Mos tė harrohet historia, vuajtjet, burgosjet, maltretimet, vrasje, dhunimet dhe sakrifica e Shqiptarėve tė okupuar qė mė nė fund solli deri te gjysma e rrugės, pavarėsia e Kosovės !
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
tema asht shum e mir,edhe vet kuptimi i kesaj teme ben thirrje ,"Mos harroni historin"
nese me te vertet nuk e harrojm historin,asht shum mir, por nese ne e para percaktojm historin, ose ja pershkruaj historin ende pa ardh koha,nuk do ishte mir
me kosov ka figura publike shum te njoftura,edhe jan njerz me historit e tyre,mendoj se qdo njeri publik ka meritat edhe te metat e veta,nese ne kujtojm vetem gjerat negative te nje personi, mundemi me fol nat e dit per mangesit e tij
e nese ne kujtojm vetem ato pozitive, prap mundemi me fol nat e dit per gjerat pozitive te nje pesoni
diku ne shkrimin e natyres kishte shkru se Dr Rugova kishte mbi 700 shqiptar ne radhet e veta.
nuk besoj qe kishte 700 mij, por te gjith shqiptaret edhe femiu qe dinte te fliste ndoshta fjalet ne te shpeshta ishin ato ne perkrahja per Dr Rugoven
mendoj se historia e Dr Rugoves ne vitet e 90ta asht nje histori krejt ndryshe nga ajo gjat luftes,edhe pas luftes
un mendoj se aj mentalitet na ka perzjelli me dekada, ata njerz qe kan udheheq para lufte,po ata te njejtin munduan te udheheqin me qdo kusht edhe gjat luftes edhe pas luftes
njejt vepruan edhe keta qe e moren ne dor gjat luftes, donin qe me qdo kusht te udheheqin edhe pas luftes,edhe dojn te udheheqin edhe sod e ksaj dite
mendua se ashtu siq ishim radhitur ne vitet e 90ta per nja qellim,pas qlirimit ne do te punoj edhe me shum edhe do te dina me qmu lirin, por per far te keq jemi zhgenjy me vet veten
un mendoj se ne historin ton,ende nuk kemi politikan qe historia do tregonte vetem ane pozitive
un mendoj se ne historin ton,ende nuk kemi politikan qe historia do tregonte vetem ane pozitive
perkundrazi ne si shqiptar e kundershtoim ate,dhe po te jetet!Ne me shum na pelqen ana negative pavaresisht tek cili nga politikanet?
marr shembull, Dr.Rugoven ku dhe ti e nderuara schutze/kishe cekur ma larte se si dhe Femijet e kan dashur ate,madje e ter populli i Kosoves. Ne shum mire e dim si para lufte dhe pas saj Ai ka qen Politikani ma Adekuat qe ka posedua nje dukuri te rrall posti pozitivisht do them, per gjate gjitha Dekadave ne rrugen per Liri e Demokraci I njohur si President i Kosoves.
Falemnderit/Juve
Natyra.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 23-07-13 nė 14:46
Dėshmitari i krimeve serbe nė Kosovė: Tmerri nė Rahovec
Beograd, 30.11.2013
Redaksisė sė botimit elektronik e-novina i ėshtė paraqitur polici Petar Gjorgjeviq, i cili ka akuzuar pjesėtarėt e MUP-it serb pėr krime monstruoze nė Kosovė dhe pas kėsaj, siē pohon, ai ka qenė viktimė e Njėsisė pėr mbrojtjen e dėshmitarėve si dhe tė Prokurorisė pėr krime lufte tė Serbisė. Bashkėbiseduesi i e-novine tashti jeton nė Lihtenshtajn me gruan dhe dy fėmijėt e tij, transmeton Koha.net.
Ai thotė tė jetė motivuar me dėshminė e Sllobodan Stojanoviqit, me vėmendjen e sėrishme tė opinionit qė ka treguar interesim pėr rastin e tyre dhe me gėnjeshtrat qė me kėtė rast i kanė thėnė prokurori Vlladimir Vukēeviq dhe zėvendėsprokurori pėr krime tė luftės Bruno Vekariq.
Nė njėsinė 37 tė PJP jam nga viti 1998, nga vera kur ndodhin krimet e para tė luftės. Kam qenė nė tė gjitha aksionet nė Kosovė. Mė kujtohen pėrleshjet nė Rahovec e rrethinė, aty pati shumė vrasje, plaēkitje dhe djegie tė shtėpive. Dejan Mihajlloviq-Ēebe dhe Sėrgjan Nikoliq-Luēica ishin bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė komandimit Nenad Stojkoviq pėr tė gjitha punėt e fėlliqura. Vrisnin pleq, fėmijė, me urdhėr tė Stojkoviqit, disa edhe pa urdhėr tė tij.
Kur u takova njė herė me prokurorin Vukēeviq, nė prani tė Dragoljub Stankoviqit dhe disa tė tjerėve, i tregoja pėr vrasjet e dhjetėra civilėve pėr tė cilat kishte dhėnė urdhėr, ose kishte ditur komandanti i njėsisė, Radosllav Mitroviq, si dhe pėr disa varreza masive. Ai e lėmonte mjekrėn e tij dhe mė tha: Nuk kemi mjaft mish pėr Mitroviqin pėr ta gjykuar. Isha i shokuar me mėnyrėn se si ai i trajtonte civilėt e vrarė shqiptarė, pėr tė e tėra kjo ishte vetėm mish, thotė bashkėbiseduesi i e-novina.
Mirosllav Vidoslavljeviq-Mikica ishte njė kohė komandir nė stacionin policor nė Leskovc. Me tė isha i afėrt njė kohė, derisa nuk u deklarova si tradhtar, pastaj i ndėrpremė kontaktet. Por derisa ishim tė afėrt, ai mė tregonte se si ka transportuar kamionė me kufoma. U pamė gjatė vitit 1999 nė rrethinė tė Prizrenit, psikikisht e kishte lėshuar, me gjasė shkaku i asaj qė kishte bėrė e pėrjetuar. Ishte i ri, sapo kishte pėrfunduar Akademinė policore dhe kishte filluar tė punonte. Mė tregonte se urdhrat i merrte nga eprori me nofkėn Gjeneral.
Edhe nė stacion flitej pėr kėtė, ai mburrej me kėtė, por si duket nė vete vėshtirė e pėrjetonte kėtė. Ai nė shkurt tė vitit 2009, kur u arrestuan katėr veta kundėr tė cilėve dėshmuam ne, iku nė Beograd, nė Xhandarmėri, ku e pranoi komandanti Bozhidar Dikiq.
HORORI NĖ RAHOVEC: Nga mesi i korrikut 1998, kur policia mori qytetin e Rahovecit, nėpėr rrugė kam parė me qindra kufoma, qė rrinin asisoj nė diell disa ditė. Atėherė, njė ditė punėtorėt komunalė me traktorė morėn kufomat dhe i larguan jashtė qytetit, nė njė breg tė afėrm, mbi lokalitetin ku jetonte shumica serbe. Aty me ditė tė tėra digjej zjarri dhe shumė policė nė atė zjarr ngrohnin ushqimin e konservuar, duke mos ditur qė nė atė zjarr janė djegur rahovecianėt e vrarė qė i sillnin punėtorėt komunalė. Nė kėtė pėrfundim vinim nė bazė tė erės sė rėndė e tė padurueshėm qė vinte nga pjesėt e padjegura tė trupave.
GARA NĖ VRASJEN E CIVILĖVE: Te fshati Obrijė e Epėrme, nė afėrsi tė Prizrenit, ishte njė numėr i madh i civilėve, disa mijė sish. Ishim nė largim e sipėr kur u paraqitėn dy civilė, tė rinj tė moshės rreth tė 20-tave, dikush i kishte zėnė rob, nuk ishin tė armatosur. Nenad Stojkoviq i dorėzoi te Ēebe, i cili i zhveshi lakuriq. Mori njė thupėr tė hollė dhe me tė sillte sa mundte. Ishin krejtėsisht tė pėrgjakur, mė kujtohet qė ulėrinin: "Kuku, nona, kuku, nona!", dhe kėtė sikur e dėgjoj ende. U pėrpoqa ti them Stojkoviqit qė ti lirojė, kurse ai i aplaudoi Ēebes dhe tha: "Kjo ėshtė mirė, bravo!", i cili i nxitur nga lavdėrimi i komandantit i rrihte edhe mė me zell. Nė fund tė dy i vrau me pushkė.
Nė fshatin Korishė, Ēebe sillte njerėz nga Prizreni. Ata i zinin Zoran Markoviq-Cecko dhe Dragan Milenkoviq-Shisharka. Drejtori i ndėrmarrjes komunale quhej Jovan, ai i caktonte njerėzit, shqiptarėt e arsimuar, tė cilėt ende fshiheshin nėpėr shtėpia, nuk donin tė largoheshin. Shkonin atje i arrestonin dhe i sillnin nė Korishė dhe nė Korishė, para tė gjithėve vriteshin me plumba tė pistoletės sė kalibrit tė vogėl nė lule tė ballit. Kėtė e bėnte mė sė shpeshti Ēebe, atė e kam parė ta ketė bėrė disa herė. Vriste njerėz edhe nėpėr stalla. Mburrej se disa nga ta kishin urinuar nė automobil, sepse e dinin se ku po i ēonte.
Atė pistoletė tė kalibrit tė vogėl ia kishte dhėnė komandanti Radosllav Mitroviq, pasi qė me urdhra tė tij vriste njerėz qė quheshin "kapital". Kurdo qė vriste dikė, Nenad Stojkoviq e lajmėronte Mitroviqin: "Kapitali shkoi nė rrezitje...", qė do tė thoshte se ishte vrarė.
Kemi pasur vetėm dy robėr nga pėrleshja me UĒK-nė, foto i keni publikuar, ata ishin tė plagosur. Ata i ka vrarė pastaj Zoran Nikoliq-Honda, unė e kam paraqitur nė Prokurori, por asgjė nga kjo.
Ēebe ėshtė i njohur edhe pėr atė se pėr ēdo shqiptar tė vrarė ka bėrė njė gravurė nė kondakun e drurit tė pushkės. Ai lavdėrohej se ka 80 gravura tė tilla, qė do tė thotė se aq njerėz ka vrarė. Unė kam parė shumė likuidime tė kryera nga ai, nuk e di saktėsisht sa. Njėjtė ka vepruar edhe Luēica, ata bėnin gara se kush do tė vrasė mė shumė civilė. Por, Luēica ishte edhe mė brutal, pasi Dejan Ēebe vriste me armė zjarri, kurse Luēica, ta zėmė, e ka prerė njė plak me motosharrė. Nė Korishė, nė hyrje tė fshatit, nė shtėpinė buzė rrugės. Pėr ēfarė arsyeje?! Pėr para, pėr ēka tjetėr do tė vriste.
Luēica ka vrarė edhe dy djelmosha, rrugės pėr nė Bajgorė, kishte edhe policė tė tjerė nė afėrsi qė e kanė parė kėtė, tė gjitha kėto ia kam pėrshkruar Prokurorisė, por asgjė. Ata djelmosha kishin humbur, dikush i kishte zėnė rob, kurse Luēica i detyroi tė ulen nė gjunjė dhe sė pari njėrin e pastaj edhe tjetrin i vrau me plumb nė ballė.
Mė kujtohet edhe njė vrasje qė Luēica e ka kryer nė fshatin Pagarushė, jo larg Rahovecit. Pas marrjes sė fshatit, njė grup i policėve, nė mesin e tė cilėve isha edhe unė, shkaku i shiut u strehua nė njė shitore buzė rrugės nė qendėr tė fshatit. Papritur u paraqit njė njeri me shkop nė dorė dhe me plis nė kokė. Ishte shqiptar nė moshė mbi 80 vjeēare, shkonte qetė, me kokė tė ulur. Kur kaloi afėr shitores, Luēica e ngriti pushkėn dhe e mori nė shenjė, ne tė gjithė e shikonim me habi, duke mos besuar qė ai do tė shtijė nė plakun e paarmatosur. Por, ai e vrau me gjakftohtėsi, duke shtirė nė tė nga njė afėrsi e vogėl. Tėrė kėtė e shikonte krejtėsisht i painteresuar komandiri Stojkoviq.
Pėr nga brutaliteti ishte i njohur edhe Kallajxhiq, emrin ia kam harruar, e quanin Kallajxhija, shofer i kamionit T110. Nė fshatin e minierės Stantėrg, e lidhi plakun mbi 70-vjeēar pėr njė dru. Njėrėn dorė ia lidhi pėr kamion, tjetrėn pėr drurin. Dhe pastaj e shqeu me kamion, njeriu vdiq nė vuajtje tė mėdha. Kufoma mbeti aty kurse mė pas kamionėt (policorė e ushtarakė) kalonin mbi atė kufomė.
PLAĒKITJET DHE DJEGIET: Plaēkitjet nė Kosovė ishin tė rregullta dhe sistematike. Me dhjetėra vetura ndėr mė modernet tė vjedhura silleshin, dhe nė kėtė drejtim printe Vidosavljeviq. I sillte automjetet nė Leskovc, njė prej tyre e bleu edhe polici kolegė Zevko. Atij automjetin ia shiti Vidosavljeviqi, kurse mė vonė ia kurdiste se e ka blerė dhe e ka vozitur automjetin e vjedhur, kėshtu qė Zevko mbeti pa punė. Iu ka shitur edhe tė tjerėve, automjete tė sjella nga Prizreni.
Plaēkitej ari, paratė, dhe pastaj lavdėroheshin me thasėt me para, sidomos Ēebe. Pastaj shkonte dora tjetėr, teknike, televizorėt, video rekorderėt, antenat satelitore, mobiliet. Prapa nesh shkonte pjesa e prapme e ēetės, tė gjitha i ngarkonin nėpėr kamionė dhe i transportonin pėr nė Serbi.
Edhe djegiet ishin gjė e zakonshme, vetėm arrinte urdhri Shkrepsa dhe kallje i tėrė fshati. Ndodhte pastaj qė tė nisemi dhe deri nė cakun tjetėr tė na kapte terri, ktheheshim nė atė fshatin e djegur dhe nuk kishim ku tė flinim, nuk kishte mbetur asnjė shtėpi e tėrė.
Isha i pranishėm nė njė fshat disa kilometra larg Prizrenit, afėr Korishės, kur Mitroviqi i dha urdhėr Nenad Stojkoviqit qė tė zbraznim atė fshat. Stojkoviqi urdhėroi qė tė gjithė tė dėbohen nga shtėpitė e tyre dhe tė dėrgohen pėr nė Shqipėri. Kėto ishin skena rrėqethėse, kur njerėzit dilnin nga shtėpitė, bartnin fėmijėt nė gjoks, tėrheqin prapa gjėrat personale. Tmerr! Ata nuk ishin shqiptarė, mendoj se kanė qenė turq apo boshnjakė dhe pyesnin pėrse na dėrgoni pėr nė Shqipėri, po ne nuk e dimė gjuhėn shqipe!.
Urdhrat ishin shkrepsė, gomė dhe nė rrezitje. Gomė do tė thoshte qė fshati tė shtypet dhe tė mos mbetet asgjė nga ai, sikur tė ishte fshirė me gomė nga toka. Nė rrezitje donte tė thoshte tė vritet. Ekzistonin vetėm kėta tre urdhra. Shisharka dhe tė tjerėt mblodhėn automjetet e disa shqiptarėve dhe shkuan pėr nė Serbi, nė prag tė kėrshėndellave 1999.
KUNBDĖR KRIMINELĖVE NĖ MESIN TONĖ: Derisa po e tregoj kėtė, sikur mė gėrryen diēka nė bark, kur njeriu ėshtė nė luftė, nė terren, ngjarjet kalojnė si nėpėr shirit filmik. Mendoni vetėm pėr vete, si tė ruani kokėn, por jo edhe pėr atė se ēka iu ngjan tė tjerėve, nuk mendon qė edhe tjetri ėshtė njeri. Bėn llogari vetėm si tė mbijetosh, tė mos vdesėsh. Por, pasi shpėton, fillojnė tė renditen imazhet...
Pas luftės asgjė nuk mė ka interesuar njė vit tė plotė. Ata qė kanė bėrė ato krime u bėnė kryesorėt nė stacion policor dhe filluan tė sillen nė mėnyrė arrogante. Vidosavljeviqi, Stojkoviqi, Ēebe dhe tė heronjtė e tjerė tė atdheut pas luftės u morėn edhe me reketim (zhvatje) tė hotelierėve dhe prodhuesve privatė tė mobilieve, si dhe me biznesmenė tė tjerė nėpėr qytet, si dhe me vepra tė tjera penale... iu shkruheshin edhe fletėparaqitje penale, qėndronin edhe nė paraburgim, por nė fund e tėra pėrfundonte me aktgjykime pėr lirim.
Ēebe u caktua pėr komandim tė njė stacioni policor nė rrethinė, edhe pse kishte vetėm shkollėn e mesme, Nenad Stojkoviq, ndėrkaq, nga komandanti i ēetės u bė kryeshef i Drejtorisė sė policisė, pėrkatėsisht i 12 apo 13-ti njeri nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Serbisė. Njė njeri gjysmėanalfabet. Vidosavljeviqi i ndėrronte automobila, xhipat pėr ēdo ditė. Dhe ata janė kryesorėt, askush asgjė nuk guxon tiu thotė. Flisja atėbotė: "Deri kur, o njerėz, deri kur!", shumė njerėz nuk pajtoheshin, por heshtnin, sepse lehtė humbet puna nė polici, shumė shpejt mund tė tė kurdisin ēka tė duan.
Me kalimin e kohės fillova tė mendoj pėr atė se sa vite do tė kishte njė djalosh i ri i vrarė, a do tė kishte edhe ai tash familjen e tij, fėmijėt. Edhe ai ėshtė qenie e gjallė.
Kėsisoj. Mė duket se ky ėshtė motivi. Jam i sigurt qė Serbia nuk do tė lėvizė vendit deri sa nė polici dhe ushtri e ku ta di unė tjetėr tė jenė kriminelėt e tillė. Kam dashur edhe unė tė jetoj mė mirė, qė fėmijėt e mi tė jetojnė normalisht, qė Ratko Mladiq tė mos jetė hero popullor, ta dinė se ai nuk ėshtė patriot dhe se kėta vrasės, qė paraqiten si heronj tė atdheut nė fakt nuk janė patriotė.
Kam menduar qė sistemi mund tė zgjidhė kėto gjėra, qė ka filluar tė funksionojė, qė Prokuroria pėr krime lufte ėshtė vėrtetė prokurori, qė nuk janė mbrojtės, avokatė dhe strehues tė kriminelėve. Mendoja qė ata i ndjekin dhe arrestojnė vrasėsit pėr ti sjellė para drejtėsisė. Ka menduar qė Njėsia pėr mbrojtjen e dėshmitarėve ėshtė ajo qė duhet tė jetė, siē e thotė edhe emėrtimi i saj, e jo tė jetė njėsi pėr mbrojtjen e kriminelėve.
*Petar Gjorgjeviq ėshtė pseudonimi i bashkėfolėsit tonė. Identiteti i tij ėshtė i njohur pėr redaksinė e-novine si dhe pėr dėshmitarin e kaluar tė mbrojtur Sllobodan Stojanoviq, qė gjithashtu ka folur pėr e - novine. Identitetin e kėtij dėshmitari tė njohur e di edhe njė pjesėtar i Njėsisė 37 tė Aradhės sė Njėsive Speciale tė policisė serbe, i cili sė shpejti do tė japė internistėn e tij pėr e-novine.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Anėtari i njėsitit paramilitar "Ēakallėt", rrėfen krimet nė Kosovė
Publikuar: 22:20 / 12.12.2013
Njėsiti paramilitar i Zoran Raskovicit, "Ēakallėt", ėshtė pėrgjegjės pėr masakrat brutale qė ndodhėn nė Lubeniq, Pavlan, Zahaq, Qyshk fshatra tė Kosovės nė zonėn e Pejės.
Tash dy vjet Raskovic ėshtė duke dėshmuar nė Gjykatėn Speciale nė Beograd njė rast tė krimeve tė luftės, ku sipas aktakuzės, 13 anėtarė tė njėsitit paramilitar "Ēakallėt", kanė vrarė mė shumė se 100 shqiptarė nė vitin 1999.
Qė kur ka filluar gjykimi para 2 viteve, Raskovici ka qenė nėn mbrojtje konstante tė policisė nė Serbi, pėr shkak se ai ka vendosur tė dėshmojė haptas, pa e fshehur fytyrėn.
Si pasojė e kėsaj ai ka marrė kėrcėnime prej ish-anėtarėve paramilitar tė kėsaj njėsie, madje edhe prej njerėzve tė policisė qė ishin caktuar si roje pėr ta mbrojtur atė.
Ai ka vendosur tė flas, sepse ėshtė i bindur qė nė Serbi jeta e tij nuk do tė jetė shume e gjatė pėr shkak tė kėsaj dėshmie.
Jeta nė Kosovė" sjell rrėfimin se si ndodhi qė njė 18 vjeēar serb, qė iku si refugjat nga Rijeka e Kroacisė, vjen nė Kosovė nė vitet '90, ku kryen shkollėn e mesme nė Pejė dhe shndėrrohet nė paramilitar, pjesė e njėsitit qė bėn kėrdi nė Dukagjin gjatė viteve '98-99 dhe pastaj, mė 2010 vendos tė bėhet dėshmitar i krimeve makabre tė luftėtarėve serbė.
Iu kanė dashur Raskovicit 14 vjet tė marrė guximin tė tregojė krimet e tmerrshme qė i ka shkaktuar njėsiti paramilitar, pjesė e tė cilit ishte ai vetė.
Pas sulmit, mė shumė se 400 fshatarė, duke pėrfshirė gra, fėmijė dhe tė moshuar, lanė shtėpitė e tyre. Para luftės, Qyshku kishte rreth 2000 banorė, shumica me etni shqiptare.
Raskovic pėrshkruan saktė se ēka ka pa atė ditė nė Qyshk. Nė mėngjesin e 1 prillit 1999, tanket dhe paramilitarėt serb tė "Ēakallėve" zbarkuan nė Lubeniq, duke i pėrzėnė njerėzit prej shtėpive tė tyre, duke i vjedhur kėto shtėpi e pastaj duke indezur.
Shumica e grave e fėmijėve ikėn nė male, nė drejtim tė kufirit me Shqipėri. E meshkujt i grumbulluan nė qendėr tė fshatit dhe i pushkatuan, hiq mė pak se 66 prej tyre.
Nė vitin 2010, prokurori serb i Krimeve tė Luftės ngriti aktakuzė kundėr 13 paramilitarėve: Toplica Miladinovic, Srecko Popovic, Slavisha Kastratovic, Boban Bogicevic , Radoslav Brnovic, Vidoje Koricanin, Veljko Koricanin, Abdullah Sokic, Milojko Nikolic, Sinisa Misic, Zoran Obradovic, Dejan Bulatovic dhe Ranko Momic, qė, sipas aktakuzės janė pėrgjegjės pėr vrasjen e mė shumė se 100 shqiptarėve nė Zahaq, Pavlan, Lubenic dhe Qyshk nė 1999.
Gjatė gjykimit Raskovic i identifikoi shumicėn e tė dyshuarve si shkaktarė tė drejtpėrdrejtė tė masakrave. Tė gjithė, pėrveē Toplica Miladinovicit, qė ishte komandant i ushtrisė Jugosllave, akuzohen se kanė qenė pjesė e grupit paramilitar tė quajtur Ēakallėt.
Hierarkia komanduese e Ēakallėve mbetet ende ēėshtje e hapur ngase shumica e anėtarėve tė saj pohuan gjatė gjykimit se ata ishin anėtarė tė ushtrisė sė rregullt e jo e grupit paramilitar dhe u deklaruan tė pafajshėm .
Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Kumanovės, mė 9 qershor 1999, qė i dha fund luftės nė Kosovė, Raskovic dhe familja e tij u arratisėn pėr nė Serbi. Pas kėsaj ai u bė pjesė e disa bandave kriminale dhe pas luftės u dėnua me 12 vjet burgim pėr plaēkitjen e njė banke.
Nė fillim ishte planifikuar qė Raskovic tė dėshmonte me emėr tė koduar pėr tė fshehur identitetin e tij, por pėr herė tė parė nė historinė e gjykatave nė Serbi, njė dėshmitar i mbrojtur vendosi tė dėshmojė publikisht dhe tė tregonte tė vėrtetėn pėr tmerret nė Kosovė.
Gjatė gjyqit, ai pati kėrcėnime tė hapura nga ish-shokėt e luftės.
Sot, ai thotė se ėshtė pa shtet, sepse nuk ka dokumente zyrtare identiteti. Ka dorėzuar njė kėrkesė pėr lejen e njoftimit dy vjet mė parė, kur ajo e fundit i kishte skaduar, por autoritetet refuzojnė tia japin.
Gjykimi nė Serbi ėshtė afėr pėrfundimit. /Jeta nė Kosovė/
Mė poshtė mund tė ndiqini nė video intervistėn e Raskovicit, tė dhėnė pėr emisonin "Jeta nė Kosovė":
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 13-12-13 nė 15:38