Truproja e Kuēit, borxhin e 50 mijė eurove provon ta zgjidhė me armė
Fishekėt nuk i kishte kursyer tė enjten personi qė prezantohet si truprojė e zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Drejtėsisė, Hajredin Kuēi.
Me armėn e tij zyrtare, qė i ėshtė lėshuar pėr ta mbrojtur zėvendėskryeministrin Kuēi, Xhevat Krasniqi ka shtėnė nė drejtim tė Shaip Morinės, tė cilit ia kishte 50 mijė euro borxh.
Nga tė shtėnat Morina ka pėsuar njė plagė nė krahun e majtė.
Duarkryq nuk kishte ndenjur as Morina, pronar i njė firme ndėrtimore tė quajtur IPA.
Edhe ai kishte shtėnė nė drejtim tė Krasniqit, duke i shkaktuar edhe atij njė plagė nė krahun e majtė.
Konfliktin e tyre pėr borxh kėta dy persona kanė provuar ta zgjidhnin me armė zjarri tė enjten, rreth orės 22:00 nė lagjen Dardania nė Prishtinė, nė njė hapėsirė tė banuar e tė rrethuar nga shumė njerėz e kafene.
Tė premten, Policia e Kosovės ka lėshuar njė njoftim pėr incidentin pa dhėnė detaje pėr identitetin e tė dyshuarve e as pėr motivin e kėtij konflikti.
Madje, nuk i kanė pėrmendur fare paratė qė truproja Xhevat Krasniqi i kishte pasur Shaip Morinės.
Sipas kėsaj komunikate, dy persona janė arrestuar nėn dyshimin pėr vepėr penale tė vrasjes nė tentativė dhe shkaktim tė rrezikut tė pėrgjithshėm.
Hetuesit rajonalė lidhur me rastin nė fjalė kanė gjetur dhe konfiskuar dy revole, gjithashtu pėr sqarimin dhe zbardhjen e plotė tė motiveve dhe rrethanave tė ngjarjes hetuesit kanė konfiskuar dhe dėrguar pėr ekzaminim edhe dy automjete, njėra prej tė cilave ka qenė e dėmtuar nga plumbi, ka thėnė policia nėpėrmjet kėsaj komunikate, pa sqaruar se njėra prej tyre ėshtė armė zyrtare.
Mirėpo, bazuar nė kallėzimin penal dhe nė propozimin e prokurorit pėr caktimin e paraburgimit, sqarohet se Xhevat Krasniqi (1969) ėshtė nga fshati Tėrpezė i Malishevės, i punėsuar si truprojė e zėvendėskryeministrit, por nuk sqarohet se e cilit zėvendėskryeministėr.
Shaip Morina (1959) ėshtė nga fshati Samadrexhė i komunės sė Suharekės dhe pronar i firmės ndėrtimore IPA.
Sipas burimeve tė Kohės Ditore, Krasniqi ka lidhje familjare me ish-ministrin Fatmir Limaj, derisa nė momentin e konfliktit aty ndodhej edhe njė i afėrm tjetėr i Limajt, Hamėz Limaj.
Nė kallėzim penal pėrshkruhet se tė enjten rreth orės 22:00 nė rrugėn 28 Nėntori nė lagjen Dardania nė Prishtinė ka shkuar Shaip Morina sė bashku mė njė shok tė tij tė quajtur Sabri Zabėrgja nė kafenenė Intermexo.
Por para se tė hynin nė kėtė kafe, ata ishin takuar me Xhevat Krasniqin, i cili shoqėrohej nga vėllai i tij Lulėzimi dhe daja Hamėz Limaj.
Sipas kallėzimit penal tė hartuar nga tre hetues policorė, Xhevati, Shaipi dhe Sabriu ishin ulur nė njė tavolinė dhe Lulzimi e Hamėza ne njė tjetėr.
Pasi kishin filluar tė bisedonin rreth njė borxhi prej 50 mijė eurosh qė Xhevat Krasniqi i kishte Shaip Morinės, diskutimi kishte filluar tė acarohej dhe pėr pasojė borxhliu e kishte goditur me njė shuplakė Shaip Morinėn dhe i kishte drejtuar revolen nė fytyrė nė prani edhe tė personave tė tjerė nė mes tė kafes.
Policia shpjegon se eskalimi i mėtejmė ishte shmangur pas ndėrhyrjes sė Sabriut, Lulzimit dhe Hamzės.
I dyshuari Shaip (Morina v.j.) sė bashku me shokun e tij Sabri (Zabėrgja (v.j.) kanė dalė jashtė lokalit dhe kanė shkuar nė veturėn tipit Seat Altea ngjyrė e bardhė me targa UNOPS 032 (Zyra e Kombeve tė Bashkuara pėr projekte dhe shėrbime (v.j.) dhe janė nisur tė largohen.
Nė momentin e nisjes njė veturė ishte e ndaluar duke i detyruar tė presin lirimin e rrugės.
Nė atė moment tek vetura e tyre ka shkuar i dyshuari Xhevat Krasniqi dhe ka filluar tė gjuajė me armė zjarri nė tė dyja anėt, duke u plagosur tė dytė nė duart e majta, sqarohen rrethanat e ngjarjes bazuar nė intervistat e tė pandehurve dhe tė dėshmitarėve.
Pas kėsaj i dyshuari Shaip Morina, i cili ka qenė i ulur nė ulėsen e pėrparme sė bashku me Sabri Zabėrgjėn qė ishte drejtues i veturės janė larguar nga aty.
I dyshuari Xhevat Krasniqi edhe pas kėsaj ka shtėnė disa herė me armė nė drejtim tė veturės Seat duke e goditur dhe duke i shkaktuar dėmtime si nė xhama ashtu edhe pjesė tjera, thuhet mė tej nė kallėzim.
Tė dyshuarit qė tashmė kishin qė dy plagė ishin dėrguar nga shoqėruesit e tyre nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės pėr trajtim mjekėsor.
Sipas kallėzimit pa hyrė nė Klinikėn Emergjente, i dyshuari Shaip Morina kishte hedhur revolen nė oborrin e QKUK-sė dhe revolja ishte gjetur pak mė vonė nga Policia.
Pėr gjithė ngjarjen ishte njoftuar edhe prokurori i Prokurorisė sė Qarkut nė Prishtinė, Lulzim Sylejmani, i cili kishte dalė nė vendin e ngjarjes.
Policia kishte ekzaminuar vendin e ngjarjes ku kishte gjetur dhe konfiskuar dėshmi materiale si gėzhoja tė dy kalibrave tė armėve qė dyshohet tė jenė pėrdorur gjatė konfliktit.
Policia ka konfiskuar edhe dy vetura, ajo e UNOPS-it dhe njė BMW e zezė, me tė cilėn ishte transportuar i pandehuri Xhevat Krasniqi.
Nė kėtė veturė policia kishte gjetur dhe konfiskuar edhe armėn zyrtare tė truprojės.
Tė dyshuarve u ėshtė marrė mostra e parafinės pėr caktimin e pranisė sė barutit nė duar dhe ėshtė dėrguar pėr ekzaminim nė Laboratorin Kriminalistik.
Prokurori beson se me kėtė akt Xhevat Krasniqi ka kryer veprėn penale tė vrasjes sė rėndė nė tentativė, mbajtje nė pronėsi, kontroll ose shfrytėzim tė paautorizuar tė armės dhe dėmtim tė pasurisė sė luajtshme.
Ndėrsa Shaip Morina sipas prokurorit ka kryer dy vepra penale, tė vrasjes sė rėndė nė tentativė dhe mbajtje nė pronėsi, posedim ose shfrytėzim tė paautorizuar tė armės.
Tė premten pasdite Qeveria e Kosovės ka lėshuar njė sqarim duke thėnė se Xhevat Krasniqi ėshtė shofer i Qeverisė, por jo truprojė e zėvendėskryeministrit Hajredin Kuēi.
Pėr hir tė opinionit publik ju njoftojmė se punonjėsi i Qeverisė, Xh. Krasniqi, i pėrmendur nė artikullin e dy mediave elektronike, Plagoset truproja e Hajredin Kuēit ėshtė i pasaktė.
E ndiejmė tė nevojshme tė sqarojmė se z. Xh. Krasniqi ėshtė vozitės nė Qeverinė e Kosovės, thuhet nė kėtė sqarim.
Sipas Qeverisė, Xhevat Krasniqi nuk ka qenė dhe nuk ėshtė nė detyrėn e bodigardit tė zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Drejtėsisė, Hajredin Kuēi.
Gjithashtu duam tė sqarojmė se problematika e prezantuar nė opinion publik ėshtė e karakterit personal, ka thėnė Qeveria.
Legjenda: Pjesė e dokumentit (kallėzim penal) pėr rastin e Xhevat Krasniqit dhe tė Shaip Morinės
Koha.net