Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Korrespondenca e panjohur e Skėnderbeut me Sulltan Muratin
Korrespondenca e panjohur e Skėnderbeut me Sulltan Muratin
Njė libėr i panjohur pėr Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, i shkruar nė gjuhėn italiane nė vitin 1584, nga prifti shqiptar, Dhimitėr Frangu. Si u gjet ai libėr para dy vjetėsh nė bibliotekat e Romės, nga Lek Pervizi, i cili ėshtė dhe pėrkthyesi i asaj vepre tė botuar para pak kohėsh nė Tiranė nga Shtėpia Botuese "Arbėria"
E gjithė jeta, vepra dhe luftėrat e lavdishme tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, i konsideruar si Atlet dhe mbrojtės i Krishterimit, apo Parzmore nė gjoks tė Europės, qė prej kohės nė tė cilėn ai jetoi, e deri nė ditėt e sotme, ka ngjallur dhe vazhdon tė ngjallė ende interes. Si rezultat i kėsaj, nga kronikanė, biografė, shkrimtarė, studiues dhe historianė tė shumtė, vendas e tė huaj, Skėnderbeut i janė kushtuar me dhjetėra e dhjetėra libra me studime tė ndryshme tė karakterit historik, pjesa mė e madhe e tė cilave janė tė panjohura pėr shqiptarėt dhe ndodhen nė bibliotekat e shteteve tė ndryshme tė botės. Njė nga ato libra ėshtė dhe ai me titull Veprat e lavdishme tė Skėnderbeut, i priftit shqiptar, Dhimitėr Frangu, bashkėkohės, kėshilltar, arkėtar dhe ambasador i Skėnderbeut.
Libri ėshtė shkruar dhe botuar prej tij disa vjet mė pėrpara se tė botohej libri i Marin Barletit. Sipas studiuesit dhe pėrkthyesit tė kėtij libri, Lek Pervizi, (ish-i dėnuar politik nė regjimin e Enver Hoxhės, qė prej vitit 1991 jeton nė Bruksel), i cili dy vjet mė parė e ka gjetur atė rastėsisht duke hulumtuar nė bibliotekat italiane, libri i Dhimitėr Frangut me titullin e pandryshuar Gli illustri et gloriosi gesti et vittoriose imprese, fatte contra Turchi dal Sig. D. Giorgio Castriotto, derto Scanderbeg, Principe dEpirro, ėshtė pėrkthyer nga latinishtja nė italisht nga Bernardino Vitale dhe ėshtė ribotuar mbi njėzet herė nga viti 1506 deri mė 1679-ėn, duke u pėrkthyer edhe nė frėngjisht e gjermanisht. Faktikisht, dorėshkrimet e para tė Dhimitėr Frangut pėr kėtė libėr janė tė vitit 1480, dhe qė nga ajo kohė, tė gjithė librat e tjerė qė u botuan mė pas, i referohen rrėfimeve tė Frangut.
Kjo gjė ka ndodhur edhe me Marin Barletin, i konsideruar si njė nga biografėt mė tė saktė tė Skėnderbeut, i cili nė shumė raste nė librin e tij, thuhet se i ka mbetur besnik rrėfimeve tė Frangut. Nisur nga fakti se ky libėr (ashtu si dhe shumė tė tjerė) pėr Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, ėshtė i panjohur pėr lexuesin shqiptar, (me dėshirėn e Lek Pervizit, qė na ka dhuruar njė kopje tė librit ekskluzivisht pėr Shqip) po publikojmė vetėm disa pjesė tė tij, nga botimi qė i ka bėrė Shtėpia Botuese Arbėria nė Tiranė, botim i cili u kalua krejt nė heshtje, si nga studiuesit e historisė ashtu dhe shtypi.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|