SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian e kanė edhe planin B, pėr Kosovėn, thotė Khalilzad 
Pas deklaratės se lidhur me Kosovėn tash topi ėshtė hedhur nė gjysmėfushėn ruse tė terrenit, qė e tha ambasadori i SHBA-ve nė OKB, Zalmay Khalilzad, ėshtė mė se e qartė se Moskės tash i ėshtė ofruar edhe mundėsia e fundit pėr tu kyēur nė zgjidhjen konstruktive tė ēėshtjes sė Kosovės, shkruan nė numrin e sotėm e pėrditshmja zagrebase Vjesnik, duke shtuar se Vetoja e Rusisė vetėm sa do ta pėrshpejtonte pavarėsinė e Kosovės. Khalilzad ka paralajmėruar se lidhur me propozimin e rezolutės sė re pėr Kosovėn, nė Kėshillin e Sigurimit do tė mund tė votohej gjatė kėsaj jave. Pėrkundėr faktit se kolegu i tij, ambasadori rus nė KB, Vitalij Churkin pėr ditė tė tėra tund dorėn me veto, lidhur me planin e Ahtisaarit, pikėrisht nė vigjilje tė fundjavės Khalilzad e ka thėnė edhe fjalėn vendimtare: Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme.
Disa ditė tė mbetura, sa janė tė gatshėm amerikanėt me shumicėn dėrmuese tė evropianėve tė presin nė Pallatin e OKB-sė vendimin e Moskės, nė tė vėrtetė kanė tė bėjnė me pritjen e sinjalit pas takimit tė drejtpėrdrejtė tė presidentėve Bush dhe Putin, nė Gjermani.
Para nisjes nga Uashingtoni pėr nė samitin e G8, presidenti amerikan pėr herė tė parė publikisht e ka pėrkrahur planin e Ahtisaarit dhe me kėtė edhe pavarėsinė e shpejtė tė Kosovės.
Njė qėndrim identik, para nisjes pėr nė Evropė, e ka pėrsėritur edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Moon. Krahas kėsaj nuk ėshtė befasuese qetėsia me tė cilėn ambasadori i SHBA-ve nė KB, Khalilzad, ka sugjeruar se Uashingtoni nuk e ka ndėrmend tė shqetėsohet mė lidhur me kėrcėnimet ruse me veto rreth statusit tė Kosovės.
Me fjalė tė tjera, nėse rusėt kėtė e dėshirojnė, vetėm le tė urdhėrojnė ! Amerika dhe Evropa e kanė Planin B. Pa kurrfarė brejtje tė ndėrgjegjes do ta pranonin deklaratėn e parlamentit nė Prishtinė pėr shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės. Vendosmėrinė e tillė vetoja ruse vetėm sa do ta pėrshpejtonte.
Duke u pėrgjigjur nė pyetjen e korrespondentit tė Vjesnik-ut se mos, shkaku i gjasave gjithnjė e mė tė mundshme tė vetos ruse nė KS, Uashingtoni nė tė vėrtetė do tė mund ta shmangte paraqitjen e rezolutės pėr mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės nė agjendėn e KS, duke u orientuar nė pranimin unilateral tė pavarėsisė sė Kosovės, Khalilzad ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė tejet diplomatike, se ai lidhur me kėtė mendon vetėm nė mėnyrė praktike:
Qasja ime ndaj kėsaj ēėshtje ėshtė hap pas hapi ! Hapi nė tė cilin tash jemi pėrqendruar ėshtė takimi i grupit tė ekspertėve, si dhe angazhimi dhe hapja permanente ndaj kolegėve rus, nė mėnyrė qė ti trimėrojmė nė dėgjimin e ideve dhe sugjerimeve tė tyre konstruktive mė qėllim tė arritjes sė mirėkuptimit rreth rezolutės sė re, ka thėnė Khalilzad, me qėllim qė tė mos ua mbyllė derėn rusėve nė Ist River, para takimit tė G8, nė nivelin mė tė lartė. /vjesnik/
| s.b & RTK staff |
04 qershor 2007 - 18:30:24