Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Jo Arton ,nuk i ka fajet qaj i rusit po i ka fajet pikrisht ai qe e ka detyre dhe kete detyre nuk e kryen si duhet .Arsyet jan te shumta.Partiake ,biznisi ,familjare ,mafioze etj.
|
Pershendetje zoteri,
me duket e kam pare qe ti perdor ketu ne forum termin "paragjykim". Me duket se nuk e ke t enjejtin kuptim si une per kete term, te cilin une e definoj si nje gjykim nga njerez, te cilet nuk kane as mundesi formale e as materiale te gjykojne mbi nje rast, person apo institucion. Mundesia formale mungon, kur nuk i ke mjetet apo njerezit ne dispozicion, te cilet jane ne gjendje te ofrojne informacionet e duhura per gjykim. Mundesia materiale mungon, kur nuk i njeh normat (ligjet, paragrafet dhe nenet), te cilat reglementojne nje sjellje njerezore ne nje menyre te caktuar, pra te cilat ne menyre obliguese dhe permbledhese per tere shoqerine e deklarojne nje sjellje si legale apo ilegale, si korruptive apo jokorruptive. Cilat nga keto dy mundesi i ke ti kur gjykon se SHPK "nuk e kryen detyren si duhet" dhe ate "per arsye biznesi, partiake e tj."?
Citim:
Peshku fillon te prishet ne koke!!!
Krimit po nuk i meshove ne koke per bisht nuk e ka gajle se ai bishta ka mjaft!
|
E njoh kete shprehje, dhe pajtohem me te. Mirepo "problemi" eshte, se une jam ne gjendje te logjikoj se kjo shprehje eshte shume e demshme, nese dozohet tej mase . E per dozim te tepert te saj duhet te flitet sidomos atehere, kur njeriu qe e perdor mendon se peshku (figurativisht per: shoqerine) mund te prishet vetem nga koka (figurativisht per: parine shoqerore, qeverine she organet tjera shteterore).
Kjo nuk eshte keshtu. Poaq e demshme do te jete, nese qytetaret (vazhdojne te) akuzojne institucionet shteterore pa baze si pjestare apo bartes te krimit. Sepse ne kete menyre tek qytetari kosovar shperndahet bindja se krimi eshte pjese e rendomte e jetes se tij, i cili kryhet nga cdo klase shoqerore dhe ate ne mase te larte. Ne kete menyre ulet sensi per mirevajtje ligjore, te cilin mund ta kete vetem nje qytetar, i cili jeton ne nje shoqeri, ku mreteron frymezimi se krimi eshte vetem nje sjellje e nje pakice minimale shoqerore, e cila ne cdo aspekt (juridik, social dhe etik) eshte e ndjekur apo e luftuar. Gjykimet e bera ne kete teme ndaj SHPK-se i shoh si te afta per kriminalizimin e nje institucioni bartes dhe sigurues te vlerave shoqerore dhe per uljen e kurajos civile. Nuk mund te mbeten keto gjykime te pakomentuara..
Keshtu qe, per t“u kthyer tek shprehja jote figurative, peshku nganjehere fillon te prishet edhe nga uji i ndotur nga njerezit - me vetedije apo pa te.
Citim:
E vertete se edhe ne shtetet tjera ka krime por ato jan interes i atyre shteteve jo interes i yni perveq ne rastet kur krimet ne mes veti jan te lidhura ....!
|
Nuk besoj se thash diku ne kete teme qe une jam i mendimit se nese ka diku tjeter krime, le te kete edhe ne Kosove. Por ja edhe nje here eksplicit: simbas mendimit tim krimi nuk e justifikon krimin!! Pra nese une vjedh, hajnia jote mbetet joligjore; apo nese ne shume shtete ne bote korrupcioni eshte i rendomte, ne Kosove korrupcioni prap se prap mbetet i ndaluar. Sjellja e individeve vendore apo jashtevendore nuk eshte vendosese per (i)legjitimitetin e nje sjelljeje, por ligji.
Citim:
Mos harro se shume profesionalist te zanatit sot sillen posht e perpjet pikrisht se nuk kan pranu te jene ne detyra te tilla e te dirigjohen nga dikush tjeter jo kompetent ..!Kjo flet mjaft!
|
Vertete flet mjaft: une prej nga ketu po e degjoj duke "thene" se personat qe sillen poshte e perpjete
mund te jene te tejmoshuar, te paadoptueshem ne sistemin ligjor te ri, te infektuar nje kete menyre apo ne ate tjetren nga e kaluara policorej ugosllavisherbyese, te paarsimuar ne menyren e nevojitshme, thjeshte te papershtatshem me normat ekzistuese per punesimin e policeve ne Kosove. Ty me duket po te flasin dicka tjeter, po e kuptoj.. Hmm.. kam interes te gjejme emrues te perbashket, ama nuk e di qysh. A t“i pervishem me se miri edhe une cajit te rusit qe te kam te njejtin komunikim me keto faktet e fshehta si disa te tjere ketu? ;-))
Pershendetje miqesore,
Artoni