Nė Bavari, nė Landin federal mė jugor tė Gjermanisė, u hap tė shtunėn nė mesditė festa popullore mė e madhja nė botė. Prej kėtij momenti priten te vijne tek e ashtuqujtura. „Festa e Tetorit“ deri me 3 tetor, rreth gjashtė milion vizitorė
Tendat e mėdha dhe tė vogla te birrės nė lėndinėn e Terezės nė Mynih, nė tė cilėn organizohet Festa e Tetorit, janė gjatė pasditeve njė ambjent i pėrshtatshėm per njė bisedė tė kėndshme. Por nga darka fillojne tė kėrcejne njerėzit mbi tavolinat dhe tė pėrplasin krikėllat njėlitėrshe me njėri-tjetrin. Shumė prej vizitorėve i mbushin krikėllat e birrės herė pas here.
Psikologia Brigitte Veiz, e cila viziton ēdo vit festėn e tetorit shkruan nė librin e saj mė tė ri, " Festa e Tetorit, Turma njerėzish, Eufori dhe Rituale" qė vizitorėt praktikojnė njė lloj rituali arkaik por nė formė moderne.
Vizitorėt mbajnė ritmin gjėmues me kėmbė dhe kėndojnė me zė tė lartė. Ngaqė vizitorėt nuk janė tė lejuar tė kėrcejnė, i mbetet vetėm mundėsia tė hypin sė bashku nėpėr bankat, nė tė cilat janė tė ulur dhe ku pijnė birrė. Shpesh ndodh qė njerėzit ti derdhin njeri-tjetrit padashje birrėn, ose qė ndonjėri ti afrohet tepėrt dikujt, qe nuk e njeh aspak.
Nė kėto 16 dite, gjatė Festės sė Tetorit ,lejohen shpėrthime dhe shfrenime ndjenjash spontane. Eshte e lejuar te kėndosh me zė tė lartė, tė bėrtasėsh, tė flasėsh marrėzira, tė pish mė shumė se duhet etj.
Tek kjo festė nuk mund tė shkohet vetėm pėr pak kohė, sa pėr ta parė. Kjo festė ose pėrjetohet krejt ose hiē. Prandaj shoqėria gjermane ndahet ne njerėzit, qė janė tė entuziasmuar nga festa e birrės dhe ata, qe nuk e pėlqejnė shumė, si pėrshėmbull gjermanėt e veriut. Vizitoret besnikė nga ana tjetėr i merr malli pėr kėtė festė dhe qė tė bėjnė qejf nė mėnyrė tė shfrenuar.
Ky fenomen tė kujton ritualet euforike pėr nder tė zotit Dionysos nė Greqinė antike. Tė duket sikur Festa e Tetorit nderon Patronen Bavaria. Kjo figurė bronzi, e cila ėshtė brenda bosh, qėndron plot lavdi, pranė fushės sė Terezės. Vizitorėt mund tė hypin me ndihmėn e nje shkalle deri tek koka e Patrones Bavaridhe mund tė shikojnė, ēfarė ndodh nė fushėn e Terezės.Marshimi tradicinal i hanxhive gjatė hapjes sė Festės sė Tetorit, veshjet tipike popullore dhe lojrat me
konkurrimin e qitjeve, tė kujtojnė festėn kombėtare bavareze tė dikurshme. Nė vitin 1810 qytetarėt e Mynihut patėn festuar martesėn e princit bavarez me Terezėn e Sachsen- Hildburgshausen ,nė festėn e tyre tė parė tė Tetorit. Pėr tė nderuar nusen, bavarezėt e quajtėn lėndinėn, ku organizohet Festa e Tetorit,
Lėndina e Terezės. Veshjet tipike popullore tė dikurshme vazhdojnė tė jenė edhe sot e kėsaj dite shumė tė pėlqyera nga vizitorėt e Festės sė Tetorit. Pėr burrat shiten kostume me pantallona lėkure dhe pėr grate, fustane tipike popullore.
Por psikologia Brigitte Veiz paralajmėron vizitorėt, tė kenė kujdes tė mos e teprojnė.
Vizitorėt, tė cilėt vijnė nga vende tė tjera blejnė pėrshembull kapelat ngjyrė gri me formė tė ēuditshme, tė cilat askush nė Bavari nuk i vė, si dhe kapele nė forme krikėlle, pėr tė sinjalizuar, qe edhe ata i pėrkasin kėsaj feste. Por kėto kapele janė tė bėra pikėrisht pėr turistėt, prandaj edhe bavarezėt nuk i i vlerėsojnė shumė.
Megjithatė, kėto kapela nuk e prishin atmosferėn e kėndshme, sepse me kalimin e kohės, gjėja mė e rendesishme ėshtė tė jesh mes turmave dhe tė mbash ritmin e muzikės duke pirė birrė.
Katerin Jöger