Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-12-08, 13:45   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit

Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit
Punėtoret e mirėmbajtjes sė Liqenit Artificial nė Tiranė fshijnė tė patrazuara. Dy amatorė tė moshuar bėjnė ushtrime tė sforcuara fizike, atypari, kurse njė dorė qesharake ka zhgarravitur nė kompleksin monumental tė Vėllezėrve Frashėri. Nė fund, varret e tyre tė dėmtuara...Pakkujt i ka bėrė pėrshtypje kjo, deri pak disa javė mė parė...

Abdyl Frashėrin e ndoqėn kėmba-kėmbės. Me njė zell tė paepur pėr tė shtypur Komitetet e Mbrojtjes dhe lėvizjen e ethshme tė shqiptarėve pėr liri, qeveria turke krijoi gjykata ushtarake, qė gjykuan shumė nga patriotėt e angazhuar. Prej kėsaj do tė dėnoheshin bash 4000 prej tyre. Sentencat ishin tė dhimbshme: burgime, syrgjynosje dhe vdekje. Nė pranga ranė Bibdoda nga Mirdita dhe Hodo Pashė Bushati, qė u syrgjynosėn pėrjetė nė Anadoll. Ndėrsa, atij, nuk i bėnin dot nė gjurmė. Njė burrė i zoti, por me kohė- i drobitur, luftonte tė fshihej. Me shpirtin e tij tė lartė, Abdyli mundi qė t’i shpėtojė ndjekėsve pėr disa javė tė tėra. Pėr fat, bektashinjtė, qė i pėrkiste me shpirt nė besimin e familjes, e strehuan pa mė tė voglėn mėdyshje. Por kishte ardhur fundi. Nė vendstrehimin e fundit, nė njė teqe qė do e drejtonte drejt fshatit tė tij nė Frashėr u kap nga njė patrullė turke teksa po kalonte Shkumbinin. Papritmas.

Ishte 16 maji. Dihej dėnimi dhe shpėrblimi pėr kokėn e tij. Patrullės i shkėlqeu surrati nga gėzimi. Po ēonin nė pranga njė nga eksponentėt mė tė lartė tė Lidhjes sė Prizrenit, qė e kishte bėrė tash sa vjet me dhimbje Stambollin. Deri nė hapsanė, nuk dihet se ēfarė ka thėnė Abdyl Frashėri, por njė gjė ėshtė e sigurt. Duhet tė ketė bėrė njė bilanc tė jetės sė tij tė mundimshme...dhe tė kauzės. Ia vlejti apo jo?! Ashtu si dihej, ai pėrfundoi nė dėnimin mė vdekje. Sipėr njė ironi tė jetės sė tij tė vėshtirė, dėnimin ia kthyen me burgim tė pėrjetshėm. Agonia do zgjaste dhe pak. Kur qeveria shpalli njė amnisti tė pėrgjithshme, e cila e liroi mė 1885, ishte vonė pėr tė. Ishte me njė kėmbė nė varr. I vėllai, Sami Frashėri, njė nėnshtetas i bindur dhe i dashur i Perandorisė sė cunguar, mėton se falja i erdhi nga sulltani. Pasi qėndroi tre vjet i burgosur nė Kalanė e Prizrenit-kohė mė vonė, bashkė me familjen e tij u izolua mė Ballėkesir dhe nė Bandėrma.

Nė fakt, duhet tė kishte kuptuar se misioni i tij ishte nėpėrkėmbur nga smirėzinjtė, bashkatdhetarė tė tij. "Po ashtu meqė kundėrshtonte edhe qėndrimet dhe pretendimet e Serbisė dhe tė Malit tė Zi ndaj Shqipėrisė, inkuadrohet nė "Komitetin e Lidhjes" qė ishte formuar nė Prizren. Atėherė ra nė gjendje tė vėshtirė, sepse duke u komentuar mbrapsht qėllimet e tij tė vėrteta dhe patriotike nga ana e disa qėllimkėqinjve..., shkruan i vėllai, Samiu, qė pas vdekjes do t’i mbajė djalin, Mit’hatin dhe vajzėn Eminenė. Rehabilitimi, qė i erdhi nė fund tė jetės, ishte i pamjaftė. Arriti tė bėhej njė nga anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit tė Qytetit, "por nga mundimet dhe torturat e vazhdueshme nė burgun e Prizrenit dhe nga sėmundjet e tjera e pastaj edhe nga brengat e mėrzisė, e kaploi sėmundja e parakohshme e pleqėrisė. Pasi katėr vjet e kaloi kohėn si rob i shtratit, mė 1310/1892 vdiq dhe i ndjeri tash ėshtė nė varrezėn e Merdiven-köz-it".



__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.