|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
19-03-06, 10:20
|
#16
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
E Diele, 19 Mars 2006
PACK: QENDRIMI I MUSTAFAJT, CMENDURI .
Presidentja e delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, Doris Pack, kundershtoi dje ekzistencen e mundesise se ndarjes se Kosoves dhe rishikimit te kufijve ne Ballkan. Kjo eshte nje cmenduri. Nese atje do te kete pavaresi e kam thene gjithnje se do te jete e kushtezuar. Dhe kushti me i madh qe duhet te firmoset ne Keshillin e Sigurimit, eshte se nuk ka per te pasur asnje ndryshim kufijsh as ne Maqedoni, as ne Shqiperi, madje as ne luginen e Presheves ne Serbi.
Pra, mendoj se duhet te jete e qarte se kjo nuk ka per te ndodhur. Perndryshe, nuk do te pranoja asnje rezultat te pavaresise se kjo eshte e pamundur, deklaroi Pack. Ajo shtoi se nese ne duam paqe ne rajon, duhet te mbajme Maqedonine ashtu sic eshte, Shqiperine keshtu sic eshte dhe Serbine e Malin e Zi ashtu sic jane.
Koja jonė
|
Me siguri qe deklarata e Z.Pack eshte bere ne transmetimin e gabuar te thenjes se Z.Mustafaj.
Z.Mustafaj nuk ka folur asgje te gabuar!
Kosova duhet te jete nje shtet unitar dhe e pandashme, ne te kundert ajo do te ishte nje molle sherri dhe nje shkak me teper per ndryshime rrenjesore te kufinjve ballkanike.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|
19-03-06, 10:24
|
#17
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
E Diele, 19 Mars 2006
Koha jonė
DERI KUR POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE DO TE VEPROJE KUNDER INTERESAVE TE KOSOVES? .
Viti 2006 duket se do jete nje vit historik per Ballkanin: shpresohet qe endrra e popullit te Kosoves te behet realitet; populli ne Mal te Zi do te shprehe vullnetin e tij ne referendum dhe ish diktatori Milloshevic po varroset keto dite.
Pavaresisht se fati i Kosoves nuk eshte aspak ne duart e qeverise shqiptare, perseri qeveria dhe politikanet e Shqiperise mund te kene nje ndikim shume te madh negativ: me fjalet dhe qendrimet e tyre mund te demtojne shume ceshtjen e Kosoves dhe klimen paqesore ne Ballkan. Koha ka provuar se veprime te tilla kane ndodhur edhe me pare dhe po ndodhin edhe sot.
Dihet publikisht se ne vitet 1994 1996 kur Fuqite e Medha perendimore i kishin vene embargo regjimit te Milloshevicit, qeveria shqiptare bente apo lejonte kontrabanden e karburantit per ne Serbi. Kunder gazetareve kurajoze qe merrnin guximin ta denonconin kontrabanden e karburantit dhe te armeve, shteti dhe mafia e lidhur me te hakmerreshin me te gjitha menyrat, edhe deri me burgim te tyre.
Dhe ishte koha kur dhuna milosheviciane kercenonte Kosoven dhe popujt e tjere te ish Jugosllavise! Duket si e pabesueshme qe pikerisht Shqiperia po ndihmonte armikun e paqes dhe te Kosoves, Sllobodan Milloshevicin. Por e verteta nuk mund te fshihet, edhe kur ajo eshte e hidhur.
Vitin e kaluar dhe kete vit ne Vashington D.C. jane bere dhe vazhdojne te behen shume takime e konferenca lidhur me Ballkanin. Kam pasur mundesine te marr pjese ne disa prej tyre dhe nje nder ceshtjet e diskutuara apo pyetjet e shtruara ka qene dhe mbetet: nese Kosoves i jepet pavaresia, a rrezikon kjo ndryshimin e kufijve ne Ballkan?
A mundet qe Shqiperia te kerkoje bashkimin me Kosoven? A rrezikohet stabiliteti ne Ballkan etj. Dihet se ata qe e kundershtojne dhenien e pavaresise Kosoves si argument te tyrin perdorin vec te tjerash edhe friken e ndryshimit te kufijve.
Ne politiken e jashtme dhe diplomaci ajo cfare mendon e deshiron si qytetar dhe shtetas, ne shume raste eshte krejt tjeter nga ajo qe duhet te thuash si politikan e diplomat ku shpreh qendrimin zyrtar te shtetit qe perfaqeson. Mosndryshimi i kufijve eshte nje kusht qe Fuqite e Medha kane vene per zgjidhjen e krizes ballkanike. Kjo eshte pranuar edhe nga qeveria e Shqiperise.
Nuk mund te gjendet emri i sakte per deklaratat e fundit te kryediplomatit te Shqiperise lidhur me dyshimet e tij per sigurine e mosndryshimit te kufijve nese Kosova behet e pavarur! Intepretoje si te duash kete deklarate dhe do te arrish ne te njejtin perfundim: ajo nuk e ndihmon as Kosoven, as paqen ne Ballkan. Me te drejte keto deklarata sollen reagimin e menjehershem te diplomacise nderkombetare. Nga ana tjeter, kundershtaret e pavaresise se Kosoves tani kane nje arme me shume per ta perdorur kunder Kosoves! Kjo eshte dhurata qe u beri kryediplomati i Shqiperise ne nje moment aq delikat.
Le te spresojme qe qeveria dhe Parlamenti i Shqiperise do te veprojne me shpejtesine e duhur per te korigjuar shijen e hidhur te deklarates se ministrit te tyre te Jashtem.
Populli dhe politikanet e Kosoves e kuptojne shume mire se pavaresia arrihet tashme vetem permes mencurise dhe pjekurise politike; perkushtimit ndaj te ardhmes se tyre europiane e demokracise perendimore; garantimit te lirive dhe te drejtave te te gjithe etniciteteve e minoriteteve te Kosoves.
Edhe pse kryediplomati dhe qeveria e Shqiperise nuk kane asgje ne dore per fatet e Kosoves, eshte ne interes te paqes dhe stabilitetit ne rajon qe ata te mos bejne me te tilla deklarata te pamatura.
Dhe nese nuk rrine dot pa bere marrezira, atehere me mire te heshtin. Benzines qe Shqiperia i dha Milloshevicit disa vite me pare nuk ka me nevoje ti vihet flaka me deklarata te tilla minuese. Zoti e ruajte Shqiperine nga qeveritare dhe politikane te papergjegjshem!
|
Ky shkrim i mesiperm, nuk eshte gje tjeter vecse vazhde e sulmeve personale dhe te pabaze ndaj Z.Mustafaj.
Te ishte bere nga ndonje gazete tjeter, ndoshta dhe pranohej, por e bere nga Nasha Borba e Shqiperise, ajo ka shume pak vlere.
Ata qe e kane lexuar kete gazete, qe nga themelimi, e dijne mire se cfare qendrimi ka mbajtur ajo ndaj Kosoves.
Ata qe nuk e dijne, le ti referohen arkivave te shtypit shqiptar!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|
19-03-06, 10:52
|
#18
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Fitorja dhe faji i tėrthortė
Agim Baēi
Politika ėshtė si paraja falso, ka vlerė deri nė momentin qė zbulohet. Kjo aksiomė e ish-presidenti boshnjak, Izetbegoviq, duket e ashpėr nė fakt pėr kėdo qė kėrkon tė merret me komentimin e njė lėvizjeje politike, sidomos kur bėhet fjalė pėr diplomaci.
Si qytetar, mundemi tė mbajmė njė qėndrim mbi atė ēka ndodhi pas njė deklarate tė kryediplomatit Mustafaj, mbi fatin e kufijve, nėse Kosova ndahet, sipas njė projekti tė propozuar dhe tė mbrojtur nga serbėt. Nė pamje tė parė tė duket se, Ministri i Jashtėm pėr pak sa nuk ka nxjerrė nė treg idenė e brishtėsisė sė njė vendi tė vogėl, i cili nėse ka trazira nė vendin fqinj, nuk mundet asesi qė tė garantojė pėrmes fuqive tė veta njė tė ardhme tė sigurtė nė rajon.
Nė kėtė rast fqinjėt janė shqiptarė, qofshin kėto nė vendin pėr tė cilin bėhet fjalė pėr ndarjen, ashtu edhe pėr njė pjesė tė mirė tė banorėve tė njė vendi tė brishtė, siē ėshtė Maqedonia. Atėherė, a ishte nė rregull kryediplomati kur deklaroi kėtė brishtėsi? A ėshtė kjo brishtėsi e njėjtė edhe pėr tė gjithė ata tė cilėve u intereson stabiliteti?
Deklaratat e ashpra tė Bashkimit Evropian pėrmes zėdhėnėses sė Barrosos, zėdhėnėses sė Solanės dhe tė Komisioneres Evropiane, Doris Pak, nė pamje tė parė qortojnė ashpėr pamaturinė e diplomacisė shqiptare. Por pėr ēfarė dėnimi bėhet fjalė? Pikėrisht kėtu kritikohet kryediplomati i Tiranės, duke i kujtuar edhe njė herė qė tė jetė i qartė nė atė ēka ėshtė e mirėvendosur nga ndėrkombėtarėt: se nuk ka ndryshim kufijsh. Mirėpo, kėto deklarata, edhe pse mė rėndesė negative ndaj Mustafajt, mė sė shumti duket se i shkojnė pėrshtat qėndrimeve shqiptare se sa atyre qė kanė kundėrshtuar. Nėse BE ėshtė e vendosur tė mos ndryshojnė kufijtė, ( kjo ėshtė tashmė e kthjellėt), kjo do tė thotė se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė rrugė tė mbarė dhe nė pėrputhje me njė deklaratė tė qėndrueshme tė palės shqiptare se nuk kėrkon ndryshim kufijsh. Nėse kėtė herė Shqipėria ka arritur te i njėjti qėndrim pėrmes rrugės sė kundėrt, do tė thotė se, kėtė herė ėshtė bėrė thjesht politikė. Nėse aktorėt shqiptarė nuk janė mėsuar me formulėn ti biesh nga krahu i kundėrt pėr tė ardhur aty ku ke dashur, atėherė kjo ėshtė thjesht njė keqkuptim me gjuhėn e politikės.
Nė kėtė rast, ne thjesht duhet tė kishim ngrehur veshėt pėr tė kuptuar se pėr ēfarė kėmbėngulte BE apo selitė e tjera diplomatike. Nėse kjo deklaratė ka thartuar vetėm Beogradin, kjo mė sė shumti mund tė jetė njė djegie e kartės nė dorė, e cila pas pėrsėritjes sė BE se ska ndryshim kufijsh, duhet tė vėrė nė pozitė mė tė ngushtė serbėt, qė janė propozuesit dhe kėmbėngulėsit e kėsaj rrugėzgjidhjeje.
Nė tė vetmin rast qė mund tė ēuditemi ėshtė vetmia e deklaratės sė Mustafajt, i cili, mund tė mos ishte publike pėr ne, por duhet tė ishte publike pėr njė pjesė tė aktorėve politikė qė mbrojnė tė njėjtėn logjikė. Nė kėtė rast Mustafaj ėshtė i dėnuar tė vuajė mungesėn e njė repertori diplomatik, i cili nė jo pak raste e ka ēuar drejt dėnimit me shpjegim para tė gjithėve, qė ėshtė edhe vdekja e diplomacisė.
Hollėsitė nuk i pėrkasin tė gjithėve, por atyre qė janė pranė letrave tė sė ardhmes. Por e nesėrmja e shqiptarėve, kudo qė janė duhet tė na interesojė tė gjithėve. I takon Mustafajt, qė tė gjejė rrugėt pėr tė qenė i tė gjithėve pa i dhėnė llogari gjithėsecilit.
Gazeta TEMA
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|
19-03-06, 11:23
|
#19
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Shqipėria dhe Kosova, ēfarė strategjie? Genc Burimi

Fakti ėshtė i rrallė pėr tu mos u nėnvizuar. Pėr tė parėn herė qė nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė, opozita nė Shqipėri dhe njė personalitet i veēantė si Ismail Kadare, janė nė tė njėjtėn gjatėsi vale me Beogradin dhe Shkupin nė sulmin me goditje te pėrqendruar kundėr shefit tė diplomacisė shqiptare. As episodi famėkeq i Bllacės, ai pazar i shėmtuar matrapazėsh qė diplomacia maqedonase bėri nė kurriz tė refugjateve kosovarė, nuk gjeneroi njė federim shpirtrash ballkanikė kundėr Shkupit tė pashpirt, sa ēpo arrin sot kundėr vetes Besnik Mustafaj, me njė deklaratė jozyrtare. Duhet pranuar qė Mustafaj e ka kėtė art tė prodhojė konsensus kundėr vetes qė kur ėshtė emėruar minsitėr. Ai po puq dhe me tė papuqshmit. Pėrse ministri ynė i Jashtėm ėshtė irritues nė kėtė pikė? Kjo nuk ėshtė ēėshtja. Debati ose fushat pėr tė cilat duhet tė diskutojmė nė poliitkėn tonė rajonale janė ėndrrat tona mė realiste qė presin konkretizim: fati i Kosovės si anėtare e ardhshme e OKB-sė ku ajo duhet tė njihet si shtet, fati i Shqipėrisė si njė nga fuqitė kryesore ballkanike qe ajo duhet tė synojė tė bėhet, dhe fati i lidhjeve etniko-kulturore midis shqiptarėve tė Shqipėrisė e atyre tė Kosovės, tė cilat nuk duhet tė faniten ditė pas dite nė lidhje gjuhėsore si ato mes Francės dhe Belgjikės. Nė kėtė konstelacion objektivash, njė deklaratė mė shumė a mė pak e Besnik Mustafajt mbi Kosovėn, ėshtė si njė sondė mė shumė mbi planetin Mars, qė do tė sjellė fotografi, hamendje e debate tė reja, por qė ka shumė pak gjasa ti ndryshojė trajektoren. Ēdo tė bėhet me Kosovėn, kjo ėshtė ēėshtja qė duhet tė na preokupojė pėr momentin. Shqiptarėt e Kosovės janė pėrballė njė ekuacioni tė cilin do ta kenė tė vėshtirė ta zgjidhin tė vetėm. Kosovarėt nuk kanė njė revendikacion ne negociatat e Vjenės, por dy: pavarėsinė dhe terėsinė territoriale. Pavarėsinė pakkush e diskuton. Tėrėsia territoriale do tė zėrė pjesėn kryesore tė negociatave emėrtuar me eufemizėm si reformė e decentralizimit. Nė shtjellimin e kėtij ekuacioni do tė shikojmė se ēvend zė aty deklarata e Besnik Mustafajt
Pavarėsia dhe territorialiteti i Kosovės
Parimi pėr vetėvendosje tė popujve, sanksionuar nė Kartėn e Helsinkit tė vitit 1975, nuk ėshtė me demagogji, por njė realitet nė kontinentin tonė. Nė paqe e me konsensus, ēekėt dhe sllovakėt vetėvendosėn tė ndaheshin, ndėrkohė qė gjermanolindorėt dhe gjermanoperėndijorėt vetėvendosėn tė ribashkoheshin. Aty ku pati luftė, si nė Slloveni e Kroaci, Evropa ndėrhyri me kartonin e njohjes sė njėanshme. Aty ku pati dramė, si nė Bosnje-Hercegovinė, Evropa ndėrhyri me miliarda dollarė dhe vėnie nėn tutelė qė u pranua nga tė gjitha palėt nė terren. Nė tė tėra kėto raste, zgjidhja ėshtė gjetur ne kuadrin e parimit te shenjte te vetevendosjes se popujve. Per Kosoven nuk ka perse te behet perjashtim dhe nuk do tė behet perjashtim. Pavaresia duket normale dhe vete serbet ne sondazhe e shprehin se Kosova u duket e humbur. Ky pohim, sa me shume thjeshtėson pjesen e pare te ekuacionit, pavaresine, aq me teper nderlikon pjesen e dyte te tij, teresine territoriale. Perse vetevendosja duhet te funksionoje ne raportin midis Prishtines dhe Beogradit, e te mos veproje midis Mitrovices serbe dhe Prishtines? Ky ėshtė thelbi i negociatave te statusit te Kosoves. Te prania serbe ne Kosove qendron thembra e Akilit e zgjidhjes perfundimtare se dosjes se Kosoves. Teorikisht asgje nuk duhet ti pengoje serbet nga garancia ne Mitrovice, qe me nje refendum si ai qe bene shqiptaret ne Kaēanik me 1990-ėn, te shpallin autonomine per viset e banuara prej serbeve ne Kosove, e pse jo me vone bashkimin me Serbine. Kete loje makievelike te instrumentalizimit te serbeve te Kosoves me parimin e vetevendosjes se popujve po perpiqet te luaje Beogradi. Jemi ne nje situate ku Serbia nuk ka me se ēfare te humbase, kurse Kosova humbet nje pjese te territorit te saj.
Kjo do tia zbehte vleren pavaresise se Kosoves dhe ėshtė ky epilog i shemtuar qe kerkojne qarqe revanshiste ne Beograd ne strategjine e tyre te tokes se djegur. Si mund ti pengoje Evropa serbet ne kete loje destruktive? A nuk duhet konsideruar deklarata e ministrit tone te Jashtem si e vetmja antidote qe ekziston sot ne duart e faktorit shqiptar per ti zhbindur serbet te hyjne ne lojėra mjeshterish magjistare, nga ku te gjitha palet (perveē Shqiperise) dalin te humbura? Kosova dhe Serbia duhet te shohin drejt se ardhmes evropinae. Ne Vjene, me shume se nje Martii Ahtisari, do tė nevojitej nje Bill Gate. Nuk ėshtė decentralizmi, por ndertimi i akseve rrugore Beograd - Prishtrine - Tirane - Durres, ėshtė investimi dhe zhvillimi i shpejte i shkembimeve tregtare per fitim parash e begati si per serbet, ashtu dhe per shqiptaret, tema kryesore qe duhet te dominoje ne negociata. Magjia ėshtė ekonomia, siē e kuptoi me vonese pas lufte Evropa e Zhan Monese dhe e traktatit te Romes. Nje epoke e ngjashme duhet te hapet ne marrėdheniet nderballkanike qe tu lejoje vendeve tona, Serbise, Malit te Zi, Kosoves, Maqedonise e Shqipėrisė te kapin kohen e humbur e te tregojne se i perkasin modernitetit. Fatkeqesisht Beogradi ende nuk ėshtė gati, dhe kerkon te luaje nje karte te fundit: ate te serbeve te Kosoves. Thjesht per hakmarrje apo ne menyre me komplekse, per te nxjerre avantazhe ne forme kompensimi nga Evropa. Rreziku ėshtė kesaj here shume me i madh per Kosoven. Pavaresia u fitua me lufte, por serbet e Kosoves do tė jete e pamundur ti bindesh me lufte te qendrojne ne Kosove. Shqiperia deri tani nuk ishte shprehur. Momenti ka ardhur qe vendi yne te perzihet ne lojen e shahut ballkanik, jo per interesa te tij, por per te garantuar teresine territoriale te Kosoves. Ashtu, me qetesi e diplomaci, por me vendosmeri. Perndryshe vendi i shqipeve nuk garanton me asgje. Ishte nje deklarate kurajoze, ajo duhej thene
Vazhdon
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|
19-03-06, 11:24
|
#20
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Pokeri i fundit ballkanik: Shqipėria si shans i Kosovės
Nder kater entitetet etniko-problemitke te juglinjdes se Ballkanit, Serbi-Mal i Zi, Maqedoni, Kosove, Shqiperi, kjo e fundit ėshtė e vetmja qe ska asnje problem te kesaj natyre (perjashto divergjencat shqiptaro-greke qe nuk jane objekt i ketij artikulli). Beogradi me humbjen e Kosoves, dhe neser te Malit te Zi, ngushellohet me idene se do tė behet si Shqiperia, nje vend i zhveshur nga ēdo lloj problemi etnik. Por ndryshe nga Shqiperia, perhere neutrale, Beogradi ka premisa te qendroje i tille. Ai mendon ta shfrytezoje avantazhin qe do ti jape statusi i nje vendi qe vezhgon te tjeret dhe nuk e vezhgojne me. Siria per nje kohe te gjate nderhyri ne lojen midis Libanit dhe Izraelit. Kete mundet te beje Irani ne lojen e grindjeve fetare brenda Irakut e me pas te negocioje avantazhe me amerikanet. Maqedonia veproi po ashtu gjate luftes se Kosoves. Shkaktoi artificialisht nje problem ne Bllace per te negociuar avantazhe me Evropen. Bllaca per Beogradin sot ėshtė Mitrovica dhe xhepat e tjera etnike te banuar nga serbet ne Kosove. Beogradi nuk do ta lere kete shans ti shpetoje nga duart. Me nje dore e me pahir do tė firmose pavaresine e Kosoves, nderkohe qe me tjetren do tė vere ne levizje faktorin serb ne Kosove si nje kolone te peste. Bashkesia nderkombėtare ėshtė koshiente per kete kurth. Duhen miliarda dollare per ta shmangur ate, per te blere serbet e Kosoves dhe Beogradin siē u veprua ne rastin e Bosnjes. Veēse miliardat qe u hodhen ne Bosnje, nuk ekzistojne me per Kosoven. Ahtasari ka hyre ne negociata me xhepat bosh. Ai sdo ta kete problem nje dite ti bjere bilbilit, ti jape fund lojes, domethene ti jape pavaresine Kosoves, dhe serbeve nje lloj decentralizimi. Por ēdo tė ndodhe mbrapa nese serbet e Kosoves, te shtyre nga Beogradi, peprlasin kembet dhe kerkojne ate shkeputje qe Kosova kerkoi nga Beogradi? A do tė dergohen tanke kundėr civileve serbe siē beri Milosheviēi ndaj civileve shqiptare me 1999-ėn? Kurthi ėshtė real per shtetin e ardhshem kosovar. Evitimi i tij kalon nepermjet detyrimit te Beogradit te heqe dora nga tutela mbi serbet e Kosoves dhe ti lere keta te fundit te qete te ngrejne nje jete te re dhe demokratike ne nje Kosove multietnike, duke marre pjese aktivisht ne institucionet e vendit. Si mund ti arrihet ketij qellimi kur Serbine, pasi e ke detyruar te heqe dore nga Kosova, ta poshterosh edhe me shume, duke e imponuar te heqe dore nga lidhjet me serbet e Kosoves? Beogradi do tė zabtoje ne Vjene diplomacine e nje vendi qe nuk ka se ēfare humbet mė. E vetmja menyre per ta ndalur ne kete hov destruktiv, ėshtė qe ti tregohet Beogradit se po copetoi Kosoven, ai jo vetem qe nuk do tė fitoje asgje, por do tė humbase territore te tjera te Serbise. Pas-Kosova quhet lugine e Presheves! Ky ėshtė shantazhi i vetem dhe bindes qe mund ti behet Beogradit sot. Nese serbet e Kosoves shkeptuen nga Kosova, shqiptaret e jugut te Serbise do tė shkeputen nga Serbia. Ne nje reaksion zinxhir dhe shqiptaret e Maqedonise do tė shkeputeshin nga Shkupi; Serbet e Bosnjes nga Bosnja, ata te Kroacise nga Kroacia. Kercenimit apokaliptik te Beogradit mbi Kosoven, i nevojitej nje kercenim po aq apokaliptik mbi te gjithe Ballkanin. Kete kercenim mund ta bente vetem vendi qe ska realisht asgje se ēfare te humbase; Shqiperia. Ne driten e ketyre zhvillimeve aspak fantastikoshkencore, duhet vleresaur forca e deklarates se Besnik Mustafajt. Nje deklarate qe u drejtohet sa serbeve aq dhe evropianeve. Larg duart nga ndarja territoriale e Kosoves, pasi Shqiperia nuk garanton me asgje.
Paqe dhe zhvillim
Shqiptaret nuk kane qene kurre konkistadore. Ne historine e tyre ata vetem kane ngritur berrylat per tu mbrojtur nga te peshtyrat dhe grushtat e fqinjeve deri ne diten kur kupa mbushet... Skenderbeu misheroi ate revolte. Turqit diten me pas te silleshin me pak harbutshem, por jo deri sa te na dhuronin pavaresine. Ate e fituam me lufte, por mungesa e eksperiences na beri qe ta kujtonim pavarėsine si kurorezimin e te gjitha sakrificave. Harruam ose neglizhuam, ose nuk arritem te zgjidhnim pjesen e dyte te ekuacionit, teresine territoriale te Shqiperise qe do ti jepte gjithe kuptimin e saj pavarėsise. Shqiperia ngriti flamurin ne Vlore, por humbi njekoheshit troje gjaku ne te gjitha anet e horizontit ne perfitim te malazezeve, serbeve, maqedonasve, grekeve e deri te italianeve qe desh na moren pikerisht Vloren. Nje te treten e siperfaqes se vendit e humbem. Historia nuk zhbehet me. Por ajo duhet te na sherbeje per mesime. Kosova e vitit 2006 ėshtė ne situaten e Shqiperise se vitit 1912. Fqinjet jane te njejtet dhe kane te njejtat reflekse. Bllokim pavarėsie deri ne fund, e me pas copetim territorial. Evropa na njohu asakohe pavaresine pa na mbrojtur deri ne fund token. Evropa rrezikon te bjere pre e te njejtave reflekse dhe ne rastin e Kosoves. Mbase jo. Nga Prishtina ne Tirane preferojme megjithate refleksin frika e ruan vreshtin, ndaj deklarata e Besnik Mustafajt ėshtė kapitale. Shqiperia do paqe e zhvillim per vete dhe per rajonin e saj. Serbet dhe shqiptaret e Kosoves do tė mund te jetojne shume mire ne paqe midis tyre, do tė mund ta zhvillojne e ta begatojne vendin e tyre me kusht qe Beogradi te rrije po aq larg ndaj serbeve te Kosoves sa Tirana qendorn ndaj shqiptareve te Maqedonise. Ky ėshtė mesazhi i Mustafajt, qe shpresojme ta kemi kuptuar drejt e qe urojme te buēase kete jave ne Bruksel me fort se sa kokefortesia e te njejtit Mustafaj per nje sovranitet te kufizuar te Kosoves
Epilog
Ka se fundi nga ata qe e kane shtyre mllefin ndaj deklarates se ministrit tone te Jashtem deri ne ate ekstrem sa ta bejne ate pergjegjes nese veshtiresohen negociatat midis Prishtines dhe Beogradit ne Vjene. Pesimistetet le te ngushėllohen me idene se Shqiperia mund te kishte bere deklarata edhe me provokuese po te kishte trasheguar ne pushtet per nje kohe te gjate kasten e Enver Hoxhes. Jetojme ne nje koincidence historike qe pak kush e veren: finalizimi i statusit te Kosoves ndodh ne momentin kur ne Shqiperi ėshtė instaluar demokracia. Cdo tė ndodhte sikur kjo zgjidhje te ishte shtruar qe pas vdekjes se Titos? A do tė kishte pasur guximin ndonje shkrimtar ne Shqiperi ti hakerrohej shokut Enver te mos thoshte marrezira se mund ti prishte pune Kosoves? Ceshtja e statusit te Kosoves ėshtė si ajo thenia e famshme e Galileut: E pur si move! Asgje nuk do tė mund ta ndale Kosoven ne finishin e saj drejt pavaresise, te cilen askush nuk ka me te drejte ta diskutoje, e jo me ta pengoje, dhe aq me pak deklaratat e Besnik Mustafajt. Kosova do tė jete e pavarur, por me ēfare territori ? Kjo ėshtė ēeshtja! Besnik Mustafaj e hodhi nje ide. Atyre qe u duket ekstremiste, le te shtrojne alternativa te tjera, por te mos predikojne autocensuren.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|
19-03-06, 12:12
|
#21
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: 05-05-05
Postime: 1,405
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kalt
Pavarėsia dhe territorialiteti i Kosovės
Parimi pėr vetėvendosje tė popujve, sanksionuar nė Kartėn e Helsinkit tė vitit 1975, nuk ėshtė me demagogji, por njė realitet nė kontinentin tonė. Nė paqe e me konsensus, ēekėt dhe sllovakėt vetėvendosėn tė ndaheshin, ndėrkohė qė gjermanolindorėt dhe gjermanoperėndijorėt vetėvendosėn tė ribashkoheshin. Aty ku pati luftė, si nė Slloveni e Kroaci, Evropa ndėrhyri me kartonin e njohjes sė njėanshme. Aty ku pati dramė, si nė Bosnje-Hercegovinė, Evropa ndėrhyri me miliarda dollarė dhe vėnie nėn tutelė qė u pranua nga tė gjitha palėt nė terren. Nė tė tėra kėto raste, zgjidhja ėshtė gjetur ne kuadrin e parimit te shenjte te vetevendosjes se popujve. Per Kosoven nuk ka perse te behet perjashtim dhe nuk do tė behet perjashtim. Pavaresia duket normale dhe vete serbet ne sondazhe e shprehin se Kosova u duket e humbur. Ky pohim, sa me shume thjeshtėson pjesen e pare te ekuacionit, pavaresine, aq me teper nderlikon pjesen e dyte te tij, teresine territoriale. Perse vetevendosja duhet te funksionoje ne raportin midis Prishtines dhe Beogradit, e te mos veproje midis Mitrovices serbe dhe Prishtines? Ky ėshtė thelbi i negociatave te statusit te Kosoves. Te prania serbe ne Kosove qendron thembra e Akilit e zgjidhjes perfundimtare se dosjes se Kosoves. Teorikisht asgje nuk duhet ti pengoje serbet nga garancia ne Mitrovice, qe me nje refendum si ai qe bene shqiptaret ne Kaēanik me 1990-ėn, te shpallin autonomine per viset e banuara prej serbeve ne Kosove, e pse jo me vone bashkimin me Serbine. Kete loje makievelike te instrumentalizimit te serbeve te Kosoves me parimin e vetevendosjes se popujve po perpiqet te luaje Beogradi. Jemi ne nje situate ku Serbia nuk ka me se ēfare te humbase, kurse Kosova humbet nje pjese te territorit te saj.
Kjo do tia zbehte vleren pavaresise se Kosoves dhe ėshtė ky epilog i shemtuar qe kerkojne qarqe revanshiste ne Beograd ne strategjine e tyre te tokes se djegur. Si mund ti pengoje Evropa serbet ne kete loje destruktive? A nuk duhet konsideruar deklarata e ministrit tone te Jashtem si e vetmja antidote qe ekziston sot ne duart e faktorit shqiptar per ti zhbindur serbet te hyjne ne lojėra mjeshterish magjistare, nga ku te gjitha palet (perveē Shqiperise) dalin te humbura? Kosova dhe Serbia duhet te shohin drejt se ardhmes evropinae. Ne Vjene, me shume se nje Martii Ahtisari, do tė nevojitej nje Bill Gate. Nuk ėshtė decentralizmi, por ndertimi i akseve rrugore Beograd - Prishtrine - Tirane - Durres, ėshtė investimi dhe zhvillimi i shpejte i shkembimeve tregtare per fitim parash e begati si per serbet, ashtu dhe per shqiptaret, tema kryesore qe duhet te dominoje ne negociata. Magjia ėshtė ekonomia, siē e kuptoi me vonese pas lufte Evropa e Zhan Monese dhe e traktatit te Romes. Nje epoke e ngjashme duhet te hapet ne marrėdheniet nderballkanike qe tu lejoje vendeve tona, Serbise, Malit te Zi, Kosoves, Maqedonise e Shqipėrisė te kapin kohen e humbur e te tregojne se i perkasin modernitetit. Fatkeqesisht Beogradi ende nuk ėshtė gati, dhe kerkon te luaje nje karte te fundit: ate te serbeve te Kosoves. Thjesht per hakmarrje apo ne menyre me komplekse, per te nxjerre avantazhe ne forme kompensimi nga Evropa. Rreziku ėshtė kesaj here shume me i madh per Kosoven. Pavaresia u fitua me lufte, por serbet e Kosoves do tė jete e pamundur ti bindesh me lufte te qendrojne ne Kosove. Shqiperia deri tani nuk ishte shprehur. Momenti ka ardhur qe vendi yne te perzihet ne lojen e shahut ballkanik, jo per interesa te tij, por per te garantuar teresine territoriale te Kosoves. Ashtu, me qetesi e diplomaci, por me vendosmeri. Perndryshe vendi i shqipeve nuk garanton me asgje. Ishte nje deklarate kurajoze, ajo duhej thene
Vazhdon
|
**********
**********
**********
Ju pėrshėndes tė nderuar,
nuk e kam thėnė vetėm ashtu, se :
,,Bashkimi i dy shteteve,nuk mund tė jetė vetėm bashkim formal,,
Nė rast bashkimi tė dy shteteve,duhet tė zgjidhen ēėshtjet e rendit tė parė,pėr njė jetesė tė gjithėrehatshme.
E nėnvizova me tė kuqe thėnien e bashkimit tė dy Gjermanive.
I nderuari Kalt,poqese njeriu i pyet tė dy palėt,tė dy palėt thonė :
,,Edhe njė muri dy metra mė lart do ta kishim ndėrtuar,edhe pse tė dy palėt janė gjermanė,,.
Pra,duhet tė mendohet mirė e mirė,se a dėshirojnė njerėzit e Kosovės tė bashkohen me Shqipėrin,pastaj e gjithė kjo duhet tė bėhet me referendum.
Nė kohėn e bashkimit tė dy Gjermanive,Kanzelari Kohl,ishte politikani mė i dėshiruar nga tė gjithė,mirėpo tash ėshtė sjellur para komisionit pėr hetime.
Nė disa raste Populli nuk ka asgjė nga bashkimet e llojit tė tillė,por xhepat i mbushin vetėm politikanėt plotė.
Deklarata e Zotėri Mustafaj,mua personalisht mė duket shumė herėt dhe nė momentin e paduhur.Do tė kisha dėshirė qė kjo deklaratė tė ketė suksese!!.
Kjo deklaratė,nė sferėn ndėrkombėtare po sjell eufori tė papėrshkruar.
E them me bindje tė thellė,se i tėrė Ballakani, nė tė ardhmen do tė jetė i Shqiptarėve,e sa shtete Shqipatre do tė jenė,do ta tregoj Koha.
Po e them edhe njė tė fundit,qė Qeveria e re,nė krye me zotėri Ēekun,ėshtė e obliguar tė fillojė edhe nė gjithė Mitrovicėn tė qeverisė e jo vetėm nė njė pjesė tė saj.
Ndėrkombėtarėt,duke e parė se asnjė qeveritarė,nuk e pėrmend ēėshtjen e Mitrovicės me sinqeritet dhe me aktivitet,atėherė nuk tė lusin,qė tė qeverisės nė atė pjesė.
Nuk mė kujtohet asnjė rast,nė tė cilin ish Kryeministri dhe Kryeministri i tashėm,ka ftuar zotėri Petersenin,qė tė vizitoj kufirin Kosovė-Serbi.Pse mos ta ftoj ?
Kodra
__________________
Shteti Funksional ėshtė Alergjik ndaj Korrupcionit
|
|
|
19-03-06, 12:46
|
#22
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kodra

Kodra,
Nese do te kishe pas me shume durim ti lexoje te gjitha shkrimet, do ta kuptoje se nuk behet fjale sot per bashkim te Shqiperise me Kosoven, por behet fjale per ruajtjen e teresise territoriale te Kosoves.
Shqiperia eshte e interesuar te kete nje shtet me emrin Kosove, te njohur nderkombetarisht, brenda kufinjve te sotem.
Vitet e ardhshme do ta tregojne se cfare kursi do te ndjekin shqiptaret!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|
21-03-06, 14:20
|
#23
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Besnik Mustafaji ka plotėsisht tė drejtė
--------------------------------------------------------------------------------
20 mars 2006 /TN
Nėse kishin tė drejtė natyrore tė bashkoheshin tė dy Gjermanitė, atėherė pse tė mos e kenė tė njėjtėn tė drejtė edhe shqiptarėt pėr bashkim kombėtar, si njė e drejtė e tyre legjitime. Pėr tetė vjet, sa ishin socilistėt nė pushtet, as qė ka qenė nė agjendėn e tyre fati i Kosovės pėr shtet sovran dhe tė pavarur. Tani, kur pėr herė tė dytė u ngjitėn nė pushtet forcat e djathta, nė krye me Sali Berishėn, Kosova gjithnjė e mė shumė po gjen mbėshtejte nga politika shqiptare. Ėshtė e drejtė e pamohueshme e shtetit amė tė interesohet pėr pjesėn e saj, e cila, padrejtėsisht, u shkėput nga shtetet e mėdha nė tė kaluarėn jo aq tė largėt. Besnik Mustafaji ka vepruar shumė drejt dhe guximshėm me kėtė rast
Skėnder MULLIQI
Deklarata e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Besnik Mustafajit, se Shqipėria nuk e garanton respektimin e kufijve nė rast se Kosova ndahet, u interpretua nė mėnyra tė ndryshme nga analistėt politikė dhe personalitetet e tjera tė jetės publike. Aspiratat e Serbisė dhe tė disa qarqeve prosere nė Evropė pėr ndarjen e Kosovės, janė tė kahmotshme. Kėto nuk kanė pushuar asnjėherė edhe pas pėrfundimit tė luftės.
Qė tu ngjallen kėto ambicie kanė ndikuar edhe mbetja e Mitrovicės nė dy etnitete tė ndara dhe formimi i disa enklavave serbe. Vetė fakti se kėto struktura paralele serbe nuk u shpėrbėnė asnjėherė deri mė sot, kanė rritur nė masė tė madhe apetitet serbe pėr ndarjen e Kosovės nė baza etnike. Kėto struktura asnjėherė nuk i pranuan organet legjitime tė Kosovės, sepse ishin tė dirigjuara nga Beogradi. As administarata e UNMIK-ut, dhe as organet tona shtetėrore, nuk arritėn deri mė sot ta kontrollojnė pjesėn veriore tė Mitrovocės.
Shumė shqiptarė nuk mundėn tė zotėrojnė me pronat e tyre nė atė pjesė, pėr shkak tė strukturave serbe kriminale.Edhe enklavat serbe janė bėrė poligon i pėrshtatshėm pėr strukturat inteligjente pėr ta destabilizuar Kosovėn. Prandaj, duke i marrė pėr bazė tė gjitha kėto, sigurisht se edhe Shqipėria, si pjesė e lashtė e trungut ilirik, ėshtė e brengosur pėr fatin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Nė kėtė kontekst, vjen edhe deklarata e fundit e Besnik Mustafajit.
Reagimet negative tė disa personaliteve tė vendeve fqinje rreth deklaratės sė Mustafajt, janė tė pabazuara. Dhe nuk kanė asnjė mbėshtetje nė faktin mė tė vogėl. Tė tėrheqėsh nė tė njėjėn kohė paralele tė njėjtė pėr nocionin Serbi e madhe dhe Shqipėri e madhe, ėshtė absurde.
Dihet mirėfilli se nocioni pėr Serbi tė madhe ėshtė vetėm njė nocion imagjinativ, sepse Serbia ėshtė zgjeruar nė territoret e huaja, duke e pėrdorur tėrė aparatin shtetėrore represiv pėr kėtė qėllim. Pra, Serbia ka okupuar toka joserbe. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, nuk ekziston nocioni Shqipėri e Madhe, por vetėm Shqipėria etnike.
Shqipėria nė kufijtė e saj tė mirėfilltė, para se ti copėtoheshin nga armiqtė grabitēarė. Nėse kishin tė drejtė natyrore tė bashkoheshin tė dy Gjermanitė, atėherė pse tė mos e kenė tė njėjtėn tė drejtė edhe shqiptarėt pėr bashkim kombėtar, si njė e drejtė e tyre legjitime. Pėr tetė vjet, sa ishin socialistėt nė pushtet, as qė ka qenė nė agjendėn e tyre fati i Kosovės pėr shtet sovran dhe tė pavarur.
Tani, kur pėr herė tė dytė u ngjitėn nė pushtet forcat e djathta, nė krye me Sali Berishėn, Kosova gjithnjė e mė shumė po gjen mbėshtejte nga politika shqiptare. Ėshtė e drejtė e pamohueshme e shtetit amė tė interesohet pėr pjesėn e saj, e cila, padrejtėsisht, u shkėput nga shtetet e mėdha nė tė kaluarėn jo aq tė largėt.
Besnik Mustafaji ka vepruar shumė drejt dhe guximshėm me kėtė rast. Dhe kėtė e ka bėrė nė ēastin mė tė duhur, kur po zhvillohen bisedimet shqiptaro-serbe. Ka ardhur koha qė shqiptarėt vetė ta zhgjedhin fatin e tyre. Me Marrėveshjen e Dejtonit pėr Bosnjė, deri diku (edhe pse jo e pranuar botėrisht), nė njė masė ėshtė legjitimuar Serbia e Madhe, pas gjithė atij zullumi qė bėnė forcat e kryekriminelit Millosheviq.
Pas gjithė asaj qė ka ndodhur me shkatėrrimin e ish- Jugosllavisė, mė sė paku, ka tė drejtė Serbia tė pyetet pėr fatin e popujve tė tjerė joserbė. Shqiparėt me dhunė afėr 90 vjet jetuan nėn kėtė krijesė artificiale. Prandaj, asgjė nuk i obligon qė tė jetojnė nėn obrellėn e Serbisė. Me Serbinė Kosova mund tė jetė vetėm fqinje. Asgjė tjetėr.
|
|
|
21-03-06, 14:32
|
#24
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Havier Solana thotė se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės
Bruksel, 21 mars - Pėrfaqėsuesi i lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana thotė se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės. Ai ka theksuar se ndarja e Kosovės nuk zė vend nė planet e BE sė rreth tė ardhmes sė vendit. Ai ka theksuar se nė asnjė moment Bashkimi Evropian nuk e ka konsideruar njė opcion tė tillė. Solana pėrshėndeti takimet e sė premtės nė Vjenė dhe e konsideroi kėtė takim se pozitiv, ndonėse pranoi se pozicionet e Beogradit dhe tė Prishtinės dallojnė.
"Me rėndėsi ėshtė se nė kėto bisedime klima ishte pozitive, andaj edhe mendojmė se mund tė vazhdohet dhe do tė ketė lėvizje nė takimet e ardhshme", u shpreh Havier Solana.
|
|
|
21-03-06, 15:04
|
#25
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb

Ruajtja e Integritet territorial te Kosoves, ne kufijt e tanishem eshte PRICIPI kryesor, per te cilin jane pajtuar qe ne fillim edhe BE edhe OKB-ja.
Eshte qendrim qe eshte perseritur RREGULLISHT, se nuk do te kete copetim territorial te Kosoves.
ASKUSH madje as Rusia, apo Kina, nuk e kane hudhur as si sygjerim ndarjen e Kosoves. Ambasadori i Shqiperise ne OKB, kete e din mire!!!
Por si duket Mustafaj ne ulesen e Asamblese Gjenerale, degjon muzike ne iPod, dhe llogarit se kush ia mbush xhirollogarine me mjete te mjaftueshme materiale, pasiqe mjetet qe i vijne nga Shqiperia, me siguri nuk i mjaftojne ta paguaje edhe qirane e baneses!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
|
|
|
21-03-06, 15:49
|
#26
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Ministri i jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj nė Bruksel
Ka njė keqkuptim dhe keqinterpretim tė deklaratave tė mia lidhur me kufijtė, u shpreh nė Bruksel, Ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj
Gjatė takimeve tė zhvilluara nė Bruksel, Ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj nuk u prit nga Havier Solana, Oli Rehn dhe nga Ministrja e jashtme e Austrisė, Ursula Plasnik, por u takua me zėvendėsit tė tyre. Ministri Mustafaj, u takua me drejtorin pėr Ballkanin, Reinhard Priebe, u takua edhe me sekretarin e shtetit pranė Ministrisė austriake tė punėve tė jashtme, si edhe me njėrin nga zėvendėsit e Solanės.
Nė kėto takime u bisedua pėr marrėdhėniet dypalėshe, pėr gjendjen e brendshme politike nė Shqipėri, dhe pėr situatėn pėrgjithėsisht nė rajon dhe rolin qė mund tė luajė Shqipėria aty.
Mustafaj ju referua edhe ēėshtjes mjaft tė debatuar kohėt e fundit, pra deklarata e Ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, se nė rast se Kosova ndahet, Shqipėria nuk mund tė garantojė pėr kufijtė nė territoret ku banojnė shqiptarėt.
Mustafaj nė Bruksel hodhi poshtė nė mėnyrė kategorike thėniet e shtypit. Ai theksoi se Shqipėria mbėshtet politikėn e Grupit tė Kontaktit, mbėshtet Marti Ahtisarin dhe ėshtė pro kundėr tre "Jo-ve", pra kundėr ndarjes sė Kosovės, kundėr bashkimit tė saj me njė shtet tjetėr, dhe gjithashtu pėr mbrojtjen e pakicave aty.
Ka njė keqkuptim dhe keqinterpretim tė deklaratave tė tij tė mėparshme, deklaroi disa herė nė Bruskel, ministri i jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj.
Viron Gjymshana
.................................
Jo more "nuk" qenka e vėrtet ajo qė shkruhej e thuhej kėtyre ditėve pėr ketė faqezi, paskan qen shpifje e trillime tė shtypit e mediave!
Sot i paska demantuar kategorikisht Besnik Mu(s)tafaj.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
21-03-06, 16:31
|
#27
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Reana
Ruajtja e Integritet territorial te Kosoves, ne kufijt e tanishem eshte PRICIPI kryesor, per te cilin jane pajtuar qe ne fillim edhe BE edhe OKB-ja.
Eshte qendrim qe eshte perseritur RREGULLISHT, se nuk do te kete copetim territorial te Kosoves.
ASKUSH madje as Rusia, apo Kina, nuk e kane hudhur as si sygjerim ndarjen e Kosoves. Ambasadori i Shqiperise ne OKB, kete e din mire!!!
Por si duket Mustafaj ne ulesen e Asamblese Gjenerale, degjon muzike ne iPod, dhe llogarit se kush ia mbush xhirollogarine me mjete te mjaftueshme materiale, pasiqe mjetet qe i vijne nga Shqiperia, me siguri nuk i mjaftojne ta paguaje edhe qirane e baneses!!!
|
Reana,
Ndoshta nuk i ke lexuar thenjet e z.Mustafaj dhe keto shkrime i ben sa per inerci, se ndryshe nuk kam se si ta kuptoj qendrimin tend.
Nese e lexon me vemendje, atehere nuk ka aresye qe te shkosh per inerci me turmen!
Politikani per kete eshte dhe duhet te jete i guximshem, sepse nuk flet me gjuhen e emocionet e turmes apo jo?
Ne fund te fundit ai me fjalet e tij i ka paraprire skenareve qe u luajten ne Bosnje.
Shqiperia nuk ka interes kombetar, qe Kosova te kthehet ne nje placke tregu, me te cilin do te realizoheshin ambicjet serbe a te dikujt tjeter.
Keshtu filloi ne Bosnje e dihet se si perfundoi.
Kosova duhet te jete unike dhe e pandashme, ne kufinjte qe ajo i ka dhe te cilat jane te patjetersueshem.
Thenjet e z.Mustafaj shkojne pikerisht ne kete drejtim dhe duhen pershendetur, sepse u thane ne kohen e duhur!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|
21-03-06, 21:52
|
#28
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kalt
Politikani per kete eshte dhe duhet te jete i guximshem, sepse nuk flet me gjuhen e emocionet e turmes apo jo?
Ne fund te fundit ai me fjalet e tij i ka paraprire skenareve qe u luajten ne Bosnje.
Shqiperia nuk ka interes kombetar, qe Kosova te kthehet ne nje placke tregu, me te cilin do te realizoheshin ambicjet serbe a te dikujt tjeter.
Keshtu filloi ne Bosnje e dihet se si perfundoi.
Kosova duhet te jete unike dhe e pandashme, ne kufinjte qe ajo i ka dhe te cilat jane te patjetersueshem.
Thenjet e z.Mustafaj shkojne pikerisht ne kete drejtim dhe duhen pershendetur, sepse u thane ne kohen e duhur!
|
Po me duke gjermanet thone-Alles klar  ...
MEGJITHATE:
Akund dhe nga asnje faktor me peshe VENDOSJEJE per ardhmerine e Kosoves, nuk eshte thene se "Kosova do te ndahet".
Mustafaj e din kete dhe e ka shume te QARTE; shiko deklaraten e tij te mehershme (e cituar nga CIK, edhe ketu ne forum) per Kosoven, dhene ne Rome ne muajin Dhjetor te vitit te kaluar:
"Besnik Mustafaj ka pėrsėritur qėndrimin e tij pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn. Sipas tij " qeveria shqiptare dekurajon pa mėdyshje ēdo lloj korenti nė Shqipėri apo nė Kosovė, qė do tė ėndėrronte bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė apo edhe bashkim tė Kosovės me territoret e banuara nga shqiptarė nė Maqedoni apo nė Mal tė Zi", tha zoti Mustafaj nė kėtė konferencė nė tė cilėn morėn pjesė personalitete tė politikės italiane ndėrmjet tė cilėve dhe europarlamentarė."
Si duhet interpretuar ndryshe faktin se deklarata e tij tashme e ndryshuar per gjoja interesin e Shqiperise ne ceshtjen teritoriale te Kosoves (sepse ta kemi me se te qarte-pamarreparasysh se cka do te ndodh me statusin e Kosoves, Qeveria e Shqiperise sikur ne te kaluaren, nuk parashikon asfare kursi veprimesh ne Kosove) vie TRE dite me vone, pas deklarimit te pare te nje Qeveritari zyrtar perendimor, "se per Kosoven nuk ka kthim ne statusin e para vitit 1999, dhe se do te ecet para drejt Pavaresise"???
Ke e "frikeson" Mustafaj me kete deklarate? Serbine???
Poqese interesi i Serbise eshte TE NDAJE nje pjese te Kosoves, mendon se ata, apo edhe Bashkesia Nderkombtare merzitet nese pjesa tjeter e Kosoves bashkohet apo nuk bashkohet me Shqiperine??? Po te ndodhte kjo-atehere "game over"!!! Nuk ka nevoje per garanca bashkimi e mosbashkimi!!! Tere KONCEPTI nderkombetar per mos-bashkim, qendron ne principin e ruajtjes se teresise territoriale te Kosoves ne kufijt egzistues.
Keshtuqe telat e kujt i prek ai me kete deklarate???
VETEM te Bashkesise Nderkombtare, tek te cilet i "ngrit antenat" se faktor per probleme potenciale gjate procesit te pavaresise se Kosoves NUK do te jene VETEM shkijet, por edhe shqiptaret. Dhe ne planin afatgjate perqendron vemendjen e faktorit nderkombetar ne krijimin e mekanizmave qe vertete do te ruajne kufijnte ne menyre artificiale!!!
E sa i perket konceptit te turmes..hemmm... Turma eshte busulla e kohes; kur pjeken kushtet turma udheheq revolucione, turma then muret e Berlinit, dhe turma me forcen e vet bashkon, pa pasur nevoje per gjepurat dhe marrezite e Mustafoviqit, apo si dikur te llojit Honecker, apo monarkisteve LoisXVI e Marie Antoinette...(ka plot te tille qe nencmojne turmen..dhe e gjejne veten ne gijotine pastaj)!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
|
|
|
21-03-06, 22:32
|
#29
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Bazuar ne reagimet qe jane bere ndaj deklarates se fundit te z. Mustafaj, mund te arrijme ne keto konkludime:
-deklarata e Mustafajt mund te kuptohet si pretendim i nje shteti fqinj (Shqiperia) ndaj nje pjese te territorit te Kosoves  ,
-deklarata e Mustafajt shqiptaret ne rajon i paraqet si popull problematik dhe faktor destabiliteti,
-deklarata e Mustafajt zgjon apetitet e shteteve te rajonit per ndarje dhe "ripushtime" te territoreve shqiptare,
-deklarata e Mustafajt eshte perkujdesje e shtetit amė ndaj pjeses tjeter te kombit,
-deklarata e Mustafajt demton rende interesat e shqiptarve te Kosoves dhe rajonit...
-deklarata e Mustafajt eshte kunderpergjigje ndaj armiqve qe kane per qellim ndarjen e Kosoves,
...e kshtu me radhe...
Personalisht mendoj se mesazhi kryesor i deklarates se z. Mustafaj per bashkesine nderkombetare ka qene: "as mos provoni ne ndarje te Kosoves, sepse pasojat e kesaj do te krijonin katastrofa te reja ne rajon... vetem pavarsia e Kosoves do te krijonte stabilitet ne rajon, kurse ndarja do te qonte ne ndarje te reja dhe ne kriza te pafund"
... mendoj se mesazhi dhe deklarata ka qene mjaft e sinqerte dhe reale... tjetergje eshte (keq)interpretimi i saj... pra mendoj se deklarata terheq verejtjen e duhur ne kohen e duhur...
|
|
|
22-03-06, 10:51
|
#30
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Mustafaj nė Bruksel: Shqipėria ėshtė kundėr ndarjes sė Kosovės
Gazeta Shekulli
22 Mars 2006

Ka njė keqkuptim dhe keqinterpretim tė deklaratave tė mia lidhur me kufijtė, - u shpreh nė Bruksel ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj, duke iu referuar shprehjes sė shumėdiskutuar se, nėse Kosova ndahet, Shqipėria nuk mund tė garantojė pėr kufijtė nė territoret ku banojnė shqiptarėt. Duke hedhur poshtė komentet dhe interpretimet transformuese qė i janė bėre deklaratės sė tij, Mustafaj theksoi nė Bruksel se Shqipėria mbėshtet politikėn e Grupit tė Kontaktit dhe Marti Ahtisarin pėr ēėshtjen e Kosovės. Ai sqaroi se ėshtė kundėr ndarjes sė Kosovės, kundėr bashkimit tė saj me njė shtet tjetėr, ashtu siē ėshtė pro mbrojtjes sė pakicave nė Kosovė.
Jemi tė kėnaqur pėr tė kėtė sqarim qė bėri Mustafaj, sipas tė cilit, bėhet fjalė pėr njė keqkuptim, - ėshtė shprehur pėrfaqėsuesi i Komisionit Evropian nė Bruksel. Mustafaj sqaroi se, Menjėherė pas reagimeve pėr deklaratėn time, unė u lidha nė telefon me ministrin e Jashtėm tė Maqedonisė, tė cilit i shpjegova se bėhej fjalė pėr njė keqkuptim dhe keqinterpretim tė kėsaj deklarate. Kurse nė lidhje me situatėn e brendshme nė vendin tonė, nga Bashkimi Evropian vjen thirrja pėr tė pėrmirėsuar situatėn politike, ndėrsa nga Brukseli vjen edhe garancia se procesi i anėtarėsimit nė BE ėshtė nė rrugė tė mbarė, ndonėse pėr nėnshkrimin dhe ratifikimin e marrėveshjes sė asociim-stabilizimit duhen edhe dy vjet tė tjerė.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:30.
|
|