Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Feja e Shqiptarit
Emri
Fjalėkalimi
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit ....



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-02-09, 08:58   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Histori e njė libri

Historia e njė libri

Ali Podrimja


Ishte ēėshtje kombėtare dhe do ishte e turpshme tė tėrhiqja. Ne shqiptarėt kurrė nuk kishim vepruar nė bazė tė besimeve. Tė gjithė kishim qenė tok ndaj tė keqes. Tek e fundit Nėna Tereze ishte e tė gjithėve. Nga Roma informimi ishte i shkurtėr dhe i saktė. Qeveria maqedone e tė ndjerit Trajkovski, me rastin e Lumnimit tė Nėnės Tereze, do e plasonte njė libėr nė gjuhėn maqedone dhe angleze: se kjo Nėnė na qenka me origjinė maqedone. Dhe ky ishte njė falsifikim tipik sllav. Mbi tavolinė kisha librin "Mėsomė tė dua", i cili sapo ishte botuar nė gjuhėn gjermane. Nga Lumnimi nuk na ndante as njė muaj. Mund tė pėrkthehej edhe nė anglisht brenda njė kohe tė shkurtėr, nuk mund ta besoja. Dėgjohem me Avni Spahiun, i cili nė mes tjerash, mė thotė se shumica e poezive dhe e uratave gjendeshin nė gjuhėn angleze. Duhej tė pėrktheheshin vetėm ato qė ishin tė vonshme.

Ndėrkohė, pėrgatitesha pėr nė Tiranė. Dy botuesit, "Rozafa" nga Prishtina dhe "Arbėria" nga Tirana, kishin rėnė nė dakord tė botonin antologjinė e parė pėr ēamėt "Eni vjen pej Ēamėrie", e cila ishte nė fazėn pėrfundimtare. Botohej me rastin e 60- vjetorit tė dėbimit tė ēamėve nga trojet e tyre. Nė Tiranė kisha lėnė takimin edhe me poetin e mikun Visar Zhiti. Dėshiroja tė di se a ekziston diē nė papat pėr origjinėn e Nėnės Tereze, pėr tė cilėn aq shumė kishte zėnė tė pėrflitej nė Ballkan. Visari kishte qenė ca vite si atashe kulture nė ambasadėn shqiptare nė Romė dhe me siguri kishte njohuri pėr kėtė. Mė njofton se njė tekst domethėnės tė Papa Gjon Palit II, kisha shqiptare nė Tiranė e kishte lėshuar si thirrje. Teksti mjaftonte tė shkonte dhe si parathėnie. Ishte nė tri gjuhė italisht, anglisht dhe shqip. Libri "Mėsomė tė dua" tani thuajse ishte i kompletuar. Me pėrkthyesin isha nė kontakt dhe numėroja ditėt deri te Lumnimi.

Pas tri javėsh pėrkthyesi e kishte kryer punėn e vet. Mbetej pėrgatitja dhe ana teknike e librit. Shpejt ikėn dhe dy ditė e libri "Teach me to love" tashmė po shtypej. Nga gėzimi kisha zėnė vend nė njė kafene ku takova rastėsisht njė mik, pėrkthyes i njė gjenerali amerikan nė Bondstill. I them se libri i poezive dhe uratave tė Nėnės Tereze nė gjuhėn angleze pritet tė dalė sė shpejti. Disa ekzemplarė kemi vendosur t'ua shpėrndajmė konsullatave tė huaja nė Prishtinė, njė kontigjent t'ua dhurojmė ushtarėve amerikanė nė Bondstill, tė cilėt na u gjetėn nė kohėn mė tė vėshtirė, ndėrsa njėmijė ekzemplarė do t'i dėrgojmė nė Vatikan, me rastin e Lumnimit tė Nėnės Tereze, t'ua ndajmė burrėshtetasve, masmediave dhe ca t'ia lėmėbibliotekės sė Vatikanit. Gjesti ynė e kishte habitur mikun, por kishte shtuar se pėr kėtė duhet tė kem njė ekzemplar pėr ta shikuar gjenerali. Nga shtypshkronja na sollėn dy ekzemplarė: njė pėr gjeneralin dhe njė pėr mikun. Me zyrtarėt e Bondstillit pasi ishte konsultuar, miku ia kishte behur tė nesėrmen me dy ushtarakė dhe njė xhip. Nuk mund tė besonin ende pėr njė dhuratė tė ēmuar nga njė shtėpi e vogėl botuese qė kishte ndarė pesėqind ekzemplarė pėr ta. Thoshin se ishte diēka befasuese. Kurrkush nuk i kishte kujtuarmė parė nga Kosova ushtarėt amerikanė. Zotėrinjtė nga Bondstilli na kishin shprehur falėnderime. Brenda dite libri ishte shpėrndarė deri nė kopjen e fundit.

Shkelnim nė javėn e fundit. Njėmijė ekzemplarėt ishin paketuar pėr destinacion nė Itali. Lumnimi i Nėnės Tereze mbahej nga data 18 deri 21 tetor 2003. Mė 18 tetor aeroplani me pelegrinėt nga Kosova ishte ngritur nga Sllatina nė drejtim tė Romės. Mendoja pėr librat dhe ē'do tė bėnte qeveria e zotit Trajkovski, sapo tė ketė njė ekzemplar tė librit tone, a do tė skuqej nga fjalėt e Papa Gjon Palit II, qė fliste me admirim pėr "bijėn e popullit shqiptar qė i ka dhėnė nder dhe shkėlqim kombit tė saj…". Maqedonia ishte shtet e unė isha vetėm individ, qė plasoja tė vėrtetėn pėr Nėnėn Tereze.

Mirėpo, befasia ndodhi nė aeroportin e Romės. Mezi kishim kaluar zonėn e kontrollit. Shiriti transportues i bagazhit kishte filluar tė sjellė plaēkat, por dhe pakot e derdhura me librat e Nėnės Tereze. Nesėr ajo nderohej nga tėrė bota, po ē'kishte ndodhur ? Isha shtangur dhe nuk dija ē'tė bėja me pakot e derdhura. Kisha marrė njė libėr dhe iu kisha drejtuar policisė: "Frikėsoheni edhe nga Nėna Tereze?" Shefi i aeroportit i tėri i zverdhur, sapo kishte parė nė ballinė fotografinė e asaj qė tubonte njė dynja njerėz nga tėrė rruzulli, u kishte britur kolegėve. Imzot Mark Sopi, ish-ministri i kulturės sė qeverisė sė Kosovės, z. Behxhet Brajshori, ca gra tė shtyra nė moshė, disa policė dhe unė filluam t'i mbledhim librat. Shėrbimi i kontrollit kushedi ē'kishte menduar se ka nė ato pako, drogė apo diēka tjetėr mė tė rrezikshme. Njėri nga pelegrinėt kishin zėnė tė zgėrdhiheshin tamam si Lepi Cane nga seria serbe "Muzikantėt", kurse ca vraponin tė dilnin sa mė parė nga aeroporti, dėshironin tė shėnonin momentin historik nė bllokun e prapanicės, njėkohėsisht tė mos u shihej as pasaporti i Serbisė. Se, mė nė fund, udha i kishte qitur edhe nė Romė. Pas njė ore librat ishin palosur nė thasė tė rinj dhe vendoseshin nė autobusėt qė na bartnin nė hotel. Tek udhėtonim mendoja se Nėna Tereze nuk mė takonte vetėm mua. Unė kisha kryer njė punė tė ndershme pėr tė mposhtur njė falsifikim tipik sllav dhe pėr t'u treguar tė tjerėve nga ishte Nėnėmadhja. Kryeja, pra njė punė atdhetare. Bindesha se njerėzit tanė kur ia mėsyjnė botės, mė tepėr u intereson levėrdia e xhepit se ēėshtja nacionale . Mendoj kėshtu dhe tani. Mjafton tė pėrqendrohesh nė bisedat e paraqitjet e tyre nė masmedia e tė bindesh se kush na mbron nga e liga. Atdheun e konsiderojnė para dhe asgjė tjetėr. Nuk mė habit, pra nėpėrkėmbja jonė edhe nga ata qė nuk kanė identitet ende. Ėshte tmerruese kjo.

Mė 19 tetor pelegrinėt nga Kosova gjendeshin nė rendin e pare, meqė vinin nga vendlindja e Nėnės Tereze. Papa Gjon Pali II, i cili do e mbante meshėn pėr Lumnimin e tė Shenjtės sonė, nuk ishte as dhjetė metra larg nesh. Masmediat gumėzhinin nė sheshin e madh tė Vatikanit, ku ishin tubuar afėr njė milion njerėz. Atje nė fund ishte shpalosur skaj mė skaj njė flamur shqiptar. Nga stacionet e huaja televizive e sidomos nga CNN nuk hiqej kopertina e librit "Teach me to love" e Nėnės Tereze, tė cilin tanimė e kishin tė gjithė burrėshtetasit e masmediat. Njė i kishės sonė po ashtu kishte arritur t'ia dorėzojė dy ekzemplarė dhe Papės Gjon Palit II.

Personi qė mė kishte informuar nga Roma pėr dredhinė maqedone, mė kishte gjetur nė mesin e pelegrinėve dhe mė kishte thėnė: falsifikatorėt e tėrhoqėn librin, e kishin lexuar se ē'thoshte Papa pėr bamirėsen tonė. Ky ishte fundi i njė ėndrre sllave.Nuk besoj se kishte njeri mė tė lumtur se unė atė moment. Kisha kryer njė punė tė vogėl pėr njė ēėshtje tė madhe. Nga muri i lartė i Katedrales sė Shėn Pjetrit vazhdonte tė buzėqeshte Nėna Tereze. Ishte zbrazur dikur sheshi i pafund i Vatikanit, ku fitues ishte populli im qė kurrė nuk u nda sipas besimeve. Dikur vonė isha larguar nga aty. Nė ekranet televizive vazhdonte filmi pėr jetėn e Nėnės Tereze.

Me rastin e 600 vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit Skenderbeut nė Cyrih, gjendesha prapė me Imzot Mark Sopin dhe kryesinė e kishės sonė (nėntor 2005). Biseda kishte filluar aty ku e kishim lėnė nė Romė. Mesha e sė dielės ėshtė mirė tė fillojė nė kishėn tonė me uratėn e Nėnės Tereze, tė cilėn e thotė vetė ajo dhe ėshtė e inēizuar. Kjo ide imja i kishte habitur zotėrinjtė, qė kishin filluar tė shikojnė njėri-tjetrin, tek ua ofroja tekstin. Dukesha para tyre njė diktator ndoshta, por unė mendoja se fillimi i meshės sė tė dielės me uratėn e Nėnės Tereze nderon kishėn tonė dhe ne si popull.


Shekulli, 1.5.2008


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante
Vjetėr 04-02-09, 22:37   #2
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Histori e njė libri

Psikolog,.. a beson qe e ndala te lexuaren ne rreshtat e para ku thuhet "tek e fundit, nene tereza ishte e te gjitheve", ju a per budallenj po na zini a ?

Ishte "ndoshta" e te gjithve, por asnjehere nene e Shqiptarizmit, un te perkujtoj vetem dy gjera : Ajo ndrroj emrin e saj per ti ikur identitetit, ju duk pak,...shkoj aq larg sa qe iki ne indi ti ndihmonte indianeve, sot indianet kan raketat e tyre ne atmosfer, kurse shqiptaret po ne te njejtin moment, u vritshin, ikshin,.. vdiqshin nga uria !

Kurse shkrimin e vitit te kaluar qe ke sjell, e shpalli te pa vlefshem. Thjesht, PROPAGANDUES !
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė  
Vjetėr 05-02-09, 09:39   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Histori e njė libri

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh
Psikolog,.. a beson qe e ndala te lexuaren ne rreshtat e para ku thuhet "tek e fundit, nene tereza ishte e te gjitheve", ju a per budallenj po na zini a ?

Ishte "ndoshta" e te gjithve, por asnjehere nene e Shqiptarizmit, un te perkujtoj vetem dy gjera : Ajo ndrroj emrin e saj per ti ikur identitetit, ju duk pak,...shkoj aq larg sa qe iki ne indi ti ndihmonte indianeve, sot indianet kan raketat e tyre ne atmosfer, kurse shqiptaret po ne te njejtin moment, u vritshin, ikshin,.. vdiqshin nga uria !

Kurse shkrimin e vitit te kaluar qe ke sjell, e shpalli te pa vlefshem. Thjesht, PROPAGANDUES !
Shoq !

Nena Tereze , e nderroj pseudonimin e jo emrin , sepse emrin i saj ka qenė Gonxhe !
Nuk e ndrroj identitetin ,sepse me rastin e marrjes se cmimit Nobel ajo tha se ėshtė shqiptare.
Mirpo, edhe nese ajo ( njė nder miliona shqiptarė ) do t“a kishte ndrruar emrin ,atehere si ju thua , ose cka ju thua ti miliona shqiptarve qe e ndrrun emrin pas ardhjes se osmanlinjeve ne tokat shqiptare, besa deri dikund edhe identitetin .
Mos deshte tė thuash si ne prrallen e dhijes qe ja ka pa bishtin perjet deles edhe e ka pėrqeshurė??!!

Nėna Tereze ka qenė , ėshtė dhe mbetet e shqiptarve, do tė thotė ata qe janė shqiptarė, e ne thirrje shqiptare ka shumė por me identitet tė paster ka pak.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė  
Vjetėr 05-02-09, 14:41   #4
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Histori e njė libri

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu
Shoq !

Nena Tereze , e nderroj pseudonimin e jo emrin , sepse emrin i saj ka qenė Gonxhe !
Nuk e ndrroj identitetin ,sepse me rastin e marrjes se cmimit Nobel ajo tha se ėshtė shqiptare.
Mirpo, edhe nese ajo ( njė nder miliona shqiptarė ) do t“a kishte ndrruar emrin ,atehere si ju thua , ose cka ju thua ti miliona shqiptarve qe e ndrrun emrin pas ardhjes se osmanlinjeve ne tokat shqiptare, besa deri dikund edhe identitetin .
Mos deshte tė thuash si ne prrallen e dhijes qe ja ka pa bishtin perjet deles edhe e ka pėrqeshurė??!!
Po de po, mir qe po e pranon qe ajo ndrroj dhe mohoj identitetin e origjinės saj. Njekohsisht, me duket qe edhe vellau i saj ishte martuar me te nje kombi tjeter i cili sot eshte totalisht i asimiluar ? S'eshte keshtu ? ...


Qfar them per ata miliona shqiptar qė nderruan emrat/mbiemrat ? Ju falimnderit ! sepse duke ndrruar emrat e krishter ne shqip dhe nė islam, neve na siguruan ruajten e natyrės ton tė pastėr duke u distancuar kategorisht nga besimi i gabuar !


Citim:
Nėna Tereze ka qenė , ėshtė dhe mbetet e shqiptarve, do tė thotė ata qe janė shqiptarė, e ne thirrje shqiptare ka shumė por me identitet tė paster ka pak.
A mos je duke ma impunuar njė nėnė tė cilen nuk e njoh ?
"Shoqi", mos te flasim per Terezen e Kalkutes, puna e saj i ka meritat e saja si bamirse, por jo edhe si besimtare e aq me pak si shqiptare,.. nese vazhdojm kete debat dije se ajo del Agnostike, kurse ju tentoni me ēdo forcė ta beni te "shenjte" ? E pa logjikshme,... pa kuptueshme ,...
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė  
Vjetėr 11-02-09, 22:24   #5
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Histori e njė libri

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu
Shoq !

me rastin e marrjes se cmimit Nobel ajo tha se ėshtė shqiptare.

cka ju thua ti miliona shqiptarve qe e ndrrun emrin pas ardhjes se osmanlinjeve ne tokat shqiptare, besa deri dikund edhe identitetin .
I'ma albanian- tha ajo,pra jo ne shqip.
Do te thuash ti se ajo foli ne nje plate nderkombetare dhe ishte me e drejte te fliste anglisht, lidn pyetja: perse kur vizitoi varrin e Enverit ne 1989 kishte perkthyese ?!

Atyre shqiptareve qe nderruan emrin pas ardhjes se osmaneve ju them: faleminderit per besimin fetare. Ju them se nderruar emrat fetare qe u kishin vene romako-bizantinet nen hijen e kryqit.
Heroi i yne kombetare quhej Gjergj ne emer te shen Gjergjit-Georgios, jo vetem emer kishtare por grek. Po keshtu babai, po leme nenen e pjesetaret e tjere qe kishin emra sllave.
Nese eshte nder qe Nene Tereza katolike te perfaqesoje kombin, nese eshte nder qe identiteti i katolik 100% i Nene Terezes qe braktisi atdheun per hire te Zotit Jezus, eshte nder edhe per ata shqiptare qe nderruan emrat per t'ju afruar identitetit Islam. Me dallimin qe ne flasim shqip, kemi pasaporte shqipetare, flamure shqipetare, perhapim vlerat e kombit tone; nuk jemi me pasaporte indiane, perfaqesues te Vatikanit.

Nene Tereza ishte dhe do te mbetet shqiptare me identitet kombetare te harruar nga ai Katolik. Ne letrat e fundit dhe ne momentet e fundit te jetes nuk i therriti Shqiperise por Jezusit. Ne asnje nga letrat e saja fjala Shqiperi nuk lexohet. Zoti Jezus eshte paresore, pra identiteti paresore per te cilin braktini nene dhe babain eshte feja katolike.

Ti besoje si te kesh deshire, por mos na shit perralla.


hawk Nuk ėshtė nė linjė  
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.