Ku i hudhin kosovaret mbeturinat / berllogun?!
E bera kete postim per te kerkuar nga ju informata me te hollesishme se si funksionon grumbullimi i mbeturinave ne Kosove, se a ka dallime mes qyteteve dhe fshatrave. Nese e dini se ku perfundojne mbeturinat e grumbulluara, (ne zonat urbane si dhe rurale)? Nese aplikohet grumbullimi selektiv i mbeturinave? Ku e hudhni ju apo familja juaj berllogun, ne Kosove?......
Eshte nje teme interesante dhe me interes shume te madh, shteteror dhe kombetar parimor do te thoja sepse nje keqmenaxhim i trajtimit te mbeturinave mund te kete pasoja katastrofike per ambientin, ndotjen e ajrit, pasiqe ne mungese te asgjesimit apo grumbullimit selektiv te mbeturinave (d.m.th. te ndahet plastika nga xhami, kartoni dhe lendet helmuese si spray apo helme te ndryshme bujqesore etj.), kjo situate mund te jete nje "boomerang" i rrezikshem per gjeneratat e ardhshme, per vitet ne vijim.
Une personalisht nuk e di se si shkon mbledhja e mbeturinave neper qytete, por ne fshatra pak a shume e di, dhe ajo ēka ndodh neper katundet kosovare asht e tmerrshme!
Ne fshatra nuk ka kurrefare organizimi, hudhja e mbeturinave behet thjesht ne nje fushe te hapur, apo ne ndonje grope, pra ne ambient te hapur me pasoja mjedisore katastrofike, sepse hudhen mbeturinat e perzieme, dhe vetem mund ta parashikojme se ēfare impakti me ndotjen e ajrit paraqesin zona te tilla ēdo here qe ka ere te forte apo bie shi ! Eshte fare e lehte qe helmet e ndryshme qe gjinden aty permes shiut thithen nga toka dhe ky uj i ndotur mund te hyj ne burime te ujit te pijeshem siq jane "bunaret", e ti ndot ato dhe gjithashtu nese ketij rreziku i shtojme edhe ndotjen e ajrit, mund te parashikojme edhe perhapjen e semundjeve apo epidemive te ndryshme te rrezikshme per shendetin, pasiqe keto "kodra te berllogut" veq do te rriten edhe me shume dhe do te shenderrohen ne "bjeshke" me kalimin e kohes. Dhe nje gje e tille do te ndodh nese nuk behet diqka per te rregulluar kete aspekt jo pak te rendesishem. Mirpo per ēudi ne mediat tona nuk shpenzohet asnje fjale per keto tematika vitale per shoqerine tone, qe prekin shendetin e qytetareve ne rend te pare, pastaj vet imazhin tone , dhe nuk perjashtohet fakti qe ne te ardhmen te shkaktohen edhe probleme te rendit publik. Ne anen tjeter Qeveria , sipas mendimit tim, nuk eshte as ne dijeni per kete problem, apo sipas te gjitha gjasave e konsideron te parendesishem; ne e pame fort mire gjate fushates se fundit zgjedhore (17 nentor 2007), askush, nga asnj kandidat, i asnje partie, as ne nivelin qendror e as ne ate lokal, ky i fundit qe eshte me drejtperdrejt i i interesuar me keto probleme, askush nuk e ka cekur kete aspekt kur fliste per zonat rurale, por vetem ndaleshin tek kanalizimet, rregullimi i rrugeve, ujesjellsi...... Prandaj bindja eshte qe me te vertete ende nuk e kemi kuptu kete "urgjence kombetare". Mirpo si gjithmone do ta kuptojme kur te behet vone, teper vone!
Jeni te ftuar te postoni lidhur me kete teme qe ta pasurojme ate, pasiqe nuk kam gjete pothuajse askund informata te mjaftueshme qe trajtojne kete aspekt me kujdesin dhe vemendjen qe e meriton. Pra nese mundeni me iu pergjigj ketyre pyetjeve qe i parashtrova, urdheroni!
Faleminderit, i juaji Dardan100
|