Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi do tė marrė pjesė nė seancėn e KS-it, qė do tė mbahet mė datėn 14 shkurt. Njoftimin e bėri nė Prishtinė, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i cili zyrtarisht i dorėzoi ftesėn kryeministrit tė Kosovės
Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, ka pranuar njė ftesė zyrtare nga KS-it i OKB-sė, qė tė marrė pjesė nė seancėn e radhės qė do tė mbahet me 14 shkurt nė Nju Jork. Zyrtarisht ftesėn kryeministri e mori nga shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, i cili tha se tė gjithė anėtarėt e KS-it janė pajtuar qė nė seancėn e radhės nė cilėsinė e mysafirit tė marrė pjesė edhe kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi. Ky i fundit thotė se me kėnaqėsi e ka pranuar ftesėn nga Nju Jorku.
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, nga ana e tij, thotė se pjesėmarrja e kryeministrit tė Kosovės nė KS-it, do tė thotė shumė pėr Kosovėn, por ai pret qė edhe zhvillimet e tjera politike nė vend tė mos ngecin. Nė kėtė drejtim kryeadministratori, pret qė javėn e ardhshme tė zgjidhet presidenti i Kosovės, nė mėnyrė qė Peterseni, tė raportojė pėr kėtė ngjarje para anėtarėve tė KS-it.
Ne presim qė tė zgjidhet presidenti i Kosovės gjatė javės sė ardhshme. Ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn qė unė tė raportoj nė KS-it, se pas vdekjes sė presidentit Rugova, institucionet demokratike nė Kosovė kanė punuar shumė mirė dhe nė njė kohė shumė tė shkurtėr kanė zgjedhur presidentin e tyre. Ky do tė ishte njė lajm shumė i mirė pėr KS-it, tha Soren Jessen-Petersen.
LDK-ja, nga radhėt e sė cilės duhet tė zgjidhet presidenti i Kosovės, akoma zyrtarisht nuk ka njoftuar pėr tė nominuarin e tyre pėr president tė vendit. Por, burime brenda kėsaj partie thonė se ata tashmė kanė pėrcaktuar qė Fatmir Sejdiu, sekretar i pėrgjithshėm i kėsaj partie tė jetė kandidati i vetėm pėr president tė Kosovės. Edhe pse propozimi akoma nuk ėshtė bėrė zyrtar, kandidaturen e Fatmir Sejdiut pėr president tė Kosovės e ka pėrshėndetur AAK dhe kryetari i kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci.
Kryeparlamentari Daci, shpreson se zoti Sejdiu, qė nė raundin e parė tė votimit nė parlament do tė marrė numrin e nevojshėm tė votave.
Bekim Shehu