|
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...) |
15-02-10, 13:17
|
#1246
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
E PARA ĖSHTĖ ADELINA
"Ishte hera e parė nė jetėn time qė e kam ndjerė veten aq mirė " thotė ajo duke iu referuar seancės sė fotografisė , teksa thith njė cigare slim, nė hollin e njė hoteli-butik tė Tiranės. E veshur me njė fustan-golf tė trikotuar ngjyrė vishnje, ēizme tė zeza sipėr gjurit, flokėt gėshtenjė tė mbledhura topuz dhe buzėt mishtore tė lyera me buzėkuq vishnje Chanel, ajo tė ngjan me njė femme fatale, me sensualitetin dhe klasin e Xhildės sė Rita Hayworth dhe sigurinė gati dominuese tė Sharon Stone tek Basic Instict. E gjatė (mbi 170 cm), njė trup elegant dhe njė qėndrim prej balerine, ajo mund tė joshė ēdo njeri qė i kalon pranė . Madje edhe njė vajzė tė lodhur e fytyrė-ngrysur, nė fundin e turnit tė saj tė natės nė njė fast-food tė Tiranės, e cila sa e pa, buzėqeshi e nisi tė pėrkėdhelej a thua se ishte pėrpara njė mashkulli. E ka kėtė cilėsi, edhe pse qesh kur ia them. Jo se nuk e di. Nė fakt, Adelina e ka ditur gjithmonė qė njė nga armėt e saj mė tė forta ishte pamja, por sepse shpesh bukuria e saj i ė shtė kthyer kundėr. Kryesisht nga mediat dhe kolegė . Ndaj kur vendosėm qė tė bėnim njė seancė ku ajo do tė dilte si askush tjetėr mė parė , nudo, e lyer me ēokollatė , u hodh pėrpjetė nga gėzimi: "Kjo ėshtė ėndrra ime" Dhe mė pas, kur Geli e la tė lirė tė sillej si tė donte pėrpara aparatit, ajo tha: " Nuk e kam ndjerė veten kurrė kaq tė lirė , dhe nuk jam pranuar kurrė ashtu siē jam pranuar kėtu". Ato orė tė "photo-shoot" tė kaluara nė pub-in mė trendy tė Tiranės, "Mju Mju" Adelina i ka kėrkuar gjithė jetėn e saj. Tė thyente tabu siē e theu me foton e kopertinės ėshtė diēka e zakonshme pėr artisten, por tė pranohej e tė respektohej pėr kėtė formė tė shprehuri, kjo nuk i ka ndodhur shpesh. "Ajo qė ndodhi nė atė photo-shoot ishte art, ishte thyerja e njė tabuje dhe ky ėshtė misioni im. Le tė mė gjykojnė ata qė kanė vizituar Luvrin dhe jo ata qė vitet e fundit kanė njohur pultin e televizorit." Ajo nuk e di ende se ē'do tė thuhet kur tė dalė revista nė treg, por i paraprin, sepse pak a shumė nė kokėn e saj i ka pėrfytyruar vetullat e mbledhura dhe "pupu-tė " e atyre tė cilėt e kanė ndjekur historikisht me laps nė dorė , pėr tė pritur "fatalitetin e rradhės" sė artistes. Gjithmonė pėr gjėrat qė kam bėrė , jam vlerėsuar njė vit me vonesė . Nė 2008-ėn nė modė ishte bourlesque dhe Dita von Teese. Mė frymėzoi shumė stili i saj, dhe nė njė koncert televiziv nė Kosovė , vesha njė korse tė blerė shumė shtrenjtė nė njė butik tė Parisit. Menjėherė mediat mė kritikuan, mė quajtėn anoreksike, duke harruar qė korseja lidhet ngushtė pas belit, mė quajtėn Morticia Adams, mė sugjeruan tė bėja solar. Ndėrsa nė 2009-ėn, pasi ky stil ishte pėrhapur mjaftueshėm, mė thanė " Sa mirė ishte vjet!" Ndaj nuk ėshtė ēudi qė kėtė foto qė bėmė sot, ta vlerėsojnė nė 2011. " thotė ajo dhe qesh. Por a do tė ishte Adelina kjo qė ėshtė sot, nėse jeta e saj do t'i pėrngjante atyre orėve tė lira dhe pa paragjykime tė photo-shoot-it? Nuk do tė kishte barriera pėr tė kapė rcyer, tabu pėr tė thyer, ajo do tė pranohej dhe po ashtu shumė tė tjerė mė pak tė guximshėm nė situata tė tjera. Ndaj edhe pse e shijoi atė moment nė Mju Mju, nė fakt, Adelina i pėrkiste asaj bote jashtė aparatit dhe dritave. Atij vendi tė quajtur Kosovė qė si Adelina kėrkoi me vite mė rradhė tė ēlirohej. Dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi, me ashpėrsinė ballkanase, paragjykimet prej ish-tė izoluari dhe me njė dėshirė tė pashpjeguar pėr tė kritikuar deri nė kockė pėrpara se tė pranojnė diccka. "Jam paragjykuar gjithmonė deri nė masėn ekstreme, fatkeqėsisht edhe nga njerėz qė dominojnė mediume shqiptare" Dhe ėshtė e kuptueshme. Bukuroshja nga Prishtina, ėshtė vetėm 30 vjeē (mos u habisni edhe ju si unė ) por ka 25 vjet nė skenė . Ajo pothuajse ka lindur pėrballė kamerave dhe e ka parė suksesin qė kur kė ndonte "Pink Panther" dhe turma fėmijėsh tė kryeqytetit kosovar thėrrisnin rrugėve emrin e saj. Nuk kishte zėrin e Nexhmije Pagarushės dhe atė herė e vogėl, ende nuk kuptonte nga joshja dhe seksualiteti. Por kishte talentin e lindur pėr performancė. Nė mėnyrė intuitive e dinte se ēfarė donin tė tjerėt, e njihte shumė mirė popullin e saj. "Kosova ka dy simbole, ēiftelinė dhe Adelinėn" do tė shprehej njė personalitet nė Kosovė pėr artisten. Adelina ėshtė e vetmja shqiptare qė ka karakteristikat e njė artisteje ndėrkombėtare, nga ato tė pariciklueshmet, nga ato artiste qė dashurie kanė ndikim nė jetėt tona, nė lėvizje sociale e politike dhe nuk kalojnė lehtė vetėm me njė hit. Ndoshta e ndihmoi dhe vendi qė e rriti, sepse aty pėrjetoi disa periudha; U rrit nė kohėn e Jugosllavisė sw Titos , pa nga afėr protestat e studentėve tė Universitetit tė Prishtinės nė 91'shin, pėrjetoi zgjedhėn e Milosheviēit, pa me sy luftėn e 99-ės dhe mė pas shijoi pavarėsinė e 2008-ė s. Dhe tė mendosh qė nė tė gjithė kėto periudha, ajo ishte e famshme, madje dikur, kur fitonte vendet e para nė festivalet e ish-Jugosllavisė , kishte edhe fansa nga Serbia. "Jeta ime ka qenė njė reality-tv. Kur mė pyesin se ēdo tė thotė tė jesh e famshme, unė nuk di tė pėrgjigjem sepse famėn e kam pėrjetuar qė nė moshėn 8-veēare. Njė ditė, mė kujtohet gjatė njė promovimi tė njė video-projekti ku kishte shumė gjeneralė e ministra, si edhe oponentė politikė , dikush prej tyre u ngrit edhe tha-Po tė kishim gjoksin e Adelinės nė flamurin kombėtar, do tė kishim hyrė nė Europė- Qė e vogėl kam mėsuar se nuk bėhej mė fjalė pėr "unė " si individ, por per Adelina Ismailin si njė brand. Mė ndodhte shpesh qė tė pėrzieja jetėn personale me jetėn qė jetoja pėrpara kamerave." Tė mos ishte pėr nėnėn qė i rrinte pranė nė fėmijėrinė e saj, ndoshta kėngėtarja nuk do tė kishte kėtė influencė qė ka sot. Jo sepse do t'i humbte talenti dhe guximi, por sepse nuk do tė dėgjonte zėrin e autoritetit qė ta kujtonte tė mbėshteste fort kėmbėt nė tokė . "Kur isha e vogėl, nga gjithė ajo famė u llastova por kujtoj se njė ditė nėna mė rrėmbeu dorėn dhe mė tha: Kurrė nuk duhet tė ndodhė kjo. Edhe sikur tė kapwsh yjet me dorė , ballafaqohu me realitetin. Ti do tė jesh prapė njė shqiptare" Por pėrsėri as si artiste shqiptare nuk mbeti e zakonshme. Nė Shqipėri ajo do tė mbahet mend si 13-vjeēarja qė vraponte nėpėr sallėn e Pallatit tė Kongreseve duke kėnduar "Mos ma gjuaj diellin me gurė ". Deri atėherė , ajo ishte kėngėtarja mė e vogėl qė kishte interpretuar solo nė kete Festival Kombėtar. Disa vite mė vonė, popullariteti i saj nė Shqipėri u katapultua kur performoi "Zemrėn nuk ta fal". Nėse tani artistėt tanė marrin shėnime nga performancat e Madonės dhe Beyonce-s, atėherė shikonin me kujdes performancat e Adelinės. Tepėr avant-garde tė paktėn pėr skenat e Shqipėrisė , ajo ishte e para qė interpretoi e shoqėruar nga balerinė , doli e veshur me njė bluzė ku shkruhej "HASH" (Marijuanė ) dhe mė pas u zhvesh vetėm me tė brendshme dhe njė tyl tė kuq, duke shkaktuar "wow -in e parė " tė publikut shqiptar. E mė pas
e keni vetė parasysh se si nisėn njė nga njė tė hidhen pelerinat nė tokė e tė zhvishen xhaketat, tė lulėzonin grupet e baletit tė festivaleve. "I kam bėrė gjėrat sepse i kam ndjerė dhe jo sepse i shihja si marketing pėr veten. Doja tė flisja pėr ato qė tė tjerėt nuk do tė guxonin. Pershembull, kur isha adoloshente kam bėrė nw kėngė pėr homoseksualėt, kushtuar njė shokut tim qė ėshtė gay. Ajo kėngė edhe sot e kėsaj dite nuk transmetohet. " Kur nėn regjimin e MIllosheviēit, nė Kosovė po formohej ushtria, tė gjithė e dinin por askush nuk e pėrmendte hapur. Derisa Adelina doli nė ekran e veshur me tė zeza dhe e deklaroi nė kėngėn qė mė vonė do tė bėhej hymn "Ushtrine time do ta bėj
me Rugovėn". "Nuk e kam kuptuar kurrė tendencėn e kėngėtarėve tanė qė tė flasin mė shumė pėr veshjen dhe make-up-in sesa pėr mesazhet qė mbartin kėngėt e tyre. Unė merrem dy vjet me njė album, derisa sigurohem qė ato kėngė kanė njė mesazh, thonė diēka. Nuk e di se kur do ta kuptojmė qė edhe Madonna, Rihanna apo Beyonce nuk janė rastėsisht aty nė majė , por ēdo grim, ēdo veshje, ēdo koreografi e mbart nje mesazh." Dhe nėse mesazhi nuk ishte shumė komerēial pėr shtėpitė diskografike, ajo preferonte mė mirė ti financonte vetė videoklipet e saj. Por edhe kėshtu, duke ruajtur pavarėsinė , ajo rriste famėn, aq sa nė vitin 2005 u bė kėngėtarja me numrin mė tė madh tė shitjeve tė albumit From the Beginning duke pėrfituar 100,000 dollarė . Nje rekord shume ende e paarritshme nga ndonjė artist tjetėr shqiptar.
|
|
|
15-02-10, 13:22
|
#1247
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
"Kam nostalgji pėr ato kohėra, kur nuk komentoheshin pantallonat deri nė detajin e fundit. Pėr tu bindur mė shumė se Adelina nuk ishte pre e marketingut, duhet tė kthehemi mbrapa nė historinė e saj familjare. Nėna e Adelinės, Mona, nė vitet 70-tė lyente flokėt me dy ngjyra, madje sicc tregon Adelina, as gjyshen nuk e ka parė ndonjė herė tė veshė njė fund poshtė gjurit. Kohėt e fundit, kėngėtarja duke qeshur shton se familja "eshte moderuar, kanė bėrė tė gjithė tatuazhe dhe ndėrsa zhvillonim kėtė intervistė , Zanfina, motra e vogėl e telefonon dhe i thotė se kishte rruajtur gjysmėn e kokės. "Eksperimentoja pa fund, ēfarė mė shihte syri doja ta provoja tė paktėn 2 muaj": Pantallona lėkure dhe kambale, rrobabanjo ēiklamin dhe gėrsheta tė stilit Reggae. Kur ishte e vogėl, pwrpiqej tė dilte sa mė mirė nė shkollė ( vetėm qė prindėrit ta linin tė luante futboll dhe basketboll, mė pas nė shkollė tė mesme (Adelina studionte piano ne shkollėn e muzikės) provoi fazėn e "punk", qethi flokėt, dhe pėr 2 vite nuk donte t'i rriste ato. Vinte paramanda nė vesh, madje kishte ditė qė shkonte nė shkollė me flokė nė ngjyra nga mė tė ccuditshmet, ose me fytyrė tė lyer nė ngjyrė bronxi. Mė pas kaloi nė fazėn e rrepit dhe Run DMC, derisa njohu Nirvanat dhe "Smell like teen spirit" u bė himni i adoloshencės sė sė saj. Gjatė gjithė kėsaj periudhe, Adelina kishte pėrparėsi mbi shoqet se udhėtonte shpesh dhe ishte e para tė sillte veshjet mė trendy tė perėndimit. "Kam qenė pro liberalizimit, demokratizimit, nė kohėn kur njerėzit ankoheshin se nuk ndiheshin tė lirė . Veshjet e mia ishin njė mėnyre propogande pėr lirinė dhe jo vulgaritetin. Mundohesha tė mė shihnin mė shumė pėr mesazhin qė pė rcillja." E pamundur tė evitohej njė trup i bukur dhe i gjatė , sytė shprehės dhe buzėt e trasha sensuale, pėr format e tė cilave femrat sot harxhojnė miliona nė doktorė estetikė . Adelina nuk mund ti shpėtonte emėrtimit Sex Simbol. "Nė shkollė tė mesme detyrohesha tė mbuloja buzėt me duar dhe vishja t-shirte dy numra mė tė mėdhenj qė tė mos bija nė sy." Pėrpjekje e shkuar dėm, se jo vetėm qė ra nė sy, por Adelina u pėrzgjodh Miss Kosovarja nė 1997-ė n-dhe pėrfaqėsoi Shqipėrinė e para nė Miss Globe International nė 1997. Edhe mund tė futej nė 10-tėshe, nėse nuk do tundohej sėrish tė shprehte atė qė kishte nė mendje, nėse pėrpara qindra mijėra teleshikuesve nga e gjithė bota, nuk do tė deklaronte : "Pėrfaqėsoj Shqipėrinė dhe shtetin e Kosovės". (Kosova atėherė konsiderohej njė provincė e Serbisė ). Njė vit mė pas do tė nisnin bombardimet e NATO-s dhe vendi do tė fitonte pavarėsinė 9 vite mė vonė. Por ajo duhet ta bėnte atė deklaratė sepse kėshtu ishte gatuar, ashtu sicc shpesh do tė lėshonte me kėngė ose nė intervista, deklarata politike pro ideve tė Ibrahim Rugovės, pėr tė cilin flet me tė njėjtin pasion edhe sot e kėsaj dite. Rugova nuk shkonte nė asnjė tubim pa Adelinėn, madje e quante si shembullin mė tė mirė tė demokratizimit tė rinisė kosovare. Popullaritetin e kishin njėsoj. Tė dy me mėnyrat e tyre promovonin lirinė "Njė herė jam ndjerė keq sepse presidenti qė ėshtė idhulli im, po mbante fjalim, dhe unė kisha ftohtė ndaj duke kėrkuar mamin t'i merrja xhaketėn, ngjitem padashje nė skenė dhe turma brohoret. Rugova ndėrpret fjalimin."Por Rugova e mirėkuptoi, ashtu siē e toleronte shpesh kur kėngėtarja nė tubime serioze ku ekzisonte kodi i pashkruar i kostumit, vishte njė korse brenda xhaketės. "Ndoshta sepse ishim tė dy Shigjetarė nė horoskop, ndaj merreshim vesh aq mirė kėrkon ta thjeshtėzojė marrėdhėnien e saj me Rugovėn, qė nė fakt mund tė konsiderohet fare mirė si marrėdhėnia mes Bacės dhe Bijės sė Kosovės. Aq shumė identifikohej Adelina me Rugovėn, sa shpesh ndiente edhe sulmet e oponentėve politikė mbi krye. "Nuk sulmonin dot Rugovėn, dhe ia nxirrnin tė gjitha Adelinės." Dhe prapė falenderon shenjėn e saj tė Shigjetarit qė sipas astrologjisė ėshtė shenjė me fat se me tėrė ato peripecira qė kam kaluar, jam e lumtur qė jam kėtu dhe kėshtu si jam" tregon ajo. Artistja mund tė jetė nga tė paktėt 30-vjeēarė te famshem nė Shqipėri e Kosovė qė biografinė e saj deri nė kėtė pikė tė jetės do ta kishte njė best-seller me trashėsinė e Ana Kareninės. Ka edhe shumė histori pėr tė cilat ajo hesht, ashtu sicc nuk do tė flasė mė pėr historinė e trishtė tė humbjes sė ish-tė dashurit tė saj, Triumf Rizės, e lodhur dhe e ofenduar nga mėnyra se si mediat e interpretuan. A ka mundur Adelina tė jetė e fortė ēdo ditė pėrballė famės? "Ka kohė kur mė lodhte e gjithė kjo vėmendje, doja tė zhdukesha. Dikur kur nuk e pėrballoja mė epitetin Sex simbol, bėja videoklipe ku e fshihja fare fytyrėn time, ndėrsa mė vonė vendosa tė merrja pushim nga skena. Siē ndodhi nė vitin 2006-2007. Isha e lodhur shpirtėrisht dhe fizikisht, sėmuresha shpesh nga ftohje nė mushkėri, ndėrsa mendėrisht ikja nga realiteti. Gjatė atij pushimi mėsova tė vlerėsoja gjėrat e vogla tė cilat padashje i kisha lėnė pas dore."
|
|
|
15-02-10, 13:23
|
#1248
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Nuk jem kah mendojm per ket sene, spo dihet a i ka hyp dhise, a dhija i ka hyp ksana edhe as spo naj nin me dite bile.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
15-02-10, 13:24
|
#1249
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Adelina tė flet me ēiltėrsinė e njė adoloshenteje, kur pėrmend emra apo histori mes njerėzish, nis dhe i imiton mė mirė se njė aktore komike. Biseda jonė ndėrpritet 10-tra herė nga tema tė tjera jashtė temės kryesore dhe ajo mund tė flasė pafund. Nuk ėshtė bukuroshja e zakonshme dhe naive. Aspak, madje ka tė sjellurin tipik tė dikujt qė i ėshtė dashur tė luftojė mė shumė me intelektin nė mungesė tė pamjes. Vetėm se ajo i ka tė dyja, dhe tė ndėrthurura aq perfekt. " Nuk vetė-kėnaqem kurrė me faktin se jam kėngėtare dhe mjafton tė kem para tė blej atė apo kėtė gjė. Dua tė mėsoj. Pėrshembull njė herė u fiksova me tė gjitha librat qė shpjegonin psikologjinė e masave, sepse doja tė dija se kujt po i kėndoja, tė kuptoja turmėn qė kisha pėrpara meje. Kam mėsuar shumė edhe nga udhėtimet nė botė apo nga vizitat nė muze. Vetė-edukohesha pėr etiketėn, si tė haja, si tė qėndroja drejt, si tė sillesha nė situata tė ndryshme". Ēfarė dukej njė pėrpjekje e sinqertė drejt perfeksionimit shpirtėror, nė sytė e mediave dhe njerėzve tė tjerė, ishte njė tentativė pėr t'u sjellė si divė. "Nuk mund t'ua shpjegoja atyre qė kisha pėrballė se tė rrish drejt kur ha, nuk ėshtė mendjemadhėsi por sepse ushqimi tretet mė mirė. Ndodhte qė kompleksohesha aq shumė sa mė vinte turp tė ndaja njohuritė e mia, apo eksperiencat e mia nga udhėtime nė pė r botė me tė tjerė qė nuk mė kuptonin. Ndaj shumė gjėra i bėja nė shtėpi. Dhe tė mendosh qė femra mė e guximshme e show -bizit vetėm dy vitet e fundit e kuptoi se gjithēka ēfarė kishte bėrė nė jetė nuk kishte qenė gabim. " Kam pasur luhatje tė vetė-besimit. Nė njė periudhė , pas vitit 2000, fillova t'i them vetes,-Ndoshta ata kanė tė drejtė , ndoshta kjo qė po bėj ėshtė gabim, dhe unė duhet tė primitivizohem si ta. Mė vjen turp pėr disa videoklipe e veshje, madje aq shumė u bėra konservatore, sa vetė familja nisi tė tallej me mua e tė mė quante "parahistorikja e shtėpisė. Ata qė e kritikonin ishin ata me kujtesė tė shkurtėr apo injorantė ndaj karrierės sė saj. Siē ndodhi gjatė performancės tek Kė nga Magjike 2009. Veshja me body, geta dhe ēizme mbi gju, nuk pėrbėnte asnjė ēudi pėr ata qė e kanė parė edhe kur ka dalė me zhartierė disa vite mė parė, por aq mė tepėr, kur ka dalė me tė brendshme nė 1996-ėn nė Festivalin e Fundvitit. Pavarėsisht kėsaj, ajo u quajt si kopjace e stilit tė Lady Gagws. "U jap tė drejtė tė kritikojnė perfomancėn. Unė koncerteve u pėrkushtohem shumė, madje edhe njė koncerti nė fshat tė Kosovės, por ardhja ime nė Shqipėri u vendos shumė shpejt dhe nuk isha e pėrgatitur. Por nuk u jap tė drejtė tė mė krahasojnė me dikė tjetėr qė fatmirėsisht pėr hir tė sė vėrtetės, ka dalė nė skenė shumė mė vonė se mua." Ajo qesh, ashtu sicc qeshte tė nesėrmen e Kėngės Magjike, kur Arditi shprehej me habi se si njė artiste e vėrtetė si Adelina, mund tė votohej ose me pikė maksimale ose me 0 nga kolegėt. Njė analogji me jetėn e saj. E kam kuptuar qė nė momentin e parė kur hyra nė show-biz se nuk doja tė isha njė kėngėtare e zakonshme. Dua tė mos harrohem. Nuk dua tė jem mesatare, do tė bėj atė qė kam dėshirė dhe njerėzit ose e urrejnė ose e pėlqejnė jashtė mase. Por pėlqimi duket se ėshtė mė i madh. Nėse heqim ata 5-6 gazetarė qė e pėrndjekin, sepse me Adelinėn bėhet lajm dhe shiten gazeta, mijėra tė tjerė e duan. Sot ajo ėshtė artistja mė e paguar shqiptare, publiku i saj ka pasur raste qė ka arritur nė 15.000 vetė. Ndėrsa nė festėn me rastin e Pavarėsisė sė Kosovės, ekzaltimi dhe brohoritjet disa-minutėshe tė qindra-mijėra njerėzve nė shesh kur ajo u ngjit nė skenė, e bėn tė qajė dhe tė kuptoj se pavarėsisht dhjetėra kėngėtarėve qė kanė dalė pas saj, pavarėsisht sulmeve tė medias, ajo nuk i kishte humbur fansat. Them se e kam merituar suksesin. Punoj shumė , punoj tej mase pėr tė bėrė njė show tė vėrtetė. Pėrpara disa kohėsh, nė njė koncert bėra 10 performanca tė ndryshme. Dua tė performoj flamengo, bėj kurs, dua tė bėj njė pjesė me belly-dancing, marr mėsime pėr muaj tė tėrė , madje edhe pėr vallen shqiptare bėj prova. Ēdo gjė e mendoj deri nė detaje. Me 11 albume nė CV-nė e saj, me koncerte tė rezervuara deri nė 2011-ėn, dhe me numrin mė tė madh tė klikimeve nė internet nga artistėt shqiptarė (rreth 3 milionė), Adelina nė ēdo moment tė tėrhiqet nga vėmendja, sepse tashmė e ka tė vulosur emrin e saj ndėr emrat protagonistė tė historisė sė Kosovės. Por ajo nuk ėshtė gati: Kam edhe pak punė kėtu, dhe kur tė tėrhiqem do tė krijoj familjen time. Dua shumė fėmijė A thua tė jetė ajo njė ditė nėna normale me kėmishė Burberry dhe kėpucė tė sheshta Tods? E ērėndėsi ka kjo? Edhe kėshtu siē ėshtė, do tw ishte njė ideale. Pėr ēdo mbrėmje do tė kishte gati nga njė rrėfim, pėr njė vajzė tė bukur dhe tė guximshme, qė jo vetėm e provoi por e jetoi lirinė, kohė pėrpara se tė ēliroheshim tė gjithė ne. Dhe "ndoshta vetėm atėherė do ti pėrsėritej ndjesia qė provoi gjatė photo-shoot-it" Mes atyre qė nuk mė duan dhe mė paragjykojnė, gjithmonė do tė jetė dikush qė mė pranon dhe mė shtyn ti qėndroj besnike Adelinės.
|
|
|
15-02-10, 14:22
|
#1250
|
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga roadrunner
Nuk jem kah mendojm per ket sene, spo dihet a i ka hyp dhise, a dhija i ka hyp ksana edhe as spo naj nin me dite bile.
|
ma moje se menone se pe xhelozone adelinen :p
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
|
|
|
15-02-10, 14:27
|
#1251
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
s'jam n'zor me xhelozu bi bija. i kam tiparet e mia spo me intereson per ket kant berllogit qe as komunallno nuk mledh send ne to
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga emine
ma moje se menone se pe xhelozone adelinen :p
|
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
15-02-10, 16:15
|
#1252
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga roadrunner
Nuk jem kah mendojm per ket sene, spo dihet a i ka hyp dhise, a dhija i ka hyp ksana edhe as spo naj nin me dite bile.
|
Ahaaaa.Per ato qe s`je ty menu,menjehere ja nise me shkruuuu
|
|
|
15-02-10, 16:20
|
#1253
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga roadrunner
s'jam n'zor me xhelozu bi bija. i kam tiparet e mia spo me intereson per ket kant berllogit qe as komunallno nuk mledh send ne to
|
Uh uh mos se gati me te besu jemi.
Dost,kjo fjali shpjegon shuuuume: [I] "Por edhe kėshtu, duke ruajtur pavarėsinė , ajo rriste famėn, aq sa nė vitin 2005 u bė kėngėtarja me numrin mė tė madh tė shitjeve tė albumit From the Beginning duke pėrfituar 100,000 dollarė . Nje rekord shume ende e paarritshme nga ndonjė artist tjetėr shqiptar."[/I]
Por...cka mbledh Adelina mundesh me shiku edhe vet...3.000 njerez nga (vetem !) 30 Frang...uuuh...
shiko http://www.youtube.com/watch?v=Ww4BtpKN9Rk
Shuni tash se faktet po na rrehin shpulla gojes...
|
|
|
17-02-10, 15:22
|
#1254
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Pershendes fansat dhe ju uroj Pavaresine e Kosoves me Simbolin dhe Ikonen e Pavaresise se Kosoves.
Shikim te kendshem-Adelina Ismaili ne Diten kur u shpall Pavaresia e Kosoves.Diten kur Shqipetaria kuptoi kush eshte E Madhja Adeline.
http://www.youtube.com/watch?v=cLd7dTSA9uY
|
|
|
17-02-10, 15:55
|
#1255
|
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
O Legend, te shtofte Zoti vullnetin, nuk di se si nuk po perton , a mos je vet Adelinaa ?! :D
|
|
|
17-02-10, 16:16
|
#1256
|
Djale Drenice
Anėtarėsuar: 21-10-08
Vendndodhja: Nė vėndin e ngjarjeve
Postime: 20,920
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga doGzona
O Legend, te shtofte Zoti vullnetin, nuk di se si nuk po perton , a mos je vet Adelinaa ?! :D
|
hahahah Liriku nja ka patriotizmi veptrat patriotike nuk priton me shkrujt edhe Legend 2 ne personalitete jan te njejt si me kan moter e vlla qysh spo pritojn kaq gjat se une mendoj qe marrin rroge t'mire hahahahahah
__________________
Jeta eshte realitet jo virtualitet.
The End.
|
|
|
17-02-10, 16:34
|
#1257
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga roadrunner
s'jam n'zor me xhelozu bi bija. i kam tiparet e mia spo me intereson per ket kant berllogit qe as komunallno nuk mledh send ne to
|
O vendase, nuk ban berllog Adelina, qata nuk i shkojn komunallcat te dera,
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|
|
|
17-02-10, 16:40
|
#1258
|
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga shfletuesi_
hahahah Liriku nja ka patriotizmi veptrat patriotike nuk priton me shkrujt edhe Legend 2 ne personalitete jan te njejt si me kan moter e vlla qysh spo pritojn kaq gjat se une mendoj qe marrin rroge t'mire hahahahahah
|
hahahhahhaha, cka me thene tjeter!
|
|
|
17-02-10, 16:48
|
#1259
|
Anėtarėsuar: 17-02-10
Postime: 1
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Adelina ėshtė njė kėngėtare shume e mirė, por ajo qė me bėnė qė ta respektoj ėshtė fakti se "Kur ja futi shulla" leonores kishte tė drejt dhe mirė ja bani, pėr ate ajo ėshtė edhe mė e madhe.....
|
|
|
17-02-10, 21:58
|
#1260
|
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Ukasi
Adelina ėshtė njė kėngėtare shume e mirė, por ajo qė me bėnė qė ta respektoj ėshtė fakti se "Kur ja futi shulla" leonores kishte tė drejt dhe mirė ja bani, pėr ate ajo ėshtė edhe mė e madhe.....
|
Pse kishte te drejte ???
bash jam kureshtar per me e dite shkakun e asaj ngaterese se jo qe mu ka dhimte Leonora shume.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:03.
|
|