Mekanizmi i veprimit tė aspirinės u njoh mė me hollėsi vetėm nė 1970.

1899, Shishja e parė e Aspirinės
Si funksionon aspirina?
Nė njė zbulim qė e kurorėzoi me ēmimin Nobel, londinezi John Vane tregoi se aspirina nė organizmin e njeriut bllokon prodhimin e prostaglandinave dhe tė tromboksanėve. Kjo ndodh sepse enzima ciklooksigjenaza (e pėrfshirė nė sintezėn e tyre) frenohet nė mėnyrė tė pakthyeshme kur aspirina e acetilon.
Prostaglandinat janė hormone lokalė tė prodhuar nga trupi ynė dhe qė kanė funksione tė ndryshme, mes kėtyre janė transmetimi i sinjalit tė dhimbjes nė tru dhe modulimi i temperaturės sė trupit nė nivel tė hipotalamusit.
Tromboksanėt janė tė pėrgjegjshėm pėr grumbullimin e trombociteve, qė formojnė koagulat (copėzat e mpiksura) e gjakut. Ataket kardiake rrjedhin nė sajė tė bllokimit tė vazave tė gjakut nga copėza gjaku tė mpiksur. Pėrdorimi i njė sasie tė vogėl aspirine ēon nė njė reduktim tė numrit tė koagulave; efekti anėsor ėshtė njė aftėsi mė e vogėl e gjakut pėr tu mpiksur, qė pėrkthehet nė njė hemorragji mė tė madhe nė raste plagosjeje.
Kėrkime mė bashkėkohore kanė treguar se ekzistojnė dy lloj ciklooksigjenazash (COX-1 dhe COX-2). Aspirina i frenon te dyja. Barna tė reja antiinflamatore jo steroide, tė quajtur frenues selektivė tė COX-2, pėrdoren me shpresėn qė tė paraqesin efekte anėsore mė pak tė dėmshme nė lidhje me sistemin gastrointestinal.
Pėrdorimet terapeutike
Aspirina ėshtė njė nga barnat mė tė pėrdorshme nė trajtimin e dhimbjeve tė lehta, qė pėrfshin atė tė migrenės dhe ethes. Shpesh kombinohet me qetėsues tė tjerė. Aspirina ėshtė pėrdorur sė bashku me barna tė tjerė antiinflamatorė jo steroidė dhe analgjezikė opioidė nė trajtimin e dhimbjes shoqėruese tė kancerit.
Nė doza tė larta, aspirina me salicilate tė tjerė pėrdoren nė trajtimin e ethes reumatizmale, artritit reumatoid dhe artikulacioneve inflamatore. Nė doza mė tė vogla, aspirina frenon grumbullimin e trombociteve dhe po ashtu ul incidencėn e atakeve iskemike tė pėrkohshme dhe anginės sė paqėndrueshme tek burrat. Po ashtu pėrdoret nė trajtimin e perikarditit, sėmundjeve te arterieve koronare dhe infarktit akut tė miokardit. Doza tė vogla tė aspirinės janė tė rekomandueshme pėr parandalimin e goditjes dhe tė pacientėve me infarkt miokardi. Mendohet se gratė pėrfitojnė mė pak nga aspirina sesa burrat.
Kundėrindikacionet
Aspirina duhet tė shmanget nga ato persona qė janė alergjikė ndaj ibuprofenit dhe naproksenit.
Kujdes duhet bėrė pėr ato qė janė me astmė.
Nė pėrgjithėsi rekomandohet tė kėrkohet ndihmė mjekėsore nėse simptomat nuk pėrmirėsohen pas disa ditė terapie.
Kujdes duhet bėrė nė pacientėt me sėmudje tė veshkave, ulēera peptike, diabet ose gastrite.
Pėrdorimi i aspirinės me alkool ose varfarinė i rrit mundėsitė pėr hemorragji gastrointesitnale (gjakrrjedhje te stomakut).
Fėmijėve nėn moshėn 12 vjeē nuk u rekomandohet pėrdorimi i aspirinės nė simptomat e tė ftohtit ose gripit, sepse kjo ka lidhje me sindromin Reye (dėmtim i qelizave tė mėlēisė).
Pacientėt me hemofili ose tendenca tė tjera gjakrrjedhjeje nuk duhet tė marrin salicilate.
Disa burime rekomandojnė se pacientėt me hipertiroidizėm duhet tė shmnagin aspirinėn sepse ajo rrit nivelet e T4.
Aspirina dihet se shkakton anemi hemolitike nė personat tė cilėt kanė sėmundjen gjenetike tė mungesės sė glukozė-6-fosfat dehidrogjenazės, kryesisht nė doza tė larta.
Efektet anėsore
Ankesa gastrointestinale (ērregullime tė stomakut, djegėsirė stomaku, humbje tė vogla gjaku). Pėr shmangien e kėtyre problemeve, rekomandohet qė aspirina tė merret nė ose pas vakteve ushqimore.
Ankesa tė rėnda gastrointestinale (hemorragji tė mėdha dhe/ose ulēeracione) qė kėrkojnė ndėrpreje dhe trajtim tė menjėhershėm. Pacientė qė marrin doza tė larta ose qė i nėnshtrohen trajtimit pėr njė kohė tė gjatė duhet tė marrin mbrojtėsa gastrikė me doza tė larta antiacidesh, ranitidinė ose omeprazol.
Efekte qėndrore (marrje mendsh, humbje dėgjimi, marramendje, shqetėsime me tė pamit dhe dhimbje koke). Sa mė e lartė doza ditore, aq mė shumė mundėsi ka tė shfaqen efektet anėsore tė sistemit nervor qėndror.
Djersitje kryesisht nė doza tė mėdha.
Trajtimi pėr njė kohė tė gjatė me doza tė larta (artriti dhe ethja reumatizmale): shpesh shtimi i enzimave tė mėlēisė pa simptoma, rrallė dėmtime tė kthyeshme tė mėlēisė. Nė kėto raste ndodh sindroma fatale Reye. Kjo sindromė ka tė bėjė me shkatėrrimin dhjamor tė qelizave tė mėlēisė. Pėrfundimisht deri nė 30% tė atyre qė vuajnė do tė vdesin. Njė trajtim i menjėhershėm spitalor mund tė jetė shpėtim pėr jetėn.
Nefriti kronik me pėrdorim tė gjatė, zakonisht nėse pėrdoret nė kombinim me qetėsues tė tjerė.
Rrallė herė mund tė shkaktojė reaksione tė lėkurės, angioedemė dhe bronkospazėm.