Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-01-07, 21:38   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Propozimi i Marti Ahtisarit pėr Kosovėn me elementė tė njė shteti tė pavarur

Propozimi i Marti Ahtisarit pėr Kosovėn me elementė tė njė shteti tė pavarur

Linda Karadaku
Prishtinė
26-01-2007


Kryenegociatori ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės Marti Ahtisari i paraqiti sot Grupit tė Kontaktit propozimin e tij pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.
Nė propozimin e zotit Ahtisari, qė ka mundur tė sigurojė Zėri i Amerikės, bėhet e qartė se Kosova nuk duhet tė qeveriset mė bazuar nė rezolutėn 1244. Propozimit qė paraqiti sot zoti Ahtisari, ende mund t’i bėhen ndryshime tė fundit, por, ajo qė mund tė thuhet pasi lexon dokumentin, ėshtė se ai e ēon qartazi Kosovėn drejt pavarėsisė. Mėnyra, apo rruga qė do tė arrihet aty, mbetet ende pėr t’u parė.
Nė rekomandime parashikohet qė Kosova tė mos qeveriset mė nga Kombet e Bashkuara, nga rezoluta 12-44, e cila ruante parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial tė Jugosllavisė, njė shtet qė sot nuk ekziston mė.
Procedura e statusit komplikohet mė tej nga qėndrimi rus. Moska ka ngritur kundėrshtime deri mė sot, por qėndrimi pėrfundimtar i Kremlinit ende nuk dihet. Prandaj ka dalė edhe teza tjetėr e zgjidhjes sė statusit, sipas tė cilės, pavarėsia e Kosovės nuk do tė njihej me njė akt tė vetėm nė Kėshillin e Sigurimit, por nga njohja prej vendeve tė veēanta.
Dhe nė dokumentin e zotit Ahtisari ka elementė tė shumtė, tregues tė funksionimit tė Kosovės si njė shtet i pavarur, siē ėshtė e drejta pėr tė negociuar dhe nėnshkruar marrėveshje ndėrkombėtare, pėrfshi tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsi nė organizata ndėrkombėtare.
Propozimi jep kornizat e funksionimit tė shtetit tė ardhshėm tė Kosovės, por nė tė njėjtėn kohė ofron garanci tė fuqishme pėr pakicat. Nė propozim parashikohet qė nė Kosovė tė vendoset njė mision civil ndėrkombėtar me kopetenca te gjera, qė do tė ketė tė drejtėn e vetos pėr vendime tė qeverisė dhe tė drejtėn pėr tė larguar zyrtarė qė pengojnė zbatimin e marrėveshjes. Kompetenca tė ngjashme me ato tė Bosnjes.
Siguria do tė garantohet nga prania ushtarake ndėrkombėtare. Por Kosova do tė ketė njė agjensi tė shėrbimit tė sigurisė, agjensi e shėrbimit sekret, dhe njė forcė tė re tė sigurisė, profesionale dhe jo-politike, me 2500 ushtarė aktivė dhe 800 rezervistė, tė armatosur me armė tė lehta.
Sipas dokumentit Trupat Mbrojtėse tė Kosovės do tė shpėrbėhen dhe forca e re qė do tė formonte bėrthamėn e njė ushtrie tė ardhshme, nė se mund tė shprehemi kėshtu, do tė jetė njė forcė e stėrvitur nga Natoja.
Sipas dokumentit, Kushtetuta e re e Kosovės do tė duhet tė bazohet nė nenet e marrėveshjes. Ēdo ndryshim kushtetues mund tė bėhet vetėm mė dy tė tretat e votave tė deputetėve, pėrfshi edhe dy tė tretat e votave tė deputetėve tė pakicave.
Qytetarėt e ish-Jugosllavisė qė kanė qenė banorė tė Kosovės mė 1 janar 1998 dhe pasardhėsit e tyre, do tė marrin qytetarinė e Kosovės, pavarėsisht nga vendi ku jetojnė aktualisht.
Nė territorin e komunės aktuale tė Mitrovicės, do tė krijohen dy komuna tė reja, Mitrovica veriore dhe Mitrovica jugore. Njė bord i pėrbashkėt i Veriut dhe Jugut, do tė krijohet pėr tė realizuar bashkėpunimin funksional nė fushat ku kanė kompetenca. Komunat e tjera me shumicė serbe do tė kenė kompetenca nė ēėshtjet kulturore dhe fetare dhe tė drejta mė tė mėdha pjesėmarrjeje nė zgjedhjen dhe heqjen nga puna tė komandantėve tė stacioneve tė policisė nė kėto zona.
Dokumenti parashikon krijimin e zonave tė mbrojtura tė kishave dhe manastireve ortodokse dhe objekteve historike serbe. Kosova nuk do tė ketė fe zyrtare dhe do tė jetė neutrale pėrsa i pėrket besimeve fetare. Serbia do tė duhet tė kthejė objektet arkeologjike tė marra nga muzeumet e Kosovės nė periudhėn 1998-1999, brenda 3 muajsh nga hyrja nė fuqi e marrėveshjes. Kosova do tė marrė pjesėn e saj tė borxhit tė jashtėm tė Serbisė, kjo pjesė do tė pėrcaktohet nė negociata midis Kosovės dhe Serbisė, nėse palėt nuk arrijnė ta bėjnė kėtė, do tė caktohet njė arbitėr ndėrkombėtar pėr ta pėrcaktuar.
Sipas dokumentit kufijtė do tė bazohen nė kufijtė e ish-krahinės autonome, ndėrsa cėshtja e kufirit me Maqedoninė, do tė duhet tė zgjidhet pėrmes krijimit tė njė komisioni tė pėrbashkėt teknik midis Kosovės dhe Maqedonisė, pėr tė pėrcaktuar fizikisht vijėn kufitare dhe pėr tė trajtuar cėshtje qė kanė lindur nga marrėveshja e vitit 2001 midis Shkupit dhe Beogradit.
Gjuhėt zyrtare do tė jenė shqipja dhe serbishtja. Kosova do tė ketė simbolet e saj, flamurin, vulėn dhe himnin.
Zoti Ahtisari do shkojė mė 2 shkurt, brenda tė njejtes dite ne Prishtinė dhe Beograd pėr t’u dorėzuar tė dy palėve propozimin e tij. Pritet qė mė pas tė ketė pėrsėri takim mes Prishtinės dhe Beogradit dhe mė tej ēėshtja tė kalojė nė Kėshillin e Sigurimit. //rd//


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-02-07 nė 17:26
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-01-07, 14:21   #2
i_retardumi
 
Anėtarėsuar: 22-08-05
Vendndodhja: Mitrovice
Postime: 52
i_retardumi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek i_retardumi Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek i_retardumi
Gabim

esena eshte se po ndahemi nje e here e pergjithmone nga Serbia...
po degjoj zera, se nuk eshte propopozimi real e sene vene...

shume jemi popull mosmirenjohes...Beogradi u bombardua per hir tonin, tani edhe nga Serbia po na shkoqisin...ēka po dojme me shume...pikat n'menyre eksplicite qojne drejt shtetit te pavarur...

e sa per autonomine e serbeve...kete Europa e ka bere qe politikisht dhe 'moralisht' te gjasoje si nje sfatisfaksion ndaj serebeve, dhe jo nje DENIM per shqiptaret, sepse per here te pare prej 1912-tes, Kosova po shkeputet nga Serbia dhe kur kihet parasysh ketu ēfare miti kishte krijuar mu kjo Serbia per kete toke qe nuk eshte e saj...atehere vendimi per autonomi megjithate e ka 'nje dere', ngase edhe 'lladicientet', te frustrauarit, te retarduarit tane dolen 2004-ten per te djegur kisha...e tash BAJEEE !

Plani le dy Mitrovica...mirepo per kete problem bashkefajesia eshte e te gjitheve...qe nga Chernomirdini, Bajram Qetka ( lexo : Rexhepi ), Rhahman Hajni ( lexo : Rama ) e sidomos ketu, vendimtare ishte Urdheresa Administrative e PSSP-se Michael Steiner 2002/26 qe me dy kelyshqit e tij te RadioTelevizionit Manipilativ te Kosoves RTMK ( lexo : RTK ) Avni Spahiun dhe Sylejman Shaqirin vie tek Faruk Smuja ( lexo : Spahia ), ne Mitrovice dhe nga 'afer proklamon BASHKIMIN E QYTETIT (!), duke i marre tere komptencat edhe ashtu formale Kuvendit Legal Komunal te Jugut mbi Veriun ! kete e nenshkrou Faruk Smuja ( lexo : Spahia ) me 10 gishta...

tani Mitrovices i eshte ofruar plani me i keq i mundeshem...por jo per faj te AHTISARIT, por te lartepermendurve ! Mitrovica do te jete si Mostari ( e ndare ) dhe si BanjaLluka ( kryeqytet i serbeve te Kosoves )

Ajo ēfare me beri pershtypje ishte se sipas propozimit te Ahtisarit nuk do te kete Fe Zyrtare, pra Kosova do te jete neutrale ne aspektin fetar...

Ky per mendimin tim eshte nje potez , fort i qelluar i Ahtisarit , i cili me kete rast ka deshmuar se e njeh mentalitetin auto-qefalis ballkanas duke ditur se politika serbe gjithmone eshte e injektuar nga dogma e Pravosllavles, pra ka ndikim nga kisha ( ku madje disa politikan e veptrimtare gjate historise shpeshehere jane anatemuar nga Kisha serbe per 'TRADHTI' ), por edhe tek ne VAHABIZMI na mbyti koheve te fundit...keshtu qe me mire KOMUNIZEM hahahaha

e perfunidmisht ne piken ku me se shumti shqiptaret 'po dojn me dal mendsh', pra rreth asaj pse Ahtisari nuk do ta permend fjalen PAVARESI, ktu pergjithja eshte fare e thejshte :

jane dy arsye : E para : me kete Ahtisari desheron ti ve hi syve te Rusise dhe ta evitoje veton e mundshme te saj...

si dhe e dyta : Ai nuk deshiron qe ne te ardhmen te krutikohet se ne menyre imlpicite ka mbajtur favorin e shqiptareve !

sa i perket TMK-se, e cila qe krijuar nga vete Bashkesia Nderkombetare eshte shume e logjikshme qe ajo mban te drejten ta shperbeje e ta ri-bej perseri ! Kjo dhemb pak por ky eshte realiteti. Arsye kryesore ktu ka qene perberja etnike prej 80 % shqiptare ēka nuk perkon me planet e Ahtisarit per nje Force te Ardhshme te tille Mbrojetese per Kosoven. Plus kesaj TMK-ja e pranoi apo se pranoi ndokush ishte de facto e politiziur ( kujto : Agim Ēekun, Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Ramush Haradinajn etj ) !

Per mua ky plan i Ahtisarit eshte 80 % REAL !
__________________
Greater Albania?!...No thanks little Albania!
i_retardumi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-07, 10:35   #3
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim

Pershendetje.

Me rendesi shume te madhe dhe esenciale eshte ndarja nga serbia(siq e tha i retardumi).
Ne pakon e atihsarit patjter do te jet edhe e drejta e Kosoves per te pasur qasje ne integrimet e ndryshme si:

E drejta e qe te perfaqesohemi ne OKB.

E drejta per te hyre dhe bere partner ne BASHKIMIN EUROPIAN.

E drejta per te hyre ne NATO.

Duhet te kihet parasysh qe sot ne BOTE veqenarisht ne EUROPE nuk ka shtete sovrane (dhe as ne nuk do te bejme perjashtim).Do ta kemi nje mbikqyrje europiane deri ne zgjidhjen e satusit (cka mendoj qe eshte fantastike)dhe me pastaj do te vijn integrimet e ndryshme europiane dhe prap do te kete mbiqkyrje (ashtu siq kan te gjitha shtetet e europes)dhe kjo eshte diqka shume e mire.

Krejt problemi qendron tek RUSIA e cila rrezikon qe te perdor veton ne KS.Nese e perdor atehere mund te ket pasoja te renda,mund te pasoj ndonje deklarate e serbeve te VERIUT te kosoves per shkeputje nga KOSOVA.
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-07, 11:56   #4
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim Kur Politika bėhet peng e fjalėve tė veta, E ēka nėse jo...???

Thaēi i ka siguruar ata se Kosova do tė jetė e pavarur, shtet sovran dhe me ulėse nė Kombet e Bashkuara.

Nė takim me pėrfaqėsues tė Shoqatave tė dalura nga Lufta, kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaqi, i ka siguruar ata se Kosova do tė jetė e pavarur, shtet Sovran dhe me ulėse nė Kombet e bashkuara. Ai ka thėnė se zgjidhja e vetme pėr Kosovėn, ėshtė pavarėsia dhe se askush nuk duhet tė ketė frikė pėr kėtė fakt. Nga ana tjetėr duke i referuar faktit se pakoja e Ahtisarit mund tė sjellė pakaqėsi nė mesin e qytetarėve, udhėheqėsi i shoqatave tė dalura nga lufta, Faik Fazliu, pranoj se asnjė zgjidhje tjetėr pėrpos pavarėsisė, nuk mund tė pranohet nga shoqatat e ish - UCK-sė. Nė kėtė aspekt, kryetari i PDK-s, Hashim Thaqi, i siguroi ish bashkluftėtarėt e tij se pavarėsia e shtetit tė Kosovės, ėshtė ndėrtuar nga sakrifica dhe angazhimi i tė gjithė atyre qė kanė luftuar pėr lirinė e vendit, ndėrsa sot po punohet bashkarisht pėr sėndėrtimin e kėsaj shtetėsie.\31.01.07\ rtv21.tv

Sa bukur dhe ėmbėl duket tė jetė shprehur kreu i opozitės gjatė takimit me Shoqatat e dala nga lufta, veteranėt dhe tė pranishmėve. Pyetja mbetet, Ēka nėse jo zoti Thaqi, ēka atėherė ???

Po tė isha unė tash nė politik, dhe fjalėt e mija tė binin nė kundershti me atė qė kam thėnė, unė do ta lėrja politiken menjėher dhe do tė vishja njė par kule(dimija) dhe do tė mbyllėsha t'mos mė shihje kushė!
Kjo nuk vlen vetėm pėr Thaqin, por tė tėrė eliten politike Kosovare, por mbi tė gjitha Grupin e Unitetit.
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-07, 18:39   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

F.Uizner: "Ne jemi zotuar para Kosovės dhe ne jemi njerėz tė fjalės"

Prishtinė, 1 shkurt - Nė prag tė vizitės sė tij nė Kosovė, i dėrguari amerikan pėr statusin e Kosovės Frenk Uizner tha se ka punuar shumė dh pėrsėafėrmi me zotin Ahtisari dhe ėshtė i kėnaqur me tėrė punėn e tij.

"Tani ėshtė koha qė palėt ta studiojnė dokumentin me shumė kujdes, sepse, mė nė fund, qytetarėt e Nju Jorkut, Londrės, Berlinit, Parisit apo Romės nuk do tė jetojnė me pasojat e vendimeve tė Ahtisarit, por kosovarėt, shqiptarėt e serbėt nė rend tė parė, si edhe populli i Serbisė", tha Uizner pėr RTV21.



Ai theksoi se i takon secilit qė tė hapė sytė dhe tė mendojė me arsye, ta hapin ketė dokument dhe tė mendojė pėr pėrgjegjėsitė qė shtrohen para qytetarėve tė zakonshėm, kryetarėt e komunave dhe qeverinė e liderėt politikė. "Ky ėshtė njė dokument madhor dhe historik, i cili do ta pėrcaktojė tempon lidhur me mbrojtjen e minoriteteve nė Europė, nė vitet e ardhshme".

Uizner u sugjeron tė gjithėve qė t'i paraqesin idetė e tyre tek zoti Ahtisari, nė mėnyrė konstruktive, dhe ai do t'i marrė ato nė konsiderim. Duke folur pėr mundėsinė e paraqitjes sė planit tė Ahtisarit para Kėshillit tė Sigurimit gjatė muajit mars, Uizner tha se ėshtė vėshtirė tė parashihet data.

Por megjithatė i tha se marsi ėshtė qėllimi i tij, dhe shpreson qė tė arrihet ky qėllim. "Besoj se kemi shansė tė mirė qė ta arrijmė, me dy tri ditė mė pėrpara apo mė prapa. Pra, marsi do tė ishte nė rregull, si objektiv", theksoi Uizner.

I pyetur nėse dokumenti i Ahtisarit mund tė sjellė zgjidhjen e duhur pėr statusin final tė Kosovės qė njė herė e pėrgjithmonė, tė qetėsohet Ballkani, Uizner iu shmang pėrgjigjes direkte por tha se do tė dėshironte, dhe lutet pėr paqe nė Europėn Juglindore. "Europa Juglindore do tė bashkohet me forma tė ndryshme bashkėpunimi me pjesėn tjetėr tė Europės dhe tė ketė paqe, stabilitet, progres ekonomik dhe jetė tė mirė pėr popujt atje", tha Uizner, dhe shtoi se kėtė e dėshiron, por, siē u shpreh, nė fund do tė ndahet pėrgjegjėsia.

"Fundamentalisht, pėrgjegjėsia mbetet barrė e kosovarėve, tė cilėt do tė zgjedhin se cilėt do tė jenė liderėt e tyre politikė, formėn qė do ta zgjedhin pėr tė punuar sė bashku, mėnyrėn se si do t'i pajtojnė komunitetet midis tyre, vėllimin e punės sė rėndė dhe tė madhe qė ata janė tė vendosur ta bėjnė pėr tė rritur prosperitetin ekonomik", theksoi diplomati amerikan.

Sipas tij, puna kryesore u mbetet kosovarėve. Ēėshtje kryesore pėr kosovarėt sot, tha ai, ėshtė qė ta lexojnė e ta studiojnė propozimin e Ahtisarit dhe ta kuptojnė ēka do tė thotė ai, nė mėnyrė qė tė jenė nė gjendje tė ballafaqohen me tė.

"Ta shtroj ēėshtjen nė njė formė tjetėr. Ēdo herė qė unė shkoj nė Kosovė, njerėzit thonė: "pavarėsi, pavarėsi, pavarėsi..." Po kur do tė vijė pavarėsia?... Sikur pavarėsia tė ishte njė pilulė qė gėlltitet dhe shėndeti ynė pėrmirėsohet menjėherė. Ardhmėria e Kosovės do tė shkruhet me punė tė kujdesshme e tė palodhshme dhe me qeverisje tė mirė, me respekt pėr fqinjin, me zbutjen e dallimeve, me funksionim tė mirė tė institucioneve, me punė tė zellshme tė policisė pėr ta ruajtur rregullin dhe ligjin, ndalimin e krimeve, trafikimit dhe korrupsionit", tha Uizner, duke shtuar se kėto e pėrbėjnė tė ardhmen e jo njė fjalė.

Ai kėrkoi nga miqtė e tij nė Kosovė qė tė mendojnė pėr pasojat qė ky dokument vendos para tyre, pėr formėn e qeverisė, llojin e shoqėrisė qė do tė jetojnė nė tė, si dhe pergjegjėsitė e Komunitetit Nderkombėtar qė do t'i pėrkrahin.

Uizner premtoi se amerikanėt do tė pėrmbushin zotimin e tyre nė Kosovė: "Ne jemi zotuar para Kosovės dhe ne jemi njerėz tė fjalės". Ai tha se SHBA-tė qė nga fillimi janė me Kosovėn, por edhe nė ketė fazė finale tė negociatave do tė qendrojnė deri nė fund.

"Unė ndihem mirė me ketė dhe ndihem mirė qė t'iu japi miqve tė mijė nė Kosovė sigurimet e plota pėr vazhdimėsinė e njė pėrkrahjeje tė fortė amerikane.

Por pėrkrahja amerikane, vetėm, nuk mund ta bėjė Kosovėn. Amerika do tė perkrahė diēka, por qėndrimi dhe sensi kosovar do tė jetė vendimtarė dhe atė nė punėn e madhe, vullnetin pėr tė jetuar nė fqinjėsi me fqinjin edhe kur ai flet nė gjuhė tjetėr, vullnetin pėr tė vazhduar nė rindertimin ekonomik, vullnetin pėr ti bėrė institucionet shtetėrore funksionale si dhe rregullimin e ēėshtjes sė sundimit tė rendit dhe ligjit", tha mes tjerash Frenk Uizner nė kėtė intervistė pėr RTV21.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-07, 13:27   #6
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Thaēi i ka siguruar ata se Kosova do tė jetė e pavarur, shtet sovran dhe me ulėse nė Kombet e Bashkuara."

Ta ka then.Baba(Rugove) q“motiiiiii
Eka degju Baben ky more,,veq u bejke ashtu......
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-07, 15:17   #7
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Serbien siger nej til Kosovo-plan
02-02-07: 11:46 | opd. 02-02-07: 12:24 | af: mier
Foto: Scanpix
Serbien og Kosovos etniske albanere har "en chance til" i lųbet af februar at enes om et kompromis om Kosovos fremtidige status, siger FN's męgler Martti Ahtisaari. "Parternes synspunk­ter er ekstremt fastlåste. Vi giver dem en chance mere," siger Martti Ahtssari. Ahtisaari pręsenterede sin lęnge vente­de plan for Serbiens pręsident, Boris Tadic.
En plan der formentlig vil fųre til reel selvstęndighed for provinsen. Men Tadic tog på den serbiske regerings vegne afstand fra planen, sagde Ahtisaari.
Tadic blev pręsenteret for et forslag om, at Kosovo får ret til at sųge optagelse i internationale institutioner som Verdensbanken, og at NATO fortsętter med at sikre provinsen.
90 pct. af Kosovos to millioner indbyggere er etniske albanere. Provinsen er formelt en del af Serbien, men har siden 1999, da NATO greb ind for at forhindre massefordrivelser af etniske albanere, vęret under FN­administration.
Ahtisaari skulle senere fredag pręsentere planen for Kosovos regering.

__________________________________________________ _____________
Serbia i thot JO planit tė Ahtisarit.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 02-02-07 nė 15:19
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-07, 17:51   #8
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pėr dallim nga rezoluta 1244, plani i Ahtisarit nuk parasheh sovrantet tė Serbisė mbi Kosovėn, mirėpo, nuk pėrmend pavarėsinė e Kosovės askund nė pėrmbajtjen e vet.

1.Kosovės i ndalohet qė tė bashkohet me Shqipėrinė ose me ndonjė shtet tjetėr, ndėrsa serbėve nė Kosovė u ndalohet tė bashkohen me Serbinė, duke u garantuar tėrėsia territoriale e Kosovės.

2.Kombet e Bashkuara do t'ia dorėzonin mandatin njė tė dėrguari tė Bashkimit Evropian i cili do tė kishte fuqinė e vetos dhe do fuqinė qė tė pushojė zyrtarėt lokal.

3. I dėrguari special i Unionit Evropian do tė kishte pushtet mbi legjislacionin dhe tė drejtėn e vetos pėr ēėshtjet legjislative nė Kosovė.

4.Unioni Evropian ddo tė instalonte edhe njė forcė policore qė do tė bashkėvepronte me 16500 ushtarėt e NATO-s, nė Kosovė.

5.Kosova do tė kishte tė drejtė tė anėtarėsohet nė organizata ndėrkombėtare si Kombet e Bashkuara, Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

6.Kosova do tė ketė simbolet e veta shtetėrore, njė forcė lehtė tė armatosur qė do tė mbikėqyrte kufijtė e Kosovės kurse gjuhė zyrtare do tė jenė shqipja dhe serbishtja.

7.Minoritet do tė kishin vende tė rezervuara nė parlament dhe siguri tė garantuar kurse komunat serbe do tė kishin pėrkrahje "transparente" financiare nga Beogradi dhe lidhje tė tjera me qeverinė serbe.

8.Tė gjitha kishta ortodokse do tė viheshin nė zona tė ruajtura me ligj, kisha ortodokse do tė kishte lehtėsi tė veēanta fiskale, kurse qyteti i Mitrovicės do tė ndahej nė dy komuna, atė serbe nė veri dhe atė shqiptare nė jug.

Lajmron-Radiotelevizioni21 \02.02.07\
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-02-07 nė 18:12
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-07, 18:27   #9
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim Lajm i shpejt

Heute in Europa

Nga Televizioni shtetror zdf.de heute in europa(Sot nė Evrop) Pati njė koment tė shkurtėr lidhur me sjelljen e propozimit tė Ahtisarit nė Prishtin dhe Beograd.

Si zakonisht Lajmet e huaja jan shumė shkurt kur ėshtė fjala pėr shtetet e huaja, edhe kėsaj radhe nuk ishte ndryshe.
Karakteristik ishte intervistimi i disa qindrave tė mbledhurve pran parlamentit tė shkijeve nė Beograd!
Pėrveq njė gruaje qė dukej se po vuante mental, tė gjithė tė pyeturit thonin se Kosova duhet tė shkoj, le tė ndahet!
Tė intervistuarit nė Kryeqytetin tonė(Edhe kjo ishte karakteristik) ishin zgjedhur njerz tė dukshėm nga pamja dhe tė menqur nga fjalėt komentet e tyre!
Pra me njė fjalė ėshtė qėshtje dite kur Gjermania do tė pranoj Kosovėn, nė mos edhe njėra ndėr tė parat!
DANKE DEUTSCHLAND
Wir werden euch das nie vergessen!!!
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-07, 18:41   #10
Paradox_13
 
Avatari i Paradox_13
 
Anėtarėsuar: 06-02-06
Postime: 13,727
Paradox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Per me shume rreth pakos se Ahtisarit...
http://www.unosek.org/unosek/al/index.html
Paradox_13 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-07, 18:46   #11
Paradox_13
 
Avatari i Paradox_13
 
Anėtarėsuar: 06-02-06
Postime: 13,727
Paradox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Deklarata e Ekipit tė Unitetit pas takimit me Presidentin Ahtisari

www.kosova.com

Presidenti dhe Ekipi i Unitetit mirėpresin takimin e sotėm me Presidentin Ahtisari, me tė cilin, ka nisur faza finale e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Ekipi i Unitetit ka pranuar pėr shqyrtim Pakon e Presidentit Ahtisari si dhe ka marrė propozimet e tij pėr orarin e mėtejmė tė angazhimit tė Ekipit tė Unitetit. Ekipi i Unitetit do tė ofrojė shumė shpejt komentet dhe sugjerimet pėr Pakon e Presidentit Ahtisari dhe ėshtė i pėrkushtuar tė vazhdojė procesin siē ėshtė kėrkuar prej Presidentit Ahtisari. Ekipi i Unitetit ėshtė i bindur qė Procesi ndėrkombėtar i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės tė cilit i prinė Presidenti Ahtisari, do tė pėrmbyllet sė shpejti me bėrjen e Kosovės shtet tė pavarur, me tė gjitha garancat e duhura pėr komunitetet qė jetojnė nė Kosovė, para se tė gjithash pėr komunitetin serb. Shteti i Kosovės, nė kufijtė ekzistues, me njė pushtet funksional, me tė drejtat dhe garancat pėr tė gjithė qytetarėt dhe komunitetit qė jetojnė nė Kosovė, ėshtė zgjidhja e vetme e qėndrueshme pėr statusin e Kosovės. Ekipi i Unitetit beson fuqishėm qė tė gjitha kėto elemente gjinden nė Propozimin e Presidentit Ahtisari.

Ekipi i Unitetit mirėpriti pakon e Ahtisarit

www.kosova.com

Prishtinė, 2 shkurt- Ekipi i Unitetit ka mirėpritur pakon e sjellė sot zyrtarisht nga Marti Ahtisaari.
Presidenti Fatmir Sejdiu duke komentuar deklaratėn tha se ka shumė elemente tė saj qė Kosovėn po e ēojnė drejt pavarėsisė. Ai tha se elementi kryesor ėshtė se besojnė fuqishėm nė procesin, nė pėrmbajtjen e gjithė dokumenteve tė ofruara nga delegacioni i Kosovės, dhe garancitė pėr tė ardhmen e Kosovės nė relacion me komunitetet. Por edhe pėrkushtimin serioz me argumente tė qėndrueshme pėr pavarėsinė e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran. "Nė kėtė drejtim qė ato ēėshtje qė janė shtruar nė takimet e Vjenės dhe nė gjithė konsultimet tjera dhe nė gjithė proceset tjera ku ėshtė trajtuar ēėshtja e Kosovės kanė pasur vėmendjen e merituar dhe janė vlerėsuar mė sė shumti", tha Sejdiu.
Presidenti vuri nė dukje se u janė siguruar tė gjitha garancat komuniteteve. Ndėrsa, i pyetur se pas sa kohėve mund tė shpallet pavarėsia, Sejdiu tha se gjenden nė njė proces tė rėndėsishėm tė bisedimeve dhe se ėshtė me rėndėsi qė ky proces tė ecė shpejt dhe qė muaji shkurt tė jetė muaji i pėrfundimit tė tė gjitha pėrgatitjeve dhe bisedimeve nė nivel nė me presidentin Ahtisari. Ai tha se pret qė tė ecet nė pajtim me bashkėsinė ndėrkombėtare. I pyetur pėr sovranitetin qė do tė ketė vendi, Sejdiu tha se Kosova do tė ketė tė njėjtin sovranitet si ēdo shtet tjetėr natyrisht nė rrugėtimin e saj normal edhe me mekanizmat ndėrkombėtar deri nė OKB. Pėr njė kohė nė kėtė proces tė ecjes sė Kosovės do tė kemi edhe njė prezencė tė lehtė civile ndėrkombėtare nė Kosovė, dhe mekanizmat e NATO-s.
Anėtari tjetėr i Ekipit, Hashim Thaēi tha se pakoja ėshtė e mirėpritur, dhe se sipas tij janė tri elemente ato qė e pėrbėjnė mesazhin dhe qėndrimin e Ekipit tė Unitetit. "Prej sot edhe de jure mund tė konkludojmė se sovraniteti i Serbisė largohet, ruhet dhe garantohet integriteti territorial i Kosovės. Kosova fiton tė drejtėn qė tė jetė subjektivitet ndėrkombėtar dhe nga sot fllon njė etapė e re, fazė e re, njė fillim i ri pėr ndėrtimin e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės", tha Thaēi.
Kryeministri Agim Ēeku tha se dokumenti i z.Ahtisari e bėn shumė tė qartė tė ardhmen e Kosovės, dhe i hap rrugė pavarėsisė sė Kosovės. "Ajo si e pėrshkruan Ahtisari Kosovėn e pėrshkruan si njė shtet sovran, tė pavarur, megjithatė ky dokument nuk i pėrmban tė gjitha pritjet tona, tė gjitha kėrkesat tona, tė tėrė atė qė na takon dhe qė ne e kemi kėrkuar dhe ne do ta shohim me sy kritik gjatė javėve nė vijim, gjatė muajit shkurt, do ta kemi mundėsinė qė tė japim imputet tona dhe do tė bėjmė ēmos qė dokumenti i tij pėrfundimtar pėr Kėshillin e Sigurimit, tė reflektojė nė tėrėsi vullnetin e popullit tė Kosovės", tha Ēeku.
Veton Surroi, anėtar i Ekipit nga opozita, tha se Kosova ka hyrė nė njė proces delikat me dorėzimin e pakos nga z.Ahtisari, dhe se ajo ka elemente qė e ndėrtojnė shtetin. "Ne e kemi nė fakt njė pako tė pavarėsisė por pa kėtė emėr. Ėshtė ēėshtje e partneritetit tė pėrbashkėt kosovar dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare qė nė javėt dhe muajt qė vijnė ta pagėzojmė kėtė pako emrin e vet, tė pavarėsisė", tha ai. Sipas Surroit kushtet qė ka pakoja janė tė partneritetit, qė nė disa vende ėshtė njė partneritet mė i thelluar. "Me kompetenca shumė mė tė mėdha tė bashkėsisė ndėrkombėtare se sa do tė dėshironte dikush edhe ne, por nė javėt qė vijnė ne do tė japim njė pėrgjigje e kjo do tė jetė krejtėsisht unike e GU", tha ai.
Ndėrsa, kryekuvendari Kolė Berisha, tha se "dokumenti qė ėshtė marrė sot, i ka tė gjitha konturat e njė shteti tė pavarur".
Paradox_13 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-07, 19:14   #12
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pakoja e Ahtisarit heq de jure sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn

Prishtinė, 2 shkurt 2007 (Kosovapress) Koha 16:11

Dokumenti i tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė pėr statusin, Marti Ahtisari, i cili i ėshtė dorėzuar tė premten Prishtinės zyrtare, sipas anėtarėve tė Ekipit tė Unitetit heq de jure sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn si dhe garanton integritetin territorial tė vendit. Edhe pse nė pako nuk ėshtė pėrmendur fjala pavarėsi, dokumenti i Ahtisarit, thanė anėtarėt e Ekipit tė Unitetit,e bėn tė qartė tė ardhmen e Kosovės dhe i hap rrugė pavarėsisė sė vendit
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-07, 20:49   #13
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bugajski: Paketa e Ahtisarit lė shumė gjėra nė dorė tė Kosovės pėr tė lėvizur drejt pavarėsisėIntervistoi Rudina Dervishi
03-02-2007

Pėr analistin e njohur tė ēėshtjeve tė Ballkanit, Janush Bugajski, propozimi i zotit Ahtisari, ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėrpara drejt sovranitetit dhe pavarėsisė. Ai thotė se paketa e hartuar nga diplomati finlandez lė shumė gjėra nė dorė tė Kosovės pėr tė lėvizur drejt pavarėsisė. Zotin Bugajski mendon se pas planit, Kosova do tė kėrkojė njohje ndėrkombėtare.
Zėri i Amerikės: Zoti Bugajski, ēfarė i ofron propozimi i zotit Ahtisari Kosovės, nė tė nuk pėrmendet fjala pavarėsi. A ka qartėsi nė propozimin e zotit Ahtisari?
Janush Bugajski: Propozimi nuk pėrmban fjalėn pavarėsi apo sovranitet por tė dyja nėnkuptohen nė dokument. Ėshtė e rėndėsishme ēfarė lihet jashtė tij dhe ēfarė pėrfshihet. Lihet jashtė sovraniteti i Serbisė mbi Kosovėn, lihet jashtė njė mision i mėtejshėm i Kombeve tė Bashkuara, lihet jashtė ideja e njė protektorati tė pėrhershėm, nga OKB-ja dhe BE-ja qė ėshtė lajm njė i mirė pėr Kosovėn. Por edhe ato qė pėrfshihen nė propozim janė gjithashtu tė rėndėsishme. Kosova mund tė anėtarėsohet nė institucione ndėrkombėtare, pra nė Kombet e Bashkuara. Kosova do tė mund tė hartojė kushtetutėn, tė organizojė zgjedhje, shumė tė rėndėsishme kėto kur krijon njė shtet si dhe simbolet kombėtare. Mendoj se propozimi ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėrpara drejt sovranitetit dhe pavarėsisė.
Zėri i Amerikės: Pėr propozimin e zotit Ahtisari, Prishtina duket se do ta pranojė atė, ndėrsa Serbia tha hapur qė nuk ėshtė kundėr. A shikoni ju mundėsinė e kundėrshtimit nga pala shqiptare tė propozimit?
Janush Bugajski: Pėrgjithėsisht perceptohet se shqiptarėt e Kosovės do tė jenė pro-propozimit kurse elita politike serbe kundėr. Pėr serbėt kundėrshtimi ėshtė i qartė. Propozimi i lė ata pa Kosovėn dhe i jep kėsaj tė fundit nė njė farė mėnyre status ndėrkombėtar. Gjithashtu, ėshtė ende sezon zgjedhjesh edhe pse ato u zhvilluan. Me fjalė tė tjera gjithkush po shikon tė gjej njė pozicion pėr krijimin e qeverisė. Dhe asnjė grup nuk do ta pranonte njė plan nė tė cilin Serbia humbet Kosovėn. Nuk shikoj asnjė grup nga pala serbe tė bjerė dakort me tė. Nga pala shqiptare do tė ketė disa zhurma, kritika se plani nuk pėrfshin aq sa pritej, nuk ėshtė shumė i qartė. Por mendoj se pjesa mė e madhe e propozimit lė shumė nė dorė tė Kosovės, pėr tė krijuar institucionet, pėr tė hartuar kushtetutėn, simbolet kombėtare, zbatimin e planit pėr decentralizimin e pakicave, pėr tė lėvizur drejt pavarėsisė dhe me peticionin do tė thosha pėr njohje ndėrkombėtare pasi mendoj se kjo nuk do tė zgjidhet nė Kombet e Bashkuara.
Zėri i Amerikės: Si e shikoni ju vazhdimin e kėtij procesi. Zoti Ahtisari iu ka dhėnė palėve edhe njė shans tė fundit pėr konsultime. A prisni qė pala serbe tė marrė pjesė nė to?
Janush Bugajski: Nuk ka rėndėsi nė se shkojnė apo jo pasi ata nuk kanė mundėsi ta ndryshojnė mė thelbin e kėtij plani qė ėshtė se Kosova nuk ėshtė mė pjesė e Serbisė dhe po shkon drejt pavarėsisė. Nuk ka asgjė qė mund tė bėjė Beogradi pėr ta ndaluar kėtė. Ata mund ti bojkotojnė kėto konsultime duke thėnė – nuk kemi qeveri.
Zėri i Amerikės: A do tė sjellė njė qėndrim i tillė shtyrjen e procesit?
Janush Bugajski: Nuk mendoj se kjo do ta vonojė procesin. Ka vendosmėri pėr ta ēuar kėtė propozim nė Kombet e Bashkuara sa mė shpejt. E rėndėsishme ėshtė se ka mirėkuptim midis vendeve tė Bashkimit Evropian dhe midis BE-sė dhe Shteteve tė Bashkuara nė grupit e kontaktit dhe mė gjerė. Pra pavarėsisht nga qėndrimi i Beogradit, procesi do tė ecė pėrpara.
Zėri i Amerikės: Si e komentoni ju reagimin e zotit Koshtunica i cili kundėrshtoi tė takohet me zotin Ahtisari nė Beograd, ndėrsa ka kėrcėnuar tė ndėrpresė marrėdhėniet diplomatike me vendet qė njohin Kosovėn?
Janush Bugajski: Gabim shumė i madh, por i zakonshėm prej tij. Duket qartė se ai kėrkon tė shihet nė sytė e publikut se nuk po i jep asgjė Ahtisarit dhe as qė e pranon qė njė plan i tillė ėshtė paraqitur. Ėshtė njė gabim politik tipik nga dikush qė mendoj se ėshtė aq i fokusuar nė punėt e brendshme saqė nuk mund ta quaj udhėheqės qė sheh interesat e gjera tė Serbisė. Nė se Serbia kėrkon tė izolojė veten nga pjesa tjetėr e botės, kjo ėshtė mėnyra pėr tė arritur aty. Kur Prishtina, tė bėjė peticion pėr njohje ndėrkombėtare, mendoj se Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, dhe eventualisht gjithė vendet e Bashkimit Evropian do ta njohin Kosovėn, tė gjithė vendet fqijne do ta njohin atė, gjithė bota myslimane, kėshtu qė nuk e kuptoj pėrse Serbia kėrkon ta izolojė veten edhe mė tej nga komuniteti ndėrkombėtar. Kjo do tė mbėshteste argumenti e atyre qė thonė se Serbia jeton akoma nė shekullin e 19tė, qė e sheh veten si fuqi tė madhe kur nė fakt nuk ėshtė mė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 03-02-07 nė 22:40
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-07, 15:05   #14
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Uizner ofron mbėshtetjen e Uashingtonit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės I dėrguari amerikan pėr statusin e Kosovės Frank Uizner tha sot nė Prishtinė se propozimi final i Ahtisarit nuk do t’i zhgėnjej kosovarėt. Nė takimet me ekipin negociator dhe presidentin Fatmir Sejdiu, ambasadori Uizner ofroi mbėshtetjen e plotė tė Uashingtonit pėr procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. “Duhet tė keni struktura institucionale qė do tė jenė tė qėndrueshme nė tė ardhmen.Kjo ėshtė puna pėr tani. Pastaj Ahtisari do tė shkojė nė OKB dhe do tė paraqes propozimin e tij. Dyshoj se do tė zhgėnjeheni” tha Uizner duke iu pėrgjigjur pyetjeve rreth adresimit tė ēėshtjes sė pavarėsisė nga kryendėrmjetėsi Marti Ahtisari. Ai e cilėsoi tė shkėlqyeshėm propozimin e Ahtisarit dhe u bėri thirrje Prishtinės dhe Beogradit qė t’i pėrgjigjen ftesės pėr konsultime, duke filluar nga 13 shkurti. Uizner tha se propozimi i Ahtisarit mund tė pėsojė ndryshime, varėsisht nga ajo qė do tė kėrkojnė palėt. Ndėrkohė, Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė angazhimin pėr koordinimin e qėndrimeve me Rusinė. Nė fund tė javės Uizner do tė shkojė nė Moskė, pasi siē tha, SHBA-tė dhe Rusia dėshirojnė ta pėrfundojnė bashkė kėtė ēėshtje. Ekipi negociator e mirėpriti qėndrimin amerikan.“Jemi tė gatshėm tė japim kontributin tonė me besim se shumė shpejtė do tė shkohet edhe nė KS tė OKB-sė”, tha kryetari Fatmir Sejdiu Sejdiu. I dėrguari amerikan pėr statusin e Kosovės nesėr do tė qėndrojė nė Beograd.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 15-02-07 nė 19:38
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-02-07, 16:05   #15
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Drinni
Thaēi i ka siguruar ata se Kosova do tė jetė e pavarur, shtet sovran dhe me ulėse nė Kombet e Bashkuara.

Nė takim me pėrfaqėsues tė Shoqatave tė dalura nga Lufta, kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaqi, i ka siguruar ata se Kosova do tė jetė e pavarur, shtet Sovran dhe me ulėse nė Kombet e bashkuara. Ai ka thėnė se zgjidhja e vetme pėr Kosovėn, ėshtė pavarėsia dhe se askush nuk duhet tė ketė frikė pėr kėtė fakt. Nga ana tjetėr duke i referuar faktit se pakoja e Ahtisarit mund tė sjellė pakaqėsi nė mesin e qytetarėve, udhėheqėsi i shoqatave tė dalura nga lufta, Faik Fazliu, pranoj se asnjė zgjidhje tjetėr pėrpos pavarėsisė, nuk mund tė pranohet nga shoqatat e ish - UCK-sė. Nė kėtė aspekt, kryetari i PDK-s, Hashim Thaqi, i siguroi ish bashkluftėtarėt e tij se pavarėsia e shtetit tė Kosovės, ėshtė ndėrtuar nga sakrifica dhe angazhimi i tė gjithė atyre qė kanė luftuar pėr lirinė e vendit, ndėrsa sot po punohet bashkarisht pėr sėndėrtimin e kėsaj shtetėsie.\31.01.07\ rtv21.tv

Sa bukur dhe ėmbėl duket tė jetė shprehur kreu i opozitės gjatė takimit me Shoqatat e dala nga lufta, veteranėt dhe tė pranishmėve. Pyetja mbetet, Ēka nėse jo zoti Thaqi, ēka atėherė ???

Po tė isha unė tash nė politik, dhe fjalėt e mija tė binin nė kundershti me atė qė kam thėnė, unė do ta lėrja politiken menjėher dhe do tė vishja njė par kule(dimija) dhe do tė mbyllėsha t'mos mė shihje kushė!
Kjo nuk vlen vetėm pėr Thaqin, por tė tėrė eliten politike Kosovare, por mbi tė gjitha Grupin e Unitetit.



ah njeri qe na paska sigurar tani i ka dal boja qysh thot populli athue qfar ulse na paska sigure thaqi ne OKB ndoshta ulse te ritheksuar apo pse nuk esht ne gjendje kurr me u pergjegj ne pytjet kur i parashtrohen se si po jet pjesa veriore e kosoves


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.