Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-07-09, 12:49   #1
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kosova e shkretė nuk i di kufijtė e vet.

Vija kufitare e shtetit tė Kosovės nuk ėshtė e shėnuar dhe nuk dihen saktė kufijtė me asnjėrin shtet fqinj, ndėrsa institucioneve tė Kosovės nuk u bėhet vonė pėr definimin dhe shėnimin e vijės kufitare me asnjėrin nga shtetet fqinje, pėrderisa shtetasit kosovarė nė brezin kufitar ēdo ditė pėrballen me autoritetet e disa prej vendeve fqinje qė i konsiderojnė ato territore si tė vetat, shkruan e pėrditshmja "Koha Ditore".


Procesi i demarkacionit nuk ka pėrfunduar as me Maqedoninė, ndėrsa gazeta shkruan se sipas kryetarit tė Grupit pėr demarkacion, Behar Selimi, i cili njėherit ėshtė edhe shef i Policisė kufitare, ka mbetur edhe rreth 2% e vijės kufitare pa u definuar dhe kjo pritet tė ndodhė shumė shpejt.

Pėrveē me Maqedoninė, vija kufitare e Kosovės ėshtė e padefinuar edhe me Shqipėrinė, Malin e Zi dhe Serbinė. Sipas Selimit, me Shqipėrinė dihet pėrafėrsisht vija kufitare, mirėpo problematike mbetet vija kufitare me Malin e Zi dhe me Serbinė, ku pėr shkak tė paqartėsive shpesh janė paraqitur probleme mes banorėve tė zonave kufitare dhe autoriteteve kufitare.

Nga ana tjetėr, Qeveria e Kosovės, sipas zėdhėnėsit Memli Krasniqi, nuk e ka fare nė agjendė sanimin e gjendjes dhe shmangien e konflikteve. Duke thėnė se ēėshtja e kufijve ėshtė pjesė teknike dhe me demarkacion do tė rregullohet, Krasniqi nuk ka folur pėr afate apo pėr punėn qė ėshtė duke bėrė Qeveria nė kėtė drejtim.

“Kufijtė janė tė definuar dhe tė njohur ndėrkombėtarisht, kėshtu qė pjesa teknike me demarkacion do tė ndodhė edhe me Shqipėrinė, edhe me Malin e Zi, e nė tė ardhmen edhe me Serbinė. Vija me Serbinė ekziston, ėshtė definuar shumė mė herėt, me siguri qė ka pjesė qė duhet tė definohen, por nuk mundemi tė bėjmė proces me Serbinė kur Serbia nuk na pranon si shtet”, ėshtė shprehur Krasniqi.

As KFOR-i nuk ėshtė prononcuar pėr ēėshtjen e kufijve, ndėrsa edhe faktorėt tjerė ndėrkombėtarė nė Kosovė, EULEX dhe ICO, janė tė distancuar sa i pėrket demarkacionit me shtetet fqinje. /KohaDitore


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.