Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 23-06-09, 00:28   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Beteja E Vrasės Buzė Muzdaqes

BETEJA E VRASĖS BUZĖ MUZDAQES “KUNDER FORCAVE,TITISTE


BETEJA E VRASĖS BUZĖ MUZDAQES “KUNDER FORCAVE,TITISTE

Tė gjithė brohoritėm: Rroftė Shqipnija etnike!
Kishte kaluar njė vit e gjysmė qė sundonte diktatura komuniste nė tėrė Shqipėrinė. Jeta atje, sidotmos nė pjesėn veriore, ishte bėrė tepėr e vėshirė. Shpesh bėheshin pėrpjekje dhe luftėra tė rrepta ndėrtmjet forcave komuniste tė ndjekjes dhe tė Qendresė sė nacionalistėve nė Lumė. Pėrndjekjet, bastisjet, arrestimet, tortura tė lloj-llojshme nga ana e diktaturės nė popullin e Lumės ishin bėrė program i rregullt i ditės dhe i natės. Kėshtu qė gjatė kėsaj kohe e deri mė 25 gusht 1946 kur u largua Muharrem Bajraktari pėr Greqi, janė bėrė shumė ndeshje, shumė luftėra e beteja ndėrmjet forcave tė ndjekjes dhe tė Qėndresės.
Qėndresa nacionaliste gjatė njė viti e gjysmė pėrpjekjesh, luftėrash e betejash tė ndryshme, ende nuk tregonte kurrfarė shenjash tė lodhjes. Edhe populli i Lumės qė i strehonte nuk tregonte shenja tė tilla, por diktatura komuniste me burgimet dhe internimet e shpeshta tė fshatarėve jatakė tė luftėtarėve trima nacionalistė, i dobėsonte mjaft kushtet dhe mundėsitė e rezistencės nacionaliste nė Lumė. Prandaj pėr tė mundur mė lehtė, pėr tė kaluar dimrin tepėr tė madh tė vitit 1945-46, Qėndresa nacionaliste gjatė dimrit strehohet nė vende tė ndryshme: ēeta e M. Bajraktarit, ēeta e H. Rexhepit dhe ēeta e D. Rexhepit,
“ēeta e D. Rexhepit, vendosė pėr ta kaluar dimrin pak mbi Ligjatėn” e Madhe, ku ndėrton njė kolibe nėn tokė, nė pyllin e madh, afėr Ligjatave tė Arushės. Pėr ēdo gjė, pėr ta kujdeseshin Sabri ēejku, Maliq Gjanaj nga Lusna dhe Meriman Bresa nga Buzėmadhja. Kurse Hamz Rexhepi me njė numėr luftėtarėsh qėndron nė anė tė Gostivarit, nė Vrasė pranė Muzdaqes pėr tė kaluar atė dimėr, sa i madh aq edhe i vėshtirė”.
Nė ndėrkohė ēeta e Dostan Rexhepit, qėvendoset nė malin e Lusnės, nė njė kolibė pothuajse nėntokėsore, te Ligjatat e Arushės, pak mbi Ligjatėn e Madhe, zbulohet nga disa persona tė njė fshati tjetėr (jo nga Lusna), pėr tė cilėt ekziston dyshimi qė mund tė lajmėrohet sigurimi. Prandaj tani grupi nacionalist duhej ta ndėrronte vendin. Dimri atė vit ka qenė shumė i madh. Shtresat e dėborės i afroheshin belit tė njeriut dhe pėrcillej me temperatura tė ulėta. Nga tė gjithė trimat nacionalistė merret vendimi pėr tė kaluar nė bjeshkėt e Vracės, pėr tė dalur te Hamz Rexhepi nė malet e Gostivarit dhe menjėherė e mu nė mes tė atij dimri grupi niset, thotė luftėtari Elez ēejku..
Duke mos e ditur vendin e saktė, ēeta e Dostanit takohet nė befasi me ēetēn e Hamzit, nė stan tė Muzdaqes, afėr grykės sė Vracės, sepse edhe grupi i Hamzit kishte ndėrruar vend, pėr shkak se njė ditė mė parė, ishte zbuluar nga UDB-ja e Gostivarit, ku sulmohet dhe tėrė ditėn bėjnė luftė me ushtrinė jugosllavo-maqedone. Tani, tė dy ēetat nacionaliste pasi i treguan njėra-tjetrės se pėr ēka ndodheshin aty, kuptohet se u gjendėn nė grykėn e Vracės mu nė mes tė dimrit, nė mes dy kuēedrave tė kuqe njeringrėnėse, nė njė anė e Shqipėrisė e nė anėn tjetėr ajo e Maqedonisė. Me tė vėrtetė, siē thuhet - u gjetėn nė mes “dy zjarresh”. Prandaj me propozimin e vetė Hamzit, tė dy grupet vendosėn qė sėrish tė shkonin nė malin e Muzdaqes ku ishte kolibja, atje afėr ku kishte qenė ēeta e Hamzit mė parė. (Aty diku afėr e kishin edhe njė sasi ushqimi tė fshehur).
“Tė nesėrmen, mė 2 shkurt 1946 herėt nė mėngjes vėrejtėm se si po vjen njė batalion ushtarėsh jugosllavė. Ata ende ecnin nė kolonė pėrpjetė, ku tė. parėt e kolonės arrinin pak anash e gati pėrmbi vendin ku ishim” - pohon Emėr Kolgjini, pjesėmarrės nė atė betejė. “Tani ne, disa me vrap e shpejtėsi, dualėm mbi mal pėrpara tyre, i zumė pozicionet nėpėr vendet strategjike, e pa njė pa dy ua vumė pushkėn. Kėtu kėtė ditė, me tė vėrtetė bėhet njė luftė e madhe dhe e rreptė gjatė tėrė ditės. Ushtria jugosllave, pėrshkak tė terrenit tė vėshtirė, dėborės sė mdhe dhe nga strategjia e pozicionet e pėrshtatshme qė zumė ne, ata gjinden me tė vėrtetė nė njė situatė shumė tė pa volitshme e tė vėshtirė.
Vetėm luginėn kah ana e poshtme, andaj nga kishin ardhur e kishin tė hapur e tė lirė. Nuk kanė pasur rrugė tjetėr “- vazhdon Emra – “vetėm se pėrpara me gjoks e nė grykė tė pushkės, ose me kthye shpinėn e prapė me shpinė e nė grykė tė pusltkės. Dėbora ėshtė e madhe e nėse i lėshonte do tė humbisnin deri nė brez, e mbeteshin nė tė, e nėse i mbante, shkonin rrėshqitazi nga kishin ardhur. Kėtu, sipas informacionit, janė vrarė afro 100 ushtarė jugoslavė”.
Fjala “betejė”, disi tingėllon si shumė e madhe, por pėr ata tė cilėt kanė marrė pjesė nė atė luftė, dhe pėr ata tė cilėt i dėgjojnė ata kur tregojnė pėr kėtė luftė, me tė vėrtetė kjo ka qenė njė betejė e vėrtetė dhe me plot tė drejtė e me vend ėshtė emėrtuar “BETEJA E MUZDAQES”.


__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.