Titulli: Titulli pompoz per Naim Miftarin
Miftari provokon drejtėsinė
Fadil Sertolli
Pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės i bėnė thirrje tė vetėshpallurit agjent i SHIK-ut, Naim Miftarit, qė tė lajmėrohet nė polici nėse posedon fakte se nė Kosovė ka pasur krim tė organizuar dhe korrupsion.
Ky reagim nė drejtim tė ish agjentit erdhi nė njė tryezė tė rrumbullakėt tė organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovės (KDI) dhe Transparency International Kosova (TIK), me temėn Luftimi i krimit tė organizuar dhe pasurisė sė paligjshme baza ligjore.
Nė kėtė tryeze ishte i pranishėm edhe vetė Miftari, ndėrsa reagimi i tė pranishmėve erdhi nė kohėn kur gazetarėt pyetėn nėse organet e drejtėsisė kanė marrė hapa konkretė nė hetimin e deklarimit tė ish-agjentit Miftarit, pėr ofertat qė kishte ai nga pushtetarė pėr vrasje me pagesė.
Kjo pyetje ngjalli reagimin e pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė drejtėsisė, tė cilėt kanė thėnė se janė nė proces tė hetimit, ndėrkohė edhe i ėshtė thėnė vetė Miftarit qė nė rast tė informatave tjera mė tė hollėsishme tė paraqitet nė polici.
Anėtarja e Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės (KGJK), Valdete Daka, ka thėnė se Gjykatat janė hallka e fundit tė zinxhirit nė luftėn kundėr krimit tė organizuar. Sipas saj, buxheti pėr tė gjitha shpenzimet e tė gjithė akterėve tė gjyqėsorit ėshtė mė i ultė i mundshėm, rreth 1 pėr qind nga buxheti i konsoliduar i shtetit, prandaj, siē tha ajo, ky buxhet nuk mjafton pėr luftimin e kėtyre dukurive.
Nė tė ardhmen, gjykatat duhet tė sfidohen edhe me raste tė gjykimeve tė krimeve tė rėnda, ka thėnė Daka.
Ndėrkaq zėvendėsministri i Drejtėsisė, Daut Xhemajli, ka thėnė se Ligji pėr Konfiskimin e Pasurisė sė fituar nė mėnyrė tė paligjshme pritet tė hyjė nė fuqi shumė shpejt, brenda gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti. Ritheksojmė pėrkushtimin tonė pėr ndėrtimin e institucioneve dhe bazės ligjore pėrkatėse pėr luftimin e krimit tė organizuar dhe korrupsionit, ka thėnė ai.
Ndėrkohė, prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovės, Jonathan Ratel, ka thėnė se mbėshtetja fi nanciare pėr gjyqėsorin nuk ėshtė nė nivel. Vetė buxheti i ulėt i caktuar nga Ministria pėrkatėse ndikon nė pavarėsinė e institucioneve tė gjyqėsorit.
Ndėrkaq, edhe pse Kosova ka polici shumė tė mirė, dhe prokurorė tė mirė, kėto nuk mjaftojnė. Policėt, prokurorėt dhe akterėt tjerė tė pėrfshirė duhet tė jenė proaktivė, dhe tė kenė vullnet tė ēojnė rastet pėrpara, ka thėnė Ratel.
Ndėrkaq, sipas zėvendėsministrit tė Punėve tė Brendshme, Izmi Zeka, krimi i organizuar nuk ėshtė sfi dė vetėm pėr Kosovėn, por, siē ėshtė shprehur ai, krimi i organizuar ėshtė sfidė pėr gjithė Ballkanin. Nė ndėrkohė nė debat ėshtė ngritur edhe njė rast konkret i njė denoncuesi tė njė krimi tė mundshėm.
|