|
Humori Lexoni e postoni barsaleta shqiptare dhe mos harroni tė qeshni! |
01-02-08, 22:59
|
#1
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Anekdota
Sharjet
Poeti dhe humoristi i i njohur Mark Tuen e kishte pasur zakon te shante , madje shpesh dhe keq...
Gruaja e tij (nje puritaniste)- duke dashtur t'ja largonte kete vese - i propozoi qe mbas cdo sharje ta fuste ne xhep nga nje guralec... Gje qe Tueni pranoi !
Nje dite kthehet Tueni ne shtepi , me xhepat perplot guraleca ..
Pjesa tjeter mberrine me kamion - i tha gruas se befasuar Tueni
!!
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
21-04-08, 10:46
|
#2
|
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
|
Cka po te ban ai tue hanger pershesh?
(Arllat, Drenice)
Ish kan shkue njani asker n'vakt t'mretit.E len ni djale t'vogel tu shpija.Mas motmoti vjen n'sylah.Prap shkon n'askeri e rrin rrum nja dhete vjet.Kur vjen dikur n'spi,i gjet tre djem,,,po e vete te shoqen:
- Grue i kujna a qeky ?
- Djali yt qe e ki pas lane.
- Po qai i dyti?
- N'sylah kur je kane,kesh mete me yzer e m'pat le masi shkove ti.
- Po qai ma i vogli qatje???
- Cka po te ban ai tu hanger pershesh?! Mos ta ka zane udhen? Leje rahat !!!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Dr. Ibrahim Rugova
|
|
|
21-04-08, 11:03
|
#3
|
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
|
Titulli: Anekdota
Syni t'rren, more njeri
(Shashkovc,Janjeve)
Njani e kish pas pa jaranin kur duel prej qileri bashk me gruen e tina dhe i tha grues:
- Oj grue kush ke qai njeri?
- Cili njeri more burre? ja kthej gruja
- Caj qe duel me tye prej qileri.
- Jo,more njeri tu ka doke e t'kan ba syte,se une s'jam kane vet e dyta,po fillikati vetem.(dojke me e rrejte burrin e vet)
- Po une me sy t'mi e pash moj grue.
- E syni t'rren more burri jem.Hajde dalim e vesim.Mos koft qysh po them une qe kryte.
- Puna e mare mjeshter!-- i thane njanit qe ish kah marojke zid.
- Mar pac ja kthej ai.
- Pse ja ke qite penin zidit?
- Pa pen s'ban se syni t'rren!- ja kthej ai.
- A pe sheh morre burri jem?A t'kam thane qe syni t'rren?
Edhe mjeshtri ta bani ispate.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Dr. Ibrahim Rugova
|
|
|
16-05-08, 15:54
|
#4
|
Real
Anėtarėsuar: 13-04-08
Vendndodhja: D
Postime: 1,457
|
Titulli: Anekdota
Tre mėnyrat mė tė shpejta tė komunikimit.
1 Telefoni
2 Televizori
3 Tregoji gruas
Nėse ju duhet qė informacioni tė pėrhapet akoma mė shpejt i thuaj te mos i tregojė askujt!
__________________
Mendimi im mund tė ketė ndryshuar, por jo fakti qė kam tė drejtė!
|
|
|
09-06-08, 23:38
|
#5
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Anekdota
Njė pite tė keqe pėr mysafirin e mirė!
Njė natė dimri Ramadan Shabani shkon mysafir te Xhemajl Abria.
Te dy pleqnar tė njohur qė i kishte Kosova.
Tė gėzuar pėr takimin, te dy pleqtė nė kullė harrohen nė bisedė.
Dikur, nėna e Xhemajlit, qė e dinte se nė kullė ėshtė njė mysafir i mirė, shkon dhe troket nė derė.
Del Xhemajli nė der tė kullės:
- Hė nėnė, ēe mirė tė solli kėtu?
- Mė thanė se tė ka ardhė njė mysafirė i mirė bre loke?!
- Po, bre nėnė, pasha zotin, mysafirė mė tė mirė kjo kullė nuk pret!
- Ani lokes, ēka po ta do zemra tė tė gatuaj nana pėr darkė? I kemi, shyqyr zotit tana tė mirat e, pėr mysafirin e mirė - diēka ma tė mirė!
- Gatuaja nėnė njė pite tė keqe!
- Qysh loke, pite tė keqe pėr mysafirin e mirė?
- Oj nėnė, ruaje bulmetin pėr llaskuēė qė vijė pėr bark, ata ta marrin pėr gojė konakun, se ky ka ardhur pėr llaf e muhabet - tybe e treqind tybe as mendja nuk i shkon se ēka i qet nė sofėr!...
|
|
|
15-06-08, 01:49
|
#6
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Anekdota
AI SASHT MSUE ME DHANĖ
Njė zemėrngushtė (tahmaēar) kishte pas ra nė ujė e donte me u mbytė, se nuk kishte pas ditur not. Qėllon njėri atypari e i thotė:
- Ama dorėn, bre burrė!
Njė tjetėr, qė e kishte pas njohur kėtė zemėrngushtin, ia kthen kėtij:
- Ai nuk asht msue me dhanė, por veē me marrė e thuj: Ha dorėn! e jo ama dorėn, ndash me e pshtue pa u mytė.
|
|
|
21-06-08, 23:40
|
#7
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Anekdota
QĖ KA ME HĖNGĖR DREQI E KOM DITUN, POR...
Njė nuse e re, diku nė dukagjin, kish pas qėllua me njė vjehėrr shumė tė keqe. Vjehrra ishte shumė shpirtzezė, sa nuk ja linte nuses askund vendin. Por, nusja kish pas qėllua e familjes fisnike, dhe e duronte gjithė atė trysni.
Njė ditė nusja shkon nė gjini.
Pas nja dy ditėsh po vjen i shoqi e po i thotė:
- Qohu moj grue se duhet me u kthye nshpi!
- Hajr na koftė, ēka paska ba vaki?
- Ashtė djege shpia. Mrena ka qellu nėna e asht djeg bash me tė!
Nusja pe luan kokėn e po thotė:
- Qė ka me hėngėr dreqi njė ditė e kam ditun, por qė ka me hėngėr tpjekun, sma ka marr mendja!
|
|
|
30-06-08, 20:19
|
#8
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Anekdota
Ata i dinė gjėrat ma mirė se na!
Nė njė mbledhim odash elektronike (forum, si po e quajnė) , diku nė perėndim, ishin mbledh anėtar e anėtare nga tė gjitha anėt e shqiptarisė e po bisedonin, diskutonin e debatonin pėr kontributin e partive tė tyre nė Epopenė e Lavdishme tė UĒK-sė. Disa prej tyre... po diskutonin, pak ma me zjarrė, duke u munduar qė me mjeshtri ti lartėsojnė pak edhe liderėt e vet, tė cilėt pėr luftėn vetėm kishin dėgjuar, bile edhe nė Beograd!
Dy pjesėtarė tė UĒK-sė qė po i dėgjonin (lexonin) kėto diskutime, po e pyesin njėri-tjetrin:
- Ku ishin vėlla kėta lider kur ishte luftė, kur Kosova digjej flakė, pra kur luftonte UĒK-ja?
- Disa prej kėtyre ishin edhe kundėr luftės sė UĒK-sė atė kohė, bile ushtarėt e lirisė i quajtėn grupe terroriste...! Disa bėnin qejf nė Prishtinė... nė Bon... e besa edhe nė Tiranė.
- E si po kanė vėlla fytyrė e po krekosen pėr ta edhe sot e kėsaj dite, 9 vite pas luftės! Bile po fyejnė pa fije turpi ata qė sakrifikuan edhe mė sublimen!
- Besa edhe kanė tė drejtė - po i thotė ky tjetri.
- Gjatė gjithė luftės, ne kemi qenė nė front, ballė pėr ballė me shkaun, e nuk kemi pas kohė me i pa gjėrat si duhen, e kėta burrat qė po flasin, i dinė gjėrat ma mirė se na, sepse, gjithė situatėn e kanė pėrcjell pėrmes ekraneve televizive, dhe atė ulur nė kolltuqe prej lėkure.
|
|
|
06-07-08, 00:56
|
#9
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Anekdota
Sa pėr njė llaf
Njė Drenicas, burrė i mirė e i urtė se tė duash, por qė e kishte gjetur e zeza dhe kishte mbetur vejan, pra i kishte vdekur e shoqja. Ai nė fakt nuk ishte edhe aq nė moshė, kaloi njė kohė bukur e gjatė, dhe ai nuk po martohej. Pas disa kohe, nė konak i shkojnė tre shokė dhe nė bisedė e sipėr njėri prej tyre po e pyet: Pse mor burrė nuk u martove deri tash, ēka je duke pritur? Ti nuk je edhe aq i vjetėr...
Po e shoh edhe unė mor burra se nuk bėnė pa u martua, - po u thotė ai shokėve. Me ua thėnė tė vėrtetėn, jo edhe aq sa pėr ato punėt tjera, por me pas dikė more burra e me ndėrrua ndonjė llaf goje, se kam mbetur fillikat i vetėm tėrė ditėn e ditės e nuk po kam me kė ta bėj njė llaf goje...
- Njėri nga ata shokėt qė ishte mė shakaxhiu, po i thotė Drenicasit: Nėse na e jap besėn qė nuk hyn ma thellė, sa pėr najė llaf goje, na po ti sjellim gratė tona me radhė!...
|
|
|
13-07-08, 01:31
|
#10
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Anekdota
O kush ėshtė trim!
Nė kohėrat e mė hershme skishte as radio, as televizor, as gazeta e gjėra tė tjera tė informimit siē janė sot, sidomos nėpėr fshatra. Kėshtu qė, netėt e dimrit shumica e fshatarėve i kalonin me kėngė trimėrie, me lojė kapuēash e mė tregime tė ndryshme pėr kreshnikėt si ato pėr Mujon e Halilin.
Njė pasdarke ta rroken kėngėn dy kėngėtare nė njė odė tė anės sė Karadakut, dhe kur erdhėn tė njė moment e ngritėn zėrin, duke thirrur disa herė: - Ooo kush ėshtė trim, ooo kush ėshtė trim, ooo kush ėshtė trim
kundėr Serbisė, Oooo krye me qua?...
I zoti i shtėpisė u lodh dikur e po u thotė: - o qe besa kėtu nė katundin tonė nuk mbahet mend qė ka pasur ndonjėherė asi trimash qė kanė qua krye kundėr Serbisė, po lėne atė kėngė se iu iku zėri e mbaruat, he burra!
|
|
|
25-07-08, 22:55
|
#11
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Anekdota
Tė huaj!
Dy bashkatdhetarė tanė qė po punoni nė Gjermani, me rastin e festave tė fundvitit kishin ardhur nė Kosovė, pėr tė festuar sė bashku me familjet e tyre.
U mblodhėn tė afėrm e farefis e po bisedojnė pėr gjėrat e jetės sė pėrditshme kėtu nė Kosovė por tė pranishmit bėnin pyetje tė shumta edhe pėr jetėn e gurbetqarėve atje nė Gjermani.
Njėri nga tė pranishmit, po i pyet ata:
- Pashė besėn ju tė jashtmit si po ju duket kėtu tek ne?
- Qe besa mirė- u pėrgjigj njėri nga ata, mirėpo njė gjė nuk po kuptoi dot:
- Nė cilin vend ne jemi tė brendshmit?- nė Gjermani, atje ku ne punojmė, na thonė Auslanderi, qė do tė thotė tė Jashtėm, pra tė huaj. Edhe kėtu nė Kosovė keni filluar e po na thoni: ju tė jashtmit, pra tė huaj! Nuk po e marrim vesh vėlla se ku jemi ne tanėt!?
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sakra : 25-07-08 nė 22:57
|
|
|
19-08-08, 11:41
|
#12
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Anekdota
MIRĖ SE TĖ PRURI ZOTI!
Njė Gjakovar, rastėsisht nė tregun e perimeve, takon njė fshatar tė cilin nuk e kishte edhe fort nė qejf. Ishte gati mbrėmje, dhe fshatari nuk po i ndahej. Kur shkuan afėr shtėpisė, Gjakovari po i thotė: Natėn e mirė se unė eca, - u fut brenda dhe ia dha krahun derės. Fshatari po i thotė qe besa edhe unė mbas teje, po hape derėn. Ai shtyje derėn nga brenda, ky shtyj nga jashtė deri sa u lodhen! Dikur Gjakovari e hapi derėn, dhe po i thotė:
- O mirė se tė pruri zoti he burrė!
- Jo qe besa, erdha vet me pikė tė zorit, se sa pėr zotin ti ishe duke mė lėnė nė sokak...
|
|
|
20-08-08, 21:45
|
#13
|
Libri !
Anėtarėsuar: 22-05-08
Vendndodhja: Buzė Detit..!!!
Postime: 6,051
|
Titulli: Anekdota
Prej nga je?
Gjate ofenzives serbe te shtatorit te vitit 98,ne malet e Qyqavices u strehuan shume familje nga Drenica.Aty degjuam kete dialog.
-Nga ishe moj shoqe?
-Nuk di as une.Kam qen e martuar ne Polac.Dy jave isha ne Galice,nje muaj ne Dubofc,dy ne Kolle,e qe disa dite jam ne bjeshke..E tash a po e di ti se nga jam?
__________________
Dr.Rugova ishte njė njeri i madh dhe heroik qė personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike tė popullit tė Kosovės.
http://www.youtube.com/watch?v=eqh7qSCTMR4&feature=related
|
|
|
24-08-08, 17:29
|
#14
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Anekdota
QISAJ I THONĖ LANG E JO KAFE
Shkojnė Llausha te bajraktarėt Hotit. Hotjanėt, pėr ti provuar se ēfarė burrash janė, ju qesin kafe me krip. Kur ua qojnė kafet me krip, ata pleqtė qė ishin ulur tek oxhaku, ja filluan e po i pinė kafet me krip dhe nuk po bėnin zė.
Njė djalė i ri qė ishte ulur nė fund tė ēergės, kur e moria kafen pėr ta pirė dhe kur e pa qė ishte me krip, tha:
-O mik, shko bima ni copė bukė ta ngjyjė se na qisajna i thomė lang e jo kafe.
Kur i dėgjoi miku kėto fjalė qė i foli djali i ri, u qua, e mori djalin dhe e uli nė krye tė oxhakut dhe i tha plakut qė ishte ulur aty:
-Shtyju ma posht se sa ky vend pėr ty!
|
|
|
04-09-08, 21:00
|
#15
|
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
|
Titulli: Anekdota
Shamia e grues
Ni dite Nastradini nuk e kish t'shoqen n'shpi. U duhke vete me ba hyzmet.
Muer e p'e kalle zjarmin.Po i fryn e po i fryn e zjermi s'po kallet kurqysh.
U nal e po kujtohet. E pa shamine e grues vjerre n'baski.E muer e po e pahit zjarmin me shami.
Zjarmi u kall.Nastradini i bertiti:
-He moj shami e shami e shkrete! Ju p'e kallni dynjane kah po ju shohin njerezit n'krena t'garve e t'cikave e jo s'po e kallni zjermin tem!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|
Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:24.
|
|