Cilat janė shkaqet pėr largimin e rinisė shqiptare jashtė Kosovės dhe deri kur do tė heshtin e institucionet qeveritare ndaj kėtij eksodi tė ri?
Rikthehen rrugėt ilegale tė ikjes sė kosovarėve nė perėndim
Prishtinė, 09.06.2013
Nuk ėshtė vetėm komuna e Vitisė epiqendrėr e ikjes masive tė shtetasve kosovarė nė Perėndim. Mirėpo, problemi i shfaqur i arratisjes nga Vitia, fal reagimit tė shpejtė dhe profesional tė korrespondentėve tė KTV-sė dhe Kohės Ditore tashmė ka ditė qė ėshtė bėrė publik. Ndėrkohė, Koha.net mėson se ikja masive dhe tentime pėr tia mėsyer Perėndimit me ēdo kusht, para se gjithash nėpėrmjet rrugėve ilegale, ka ditė qė po ndodhin edhe nė disa qendra tė tjera tė Kosovės.
Me qindra shtetas kosovar kėto ditė kanė lėshuar Kosovėn duke u nisur nga Podujeva, Skėnderaj, Drenasi, Ferizaj dhe Prishtina, duke udhėtuar nėpėr Serbi nė drejtim tė Hungarisė, prej nga nėse kanė fat, ilegalisht udhėtojnė pėr ndonjėrin shtet mė tė afėrt tė perėndimit.
Sipas njė burimi tė sigurt nga Stacioni i Autobusve tė Prishtinės, ka ditė qė ka nisur lėvizje e madhe e udhėtarėve me autobusėt e linjave tė rregullta nė drejtim tė kryeqytetit serb. Fillimisht mbushej pėrplot pėr ēdo natė autobusi qė niset nga Prishtina nė drejtim tė Beogradit nė orėn 22, mė pastaj pėr shkak tė numrit tė madh tė udhėtarėve nė kėtė linjė janė nisur gjatė ditėve tė fundit po tė njėjtėn kohė edhe nga dy e mė shumė autobusė. Tė gjithė kėta tė mbushur me shtetas tė Kosovės, prej tyre shumica absolute qytetarė tė moshės sė re, e jo rrallė minorenė fare.
Nė Podujevė, sipas burimeve flitet se nė kėto kohėt e fundit, qė kur ka filluar ikja ilegale pėr nė Hungari, nga ky qytet janė larguar sė paku 1.000 kosovarė, ndėrsa nga Skėnderaj dhe Drenasi madje edhe mė shumė se kaq. Po kėshtu, sipas burimeve, edhe nga Ferizaj nė tė njėjtėn mėnyrė, me qindra tė rinj farizajas janė nisur nė kėtė rrugė.
Burimi i Koha.net shpjegon se udhėtarėt e zorit nisen vetėm me letėrnjoftime, pėr ēka tashmė Serbia nė rastet mė tė shumta nuk bėn problem, ndėrsa me zbritjen nga autobusi nė Beograd bien nė duart e sekserėve shqiptarė dhe serbė tė cilėt kundrejt njė ēmimi prej 250-500 euro i dėrgojė deri nė kufirin serb-hungarez, tė cilin e kalojnė ilegalisht pėr tu dorėzuar te policia hungareze, e cila i dėrgon nė qendrat e pėrkohėshme tė azilit. Pastaj, kush ka fatin qė tė lejohet pėr tė ikur nė Perėndim vazhdon rrugėn, tė tjerėt kthehen pėr nė vendlindje tė zhgėnjyer, pas shpenzimeve jo tė vogėla dhe peripecive jo tė pakta tė pėrjetuara gjatė aventurės pėr tė ikur nė Perėndim.
ps: 2 nga tė "arratisurit" , tanimė janė vendosur te fqinjėt e mi...