Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 31-05-08, 20:55   #1
ideologu
Banned
 
Anėtarėsuar: 24-03-08
Postime: 87
ideologu
Gabim Shoubiznesi i mjeruar shqipėtar!

Me plot siguri mund tė them se nuk jam i vetmi nė botė qė me kontinuitet tė rregullt perpleksohem me pa masė nga fenomeni i mirėnjohur i zhveshurisė konstante tė shumicės nga estrada e jonė shqipėtare nė skenė!
Megjithatė mė intereson mjaft tė di pak mė pėrafėrsisht se cilat janė intencionet e vėrteta tė asaj lakuriqėsie para publikut tė tyre “besnik“?!; Cili ėshtė ai mesazhi i tyre sekret tė cilin “artistėt e renomuar” tanė tė muzikės (e nė shumė raste madje edhe ata tė teatrit), nė mėnyrė desperate provojnė tė na e komunikojnė?! “Emancipimi” a “revolucioni” i tėrėsishėm gjinor, apo liria e pacensuruar e tė shprehurit shpirtėror?!
Apo ndoshta nuk ėshtė as njėra e as tjetra prej kategorive tė supozuara, por thjeshtė njeriu si i subordinuar nevojės ultimative tė lėndėve dehėse e narkotike, e humb krejtėsisht arsyen e vet primare tė orientimit, dhe nė si tė parrugė e nė si tė paqėllim qė na tjetėrsohet, ai pafrenueshėm ia fillon tė i ekspozoj tė gjitha pjesėt intime tė trupit, pa asnjė dozė tė mundshme tė turpit tė aprovuar njerėzor!
Mund tė jenė ato dy tė parat, e mund tė jetė edhe e treta. Mirėpo ekziston mundėsia qė diku thellė nė prapavijė tė operojnė edhe tendencat e kamufluara tė njė politike tė caktuar antikombėtare e tė cilat tendenca pėr qėllim kanė degjenerimin a shthurrjen e moralit tė mbarėsishėm kombėtar! Dukuri kjo qė herėt a vonė mė tutje, do tė shkaktonte me padyshim edhe depravimin e plotėsishėm tė mentalitetit tė pėrgjithėshėm tė kėtij rendi tonė shoqėror dominues!
Se pėr cilėn nga variantet e numėruara mė lartė me tė vėrtetė bėhet fjalė nė fenomen, aktualisht ndoshta, edhe nuk ėshtė aq lehtė tė detektohet nga ēdokush, mirėpo nė njė kohė tė ardhėshme sidoqoftė, kėto paqartėsi tė sotme indinjuese, do tė kristalizohen qė nė rrėnjė, gjithėsesi!
Mė disa raste diku nė forum kemi diskutuar gjėrėsisht mbi sjelljet e standardin jonjerėzor tė njeriut si krijesė e avancuar tė kėsaj bote, andaj do tė ishte retorikė e tepėrt tash tė pėrsėriten kėtu vlerėsimet e shqiptuara deri mė tash nė atė kontekst, mirėpo sidoqė tė jetė duhet patjetėr potencuar edhe kėsaj rradhe, se edhe kafsha si kafshė nė brendi tė mundėsive tė saja dispozitive, pahamendur, gjithėmonė anon nga normat mė pėrparimtare tė njė sjellshmėrie apropriative nė shoqėri . Ndėrkaq ne sot me adoptimin e automatizuar tė kėtyre “trendeve” e tė “kulturave” tė ashtuquajtura liberale tė tė jetuarit, vetėdijshėm e pa asnjė hezitim, po e drejtojmė vetėn nga njė regresion krejt tė padėshiruar evolucional tė zhvillimit tonė si formė biologjike nė kėtė jetė!
Nuk e di se me sa mendė disa popkėngėtare e besa edhe disa soshė tė zhanrit popullor, me plot krenari e entuziasėm, i shpalosin paturpshėm gjitė e kofshėt e tyre para masės sė magjepsur (shpeshėherė tė shashtrisur, tė dehur, e tė trullosur) auditore?! I vetmi sqarim qė pėr moment do tė kualifikohej si i drejtė nė kėtė aspekt do tė ishte ai se, ato kėngėtare tona tė ēoroditura e tė mahnitura nė sistemin intern tė trurit tė tyre nga fuqia e madhėrishme dominative e lekut famoz, para se tė i zhveshin pjesėt e tyre tė cekura tė trupit tė ekspozuar, me gjithėdėshirė pėr fat tė keq, paraprakisht e kanė zhveshur e ēupėllakosur edhe shpirtin e arsyen e tyre tė njė njeriu normal e funksional tė kėsaj toke. Nė atė mėnyrė ata pamvarėsisht susksesit e pasurimit nga projektet e tyre profesionale, pėrgjithėmonė e kanė kaluar kufirin e imagjinuar ekzistues nė mes njeriut e shtazės, dhe asisoji, definitivisht janė shėndėrruar nė gjallėresa qė asgjė tė pėrbashkėt me nocionin konvencional njeri nuk kanė, nė asnjė pikėpamje!
Gjykuar nga rezonimi i tyre i sėmurė e patologjik, ne njerėzit e lindur tė zhveshur, duhet edhe tė jetojmė pėrditshmėrisht zhveshur! E fakti qė njeriu pėrgjat epokės sė mundimshme tė evolucionit tė tij bilogjik, ka bėrė hapa tė mėdha progresivė nė aspekt tė arritjes nė stadiumin e fundit tė paramenduar tė njeriut tė lartė intelektual, atyre nuk iu hy nė punė fare, meqė objektivi i tyre i vėrtetė si qė po vėrhet, as qė pėrkon nė ndonjė mėnyrė me interesin e pėrgjithėshėm tė njeriut tradicional tė kėsaj bote!
Sa pėrvojė e hidhur ėshtė jeta e imponuar mbi planet, me qenje tė shtresave intelektuale tejet inferiore apo edhe inekzistuese, tė quajtura njeri!
Mjerim i pafund, e, e pakufishme neveri!

nderime!




ideologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.