|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
03-12-07, 16:15
|
#1
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
...ne Shatervan
Mes vuajtejesh e dhembjesh tė takova
Mes plagėsh, mes lotėve dhe shpresės gati tė vrarė
Mes zėrash tė kėngės qė nuk i besova
Mes klithjesh, nė kujtim tė dashurisė sė parė
Tė takova tek po rrėzohej lulja e tharrė
nė ikje tė blerimit nė ikje tė rrezes sė ngrohtė
Tek po iknin nga vendlinja zogjėt shtegtar
Tė takova nė bardhėsinė e borės sė ftohtė
Tė takova pranė katėr krojeve nė Shatėrvan
Mes etjesh qė vrasin pmėshirshėm me njė tė shtėnė
Tė takova nė trup njeriu, ty qė nuk je njeri, ty qė je Zanė
Ty qė ditėn je diell, ty qė natėn je hėnė
Mes vuajtejesh e dhembjesh tė takova
Mes plagėsh, mes lotėve dhe shpresės gati tė vrarė
Mes zėrash tė kėngės qė nuk i besova
Mes klithjesh, nė kujtim tė dashurisė sė parė
|
|
|
03-12-07, 16:16
|
#2
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Harruam jetėn, vrapin pas mbijetesės sė mallkuar
E shqelmuam trupin, shpirtit i dhamė krihė tė fluturon
Nė Shatėrvan pran katėr krojeve qė rrjedhin ujė tė bekuar
Ia lidhėm nyjė ėndrrat tona stinės sė dashurisė sonė
Tek po ia vrisnim tė gjithė ushtarėt pakuptimsisė
U ngjitėm Marashit perpjetė nė pasditen e vonė
E humbėm rrugėn, na preku magjia e dashurisė
u zhdukėm pėrpjetė gurgullimės sė Lumit, pran kasolles sonė
Pas yjeve morri krih nė fluturim dashuria
Veē unė e ti me blerimin me lulet e zogjt nė njė kor
U dehėn shpirtėrat, natyra, u deh edhe kaltėrsia
Unė, Ti, blerimi, lulet e zogjtė nė njė kurorė
Me bukurinė e tyre magjike lulet u bėnė kurorė
Kurorė e dashurisė zogjtė - zėri i tyre dehės
U ngjitėm nė ēast nė qiell dhe e prekėm kaltėrsinė me dorė
tej pėr tej nėpėr shpirt na shpoi puhizė e lehtė tė verės
Ne mbrėmbje ēmendet veriu nė mjedis tė stinės sė verės
Tej pėr tej nėpėr qiell i shpartallon retė
Pikat e ėmbla tė shiut na i parplas faqeve magji e erės
Tė lagur ikim nė kasolle shpejt e shpejt
|
|
|
03-12-07, 16:18
|
#3
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Pėrreth shpirtit ke ngritur mburoja, po shndėrrohesh nė Muranė
Duke luftuar me rrjedhėn e gjakut tėnd ik pėrtej vetvetes
Ka kohė qė s'tė kam parė te katėr krojet nė Shatėrvan
I bėnė lak rrugės frikėsohesh nga ndjenjat e ik ngushticave tė jetės
E krojet rrjedhin, uji derdhet nė Lumbardh e ai vijon tė rrjedhė tatėpjetė
Nuk e bėmė botėn tė kėtillė as unė as ti, prandaj se ndėrrojmė dot
Po rrjedhim edhe unė edhe ti, si ujė kroji tatėpjetė nėpėr jetė
Prandaj eja te Shatėrvani tė pres, mos e humb kohėn kot
Eja tė pres te Shatėrvani, me shpirtin, me ndjenjat lakuriq tė pres tė vish ti
...dhe unė e ti, i shtohemi dy kroje Shatėrvanit...dhe...le tė rrjedhė nga ne dashuri
|
|
|
03-12-07, 16:26
|
#4
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
[FONT='Verdana','sans-serif']Pėrdredhja e flokut tėnd, shkakton puhi tė lehtė
qė qetė qetė hynė nė zemrėn time dhe trazon
rrejdhėn e gjakut, e shpejton e rrezaton me jetė
madėshtinė e jetės, bukurinė e saj ma kujton
Shikimi yt ma rrėqeth trupin, mė fton nė zjarr
mė fton nė djegie si tė qiriut pėr ta ndriēuar
ēastin e pėrjetshėm qė thonė nuk njeh varr
ndjenjėn njerėzore shumė rrallė tė pėrjetuar
E si tė mos ēohet peshė- shtrėngatė fjala, si,
si tė mos zė vend si shkėmbi... me peshė
si tė mos ledhaton butė e lehtė... puhi
kur me fjalė shpirtin - bukuri e jote e vesh
Dhuratė hyjnore e tė Madhit ėshtė floku yt
litar bėhet qė shtrėngat e fjalės tė zbret
nėn ballin tėnd mbi faqe te sytė
qė gufojnė zjarr, qė ftojnė pėr jetė[/FONT]
|
|
|
03-12-07, 19:09
|
#5
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: ...ne Shatervan
Pershendetje , Kronist te pergezoj per keto poezi ,vetem vazhdo ,suksese!
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
04-12-07, 12:08
|
#6
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Linka_pz
Pershendetje , Kronist te pergezoj per keto poezi ,vetem vazhdo ,suksese!
|
Falemnderit Linka per pershendetjen dhe pergezimin.
|
|
|
04-12-07, 12:10
|
#7
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Para se te ikje nė heshtjen tende
Ėshtė dashtė tė mė thuash shko ne djall
Nese e ke ndermend te me cmend
Ia arrin, po ēmendem, po mbytem nė mall
Po ēmendem duke e pritur veē njė fjalė nga ti
Se duroj ikjen nga legjenda nė pėrrallė
Dua tė ma thotė troq, stė duhet nė ndihmė asnjė histori
Qyteti i humbur sbėhet dot i gjallė
....
E lidh plagėn se lė gjakun tė rrjedh
Se shpirti ligshtohet, s'duron dot
Njė ēast mė shumė nga jeta e vjedh
Jam kalimtar i rastit nė kėtė botė
|
|
|
04-12-07, 12:13
|
#8
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Nė qytet
Se gjej
Asnjė kalė
Tė bardhė
Asnjė shpatė
Tė mprehtė
Nė udhėn
E pėrrallės
Qė princeshėn time
E ka vėnė
Nė gjumė
Xhuxhat
Nė pritjen
E gjatė
Frikėsohem
E humbin
Durimin
Dhe
E varrosin
Princeshėn time
Princesha ime
E ka kafshuar mollėn
E unė
Se gjej
Dot udhėn
Qė ta ia jap
Puthjen e zgjimit
Me makitao
E vras edhe
Njė ditė
Duke menduar
Se pėrralla
Nuk soset
Pa e gjetur
Princeshėn time
Mė vjen inati
Ta shpall fituese
Shtrigėn
|
|
|
04-12-07, 20:50
|
#9
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Edhe kur e kafshove mollėn e helmuar
Erdha e tė zgjova
Edhe kur mallkimi tė vuri nė gjumė
Kur duhej dinozaurėt ti mundja
Tė shpėtova
......................
Nė pėrrallė
E ndėrtova kėshtjellėn
Skaj njė lumi qė gurgullon
Me buqetė lulesh
I lidha nyjet shpirtrat binjakė
Puthjet i shėndrrova nė energji
tė ėndrrės sonė
qė fluturon
E pėrqafimit
Ia dhash emrin e Yllit
Qė na ndriēon
....................................
Nė vargje
Nga pėrralla e vargjet
Zbrita nė realitet
Ku molla e helmuar skafshohet dot
E dinozaurėt e rinj kush si pret
Ku puthja nuk e ka asnjė fuqi kundėr helmit
Ku shigjeta e helmuar vret
Nga ku yjet shihen po spushtohen
Ku lumit i ėshtė rregulluar shtrati e hiq sgurgullon
E nuk jepen leje pėr ndėrtimin e kėshtjellave
E mu hidhėrove muzė e mė braktise
Nuk e di ēka po ngjan
Nga e vargjet pėrrallore tė dashurisė u harlise
E inat mė mban
E unė
Sė fundi njė tundimi
Si bėjė dot ball
E pyetem
A ėshtė dashuria nė vargje
Mė e bukur
Apo dashuria nė pėrrallė?
__________________
|
|
|
04-12-07, 20:52
|
#10
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Nje drite me shume kerkoj ne erresire
Dhe e mbeshtjell me dashuri
E gjitha qe e them, keq e mire
eshte rebelim, miqte e mi
Here eshte realitet i perjetuar
here enderr veq e enderruar
Here ecje kembezbathur ne zalle
E heren tjeter aterim ne perralle
Ne enderra ka edhe realitet
Ka ne jete caste perallore plot magji
Ka edhe vuajtje qe zemren e vret
Por gjithsesi ka edhe dashuri
Nje drite me shume kerkoj ne erresire
Dhe e mbeshtjell me dashuri
E gjitha qe e them, keq e mire
eshte rebelim i shkujdeshem, miqte e mi
|
|
|
04-12-07, 20:53
|
#11
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Ik shpirti fluturim
Nje yll ne qiell e ka cak
Tek te shikon ne sy
E kerkon shpitin binjak
|
|
|
04-12-07, 20:54
|
#12
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Nė tė katėr anėt i kam ngritur kurthe shpirtit
E mė ėshtė bėrė nevrik...
Kurthe i kam ngritur shpirtit
E nuk e lejoj tė ik....
Nuk e lejoj
tė fluturoj
va e pa va
sa herė tė mendoj
se do ta takoj
shpirtin binjak
Nuk e lejoj
E nuk e lejoj
Tė fluturoj
Plagė tė re
Nė trup
Tė mė shkaktoj
E nuk e lejoj...
E nuk...
E...
Ai e gjen udhėn e ik...
Pėrtej kurtheve e fton
Njė shkėndijė
I jep krah tė ri
Dhe e merė me vete
E trupi se ndjek dot
Pėrrallė nė shkallė
Me dukat nė ballė
|
|
|
04-12-07, 20:56
|
#13
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Ka ditė qė se di hiq
shpirti ku ka tret
Ka ditė qė sillem vėrdallė
Mė trupin qė pa shpirt ka mbet
E ka tė veshur harlisjen nė fluturim
I harlisur ka ikur kah hiq s'e di
Nė njė fluturim tė ri
P.S. Pikėrisht si nė pėrallė. S'ka pėrrallė pa shpirt...
|
|
|
04-12-07, 20:57
|
#14
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Eshte nje perralle qe quhet realitet
Shpesh ia kalon perralles shume here
Shpesh jetohet si te ish perralla vete
...sido qe te jete nuk te le te qete
Here te hedh ne det si peshk noton
Here ne qiell si zog te dergon
Here perplas dallget e cmendura ne ty
Here verberine ta fal ne dy sy
Heren tjeter te shetit neper pyll
Dhe fluturon me krah si Zane
Here te jep drite e ndriqon si yll
heren tjeter fushes te perlane
Secilen here te merr me vete
Perralla behet realitet, realiteti - perralle
O engjulli im ku humbe ku trete...
Perralla ne shkalle dukati ne balle
|
|
|
04-12-07, 21:01
|
#15
|
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
|
Titulli: ...ne Shatervan
Mungesa jote nė ditėt e mia asnjėherė nuk u zhbė
Mė lė tė bredhė nėpėr pėrralla nė kėrkim tė sė vėrtetės
E mua mė mungon prehėri yt qė ta mbėshtes kokėn nė tė
kur mė tėrheq zvarrė dallga e vėrshimės se detit tė jetės
Mė dhemb, mė djeg, mungesa jote nė stinėn qė ka rinisė
Rritet malli nė mua, ndjehem si princi i pėrrallės qė tė kėrkon
Duke kalėruar tehut tė mprehtė mes realitetit endrrės dhe ēmendisė
Mė mungon shuplakė e dorės tėnde, nė faqe mė mungon
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:34.
|
|