"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
20-vjeēarja qė vdiq nė spital nga dhuna e gardianėve Mėsuesja qė u dėnua se kėndonte kundėr Enverit
Manjola Bregasi
E vetmja femėr nė listėn e martirizimit. Quhet Marie Tuēi. Sapo kishte kaluar tė 18-at kur u arrestua, pasi ishte pezulluar mė parė nga detyra e arsimtares. Akuzohej se kishte mbajtur qėndrim kundėr pushtetit popullor, duke zhvilluar takime edhe me persona tė arratisur, tė cilėt i kishte ndihmuar dhe strehuar.
E qė nga ky moment, vajza e re do tė provonte mbi trupin e brishtė tortura nga mė barbaret, tė cilat e ēuan drejt vdekjes sė sigurt. Duke kėrkuar mes dosjeve arkivore, pėr tė gjithė ata qė u dėnuan gjatė regjimit komunist, pėr shkak tė bindjeve tė tyre fetare dhe kundėrshtimit me doktrinėn e kuqe, studiuesi Dr. Pjetėr Pepa, nxori veē tė tjerave edhe dosjen me numėr 6646, qė i pėrket tė pandehurės, Marie Tuēi (Gjonmarkaj). Duhet theksuar qė nė fillim se ajo ėshtė mjaft e shkurtėr, thuajse as njė faqe e plotė celofani, ēka do tė thotė, rreth 15 faqe letėr gjithsej, me hetim, gjykim e vendim. E ēkrim mundur tė kryente njė vajzė e re, qė futej nė kuvend nė moshėn 18-vjeēare? Kė mund tė vriste ajo me rruzaren dhe uratėt e saj?, pyet studiuesi Pepa, nė faqet e librit qė po pėrgatitet tė nxjerrė pėr botim. I vetmi faj i saj: ishte njė vajzė e bukur! Preteksti u gjet se ishte edhe murgeshė e vinte nga njė familje e rrezikshme, si ajo e Gjonmarkajve. Ajo, me guxim tė madh mbronte besimin e vet, Zotin tė cilit i besonte, dhe kundėrshtonte doktrinėn e komunizmit si ateizėm shkatėrrues.
Dosja 6646
Marie Tuēi, e bija e Nikollės dhe e Dilės, 22 vjeē. Nga katundi Ndėrfushė i rrethit tė Rrėshenit, e pamartuar, me profesion studente, arrestuar me 5.X.1949, e pandehur:
Pėr qėndrimin e saj kundėr pushtetit popullor ėshtė pezulluar nga detyra e arsimtares. Ka pasur takime me tė arratisurit Llesh Marku, Bibė Vokrri etj, tė cilėt i ka strehuar dhe furnizuar me ushqime. Ka bėrė edhe punėn e ndėrlidhėses mes tyre. Ka pasur dijeni pėr shumė elementė qė do tė arratiseshin dhe nuk i ka denoncuar. Ka popullarizuar kėngėn e kriminelėve me popullin e katundit, me anėn e sė cilės ata ofendonin pushtetin dhe udhėheqėsin e tij. Faji provohet plotėsisht nga vetė deponimet e saj, tė bėra para organeve tė hetuesisė, qė parashikohen nė bazė tė nenit 3, nr. 14 e 17 tė ligjit nr. 372 e ndėshkohen nga neni 17 i ligjit tė mėsipėrm. Prandaj, kėrkoj qė e pandehura tė thirret pranė asaj gjykate.
Nga deponimet nė hetuesi:
Marie Tuēi - 12.X.1949.
...Po, kangėn e kam dijtė, por nuk e di se kush e ka qitė...Mue ma ka thane Gjon Mark Ndou... kėnga kishte kėtė pėrmbajtje:
Mbi bishat e kuqe, pėrmbi komunizėm
do tė triumfojė nacionalizmi,
Me armėt kreshnike, ecni moj rini,
Pėr tė ēliruar nanėn Shqipėri!
Neve, Shqipėrinė do ta ēlirojmė
Dhe para flamurit do tparakalojmė
Llogari do tė japin para atdheut
Enveri, Tuku e Mehmet Shehu
.
Kjo kėngė kėndohej me melodinė e kėngės sė hekurudhės Se ēpo ēel agimi
Hetimet vazhdojnė
Marie Tuēi: Pėr Markun, tim vėlla, kur janė ba zgjedhjet e Komitetit tė Partisė nė Rubik, kemi qenė tue shetitė me tė e mė ka thanė, ec mos tė shetisim se janė shumė e po dalin e po na hedhin nė lumė. Mė ka pyet, a ėshtė Gjoni nė Shpalė? Ndėr tjera, mė ka thanė se edhe mue tash po me arrestojnė, se kam ndie njė shok Sigurimi nė klub, tue thanė se edhe ky e ka punėn ekstra, se babė e axhė i ka pasė nė burg. Nė kundėrshtarėt ka kenė Nikollė Bardhoku e tė tjerė. Nė vitin 1949 kam kenė nė Shkodėr tek rrobaqepesi Gaspėr Tirana, bashkė me Gjon Mark Ndoun dhe kunatin tim, Frrok Pergegen nė shtėpinė e tij, pėr provė rrobash. Aty kam pa dy traktet qė, ndėr tė tjera, thoshin: Vėllezėr e motra, oficerė e nėnoficerė, tė rinj e tė reja, burra e gra, bashkohuni nė luftėn kundėr komunizmit!. Firmoseshin, njėra nga Organizata Nacionaliste e Maleve tė Veriut dhe tjetra Komiteti i Pėrgjithshėm Nacional.
Deponimet
Pėr bisedat me Nikollė Bardhokun, pakėnaqėsitė e shprehura prej tyre ndaj pushimit nga puna tė arsimtares etj., deklaron se si Frrok Pergega mė ka tregue se nji natė kanė gėrsite nė dritare nė dhomėn e burrave, tė arratisunit, kanė thirrė emrin e Ndreut, tė jatit i cili ka hapė dritaren, i ka dhanė bukė e njė tepsi peshk, ndėrsa tjerėt ishin fshehė nė kopsht. Nė grup ka qenė Llesh Mark Tuci e Ndre Prenga. I kanė kėrkue e ai ka dhanė edhe njė danė dhambėsh.
Procesi gjyqėsor
Gjykata e Lartė Ushtarake, nė pėrbėrje tė sė cilės janė: N/Kolonel Shuajp Panariti Kryetar; Kap.I Nonda Papuli anėtar; Kap.II- Hydai Legjit- anėtar; nėn asistimin e prokurorit Hilmi Telegrafi, jep vendimin:
Me padinė penale tė ngritur nga Prokuroria Ushtarake e Ushtrisė Popullore, kundėr tė pandehurve:
1- Marije Tucit, e bija e Nikollės dhe e Dilės, vjeē 22, lindur e banuese nė katundin Ndėrfushė tė Rreshenit, studente, me arsim 4 klasė tė mesme, fshatare e mesme, a pamartuar, e padėnuar, arrestuar me 5.X.1949.
2-Gegė Gjini, i biri i Ndout dhe Marijes, vjeē 63, lindur e banues nė...analfabet..fshatar i varfėr...arrestuar mė 10.8.1949....
Tė akuzuar se: Marie Tuēi ka bėrė takime me tė arratisurit dhe ka bėrė pjesė nė njė grup kundėrshtar. Prokurori kėrkon deklarimin fajtor dhe dėnimin me tre vjet heqje lirie e punė tė detyruar. Gjykata vendos: dėnimin me tre vjet heqje lirie e punė tė detyruar. Nė bazė tė nenit 62 tė K.P. ia zbut kėtė dėnim me privim lirie dhe nė bazė tė nenit 68 tė K.P, i kthehet nė dėnim me kusht pėr 2 (dy) vjet kohe. (Pėr Gegė Gjinin 2 vjet heqje lirie). Ky vendim ėshtė i formės sė prerė.
Dėshmite
Maria ishte inteligjente, guximtare, me besim e fe, lutej vazhdimisht edhe nė burg, ishte antikomuniste e vendosur. Njė herė nė muaj merrte ndėrresat qė ia dėrgonte e ėma pėrmes njė mikut tė vet e ato, Maria i ndante me shoqet e veta, sidomos myslimane.
Olimbi Baruti - bashkėvuajtėse
Dėshmi:
E kam pasur shoqe burgu pėr disa muaj. Pėr tė pėrballuar tė ftohtin, rrinim tė pėrqafuara gjatė me njėra-tjetrėn, pėr tu ngrohur. Qelia ishte e mbushur me ujė, nga shiu qė pikonte deri te dyshekėt. U shtrua nė spital nė kushte tė mjerueshme e shumė rėndė. Ishte fryrė nė bark, ndoshta ascid, ndoshta peritonit tuberkular, kush e mori vesh. Nga spitali i tė burgosurve e transferuan nė spitalin civil. Gjatė periudhės qė ishte shtruar nė spital, e vizituan motrat Stigmatine dhe tė njohurit, vizita tė shpejta e vetėm me pak fjalė. Maria nuk njihej kush ishte e vetė ajo ia tha shoqes sė vet, Davidės, pak ditė para se tė vdiste: U vėrtetua fjala e Hilmi Seitit, qė mka thanė do tbaj qė mos tnjofin as familja jote! I falem nderės Zotit qė ditėt e fundit po i kaloj e lirė! Vdiq nė spitalin e Shkodrės, mė 24 shtator 1950. Trupi i saj u varros nė Shkodėr, nė varrezat katolike, sė bashku me tė atin.
Vida Matlia - bashkėvuajtėse...
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|