Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona Administrative > Tema tė vjetra
Emri
Fjalėkalimi
Tema tė vjetra Arkivi i forumit


Rezultati i Sondazhit : Gjysmėfinalja
Lazdrani 24 36.36%
MemphiSx 14 21.21%
Barbaroza 10 15.15%
Albaname 8 12.12%
Dr.Leone 10 15.15%
Votues: 66. Ju nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-12-04, 22:49   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjysmefinalja!!!

Lazdrani
MemphiSx
Barbaroza
Armani
Albaname
Dr.Leone

Te nderuar si fitues ne garat e shkuara, ftoheni qe te merrni pjese edhe me nga nje shkrim tjeter, per tju votuar dhe per te zgjedh tre me te miret.

Tre te paret shkojne ne finale. :lol:


Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-12-04, 20:00   #2
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim

Ngjarja ka t'bej me Rastin e Bombardimit te kolones se Te ikurve nga fshatrat e Rekese se Keqe qe ka ndodhur ne fshatin Bishtazhin Bombarduar nga Aeroplan te Nato-s Piloti qe ka qen Grek




....Mbas Kolonave shihej nje autonjet i policis qe hynte shtepi per shtepi duke i nxjerr njerzit nga shtepit e tyre e duke ja u djeg shtepit
Rruges na percillnin dy aeroplane te NATO-se ishin shum ulet.Kur arritem te punkti ne fshatin Brekoc aty kish shum polic aty ish edhe rruga per Qafe te Prushit rruge qe te dergonte per ne Shqiperi,kur e pashe se nuk po na dergojne andej,menjeher me shkoi mendja se po na dergojn per Prizren ne Kukes,disa thonin se po na qojn neper disa shkolla e ne Palestren Sportive te Gjakoves
Aty pashe Kazermen e Ushtris te zbrazet pa asnje ushtare qe e kishte shkatrruar Nato. Ushtria ishte e vendosur ne kishat katolike,pash edhe dyqane te plaqkitura shtepi te djegura rruge te zbrazeta dukej si ne Sarajeve.
Gjakoven nuk e kisha pare qe 68 dit me dukej qe kisha ardhur ne nje qytet tjeter,edhe ashtu e shkaterruar me dukej me e buker se kurr
Arritem te Parku i Lagjes se Geces keshtu quhej kjo lagje aty Kolona u ndal pritnim qe te na drejtoj dikush kah te shkojm. Fillum rrugen per ne Prizren Mbi kry gjat gjith rruges qendronin dy Aeroplan me nje ushetim shum te madhe.
Kur arritem 500-600 metra afer Ures se Bizhtazhinit njeri Aeroplan zbriti shum poshte dhe e shkrepi nje Rakete ne Rimorkio te Traktorit qe ishte ne kolone. Ne ate Traktore gjindeshin 30 veta gra,femij,te rinj,pleq e plaka te gjithe ishin vdekur disa ishin te djegur krejtesisht
Nje femij kishte mbetur pa koke,tjetri pa dore e pa kembe nje te riu iu kishte ndare trupi ne dy pjes nje cope trupi e njeriut ishte hedhur ne tela te rrymes ka te kqyrshe trupa njerzish te vdekur Tmerr i vertet
Une isha vetem dy traktora mbrapa ktij te goditurit dhe e kisha pa per se afermi se si ra Raketa ne Traktor ne ate rast Kolona qe mbeti pas Traktorit te djegur u ndalen te gjithe dhe zbriten nga traktoret ishin ulur ne asfalt bertitnin me te madhe
Ne qe ishim para traktorit u nisem ne nje shpejtesi te madhe Une e Agroni (shok i imi) e nderruam traktorin hypem ne nje traktor tjeter Aeroplanet prap u kthyen uleshin shum poshte sapo kemi shkuar nja 500 metra kur ka shkrepur raketa tjeter ne Traktorin qe ishte para nesh
Aty nuk kam pare asgje vetem Tym e Flake
Kemi zbrit nga traktori me Agronin edhe prej aty kem fillu te i ndihmojm te afermit e viktimave si dhe te bejme Identifikimin e te vrarve
Kemi organizu te gjith njerzit qe ishin mbi 20 mij veta qe te hynim ne fshatin Bizhtazhin aty na kan dal disa te rinj te fshatit dhe nuk na lejonin qe te hyjm ne fshat per arsye se policia serbe po na maltreton se kemi fut refugjat mbrenda
Aty ne mesin e tyre njeri me ka thirr mu dhe me tregoi qe e kishte nje dyqan dy katesh edhe mundeni qe ti futeni disa prej njerzve qe jan me te lodhur

Aty me Agronin kem fillu me i nda disa prej pleqve dhe disa prej Familjarve te viktimave por nuk e dinin se qfare ju ka ndoshur.....

.....Mandej shkuam ne oborr te kishes qe gjindej ne fshat aty ishin gjith njerzit tjer te ktij Tmerri
Ate nate kemi fjetur ne qiellin e hapur sepse policija nuk na lejoi qe te niseshim per Shqiperi me arsyetimin qe po i presim Gazetaret deri sa te vinin nga Shkupi qe kinse ta shikoj bota se qka po na ben NATO
Ata e fyenin NATON, Ibrahim Rugoven Klintonin kush do qe ju vinte nga goja ......


Tregimi vazhdon ende por per arsye qe mos ta zgjas me shum edhe mos te ju shkon ne nerva juve lexues te nderuar gjate leximit po e ndaloj ketu

Ju pershendes ;)
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-12-04, 21:50   #3
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 26-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

I nderuar Memphixs, edhe pse jam disi i njoftuar me ngjarjen, kureshtja po me behet me e madhe pasi ti qenke njeri nder ta qe e ke perjetuar kete nate ferri, pra me shume kureshtje do te ndiqja vazhdimin e ketij tregimi te mallkuar por real.

Te pershendet
Honesty
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-04, 16:37   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Luten pjesėmarrėsit nė garė, tė shkruajnė shkrimet garuese e tė hapim sondazhin.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-12-04, 00:01   #5
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

Ishte njė ditė e zakonshme marsi. Viti i largėt 1990. Dita e parė e stinės sė pranverės, edhe pse kjo stinė e vitit kaherė sikur kishte humbur shkėlqimin e saj tė vėrtetė nė Kosovė.
Po afrohej fundi i javės, kurse unė me padurim prisja qė sa mė shpejt tė pėrfundoj ushtrimet dhe ligjėratat e asaj dite dhe tė kthehem nė gjirin familjar, pėr tė pushuar pak nga lodhjet qė di nganjėherė t’i bėjė ai orar i stėrngarkuar i Fakultetit tė Mjekėsisė.
As qė mė kishte shkuar mendja se kjo ditė marsi do tė ishte njė ditė qė do tė mė mbetet nė kujtesė pėr tėrė jetėn, sė paku jo e ndėrlidhur me njė ngjarje tė tillė pėr tė cilėn po shkruaj.
Koncentrimin ushtrimeve qė kishim nga lėnda e sėmundjeve interne e prishi njė zhurmė e parėndomtė e automjeteve dhe piskamė e njerėzve jashtė ndėrtesės sė spitalit. Dhe pėrderisa akoma nuk kishim tė qartė se ēfarė nė realitet po ndodhė, hyrja e vrullshme nė klasė e njė motre tė shastrisur medicinale e ngriu gjakun nė damarėt tanė: “Zotėri Profesor, studentė, mė falni por poshtė ėshtė rrėmujė e vėrtetė, shumė pacientė ia kanė mėsyer spitalit, nuk di se ēfarė po ndodhė, dėgjohet zhurmė e piskamė! Ndihmoni ju lutem!” Pa diskutuar dhe pa zgjatur shumė u vėrsulem shkallėve teposhtė pėr tė parė se pėr ēka ėshtė fjala. Atje, nė hyrje tė spitalit, tollovi e vėrtetė: njerėzit bartin nė krahėt e tyre vajza tė reja e djem tė rinj, kurse veturat me sirena tė lėshuara nuk zgjedhin rrugėn pėr tė arritur sa mė shpejt deri te spitali. Tė sėmuarit lėshonin zėra lemeritės, kurse simptomet dominuese ishin shtangimet, vėshtirėsitė nė frymėmarrje, tė qajturit dėnesės i pėrcjellur me skuqje dhe djegije tė syve, alivanosje.
“Tė gjithė kėta janė nxėnės tė shkollave tė mesme. Gjatė procesit mėsimor nėpėr shkolla janė hedhur gazra tė dyshimtė. Fėmijėt janė helmuar!”, ishin fjalėt e vetme qė kishin mundėsi tė thonė ata qė me shumė vėshtirėsi kishin sjellur kėta tė rinj e tė reja tė pafat para dyerve tė spitalit.
U mobilizua atė ditė pothuasje i tėrė personeli i fakultetit tė mjekėsisė, kurse studentėve tė kėtij fakulteti pa planifikuar dhe padashje iu mundėsua njė kalitje profesionale nė njė gjendje kaq tė rėndė.
Nė gjendje tė tillė morbide nuk ishte vetėm Prishtina, por tė sėmurė tė panumėrt vinin edhe nga qytetet tjera tė Kosovės. Nė valėn e tėrė atij kaosi dhe aktiviteti pėr ndihmė urgjente, njė taksi vozitės privat mė njė zė gjysmė tė shterrur na informoi pėr shumė nxėnės e qytetarė tjerė qė kishin nevojė pėr ndihmė nė qytetin e Ferizajt. Pa menduar shumė, bashkė me dy kolegėt tjerė u futėm nė veturėn e tij dhe ia mėsyem kėtij qyteti. Edhe pse shumė shpesh kam kaluar rrugėn Prishtinė - Ferizaj, si asnjėherė mė parė kjo rrugė m’u duk e gjatė dhe e paarritshme. Dhe vėrtet doli e paarritshme pėr qėllimin pėr tė cilin ishim nisur! Nuk arritėm t’u ndihmojmė tė helmuarve nga Ferizaj, nga shkaku se nė hyrje tė qytetit, te Qendra Policore e Sigurimit, na ndaloi policia e pozicionuar serbe dhe na prangosi me pretekstin se ishim duke prishur rendin dhe qetėsinė dhe ishim duke pėrhapur dezinformata mbi helmimet e nxėnėsve shqiptarė! Manteli i bardhė ishte kartela jonė identifikuese. Arma dhe mjeti ynė dezinformues!
Pasuan bisedat informative tė shoqėruara me sharje dhe ofendime, kurse aty - kėtu edhe me grushtime, shqelmime dhe goditje kėrbaēi. Punė serbėsh! Pastaj na futėn tė treve nė njė qeli betoni qė nuk kishte mė tepėr se katėr metra katrorė. Mbi 20 orė pa gjumė, pa bukė, pa ujė, pa mundėsinė e kryerjes sė nevojave fiziologjike… Por nuk ishte kjo asgjė, vėrtetė asgjė krahas dhembjes shpirtėrore qė ndjenim qė nuk arritėm tė bėjmė mė tepėr pėr fėmijėt e helmuar. Kurse edhe mė tragjik dhe prekės ishte fakti se nxėnės dhe qytetarė tė helmuar kishte sjellur policia serbe edhe nė Qendrėn e Sigurimit! Jo pėr t’ju ndihmuar, por pėr tė zbuluar dhe vėrtetuar “mashtrimin” dhe “aktrimin” qė bėnin kėta njerėz tė pafat qė kinse simulonin helmim! Nė vend se tė dėrgohen nė spital pėr t’ju dhėnė ndihmė, ata ishin sjellur nė polici pėr biseda informative. Burgosja jonė nė krahasim me atė tė nxėnėsve dhe qytetarėve tė helmuar ishte asgjė!
Tė nesėrmen na dėrguan nė Gjykatėn komunale pėr kundėrvajtje nė Ferizaj, me akuzat e sipėrpėrmendura tė prishjes sė rendit dhe paraqitjes sė dezinformatave. Fati ynė nė gjithė kėtė fatkeqėsi ishte se atė kohė akoma nuk ishin larguar nga puna tė gjithė shqiptarėt me gjak shqiptari, kėshtuqė gjykatėsi I. H. vendosi pėr lirimin tonė nga aktpadia qė kishte ngritur policia serbe…
Ishte ky marsi i vitit 1990, kur nė kuzhinat nacionalshoveniste serbe ishte pėrgatitur ky plan morbid pėr helmimin e disa mijėra nxėnėsve dhe qytetarėve shqiptarė.
Sot kur po shkruaj kėtė tekst, 14 vjet mė vonė, njė ndjenjė e dyfishtė ka kapluar qenien time: ndjenja e dhembjes dhe mėrzisė pėr gjithė atė tmerr qė pėrjetoi popullata kosovare ato ditė marsi, por edhe ndjenja e dinjitetit dhe krenarisė se pata rastin dhe mundėsinė tė bėj sado pak pėr vėllėzėrit e mi dhe motrat e mia qė kishin nevojė pėr ndihmė mjekėsore.
Por, poashtu sot, 14 vjet mė vonė, disi kam pėrshtypjen se sikur kjo ngjarje ėshtė zbehur dhe shmangur nga vetėdija jonė kolektive, se e ka mbuluar njė pluhur mashtrues i harresės, sikur edhe shumė katrahura tjera qė kemi pėrjetuar nga pushteti fashizoid serb pėr disa dekada me radhė. Kurse kjo nuk guxon tė ndodhė, ngase mendoj se kjo ngjarje megjithatė paraqet njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sonė mė tė re, ajo simbolizon nė mėnyrė tė denjė qėndrueshmėrinė dhe sakrificėn tonė para tentimit makabėr pėr shfarosjen kolektive tė qenies sonė, paraqet njė tullė tė rėndėsishme nė kalanė e quajtur LIRI.



P.S. Dje rastisi puna qė ta vizitoj Prishtinėn. Ia hodha njė sy fakultetit ku studjova plot 5 vjet. Gjėja e parė qė mu kujtua nga jeta studentore ishte ngjarja qė pėrshkrova mė lartė. Sa pėr inspirim.
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-12-04, 00:12   #6
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Albaname, mė nxorre lotėt me kėtė shkrimin tėnd.
Ke tė drejtė Historia nuk duhet harruarr.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-12-04, 00:24   #7
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
Albaname, mė nxorre lotėt me kėtė shkrimin tėnd.
Ke tė drejtė Historia nuk duhet harruarr.
Mė fal pėr shqetėsimin Murgesha:cry:
Qoftė histori e kaluar dhe e pa pėrsėritur.
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-12-04, 00:37   #8
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Albanam,Zoti te shperblefte si per shkrim si per veper humane qe paske bere.AMIN
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-12-04, 11:59   #9
lazdrani
MBRETI DARDAN
 
Avatari i lazdrani
 
Anėtarėsuar: 20-11-03
Vendndodhja: EU
Postime: 10,473
lazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek lazdrani
Gabim

Viti 1990-Mai

Ora 6:30 e mengjesit,u zgjova me vullnet.Ishte dita ku ne Shkollen time kishim manefestime me shkollat tjera ne rajonin e Mitrovices.Ne kete turnire isha inkuadruar ne Orkestre,Korin E Shkolles,Humore,Letersi.
Kisha edhe nje detyre qe isha ngarkuar nga Drejtoria,Une dhe shoqja ime e Klases Leonora te drejtojme planprogramin e ketije Manefestimi.
Sa arritem ne oborrin e Shkolles takuam shoket dhe shoqet qe do te marrin pjese ne kete turnire.Nje vrejta qe shoku im i Klases H.H mungonte aty,por mendoja qe Ai udhetonte nga nje fshate do te arrije me kohe.Kolona e Autobusave arrinin ne Oborrin e Shkolles,Ne mirpritje kishim per detyre Une dhe Leonora ti pershendetim te ftuarit dhe ti vendosim ne Dhomat qe kishim rezervuar per ta.Pasi i vendosem te gjithe te ftuarit ne dhomat e tyre dhe pritej qe pase pake qaste te filloje ky turnire vreja qe Shoku im H.H ende nuk kishte mbrri.Te the te drejten Ky shoke im ishte nje djaloshe Intelegjent qe ne moshen e tije me befasonte me njohurin e tije.Mirepo H.H vinte nga nje familje shume e varfer dhe per shkake te kushteve ekonomike nuk mundej te vazhdone Shkollen me tutje...Isha shume i brengosure per kete Shoke.Ora ishte 9:00 vendosa te shikoje ne Stacioni ku Autobusi i tij ndalej mos valle kishte mbrri.Autobusi mbrrin por Shoku im nuk ishte.Oh zot mendoja cka tash,edhe nje ore Turniri fillone...Cka tani te beje,mendoja mos valle ka ndodhe me te diq e keqe me H.H.
Shoku im kishte pregadite nje poezi te bukure qe ne kete turnire ta recitonte.Dhe te them te drejten ne proven gjenrale pata rast te ndegjoje kete poezi,trupi me rrenqethej se si recitonte me endje...
Mendoja ne vete sa shume keq do te ishte po te mungonte ku djaloshe.Pa pritmas takova nje shoke tjeter Samiun qe punonte Ne Servise te Autos aty afer.U pershendetem dhe i tregova hallin tim qe me bregonste.Ai me tha ok te shkojme ne fshatin e tije ku jeton nese dine adresen ikum tani me Auto te tije.Hmm nuk kishim edhe aq kohe cka te bejem ok ikum i thashe..Me ne funde arritem ne kete fshate ku jetonte H.H.Sami me prite kety kthehem me njehere.U nisa ne nje shpate ku ishte nje Shtepise e Vogel,trokita ne dere dhe leshova nje ze oh H......!Pa pritmas dule shoku im me koke te ulure dhe mu drejtua.Me vjen keq qe nuk mundem te marre pjese ne kete manefistim.Pse ku eshte problemi H.I dashuri shoku im nuk mundem te marre pjese pasi nuk kam pantollona te zeza dhe kemishe te bardhe siqe ishte vendosure nga Drejtoria e Shkolles.Oh Zot ne ate qast ndjeva veten shume keq,mbeta pa fjale.Ne oborr te shtepise se shokut H.H dule i Ati i tije.Eh more Shoqe mu drejtua mua jam invalid e me penzine tem nuk po mundem ti plotesoje deshirat e femijeve te mi.E plote mundje disi pe kalojme muji-mujin,uli koken ky njeri plake e me ze u drejtua H.H.Shko biro shko mos mungo ne kete manefestim.Morra fryme thelle e i drejtova shokut tim:H.... eja tani se Auto po prete e mos mbaje gajle per veshje.Ok pranoje shoku im te vije,gjate rruges per ne Shkolle i thashe Shokut Sami qe te jjap pake shpejtesi e drejte ne Shtepi time se pari.Aritem diku 9:45 minuta.H.H u drejtova eja shpqejte ne dhomen time,i dhurova rrobat e mija dhe me shpejtesi shkuam ne Shkolle ku ne ora 10:00 duhej te hapi planprogramin me Shoqen time Leonoren.Arritem ne momente te fundit.Shoqja ime ishte bere merake valle ku isha duke me kerkuar ne gjitha kalset e shkolles.Rastesisht u takuam ne korridore.Ah edhe ti ku humbe more djale.Me fale por me duhej ashtu te veproje te tregoje pasi ta perfundojme garet.
Ok shkuam se bashku ne tribune dhe pershendetem te gjithe te ftuarit ne kete progaram duke i pershendeture dhe uruar sukses ne kete Turnire Tradicional.
Programi filloi,Te gjithe te ftuarit treguan programe te bukura ,perjetuam qaste te bukura deri me tani,ku ne radhe ishte Shkolla jone 28 Nentori me plane programin e tije.
Ne fillim ishte grupi i Korit ku isha edhe une aty.
Kenga Trepca kenduam per mrekulli,duartrokitje te publikut na benin edhe me te emocionuar.Ne vazhdim kishim nje skeq humoristik qka gazi nuk kishte te ndalure nga te ftuarit.Pastaj erdhe radha e Shokut tim H.H.
Gjate prezentimit tim ne tribune u prezentova shokun tim.Te nderuar Shoke dhe Shoqe ,Arsimatar,Drejtor,Te nderuar Baballare kam nderin te ju prezentoje Shokun tim H.H.Ju lutem nje duartrokitje.H.H ishte mbase perdes se Tribunes me shiqonte me nje buzeqeshje te embel.Pasi u afrua afer meje me tha ne veshe,Faliminderit per gjithcka.H.H te ju them te drejten gjate recitimit te tije qe poezin e kishte pregaditure vete te gjithe te ftuarit ne kete manefestim ka qajte si femijet.Ishte shume prekese ajo qe recitonte H.H.
Nena -Ishte poezia e tije(nena e tije kishte lene ate 1 vjete jetim)

Pase perfundimit te gares H.H u shperblye me nje Cup dhe Zertifikat ne Vendin e Pare.
Kaluam qate te bukura isha shume i gezuar qe H.H kishte marre pjese ne kete manefestim,lexoja ne syte e tije se si ndihej i gezuar.
Te nesermi ne Shkolle H.H me drejtua.I nderuari Vella kam biseduar me Baben dhe kam vendose qe Shkollen edhe me tutje ta vazhdoje.Isha i gezuar per H.H.Gjate studimeve te tije pata vendose me Babin tim qe ne nje menyre tjeter te ndihmoje familjen e tije.Cka edhe kemi vepruar 4 vite.Sot H.H me profesion eshte Profesor i martuar ka dy femije,dhe nje jete Moderne.
Vitin e kaluar pata raste ta takoje ne pushime shkurte por ishte nje kenaqesi e madhe per mua.Biseduam dhe kujtuam te kaluren qe kaluam ne Bankat Shkollore...
__________________
Tė dua aq shumė,sa dashurin ndajė vetėvetės e harrojė
Nur die liebe zählt
lazdrani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-12-04, 19:12   #10
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga uliksi31
Albanam,Zoti te shperblefte si per shkrim si per veper humane qe paske bere.AMIN
Tė falėnderoj nga zemra Uliksi pėr fjalėt e bukura.
Zoti tė shpėrbleftė edhe ty.

Me respekt,
Albanam
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-12-04, 20:01   #11
yllka
 
Anėtarėsuar: 26-04-04
Vendndodhja: Australien-Vicktoria
Postime: 1,013
yllka e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kompliment per tre zoterit Lazdranin Albanam dhe Memphixs
Tregimet e juaja me kane pelqyer shume,jeni me te mirit suksese
__________________
I EM FOR YOU
YOU ARE FOR ME
yllka Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-04, 13:36   #12
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim Vjeshte me lot.

Vjeshtė me lotė

Si pa kuptuar vapa mori arratine!
Nderkohe qe ne horizont u duken serish zogj shtegetare, dhe bashke me to plot lejleke e dallendyshe te cilet lajmeronin fillimin e shirave vjeshtore.
Pas nje stopimi serish qielli do te qante dhe dallendyshet e pellumbat e bardhe duke qene shume te ndijeshem preferuan te arratisen andej ku lotet jane hedhur tutje,atje ku ben vere dhe dimri eshte gremisur.
Nderkohe qe edhe gjethet nga deshira e madhe per te ndejkur mjelmat lane pemet por nuk munden dot te sigurojne krahe.
Pas ketij peisazhi qielli u rimbush madje edhe u sternxi nga avjonet e shumte qe rendnin pas dallendysheve.
Periudhe e merziteshme kur shirat nuk kishin as ylber, kur te rinjte dikush me torbe pas krahu per te siguruar buken e gojes, dikush per te studjuar jashte vendit te tij e dikush...
Sa dhimbje e madhe kur sheh nenat me lot ne sy neper ballkone qe tashme mendja ju rri tek djemte e tyre qe kane ikur aq larg aq larg…
O Zot sa e trishte eshte te shikosh vetem te moshuar ne qytet.
Ky qe qyteti im ne periudhen e vjeshtes, lashe nenen time te dashur ne ballkon e cila ndiqte me sy cdo levizje timen madje mu duk se do te me ndjeke deri jashte kufinjve, pashe zemren e saj te bardhe dhe me dukej sikur thoshte:”mos shko te lutem” .
Ndiqte cdo hap me meshiren e madhe prej nene.
Nene!
Fjala me e dashur per mua, fjala e pare qe shqiptoi gjuha ime,nje emer qe me ther ne shpirt sapo degjoj per te.
Nena kjo heroine e meshires dhe dashurise, ajo qe me rriti, ajo qe me edukoi dhe me urtesine e saj me fali burrerine.
Kur te gjithe hanin ajo nuk hante pasi do me ushqente mua.Ne netet e gjata dhe te ftohta dimerore nena nuk flinte kur te gjthe flinin, pasi do me perkunte mua,lotet e saj bashkoheshin me te mijet, dhembja e saj bashkohej me timen…
Sa here qe jam larg kujtoj zerin tend te embel, ninullat e tua qe me kendoje kur isha ne djep, perkedheljet e dores tende qe ndjeja mbi balle.
Kujtoj kujtoj…
Nene! U be shume kohe qe qendroj larg teje madje edhe festen e tete marsit u be pothuaj tete vjet qe ta uroj nepermjet telefonit apo ndonje kartoline. Tete marsi!!! Hipokrizia me e madhe qe mund ti behet nje nene!!!
Ti nene qe me linde, qe me ushqeve, me rrite … nuk meriton vetem per 8 mars te urohesh por, pėr cdo dite, cdo kohe, cdo moment,sa here qe te marim fryme.
Ti duhet te urohesh dhe te respektohesh pasi kenaqesia e Zotit eshte ne kenaqaqesine tende, hidherimi i Tij eshte ne hidherimin tend, suksesi im varet nga sherbimi qe do te te bej ty. Parajsa eshte nen kembet e tua…
Nene!
Ndoshta tete marsi eshte nje mundesi ku une demostroj kete dashuri ndaj teje ne pamundesi per te te qene me afer.

Nderkohe qe letrat e gjata e kartolinat i nis rrjesht ne drejtimin tend.
Rralle here kartolina nga pesha e madhe e dhimbjes nxin qiellin,ben lotin te rrjedhe porsi rubin ,prish motin, rrezon avjonet dhe tashme askush nuk merr persiper ti sjelle kartolinat per tek ti.

Megjithate mesazhin tim do ta lexosh ne pranvere te premtoj, pasi dallendyshet me kane premtuar se do ta marrin letren time e do ta sjellin pikerisht ne ballkon ku me pret ti me lot ne sy.

Kjo leter nga larg
Me i vogli sinjal
E me e madhja
Dashuri.

Ne dhimbjen tone
U lexuakan yjet
E dalkan mangut
Sa cudi!!!

Keto letrat me dhimbje
Si marrin avjonet
Rrezohen nga pesha e tyre
Keshtu thone!

E ndaj dallendyshet
Per pesha te tilla
Shpesh here kthehen
Ne avjone.

Nene ashtu si me pecillje ti me sy, percjell edhe une dallendyshet nga meraku qe kam per letren.
Sa here vejne e vijne dallendyshet dhe une gjithmone lutem o Zot me jep edhe mua krahe te fluturoj, pasi do te doja te iki edhe une bashke me dallendyshet.
Do te doja edhe une te rend atje ku nena me pret me plage ne zemer e me lot ne sy.
Do te doja qe pasi te zbrisja ne qytetin tim te rendja me vrap ne pallatin e vjeter, ti ngjisja shkallet e tij me nje fryme dhe te trokisja ne dere.
Jo vetem kaq por do te doja qe deren te ma hapje ti nena ime e dashur dhe te te hidhesha ne qafe ashtu si je femije i vogel, nderkohe qe ti te me puthje e perkedhelje me doren tende aq te bute.

Nene ti je dashuria e vete Allahut
Ti je miresia e dhuruar permbi toke
Ashtu si ze e cel drita e sabahut
Une nga ti erdha si filiz ne kete bote.

Nen zhurmat e jetes me dhe kete emer
Ledhat si pishtare me ndricojne syte
Vuajtjet e tua me mbeten plage mu ne zemer
Kurre si ti moj nene smund te kete te dyte.

Nene!
Do te doja te shkruaja shume por nuk dua qe letren time ta rendoj akoma me dhimbje pasi kam frike se edhe dallendyshet do te refuzojne ta marrin.Do ta refuzojne pasi nuk mund te fluturojne dot me tere kete peshe dhimbjeje.
Perfundimisht po e mbyll mesazhin me lutjen e perditeshme:
“O Zot me bej te denje qe te jem nje sherbyes i denje per dashurine e meshiren Tende ne toke.”


Me respekt
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-04, 15:58   #13
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Armani, lutesh i nderuar tė postojsh shkrimin tėnd, e tė hapim sondazhin.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-04, 18:17   #14
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim Pershendetje!

Kam kohe pa hyre ketej por ky konkurs me pelqeu dhe mendoj te rri ne kontrast e te shoh kush do fitoje.
E di qe jam me vonese por ju lutem a mund te futem edhe une ne konkurim?
Gjithesesi deri tani Dr. Leone ka postin me te bukur ose te pakten mua me duket keshtu :)

Suksese dhe ishalla fitofshi te gjithe.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-04, 14:00   #15
ARMANI
 
Anėtarėsuar: 30-05-04
Vendndodhja: ffm
Postime: 444
ARMANI e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje te gjithve , Une po jap nderheqje nga gjysem finalja nuk kam koh ta bej nje tem te mir i pershendes te gjith ata qe kan votuar per mua


ARMANI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.