Dėshmitari X: Limaj donte ta ekzekutonte Kuēin
Urdhri ishte i prerė: Kushdo qė do tė guxonte ta lironte Blerim Kuēin e priste plumbi. Kuēi qė konsiderohej dezertor nuk mund tė lirohej. Aq mė pak kur arrestimin e tij e kishte kryer personalisht ish-komandant Ēeliku.
Ish-mbikėqyrėsi i tė ashtuquajturit burgu i Kleēkės i themeluar dhe kontrolluar nga UĒK-ja gjatė vitit 1998-1999 ka thėnė se kėtė urdhėr e kishte marrė nga komandant Ēeliku qė tė mos guxonte ta lironte, ndryshe do tė vritej. Ky ish-pjesėtar i UĒK-sė qė tashmė identifikohet si dėshmitari X i ka rrėfyer prokurorit special Maorizio Salustro prej ditės sė parė kur i ėshtė bashkuar UĒK-sė e deri ditėn qė u ėshtė dorėzuar autoriteteve, shkruan sot Koha Ditore.
Dėshmitari bashkėpunues qė nuk do tė ndiqet penalisht as pėr vrasjen e dy serbėve tė cilat thotė se i ka kryer vetė me urdhėr tė Fatmir Limajt ka rrėfyer gjerė e gjatė nė disa intervista tė zhvilluara gjatė vitit tė kaluar. Ai ka folur pėr arrestimin e Blerim Kuēit, kryetarit aktual tė Suharekės dhe lirimin e tij diplomatik nga ish-kryetari i Gjykatės Ushtarake tė UĒK-sė.
Kur u lirua Blerim Kuēi sipas urdhrit tė Sokol Dobrunės, Fatmir Limaj filloi ta mallkonte atė. Blerim Kuēi ishte njė komandant nė zonėn e Suharekės. Sipas thashethemeve qė i kam dėgjuar ai gjoja u kishte thėnė ushtarėve tė tij ti linin armėt e tyre dhe tė iknin pėr nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye vetė Fatmiri e kishte arrestuar atė dhe personalisht e kishte dėrguar nė burgun e Kleēkės, i ka thėnė dėshmitari prokurorit, dėshmitė e tė cilit i ka siguruar gazeta Koha Ditore.
Gazeta ka siguruar dėshminė e tij rreth 200 faqe nė tė cilėn ka bėrė skica e sqaruar ato qė kishte shkruar nė ditarin e tij. Kur ai ia shkruante para emrin tė ndonjė tė burgosuri plus kjo nėnkuptonte qė ai ishte ekzekutuar. Dėshmitari X qė ėshtė emėr i njohur pėr redaksinė ka thėnė se ka kryer vrasje me urdhėr tė Limajt. Pėr kėtė vrasje tė dyfishtė atij i ishin rrahur krahėt nga Limaj. Njė pjesė tė madhe tė dėshmisė ky dėshmitar ia ka kushtuar Blerim Kuēit i cili refuzoi tė dėshmon pėr prokurorinė dhe u ndėshkua me njė muaj burgim. Sipas kėtij dėshmitari, Limaj kishte thėnė pėr Kuēin se duhej tė ekzekutohej.
Kuēi ishte burgosur pėr ca kohė dhe ishte mbajtur nė shtėpinė kryesore. Kur e sollėn nė kamp, Limaj mė tha nėse e liron kėtė do tė tė vras. Ky duhet tė ekzekutohet. Pas disa ditėsh Dobruna e lėshoi urdhrin me shkrim ku thuhej se ai dėshironte qė Kuēi tė ēohej pranė tij. Unė e mora letrėn por mė vinte keq qė nuk munda ta ekzekutojė urdhrin e Dobrunės, ka thėnė dėshmitari X.
Pastaj unė shkova qė tė bisedoja me Sokol Dobrunėn. Ai mė tha se Blerim Kuēi nuk mund tė ekzekutohej kėshtu. Unė i thash se kisha njė urdhėr nga Fatmir Limaj pėr tė mos e liruar tė burgosurin. I thash se nuk doja tė merrja plumb nga Kuēi qė do tė thotė nga Fatmir Limaj do tė mė vriste sikur ta liroja Kuēin. Dėshmitari ka thėnė se i kishte propozuar Sokol Dobrunės qė tė gjente njė mėnyrė tjetėr pėr ta zgjedhur problemin. I kishte thėnė qė tė shkruante njė urdhėr ku do tė thuhej se Kuēi ishte i sėmurė dhe se nuk mund tė shkonte nė burg prandaj duhej tė sillej para tij dhe tė merrej nė pyetje. Pas kėsaj Sokol Dobruna i kishte dėrguar katėr oficerė tė Policisė Ushtarake qė ta merrnin Kuēin.
Kėsaj radhe nuk kishte shans tė refuzoja. Deri atėherė Kuēi kishte qėndruar rreth 20 ditė nė burg. Pasi qė Kuēin e mori Dobruna kam dėgjuar se e liroi nga akuza dhe iu kishte dhėnė prapė uniforma dhe kishte shkruar nė Shtabin Qendror. Kur Limaj e kuptoi se Kuēi ishte liruar ai u mėrzit shumė. Ai filloi tė mė kėrkonte mua dhe unė kisha frikė se do tė mė vriste, ka thėnė ai. Kur mė gjeti unė ia tregova letrėn e Sokol Dobrunės dhe i thash se nuk e kam ditur qė Sokoli do ta lironte Kuēin sepse urdhri thoshte se ai thjeshtė donte ta merrte nė pyetje. Kadri Veseli dhe Adem Grabovci ishin tė pranishėm dhe u munduan ta qetėsojnė Fatmirin se nuk ishte faji im dhe se nuk ishte e drejtė tė mė vriste. Pastaj Fatmiri u tėrbua me Sokol Dobrunėn, ndėrsa mua mė la tė qetė.
Dėshmitari ka treguar se UĒK-sė iu kishte bashkuar mė 16 prill 1998. Kur kishte shkuar nė Kleēkė e kishte takuar Fatmir Limajn, Isak Musliun dhe Shukri Bujėn. Kjo ishte hera e parė qė i kishte takuar ata. Aso kohe ata paraqiteshin vetėm me nofka nofka e Isak Musliut ishte Ēerēizi, e Shukri Bujės Gazetari dhe e Fatmir Limajt Ēeliku. Fatmir Limaj po ashtu thirrej edhe Daja.
Njė ndėr urdhrat e parė qė kishte marrė nga Limaj kishte qenė njė detyrė qė tė shkonte dhe ta mbikėqyrte Sabit Shalėn i njohur si Cungu dhe Lul Shurdhėn. Atje kishte qėndruar rreth dy muaj si komandant i Policisė Ushtarake tė UĒK-sė. Ai ka thėnė se aty kishte mėsuar se Sabit Shala dhe Lul Shurdha pėrdornin njė shtėpi si shtėpi publike pėr, siē ka thėnė, grupin e Fatmirit dhe shokėt e tij tė ngushtė.
Gjersa ishte ende nė Shalė, dėshmitari X ka thėnė se kishte marrė njė urdhėr dhe listė me disa emra njerėzish nga Sabit Shala qė duhej tė ekzekutoheshin. Ai ka thėnė se nuk i kujtohen tė gjithė emrat por ėshtė shprehur se ėshtė i bindur se disa prej tyre ishin Jet Karpuzi nga Shala, Ali Hoxha, Skender Hoxha nga Shala, Naim Shamolli, Vesel Sinani nga fshati Risinovc dhe Mursel dhe Naim Sinani vėllezėr po nga fshati Rusinovc.
Sabit Shala dhe Fatmir Limaj mė kishin thėnė qė kėta njerėz patjetėr duhej tė ekzekutoheshin por kurrė nuk mė kishin thėnė arsyen. Fatmir Limaj mė kishte thėnė mė herėt se kurdo qė tė shihja spiunė e kisha mandatin qė ti vrisja, ka thėnė dėshmitari pėr tė shtuar se kishte shkuar personalisht nė shtėpitė e tė gjithė njerėzve qė kishte nė listė pėr ti paralajmėruar pėr rrezikun dhe pėr ti kėshilluar qė tė mos dilnin.
Mė kujtohet se Sabit Shala mė dha njė letėr qė vinte nga Daja, qė do tė thotė Fatmir Limaj me emrat e njerėzve qė i pėrmenda dhe qė duhej tė ekzekutoheshin.
Unė nuk mund tė vendosja nėse kėta njerėz ishin spiun apo jo. Pėr kėtė duhej tė vendoste Gjykata Ushtarake qė do tė thotė nga persona me pozita mė tė larta, ka thėnė dėshmitari. Ai ėshtė shprehur se nuk donte ti ekzekutonte njerėzit duke u bazuar vetėm nė dyshime. Gjatė kohės sa kishte qėndruar nė fshatin Shalė tė Lypjanit, X-i ka thėnė se ishin arrestuar dhe sjellė dy gazetarė serbė. Ata ishin ndaluar nė njė pikė kontrolli tė UĒK-sė teksa po ktheheshin nga Peja me njė Yugo Florida. Gazetarėt i ishin dėrguar dėshmitarit.
Pėr ndalimin e tyre dikush e kishte informuar Hashim Thaēin. Thaēi tash kryeministėr i Kosovės dėshironte qė ti shihte personalisht dhe tė bisedonte me ta. Ai kishte shkuar nė Shalė por nuk ishte lėnė nga dėshmitari tė ti takonte pasi qė nuk e njihte autoritetin e tij pėrveē Limajt. Pas disa minutash Thaēi e kishte marrė Limajn dhe kishin shkuar tek dėshmitari. Mirėpo Thaēi dhe Limaj kishin njė problem: nuk dinin serbisht. Si pėrkthyes kishin marrė dėshmitarin X. Kjo kishte ndodhur nė fund tė vitit 1998 apo nė fillim tė vitit 1999. Gazetarėt ishin mbajtur pėr dy muaj nė shtėpinė e X-it.
Hashimi mė tha qė ti trajtoja shumė mirė gazetarėt ashtu siē duhej tė trajtoheshin tė burgosurit. Nuk kishim tė drejtė qė ti torturonim apo rrihnim. Pėr diku njė muaj gazetarėt u mbajtėn aty pastaj i dėrgova nė Shtabin Qendror tė UĒK-sė nė Divjakė. Ata qėndruan aty pėr diku mbase njė ditė dhe mund tė shihja se ata ishin rrahur pak prandaj edhe i mora nė shtėpinė time nė Divjakė pasi qė ndjehesha i pėrgjegjshėm, pėr ta. Pas diku dy muaj nga arrestimi gazetarėt u ishin dorėzuar pėrfaqėsuesve tė OSBE-sė.
Sokol Dobruna aso kohe ishte kryetar i Gjykatės Ushtarake tub UĒK-sė. Nė njė rast Dobruna i kishte thėnė dėshmitarit se ishte i ngarkuar me tė burgosurit dhe se askush nuk duhej ti rrihte ata.
Dėshmitari e ka pėrshkruar Sokol Dobrunėn si njėri tė mirė. Sokol Dobruna i kishte thėnė dėshmitarit qė tė mos e merrja asnjė tė burgosur pa nėnshkrimin e tij.
Nė ditarin e tij dėshmitari ka shkruar emrat e tė burgosurve, Ruzhdi Sefullahu, Gazmnend Imeri, Ilaz Zenuni, Shefki Kastrati, Afrim Koqollari. Nė kėtė ditar ai kishte shkruar se Bali Krasniqi nga fshati Carrallukė ishte liruar mė 21. 03. 1999 nga Fatmir Limaj, mirėpo sipas tij lirimi i tij ishte bėrė me qėllim qė mė pas ai tė vritej. Nė ditarin e tij ndodhet edhe emri i Imer Gjafiqi nga fshati Piranė i cili kishte punuar nė MUP nė Prizren. Ai ishte sjell nė Kleēkė mė 16 shkurt 1999, teksa nga burgu ishte nxjerr nga Arben Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Nexhmi Krasniqi dhe gjysmė ore mė vonė ishte vrarė. Ai ishte marrė bashkė me Sherafedin Ajeti.
Dua tė qartėsoj se jo vetėm qė i kam dėgjuar tė shtėnat por Naser Krasniqi, i njohur si Bashkim Fino, Naser Shala, dhe Nexhmi Krasniqi po ashtu mė kanė thėnė se e kanė vrarė Imer Gjafiqin dhe Sherafedin Ajetin nė Livadhin e Canit. Po ashtu dua tė theksoj se i kam parė disa herė tek rriheshin Imer Gjafiqi dhe Sherafedin Ajeti nga Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Hajdar Hoxha, Sabit Shala dhe Fatmir Limaj. Mė kujtohet se ata mė sė shumti i shqelmonte Fatmir Limaj.
Edhe emri i Arben Avdyli nga fshati Dobrashevc ka zėnė vend nė ditarin sekret tė dėshmitarit. Ai ishte sjell aty me 21 mars 1999, ishte liruar nga burgu por njė ditė mė vonė ėshtė arrestuar sėrish dhe ishte vrarė. Dėshmitari ka thėnė se e kishte parė nė fushė afėr burgut gjersa sillej nė drejtim tė burgut, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, dhe Refki Mazreku (Vand Damme v.j.) ishin mė tė. Jo larg burgut ai ėshtė vrarė. Diku 20 ditė pas vrasjes se Arben Avdylit sipas dėshmitarit ishin ekzekutuar katėr serbė.