur dhe pėrgatitja pėrfundimtare pėr tė hyrė nė tokėn e premtuar. Rreth kėtyre dy gjėrave kryesore gėrshetohen tė dhėnat e tjera historike tė zhvillimit tė popullit tė Izraelit si popull me ngjarjet dhe formimin e tij si popull: tė dalėt nga skllavėria egjiptiane, tė zgjedhurit si popull i Hyjit, lidhja e Besėlidhjes, Ligji... Me kohė kėto ngjarje do tė merren si njė dhuratė e veēantė e Hyjit ndaj popullit tė Izraelit dhe do tė simbolizojnė shėlbimin pėrfundimtar. Nė kėtė edhe (duhet tė) shihet karakteri thjesht dhe thellė fetar i Pesėlibėrshit dhe i tėrė Biblės ėshtė, pra, kjo histori religjioze, qė biblistėve u pėlqen ta quajnė, historia e shėlbimit.
Historia e popullit tė Izraelit fillon me ēlirimin nga skllavėria egjiptiane dhe themelimin e Besėlidhjes sė Sinait. Ēka sjell Bibla para kėsaj kohe, janė shkoqitje tė gjeniut hebre tė tė dhėnave tė ndryshme tė popujve tė tjerė apo edhe shtjellime tė tyre lidhur me ēėshtjet jetėsore e gjithmonė tė rėndėsishme tė njerėzve me aftėsi mendore tė mėdha, ndėr ta ėshtė domosdo Moisiu, edhe pse jo i vetmi qė zė vendin e parė. Pas tė dhėnave tė gojėdhėnave tė ndryshme, mė vonė shtjellohen ngjarjet sipas aftėsisė dhe mėnyrės sė mendimit dhe tė dijes sė kohės e tė vendeve.
Lidhur me krijimin e Pesėlibėrshit ka shumė hipoteza, por ajo qė sot pėr sot ėshtė mė tepėr e pranuar, edhe pse ka kundėrshtime, ėshtė hipoteza e gojėdhėnave. Biblistėt e sotėm kėto gojėdhėna i ndajnė nė katėr tė tillė.
E ato janė:
a) Gojėdhėna jahviste e emėrtuar kėshtu, sepse Hyjin e quan Jahve. Ka fjalor tė veēantė, stil tė gjallė plastik dhe figurativ. Historinė e rėnies dhe tė prishjes sė njeriut e shndėrron nė historinė e shėlbimit me ndėrmarrje tė veēantė tė vetė Krijuesit. Kėsaj gojėdhėne i mbėshtetet ligji jahvist (Dl 34).
Mendohet se burimi i saj ėshtė nė Jude.
b) Gojėdhėna elohiste e emėrtuar kėshtu, sepse Hyjin e quan Elohim. Nė kėtė gojėdhėnė takimi i Hyjit me njeriun ėshtė mė pak material; fjalori ėshtė mė i varfėr e antropomorfizma ka shumė pak apo aspak.
Kėsaj gojėdhėne i mbėshtetet ligji elohist (Dl 21 23).
Burimin duket se e ka nė fiset e veriut.
c) Gojėdhėna priftėrore e emėrtuar kėshtu, sepse mendohet se bartėsit dhe krijuesit e saj ishin priftėrinjtė e Tempullit tė Jerusalemit. Flet pėr Aronin dhe pėr priftėrinjtė, pėr ligjet e pėrgjithshme tė Daljes (me pėrjashtim tė ligjit jahvist dhe elohist qė u pėrmendėn) dhe pėr ligjet e Lev. dhe tė Nr. Mendohet se bartėsit e kėsaj gojėdhėne qenė ata qė ia dhanė Pesėlibėrshit trajtėn pėrfundimtare qė arriti nė kohėn tonė.
ē) Gojėdhėna deuteronomiste kjo gojėdhėnė gjendet nė librin e fundit tė Pesėlibėrshit, nė Ligjin e pėrtėrirė. Ky libėr greqisht quhet Deuteronomion Ligji i dytė kėndej i pėrtėrirė, sepse pėrsėrit ligjet e mėparshme, sidomos ato qė prej Horebit e mė kėtej. U shkrua me qėllim qė tė vinte nė pah dashurinė, kujdesin dhe pėrkrahjen e veēantė tė Hyjit ndaj Izraelit. Po ky ndikim ndihet gjithashtu edhe nė disa libra tė tjerė jashtė Pesėlibėrshit si nė Librin e Jozuehit, nė Gjyqtarėt, nė Librat mbi Samuelin dhe nė Librat mbi Mbretėrit.
Duket se kjo gojėdhėnė e ka burimin e vet nė fiset e veriut dhe me sa duket, pasi ra mbretėria e Izraelit, levitėt e atyre fiseve, e sollėn nė Tempullin e Jerusalemit.
Gojėdhėna jahviste gjendet nė Zan. qė nga kr 2 e mė tutje, nė D1 dhe nė Nr.
Gojėdhėna elohiste gjendet nė tre librat e parė.
Gojėdhėna priftėrore fillon qė nė Zan 1 dhe vazhdon nė dy librat e tjerė, kurse Lev ėshtė i tėri i kėsaj gojėdhėne.
Kėshtu, nė Zan, D1 dhe Nr janė tė gėrshetuara dhe tė shkrira tė tri gojėdhėnat; Lev i pėrket vetėm gojėdhėnės priftėrore, kurse gojėdhėnės deuteronomiste i pėrket i tėrė Ligji i pėrtėrirė.
Nė Pesėlibėrshin, pra, si shihet, shkrihen gojėdhėna tė ndryshme. Ato janė trashėgim i marrė nga Moisiu qė, mė vonė, u pėrpiluan dhe u renditėn sipas rrethanave dhe nevojave tė kohės, tė njerėzve e tė vendit. Nė kėtė mėnyrė Moisiu mund tė mbahet autor i Pesėlibėrshit nė vėshtrimin mė tė gjerė tė fjalės, sepse ai si protagonist me paraqitje, veprimtari dhe ligjdhėnie e, sipas shumė gjasave, edhe me ndonjė shkrim tė lėnė pas, i vuri themelet kombėsisė hebrenje, besimit, ligjeve dhe gojėdhėnave, kėndej edhe vetė librat, nė kėtė vėshtrim, mund ta mbajnė emrin e tij.
Edhe kėtu duhet tė vihet nė dukje, ēka vlen pak a shumė, pėr tė gjithė librat e Biblės se njė autor, pothuajse, ia shtrin puplėn njė autori tjetėr, dhe atė, ndoshta, shumė herė njė numėr i madh njerėzish e vazhduan apo e pėrshtatėn, sipas nevojės sė njerėzve apo tė kohės, atė qė shkroi ai. Sepse, rrallė mund tė gjendet ndonjė libėr i kohėve tė lashta qė tė jetė shkruar prej vetėm njė autori. Kjo vlen posaēėrisht pėr Shkrimin e shenjtė. Por, shumė prej tyre e stilizuan, e pėrmirėsuan dhe e pėrshtatėn. Njėmend, librat e Shkrimit tė shenjtė u shkruan nėn ndikimin e frymėzimin e Hyjit, por prapėseprapė libri mbiu, u rrit dhe lėshoi shtat deri nė trajtėn qė arriti nė kohėn tonė, bashkė me jetėn dhe me kohėn.
www.bibla.net
vazhdon-->
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga toni77 : 11-03-10 nė 00:46
|
|
|
11-03-10, 00:46
|
#2
|
"e Fjala ishte Hyji"
Anėtarėsuar: 11-03-10
Postime: 14
|
Titulli: Bibla
Hyrje nė BIBEL (Besėlidhja e Vjetėr)
Libri i Zanafillės
Zanafilla (Genesis Gjeneza, Tė bėrėt, Prejardhja) hebr. Bere’shith. Nė fillim, pėrmban parahistorinė nė vėshtrim tė pėrgatitjes sė Popullit tė zgjedhur.
Libri i Zanafillės ėshtė, pothuajse, themeli i tėrė BV. Nė tė shkrimtari hebre shtjellon nė pika mė kryesore arsyen e krijimit tė rruzullit dhe jep arsyen biblike tė krijimit dhe tė historisė.
Zan, pėr nga ana e trajtės sė jashtme, ndahet nė 10 brezni – Tōledōth:
1. Tōledōth i i qiellit dhe i tokės (1, 1 2, 4a)
2. Tōledōth i i Adamit (5, 1)
3. Tōledōth i i Noehit (6, 9)
4. Tōledōth i i Noehit e i bijve tė Noehit (10, 1)
5. Tōledōth i i Semit (11, 10)
6. Tōledōth i i Tares (11, 27)
7. Tōledōth i i Ismaelit
8. Tōledōth i i Izakut (25, 19)
9. Tōledōth i i Ezaut (36, 1)
10. Tōledōth i i Jakobit (37, 2)
Zan, sipas pėrmbajtjes paraqet:
1. Parahistorinė e njerėzimit 1 11
2. Historinė e patriarkėve tė Popullit tė zgjedhur 12 50
a) Abrahami 12 25, 18
b) Izaku 25, 19 26, 43
c) Jakobi 27 50
Parahistoria e njerėzimit shėrben si hyrje nė Bibėl nė historinė e shėlbimit. Nis nga fillimi i rruzullit, flet pėr njeriun e parė, rėnien e tij dhe pasojat e rėnies, pėr pėrmbytjen. Me Noehin e drejtė toka banohet pėrsėri. Breznitė qė mė parė ishin nė pėrgjithėsi, tani pėrcaktohen nė njė njeri nė Abrahamin, qė ėshtė trungu themelues i Popullit tė zgjedhur.
1. Abrahami njeriu, besimi dhe nėnshtrimi i plotė vullnetit tė Hyjit. Pasardhėsit e tij do ta fitojnė pėr pronė tokėn e premtuar.
2. Jakobi ėshtė njeri shumė dredhanik qė i zuri vendin tė vėllait, Ezaut. Gjithashtu e fiton me dredhi edhe bekimin atėror tė Izakut dhe e shfrytėzon mjeshtėrisht ungjin, Labanin. Por, s’do t’i vlenin asgjė tė gjitha dredhitė dhe aftėsitė e tija po tė mos e kishte parapėlqyer Hyji qė nė kraharorin e nėnės. Dymbėdhjetė bijtė e Jakobit janė themeluesit e dymbėdhjetė fiseve tė Izraelit.
3. Izaku ėshtė figurė e zbehtė ndėrmjet Abrahamit dhe Jakobit.
4. Jozefi, njeri i drejtė dhe i pajisur me urti. Tregimi mbi tė ka pėr qėllim tė paraqesė se Hyji nuk heq kurrė dorė nga njeriu i mirė dhe i drejtė dhe se Perėndia prej tė keqes, mėkatit, nxjerr tė mirėn.
www.bibla.net
vazhdon-->
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga toni77 : 11-03-10 nė 00:47
|
|
|
11-03-10, 00:49
|
#3
|
"e Fjala ishte Hyji"
Anėtarėsuar: 11-03-10
Postime: 14
|
Titulli: Bibla
Besėlidhja e Vjetėr (Pesė-Libėrshi)
Libri i Daljes
Emėrtimi
Librin e dytė tė Pesėlibėrshit Pentateukut e emėrtojmė: Dalja dhe duhet tė jetė pėrkthim i emėrtimit LXX Exodos, tė cilin e morėn latinėt e gati pothuaj tė gjitha pėrkthimet. Hebraisht quhen, si rėndom, tė gjithė librat e tjerė me fjalėt e para: Weélleh emōt: Dhe kėta janė emrat.
Pėrmbajtja e ndarja
Dalja quhet shpeshherė edhe Ungjilli i Besėlidhjes sė Vjetėr, sepse kumton Lajmin e gėzueshėm tė ndėrhyrjes hyjnore nė ekzistencėn e njė grupi njerėzish /4, 31/ pėr ti bėrė tė lindin pėr liri e pėr ti bashkuar nė njė popull tė shenjtė /19, 4 6/.
Flet pėr ngjarjen e ēlirimit tė izraelitėve nga skllavėria egjiptiane, pėr tė dalė nga ajo dhe pėr tė trajtuar gjatė udhėtimit nėpėr shkretėtirė pėr dyzet vjet si pėrgatitje nė formim tė fiseve nė popull si dhe pėr Besėlidhjen nė malin e Sinait.
Kėndej e ndajmė nė tri pjesė kryesore:
l. Dalja nga skllavėria /1, 1 15, 21/;
2. Udhėtimi nėpėr shkretėtirė /15, 22 18, 27/;
3. Besėlidhja nė malin Sinai /19 40/.
Trajta letrare
Dalja u quajt me tė drejtė njė epope fetare nė themel historike. D1 pėrmban ngjarje historike qė janė themeli i besimit tė izraelitėve, por qė shpeshherė zbukurohen me njė ton epik e me zmadhime. Kjo mėnyrė paraqitjeje shėrbente pėr njė qėllim tė dyfishtė: dhėnia e madhėrisė dhe e lavdėrimit Hyjit tė Izraelit dhe vėnia nė pah e gjendjes sė veēantė tė popullit tė Izraelit, popullit tė zgjedhur nė fuqi tė pėlqimit tė vullnetit tė lirė tė Hyjit.
Pėrpunimi
Siē u tha nė hyrjen e Pesėlibėrshit shihet qartė nė kėtė libėr gėrshetimi i gojėdhėnave tė ndryshme qė specialistėt i quajtėn: Jahviste, Elohiste, Priftėrore. Aty kėtu gjendet ndonjė e pėrkitur e tė dhėnave tė gojėdhėnės Deutoronomiste.
Pa hyrė nė ēėshtjen e diskutueshme tė kohės sė ngjarjeve qė paraqiten jemi tė mendimit se duhet tė kenė ndodhur nė shekullin XV para Kr. , kurse trajta e kėtij libri qė ka arritur te ne, sipas tė gjitha gjasave, duhet tė jetė e shekullit V para Kr.
Nė mbarė librin mbizotėron figura e Moisiut. I zgjedhur prej Hyjit pėr ndėrmjetės mes Hyjit e popullit, i pajisur me cilėsi nė shkallėn mė tė lartė pėr aftėsi udheheqjeje, ėshtė me siguri figura historike veēanėrisht e rėndėsishme e popujve tė lashtėsisė. Por jo vetėm pėr lashtėsinė e hershme, por ska dyshim se edhe pėr historinė e njerėzimit, ėshtė dhe mbetet njeriu qė, pėr nga organizimi, e kjo nė mėnyrė tė veēantė shpirtėrore, ėshtė figura qė ska qenė tejkaluar prej ndonjė njeriu tjetėr. Ėshtė ati i judaizmit, vetė Mesia Jezu Krishti me kristianizėm e pėrsosi, kurse edhe pėr besimin e tretė monoteist botėror islamizmin, ėshtė gurrė nga e cila plotėsisht varet dhe mbetet nėn ndikimin e pamohueshėm mė tė madh.
Ai nė malin Sinai merr zbulesėn hyjnore, dėgjon emrin e shenjtė tė Hyjit dhe lidh Besėlidhjen nė njė teofani jashtėzakonisht tė mrekullueshme.
www.bibla.net
vazhdon-->
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga toni77 : 11-03-10 nė 00:59
|
|
|
11-03-10, 00:53
|
#4
|
"e Fjala ishte Hyji"
Anėtarėsuar: 11-03-10
Postime: 14
|
Titulli: Bibla
Besėlidhja e Vjetėr (Pesė-Libėrshi)
Libri i Levitikut
Formimi i njė populli tė shenjtė
Titulli
Libri i tretė i Pesėlibėrshit tė Moisiut ose i Tora-s, Ligjit, quhet Levitik. Emėrtimi i vjen prej pėrkthyesve nė greqisht tė tė Shtatėdhjetėve, tė cilėt e quajtėn Leueitikon ose Leuitikon /Biblion/. Kėtė emėrtim e pėrvetėsoi edhe Vulgata dhe u bė i rėndomtė, pothuajse, nė tė gjitha gjuhėt, nė pėrkthimet e mėvonshme, e do tė thotė Libri i Levitėve, i pjesėtarėve tė fisit tė Levit, tė cilėt me trashėgim bėheshin pjesėtarė tė priftėrisė nė Izrael. Bibla hebraishte e emėrton me fjalėt e para tė librit: “ Wayyiqrā” E /Zoti/ thirri.
Pėrmbajtja
Temat kryesore qė rrahen nė libėr janė: kulti ritual qė populli duhet t’i bėjė Hyjit dhe ligjet pėrkatėse lidhur me pastrinė ligjore, rituale qė populli tė jetė i shenjtė nė praninė e Hyjit tė shenjtė.
Kėto mund tė paraqiten kėshtu:
1. Nė shtatė kapitujt e parė /1 7/ flitet nė hollėsi pėr flitė qė izraelitėt duhet t’ia paraqesin Zotit;
2. Nė kapitujt 8 9 flitet pėr shugurimin e Aronit e bijve tė tij si dhe pėr hyrjen e tyre zyrtarisht nė shėrbesėn priftėrore, kurse nė kapitullin 10 flitet pėr detyrat e priftėrinjve.
3. Nė kapitujt 11 15 flitet pėr pastrinė e pėr papastrinė ligjore rituale si dhe pėr kuptimin e sė “shenjtes” dhe tė “profanes” dhe rregullat si mund tė rifitohet “pastėrtia rituale”.
4. Nė kap. 16 shtjellohen sjelljet pėr “ditėn e madhe tė shpėrblimit”.
5. Nė kap. 17 26 jepet njė pėrmbledhje ligjesh qė zakonisht quhet “Kodi i shenjtėrisė”.
Kurse nė kap. 27 flitet pėr kushte dhe pėr tė dhjeta.
Dihet se Levitiku nuk ėshtė njė kod organik dhe sistematik i ēėshtjeve qė rreh, por ėshtė mė tepėr njė renditje e pėrmbledhjeve tė ndryshme tė ligjeve tė ndryshme e tė pjesshme.
Renditjen e fundit Levitiku e pėrjeton pas shpėrnguljes dhe plotėson nevojat e Tempullit tė Dytė.
Libri ėshtė fryt i traditės priftėrore.
Levitiku u duk tepėr vonė pėr tė bėrė njė ndikim tė madh nė librat e tjerė tė Biblės. Pastaj, sa pėr libra tė Beslidhjes sė Re, gjithashtu mund tė thuhet se pėr shkak tė rregulloreve tė kalueshme tė flive qė ishin vetėm shenjė e flisė sė Krishtit e qė u pėrkryen me vdekjen e Jezu Krishtit dhe e humbėn, prandaj rėndėsinė e tyre, sigurisht qė nuk ka ndikuar as ndėr ta.
Megjithatė, ndikimi indirekt ėshtė shumė i madh e arsyeja qėndron nė atė qė njerėzit kanė nevojė ta shprehin kultin ndaj Hyjit edhe nė mėnyrėn e jashtme. Por, pa Levitikun do tė na mungonin shumė elemente pėr tė kuptuar se si shėn Pali dhe sidomos Letra drejtuar Hebrenjve e kanė shtjelluar teologjikisht vdekjen e Krishtit.
www.bibla.net
vazhdon-->
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga toni77 : 11-03-10 nė 01:00
|
|
|
11-03-10, 00:57
|
#5
|
"e Fjala ishte Hyji"
Anėtarėsuar: 11-03-10
Postime: 14
|
Titulli: Bibla
Besėlidhja e Vjetėr (Pesė-Libėrshi)
Libri i Numrave
Titulli
Emri Numrat qė tani pėrdoret pothuajse nė tė gjitha pėrkthimet, i vjen kėtij libri prej pėrkthyesve nė greqisht tė Shkrimit tė shenjtė, nga tė Shtatėdhjetėt. Tė Shtatėdhjetėt e titulluan librin e katėrt tė Pesėlibėrshit tė Moisiut Arithmoi, tė cilin Vulgata e pėrktheu me Numeri ose Liber Numeri. Po kėtė titull e morėm edhe nė pėrkthimin tonė. Bibla hebreje pėrdor dy emėrtime: Vayyedabber - E /Zoti/ foli, fjala e parė e librit, dhe atė qė ėshtė shumė mė i pėrhapur nė Biblat hebreje moderne: Bemidbar - Nė shkreti, qė mė mirė i pėrgjigjet pėrmbajtjes dhe ėshtė fjala e katėrt e librit.
Ndarja dhe pėrmbajtja e Librit
Libri ndahet lehtė nė tri pjesė:
a/ Nė Sinai/ 1, 1 10, 10/, ku flitet se si populli, sipas vullnetit hyjnor, ėshtė njė bashkėsi e pėrbėrė prej dymbėdhjetė fisesh. Libri hapet me numėrimin, regjistrimin pėr rishtari ushtarake, nga edhe tė Shtatėdhjetėt ia caktuan emrin /1 4/. Vend tė veēantė ka fisi i Levit, i cili nuk hyn nė numėrimin e ushtarėve pėr shkak se, pėr vullnet tė Zotit, ėshtė i caktuar tė kryejė shėrbesat hyjnore nė Tendė. Kapitujt 5 10 pėrmbajnė njė pėrmbledhje ligjesh tė ndryshme qė vėshtirė lidhen me pėrmbajtjen e librit.
b/ Nė shkreti/10, 11 22, 1/, ku flitet pėr kohėn qė populli e kaloi nė shkretėtirė dhe pėr ngjarjet e ndryshme qė atje i pėrjetoi. Ėshtė pjesa thelbėsore e librit ku shihet fytyra e njeriut e fytyra e Zotit: populli spushon sė qituri shqelma e nynykaturi aq sa dėshiron tė kthehet nė Egjipt, pra, nė skllavėri, kurse Zoti, gjithherė i mėshirshėm, qorton por nuk heq dorė nga njeriu pėr ta shpėnė nė Tokėn e premtuar nė liri.
Edhe kjo pjesė e kėput vazhdimėsinė e tregimit tė ngjarjeve me disa pėrmbledhje ligjesh qė janė si njė shtojcė e Daljes dhe e Levitikut si p. sh. kap. 15, 1 15: ligje pėr fli e kushte etj. etj.
Nė udhėtim drejt Tokės sė premtuar populli jo vetėm se vonon arritjen e vet nė Tokėn e premtuar pėr shkaqe tė brendshme: murmurime, mospėrfillje e vullnetit tė Zotit, por has edhe nė pengesa tė jashtme: populli i Edomit /20, 14 22/, i Aradit /21, 1 3/, i Seonit /21, 21 31/, i Ogut /21, 32 35/, qė ia vonojnė arritjen nė cak.
c/ Nė tokėn e Moabit /22, 2 36, 13/ Izraelitėt janė afruar Tokės sė premtuar. Aty pengohen nga mbreti Balak, i cili kėrkon ndihmėn e vėguesit Balaam qė, me mallkimin e tij, ta pengojė Izraelin. Balaami, nė vend qė ta mallkojė Izraelin, i shtytur prej Hyjit, e bekon.
Pas ngjarjeve tronditėse tė lavirėsisė sė izraelitėve me idhuj nė Beelfegor /25/, populli bie pėrsėri nė fije /26/. Ndėrkaq populli fiton ligje tė reja qė duhet ti rregullojnė jetėn nė Tokėn e premtuar. Populli mbetet nė rregullimin fisnor, kėndej edhe Tokėn e premtuar e ndajnė nė krahina ndėr njėmbėdhjetė fiset e Izraelit, kurse Levitėve u caktohen qytetet e tyre, sepse ata nuk kanė pronė tė veēantė si fis dhe njėkohėsisht caktohen gjashtė qytetet strehim pėr ata qė do tė bėjnė disa krime /35/.
Libri nė thelb flet se si Hyji e organizon popullin e vet nė shkretėtirė dhe si i prin drejt Tokės sė premtuar.
Vlera e pakalueshme e kėtij libri dhe, qė e bėn gjithmonė tė kohės, qėndron nė paraqitjen e shtegtimit tė popullit tė Hyjit, tė atij tė Izraelit, pėr tė cilin flet, si dhe tė ēdo populli tjetėr qė shtegton shpirtėrisht drejt Zotit. Zoti e bėn tė zemėrimiojė e tė ēojė; i prin dhe e ushqen, e pėrkrah dhe e ndėshkon. Por populli /edhe ēdo njeri/ i kundėrshton, lodhet, mėrzitet nė shtegtim drejt Tokės sė premtuar / jetės sė ndershme besimtare morale/, aq sa dėshiron e planifikon tė kthehet nė Egjipt nė skllavėri. Kėshtu e vonon arritjen e vet nė cak, madje edhe tė mirėve su mbetet tjetėr, por ta vėrejnė sė kundrualli. Kė intereson shtegtimi shpirtėror drejt pėrsosmėrisė, qoftė si popull, qoftė edhe si person, libri i Numrave ėshtė me vlerė papėrshkrueshmėrisht i rėndėsishėm.
www.bibla.net
vazhdon-->
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga toni77 : 11-03-10 nė 01:00
|
|
|
11-03-10, 01:05
|
#6
|
"e Fjala ishte Hyji"
Anėtarėsuar: 11-03-10
Postime: 14
|
Titulli: Bibla
Hyrje nė BIBEL (Besėlidhja e Re)
Ungjilli sipas Mateut
Parathėnje nė Ungjillin e shkruan nga Mateu
Mbarė tradita kishtare qė arrin deri nė shek. I na siguron se autori i kėtij Ungjilli ėshtė Mateu, njėri nga tė Dymbėdhjetėt. Ky Ungjill u shkrua sė pari nė gjuhėn aramaike pėr tė kishterėt e kthyer prej hebrenjve. Mė vonė, a prej vetė autorit, apo prej ndonjė nxėnėsi, nėn drejtim tė vetė autorit, u shkrua greqisht. Tek ne arriti vetėm nė gjuhėn greke.
Ka pasur ndikim tė madh nė vjetėrsinė e krishterė pikėrisht pse i kushton shumė kujdes fjalėve dhe mėsimit tė Jezusit. Ndėr katėr Ungjijtė, ky ėshtė mė i ploti dhe mė mirė i sistemuar.
Ungjilli i Mateut ėshtė i pėrqendruar nė Personin e Jezu Krishtit: Ai ėshtė Krishti Mesia. Ėshtė profeti i Mbretėrisė qiellore (4, 17 23); ėshtė Biri i Atit qiellor (11, 25 27); Biri i Davidit (20, 30; 21, 16; 22, 41). Mbi Tė vėrtetohet profecia e Isaisė mbi Shėrbėtorin Pėsimtar tė Jahveut (16, 24) pėr themelimin e Besėlidhjes sė Re (26, 26 27). Jezusi ka hyrė nė lavdinė e vet dhe rishtas do tė vijė tė gjykojė tė gjallėt dhe tė vdekurit.
Duhet tė jetė shkruar rreth vitit 70.
Plani:
I. Lindja dhe fėmijėria e Jezusit (1, 1 2, 23)
II. Shpallja e Mbretėrisė qiellore (3, 1 7, 29)
III. Predikimi i Mbretėrisė qiellore (8, 1 11, 1)
IV. Misteri i Mbretėrisė qiellore (11, 2 13, 52)
V. Kisha fryti i parė i Mbretėrisė qiellore (13, 53 18, 35)
VI. Ardhja e Mbretėrisė qiellore nuk do tė vonojė (19, 1 25 46)
VII. Mundimet dhe ngjallja e Jezusit (26, 1 28, 20)
www.bibla.net
vazhdon-->
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:34.
|
|