Titulli: Vuajtjet E Mergimtarve
E nderuara Qeveri e Kosoves.
Une mergimtar Pleshti ju shkruaj:
Qeveri na mbyti malli per vatan.
Qeverit shtetet ku po jetojme jan duke na mbajt me zor.
Qeveri jeta na u ka ba monotone, shum nga ne punojm, po para nuk kemi. Kojshit tane i ka honger dreqi, per cdo dite i nderrojne makinat, e blejne nga ato me te shtrenjtat, jo qe kan para shum por nga inati se ata te mahalles tjeter shqiptare ne mergim i kan ble te gjithe makinat e reja fringo. Hec e deli gruas perpara me nje BMW te vitit 2006 kur e 2008-ta gadi shkoi?
Qeveri kjo nuk durohet, me te ardhe tuj ti fishkellu gomat e makines para kembeve kojshia.
Qeveri e nderuar sa mir jeni kujtuar qe shpesh po na i dergoni kengetaret e tallavave, me na e flladit zemren me kenge magjupesh e naj,naj,naj, hajde kalle e oj lulija jone me limona po na ofron shum shum afer vendlindjes dhe kultures atje.
Qeveri merri ne sigurim ekonomik familjet tona ne Kosove qe na e morren shpirtin duke na thirr ne telefon cdo dite kinse nuk po kan para per buke. Cdo muaj po ju qojme 50 deri 100 Euro e as falemnderit nuk na thon.
Qeveri e dashur te lutemi ne mergimtaret, Sa me shpejt dergoni letra qeverive te krejt shteteve Evropes qe te na e heq embargon e ndalimit te kthimit ton ne Kosove. Kjo nuk durohet, na kan dhen vendet e punes, vizat e tana te mirat e tjera vetem e vetem qe ne mos te ju leshojme atdheun e tyre.
Qeveri ke parasysh se derivatet e naftes jan shtrejtuar shume e makinat tona te shtrejta e me kalfuqi te medhaja shpenzojne shum, thuaju ketyre agjencive te ballonave qe mos ti ngrise qmimet, e te na shpetoje nga udhetimet luksoze. Ka po vijme ne Kosove ka Mali i zi apo ka Shqiperia, veres vape e madhe e po i bejme nga nje jav rrugetim duke u rreziturr neper pllazhet e bukura qe kan keto vende.
Kete ta kesh parasysh me se shumti Qeveri.
Me lot ne sy, e duke pickuar qetu koken time ju shkrujti
Pleshti i vuajtur e me zemer te helmuar nga vuajtjet e mergimit.
Na u ka ba kemishe ne trup vujtja per vatan oj Qeveri e nderuar.
|